SHKRIMI
e premte, 27 nëntor 2020

ELIFE PODVORICA JASHARI: ARTË E DASHUR, GËZUAR DITËLINDJEN!

Prishtinë, 19 tetor 2020: Sonte në mesnatë, akrepat e orës shënojnë ditëlindjen tënde! Dhe me këtë rast, mendimi i parë në kokën time ishte vetëm një fjali! Por jo! Nuk mund të shpreh vetëm me një fjali tërë këtë lum vitesh që në jetën tënde solli gjëra të shumta! Të gjithë njerëzit e ditur dhe pleqët e urtë, nga filozofia e jetës kanë nxjerrë një mendim të përbashkët: “Të gjitha gjërat që ndodhin, kanë arsyen e tyre pse ndodhin”! Ndërsa nëna jote kësaj i kishte shtuar edhe një konkuzion të vetin: ”Në momentin që gjërat ndodhin, çfarëdo ngjyrimi që ato sjellin, janë të destinuara të bëhen gjëra të kaluara! Dmth t'i takojnë së shkuarës! Andaj, nëse batica e jetës të sjellë gjëra të bukura, ruaj në cepin e lumturisë dhe memorizoj si një delir që jetës i japin kuptimësinë e së bukurës, e të hijshmes dhe humanes! Por, nëse zbatica e jetës sjellë gjërat e papritura dhe të pakëndshme, nxirrë mësim prej tyre që mos të përsëriten më, dhe kurrësesi mos të biesh pre e tyre që tik-takun e viteve t'a mbështjellin me dekurajim! Sepse, jeta është një Festë e shkurtër!

Momentin që erdhe në këtë botë, ishte gëzimi dhe ngrohtësia e ne të dy prindërve të tu!

Në rrëmujën e viteve, ishe shtysa jonë e përhershme që ti të rriteshe dhe edukoheshe ashtu siç çdo prind dëshiron për fëmiun e vet!



Ndërsa në këtë vit, për Ty e dashur ndodhën shumë gjëra! Ndër to edhe përballja me sëmundjen e ashtuquajtur covid19, e cila e përfshiu tërë planetin Tokë si një gjëmë vdekjeprurëse! E kuptove ndër të parët që kjo duhej të menagjohej mirë, sepse rreziku prej saj ishte në çdo cep!

Si një hije e zezë erdhi dhe të sfidoi me të jatin tënd! U bëre e zonja dhe hyre në fushbetejë me te për të shpëtuar jetën e babait! Luftove si një luaneshe! U bëre motiv edhe për mjekët që ishin dëshmitar i përpjekjeve tua në këtë luftë!

U bëre “arsye” që njerëzit kudo të të uronin nga shpirti që ti të ia dilje mbanë!

U bëre krenari e babait dhe familjes tënde mbarë dhe dëshmove edhe njëherë që mundi i prindërve të shpaguhet në këtë mënyrë!

U bëre lutje e njerëzve që Ti të dilje fitimtare!

U bëre shembull për të gjithë të tjerët që po përballeshin me kulqedrën e vockël por shumë vdekjeprurëse...

Këtë letër po ta dërgoj nga shpirti im! Dhe kësaj here jo për t'i përmendur të arriturat dhe sukseset në profesionin tënd! As sfidat e përballjet me to për të arritur më të mirën e mundshme në fushën që ti qysh si fëmijë u rrethove dhe u gjinde në aromën dehëse të artit për të cilin u desht shumë punë, përkushtim e zell të pakursyer...

Sepse, këtë vit ti na e dëshmove bindshëm se njeriu në rrjedhën e viteve të tij, të bëhet i shkathët dhe i fuqishëm, që çdo të mirë ose të keqe që jeta mund të sjellë, ta marrim në përqafim ashtu siç ajo vjen....

Andaj, me thesarin e Art të dashurisë dhe respektit që ti tregove për prindërit dhe familjen tënde, për miqtë dhe shoqërinë që të rrethon, përzemërsisht të gjithë së bashku të urojmë gjithë të mirat në vitet në vazhdim! Urojmë që zemra dhe shpirti e mendja jote të ruaj pastërtinë e valëve të detit pran të cilave kësaj here je duke gëzuar ditën e lindjes tënde dhe ardhjen tënde në këtë botë...

Faleminderit Arta për ekzistencën tënde!

Gëzuar e Dashur! U bëfsh 100 vjeçe...!

Me dashuri: Familja juaj e shtrenjtë, miqtë e shoqet tua të dashura!







kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks