SHKRIMI
e premte, 18 shtator 2020

SAIM TAHIRAJ: SHEFI I BIK'ut TËRNAVA PASI SU FLIJUA PËR ATDHE TASH PO DON ME U FLIJUA PËR XHAMI NË DARDANI!

Zvicër, 18 korrik 2020: Dje filluan punimet për ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë, pas shumë debateve të ashpra pro dhe kundër, për një kohë të gjatë.

Armiqt perfid presin dhe shfrytëzojnë situatat e caktuara, kur jemi shumë të zënë me armiq. Neootomanisti Tërnava, çuditërisht, dje, në të njejtën kohë me puqin ushtarak që kishte ndodhur në Turqi, filluan punimet për ndërtimin e kësaj xhamie të madhe si një trofe e fitoreve kundër demokracisë atje dhe që s'ka të bëjë asgjë me punën tonë e as me ne këtu.

Duke u bazuar në dekleratat e tij, se njeriu i parë që do flijohet për këtë Xhami të sulltanëve do jetë vet Tërnava, tregon sikur ky vend i ilirëve të lashtë, s'paska zot e as trima, sikur të ishte kjo një pronë mesjetare e tij nën pushtimin e dikurshëm. Fitohet përshtypja sikur ky vend qenka hajratë i të huajve, se ne s'qenkemi pasardhësit e Skendërbeut dhe as të qytetrimit Evropian.



Numri i shumëfishuar i ndërtimit të xhamive në trojet shqiptare, tani për tani tejkalon dhjetfish numrin total të sundimit pesë shekullor turk për vetëm njëzetë vjet të lirisë sonë që nga paslufta.

Këto agjentura kompromentuese i zunë pa përvojë institucionet tona dhe aty ku ndeshën në rrezistencë, i përqanë dhe tek tuk i blenë disa edhe me para dhe aktivizuan njerëz dhe grupe të ndryshme edhe me projekte sllave.

Ndërtimi i kësaj "Xhamie" e vulos komplet gurthemelin e neootomanizmit në Kosovë dhe minimin e kulturës së lashtë Dardane.

Kosova nuk guxon kurrsesi ta lejojë ndërtimin e kësaj "xhamie" e cila do të shfrytëzohet nga armiqtë tanë si një bomb shpërthyese me benzin kundër fëmijve dhe pasardhësve tanë për shekuj me radhë.

Bëjmë apel që institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës ta ndalojnë menjëherë ndërtimin e këtij objekti politik e konfliktuoz. Shteti ka informacione të bollshme për këto grupe ekstreme dhe bandave kiminale të cilët për peticione, fjalë e apele s‘kannë dert.

Nëse këtë nuk e bëjnë institucionet përgjegjëse dhe të cilët në këtë drejtim popullin e hudhen në baltë dhe e tradhtuan, atëherë duhet që populli i Kosovës e në veçanti banorët e Prishtinës ta pengojnë me të gjitha mënyrat, me protesta dhe të tregohet se ky vend është i shqiptarëve të cilët gjithëherë derdhen gjak, çoftë edhe për punët më të vogla, në mbrojtje të lirisë dhe pavarsisë së vendit tani e mijëra vjet më parë.

Ne nuk jemi koloni as e Serbisë e as e Turqisë.

***

Lidhur me shkrimin dhe vendosjen në Facebook ka pasur shumë reagime si në vijim:


Fadil Fazlija Respekt për Ju z. Saim Tahiraj, mjerim për popullin shqiptar të Kosovës dhe shtetin tonë të brishtë ...!

Beqir ASllani Fadil Fazlija Respekt z. Tahiraj për komeentin e qelluar.Fort mirë dihet nga e kaluara e historisë shqiptare. sa herë Shqiptaret kanë lshue shiqimet nga lindja te kombi Shqiptar ka mbretrue prapambeturia Kombëtare Shqiptare. kjo u vertetue shum mirë dhe ne kohen më te re ne luften e fundit kunder gjakpirsit serbo-sllav se kush ishte lindja dhe kush perendimi për Shqiptaret Iliro Dardan.Gabimet nuk do te na i fal më historia.

Arber Gashi T'lumtë Saim Tahiraj!

Rasim Rexhaj Fajet i ka edhe politika e jone, qe disa mundohen me fitu votus tuj i perkrah kta njerz. Ndersa ju, ju lumt per ket shkrim shu te perpikt.

Hamze Morina Para dy vitesh kishte nje propozim nga vet nenkryetari i Prishtines Selim Pacolli per vendin e pershtatshem te ndertimit te kesaj Xhamie ne trollin e Universitetit, aty ku eshte ndertuar edhe kisha politike e Milosheviqit, perballe Bibliotekes Universitare.

Dalngadal po fillon lufta e hershme politiko fetare e kohes se mesjetes nga rivalet Tyrbes se Sulltan Muratit e varrit te knjaz Llazarit. Po perderisa kjo lufte zhvillohej ne fushat e gjera te mellenjave, tash po zhvendoset ne pjesen urbane ne Prishtine, duke falenderuar klasen e qullte politike, kujdesin e BI dhe dhuraten e Sulltanit te ri Erdogan qe eshte zedhenesi i neootomanizmes ne Ballkan.

Pra brenda kesaj lufte te faktorizuar turko sllave qe gjithmone perfundon me marrveshtje ne kurriz te shqiptareve qe defaktorizon elementin thelbsor ne trollin e tyre.

E shqiptaret: „ Hane buke e kastraveca e marojne petulla ne uje“

Gani Lipa Ahmetaj Shum e vertete....

Leo Palushi Respekt per ju Hero i gjalle dhe Dardan i vertete.

Abas Fejzullahi Me i pas ndërtue shqiptarët në Kosovë 800 shkolla, çerdhe për fëmijë, spitale për nevojtarët, kishin përmirsuar sadopak të tashmen e me siguri të ardhmerin më të mirë të pasardhësve të tyre me arsim e kulturë po edhe me zhvillim ekonomik e mirëqenie njerëzore e kombëtare.

Me ndërtimin e mbi 800 xhamive në këto 20 viet e fundit, për t' u lutur, që të njetat lutje mund të bëhen edhe në shtëpi nga secili nëse vërtetë është besimtar.

Kuvendi i Kosovës mbanë përgjegjësi dhe është fajtori kryesor për këtë sepse është shëndrruar nga shumica e kurvendarëve në arenë ndarjesh e përçarjesh, që përfaqësojnë partit e tyre pozitë opozitë tue ndrruar vendet dhe tue emrue nëpër pozita e institucionet vendore të pushtetit por edhe të bashkësive fetare njerëz siç janë vet që qeverisinë e shumica prej tyre keq dhe keq përdorin kudo e kahdo që munden për interesat dhe përfitimet e tyre vetanake në çdo drejtim, janë përgjegjësit kryesor lidhur me ndërtimin e kësaj xhamie që ka me u përcjellur me pasoja të mdhaja e të dëmshme tani e në të ardhmen…sepse po shifet se ka ndarje e përçarje pasi që miftiu po dojka me u ba hero tue u vetflijua për këtë xhami...!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks