SHKRIMI
e shtunë, 16 janar 2021

SHERADIN BERISHA: NË DITËN E VETERANIT TË UÇK-së

Pashtriku, 30 dhjetor 2020: Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes së Adem Jasharit me forcat policore serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

***

Në Prizren është kënaqësi kur takohesh me gazetarin Blerim Çoçaj dhe mjekun Halil Cikaj, që të dy të lindur e rritur në trevën e Hasit.

- Blerimi është gazetari më i mirë (i lajmit) që ka Prizreni! Të gjitha TV lokale dhe nacionale iu referohen kryesisht lajmeve ditore që botohen në Prizrenpress.com, ku ai është kryeredaktor.

- Dr.Halili është otorinolaringolog (ORL) në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Karierën si mjek e ka nisur në fillim të viteve 90'të kur ndodhën helmimet masive të nxënësve në Prishtinë dhe në disa qytete tjera të Kosovës. Rrjedhimisht ka dhënë kontribut të veçantë në Shoqatën "Nënë Tereza" dhe në aksionin për pajtimin e gjaqeve.

Ishte mjek i UÇK-së në Brigadën 126 të Hasit. Me shumë respekt e kujton komandantin e tij, Zenun Çoçaj, i cili bije dëshmor në fshatin Gjonaj, më 4 qershor 1999, vetëm disa ditë para përfundimit të luftës.

Dr.Halil Cikaj, në periudhën mars - qershor 1999 ka shëruar 49 ushtarë të plagosur të UÇK'së dhe është përkujdesur për qindra civilë: burra të moshuar, gra e fëmijë të fshatrave të Hasit: Gjonaj, Planej, Gorozhup, Mazrek, Lugishtë, Romajë e Kushnin etj.

Pas luftës ka shërbyer si mjek në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), ndërsa nga viti 2007 punon si specialist i ORL'së në Spitalin Rajonal të Prizrenit





Mjeku i UÇK-së, Halil Cikaj


Me Sefën e ilegales, (Sefedin Morina)

Në vitet 1991 - 1992..., kur Kosova jetonte me iluzionin e 'rendit demokratik' të partive, nën pushtimin klasik të Serbisë fashiste të Millosheviçit, djemtë e ilegales: Lusha, Sefa, Shaqa, Ilazi, Salihu, Meti, Ismeti, unë, e shumë të tjerë, në kanalin e krijuar: Kukës - Prizren, përmes bjeshkëve të Koretnikut - Zhurit dhe të Vrrinit, bartnim me shpinë armatim, municione, bomba e granata për njësitë e para guerile të Lëvizjes...!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks