SHKRIMI
e diel, 20 shtator 2020

Aurel Dasareti: Përpiquni për të marrë atë që doni, sepse përndryshe do t'ju detyrojnë të doni atë që merrni

SHBA, 11 shtator 2020:

Atdhedashuria nuk kuptohet me lehtësi nga gjarpri i moçëm dhe engjëjt e tij djallëzor. Akoma nuk keni parë asgjë. Thjesht, prisni “marrëveshjen” e radhës. Përfundimisht do ikin edhe ato katunde ku kanë lindur, rritur dhe “shkolluar” idiotët e qeverisë jo legjitime koti.

***

Diplomacia, është veprimtaria që një shtet (serioz) kryen për të çuar përpara interesat e tij karshi vendeve të tjera, jashtë përdorimit të luftës dhe dhunës. Kjo ushtrohet nga përfaqësuesit e caktuar të shteteve, dhe zhvillohet përmes negociatave dhe dialogut, në shumicën e rasteve drejtpërdrejt midis shteteve por edhe përmes organizatave ndërqeveritare.

Diplomatike, do të thotë ajo që vlen për diplomacinë. Në një kuptim figurativ i zgjuar, i kujdesshëm ose i shkathët. Dhe jo budalla, i pakujdesshëm ose i ngathët - siç janë analfabetët, bagëtitë dhe kërmill të përdredhur e të zhveshur lakuriq nga truri dhe çdo vlerë të sojit të vet, frikacak të gjorë, qurrash me karakter të dobët e ligavec qaraman, që me vite u mbytën në një përmbytje urine të çetnikëve ardhacak karpatian.

Nëse je anëtar i një partie politike shqipfolëse dhe shpreson të bëhesh politikan i famshëm, duhet të dëshmosh IQ tënde. Të mos e tejkalon madhësinë e këpucëve tua!

***

Një rekomandim për diasporën shqiptare, veçanërisht për bashkatdhetarët që janë anëtarë të partisë LDK.

Disa prej jush (nuk përmendi emra) më kontaktojnë ndonjëherë dhe unë i respektoj sepse janë intelektualë dhe atdhetarë të dobishëm për çështjen tonë të pazgjidhur. Megjithatë, shikuar përmes syzave të mia psikologjike, dua të them diçka që ndoshta nuk do ta pëlqejnë. LDK-në e ka themeluar luftëtari i pa kompromis për çështjen e Kosovës dhe jo vetëm. Mjerisht, pas shkuarjes në amshim e të ndjerit, LDK është kapur fortë nga tradhtarët dhe të korruptuarit, ndryshe nostalgjikët e sllavizmit ortodoks. Dhe, nga opinionet shumëvjeçare, të përditshme, të intelektualëve dhe atdhetarëve të respektuar, të argumentuara me fakte të pakundërshtueshme që i sheh edhe fëmija, kjo parti nuk është më aspak ajo që ishte, është shndërruar në një faktor shkatërrues jo vetëm të Kosovës si komb dhe shtet por të gjithë shqiptarisë. Ashtu që, për çdo ditë që kalon, gjithnjë e më tepër zbehet dhe me të drejtë urrehet. Përfundimisht, LDK-ja e këtyre viteve të fundit është diçka krejt tjetër (në aspektin negativ) nga ajo e themeluesit të saj. Në të kaluarën shumica e shqiptarëve krenoheshin me të, në të tashmen turpërohen për shkak të saj. Nuk ndihmon aspak që në diasporë ekzistojnë degë dhe nëndegë të LDK, kot kjo, njashtu si qeveria koti. Më kot degët dhe nëndegët e një druri (imagjinar), kur nuk ekziston trupi. Prandaj rekomandoj që nga degët dhe nëndegët e LDK-së së dikurshme të formohet një parti e re në vazhdimësi me vlerat e LDK-së së vërtetë, origjinales, dhe të unifikohen programet dhe planet e juaja partiake atdhetare. Kjo përveç që do të ndikonte në injorimin e kësaj katrahure tragjikomike të sotshmes që është kapur nga laviret meshkuj, por edhe do të ndihmonte që gjeneratat e reja të LDK së riformuar ta mbajnë mend si vazhdimësinë e origjinales. Shpresoj se nuk më keqkuptoni. Ky është opinioni im. Më falni nëse gaboj.

***

Më poshtë po citoj disa fragmente të një ngjarjeje nga ditari i gjyshit tim të moshuar, përndryshe gjeneral në pension. Kjo për ta kuptuar më mirë mendësinë e armikut të përjetshëm, i cili, sipas meje, dhe jo vetëm kurrë nuk do të na pranojë si komb dhe shtet:

“Jam 16 vjeçar. Gjendem në shtëpi vetëm me vëllain tim të vogël. Është shtrirë në shtrat për shkak të etheve. Pasi jetojmë në periferi të Shkodrës, nga njëra anë nuk kufizohemi me fqinjë. Vjen errësira. Prindërit duhet të vijnë brenda 1 ore. Papritmas, para oborrit tonë të rrethuar me mur dëgjojë disa të shtëna armësh.

Një zë më jehon në mendje ndërsa vështroj vrimat e zeza në murin e dhomës së ndejës deri te dhoma e strehimit në qilar, të shkaktuara nga plumbat e armikut tradicional të shqiptarëve. Vrima nga pushkët e serbo-malazezve të cilët disa ditë më parë sulmuan familjen time: babin, nënën, mua, dy vëllezërit dhe motrën. Por, ndodhi mrekullia për ne, njëkohësisht një ditë zije për terroristët. Shumë shpejt erdhën në ndihmë vëllezërit e babait me disa kushërinj, ashtu që sulmuesit nuk kaluan aq shëndetshëm siç kishin paramenduar dhe fantazuar. E kuptova se ata që kaluan pa therë në këmbë, kanë ardhur përsëri të provojnë fatin.

Patjetër të dilja në oborr, të pengoj apo vonojë hyrjen e tyre brenda shtëpisë tonë derisa të kthehen prindërit.

Pavarësisht se çfarë të bëj tjetër, unë nuk do të largohem nga këtu dhe ta lë vëllain tim 13 vjeçar pa ndonjë mbrojtje tjetër përveç një pistolete të kalibrit të vogël.

Unë e heq nga brezi pistoletën e madhe luftarake me një lloj qetësie të shtangur. I hedh fishekët shtesë në shtrat. Tashmë kam vetëm pushkën. "Vëlla, unë dua që të zbresësh pas shtratit dhe të drejtosh shënjestrën te dera".

Ai rrotullohet anësh pa asnjë fjalë dhe gjunjëzohet pas krevatit.

“Nëse hyn brenda dikush që nuk jam unë, fillo të qëllosh dhe nuk ndalesh derisa pistoleta të zbrazet. A e kupton këtë vëlla?”

"Jam mirë", thotë ai. "Shko".

Prej një pusie brenda oborrit mund të shihja qartë se ishin katër prej tyre, tre më shumë se unë. Por kjo përparësi numerike nuk ishte edhe aq efikase për ata, sepse unë i shikoja dhe natyrisht se pushkën e drejtoja atje ku duhet, kurse ata qitshin për havaje. Fatmirësisht për mua dhe fatkeqësisht për kundërshtarët, pas disa minutash përleshjeje me sulmuesit që tollovinë e kishin më në qejf se qetësinë, pas shpinës së gjakatarëve, dëgjojë zërin e babait dhe të një fqinji, që më këshilluan të mos rrezikoj pa nevojë, dhe se orën e prishët duhet ta rregullojë një mjeshtër orësh, punëtorët e përgatitur e me përvojë (...)

Unë frikohesha prej armëve. Serbo-malazezët na terrorizonin me to. Pasi unë mora pjesë në beteja dhe vet u mësova në përdorimin e armëve, e kuptova se armët janë forcë dhe se ne mund të mbrohemi me armë kundër atyre të cilët duan të na shndërrojnë në skllevër.

- Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks