SHKRIMI
e hënë, 21 shtator 2020

REXHEP KASUMAJ: TRAKTATI ...

Berlin, 8 shtator 2020: (Mbi disfatën vullnetare)

1. Pështymëlëpirje

Fundverë. Entuziazëm festiv, madje ngadhënjimtar në Prishtinë.

Traktati historik i firmosur në Uashingtonin e Trumpit, ka hallakatur kënetën politike ballkanëse. Ndikesa e tij vete përtej kohës. Por në ç'drejtim? E drejta e dyshimit sokratik, ashtu si për shumëçka, më sugjëron distancën fillestare.


Minishengeni i riaktivizuar, Ujmani në treg plaçkash, pika 10-të ose apotheoza e saj, porti detar në thellësi të adriatikut, sikur promovojnë heshtur Zotninë e vjetër. Atë që njeh mirë kurrizi i thyer i Kosovës.

Marrëveshjen me pikat fatale (pa të madhen, të munguarën 10-të) shpejtuan t'a mbështesnin t'gjithë oligarkët e molepsur e dredharakë që dikur rreshtoheshin fort kundër elementëve të sipërcekur të saj (Berisha, Mustafa, Haradinaj, vetë firmëtari i trafikuar e fatkeq Hoti...).

Sa lehtësisht lëpijnë ata pështymën e vet!

2. Hije...

Posa do t'mbyllej ceremonia hijerëndë e traktatit, në një moment elektoral, e pa të udhës të reagonte dhe Joe Biden.

"Kosova duhet të jetë e pavarur, e jo të kthehet në Serbi"!

Kështu tha miku i sprovuar i shqiptarëve dhe tani pyetja: ç'shtysë kishte e, ndaj, përse u ngut të thoshte se "Kosova nuk duhet të kthehet në Serbi"?

Një anëvështrim interesant i "Amerikës së thellë", si cilësohet pjesa alternative e saj, mbi eventin diplomatik brenda muresh të Shtëpisë së bardhë...Një parandjesi e atmosferë hijesh në teatrin e dhimbjes...

3. Indipendencë e varur

Ne nuk do t'jemi instancë koloniale në Kosovë, i thoshte Presidenti Klinton kryeadministratorit të parë Kushner.

Në fakt, sovranitetin e kufizuar në fuqi e territor, as atë, nuk arrin t'a ushtrojë akoma Kosova, e vetme dhe në gjysmështegun e vetëjetesës. Aleatët janë rojat e tyre. Po, fundja, nuk është shenjë ligështie e deshpërimi. Shtete më të vjetër e të mëdhenj gëzojnë këtë asistencë sigurie. Kudo në botë. Fati i të vegjëlve varet shpesh dhe nga hiri i kancelarive të mëdha.

Por kujdestaria, internati politik a pedagogjia e zezë janë epruvetë për popuj adoleshentë. Më keq ende: dalëzotësit favorizojnë mashtruesit, korruptantët e dhunëtarët. Ata që, duke mos nxënë dot kulturë shtetërore, rrëzojnë internat-shtetin dhe kompromitojnë miqësinë.

Ndërkaq, i ashtuquajturi popull e vështron sylëbyrur, anësh e pa pjesëmarrje gjithnajën e turbulluar rreth tij.

I lumtur, sa i prehur që të tjerët vendosin për të: sot, nesër e gjithmonë!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks