SHKRIMI
e enjte, 04 mars 2021

SHERADIN BERISHA: LIGJI I AHTISARIT DHE VOTA E QYTETARIT!

Pashtriku, 12 shkurt 20201: Para disa ditësh në rrjetin tim Fb., kam shkruar: "Zgjedhjet e 14 shkurtit do ta nxjerrin një fitues: ligjin e Ahtisarit ose votën e qytetarit! Kush do të fitoj: Ahtisari apo qytetari?"

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10218426784517333&id=1125324528


Nuk e shtrova rastësisht pyetjen: kush do të fitoj me 14 shkurt:

- ligji i Ahtisarit apo

- vota e qytetarit?!

E bëra për një çështja bazike, shumë themelore.

Ja pse?

- Gjykata kushtetuese,

- KQZ-ja dhe

- Gjykata Supreme jane tri instanca (subjekte) juridike që marrin vendime ligjore në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës e miratuar pa diskutim në Kuvendin e Kosovës (në maj 2008) buron mbi 60% nga Pakoja e Ahtisarit. Rrjedhimisht kjo është Kushtetute e Ahtisarit.

Meqe tri instancat e lartëpërmendura marrin vendime (ligjore) mbi bazen e Kushtetutës së Ahtisarit, atëhere ky trinom në pyetjen time është LIGJI I AHTISARIT!



Në 22 dhjetor 2020 me një aktgjykim të gjykatës kushtetuese u rrëzua qeveria Hoti për shkak të deputetit Etem Arifi, i cili kishte votuar këtë qeveri (si votë e 61'të) duke qenë i denuar me një aktgjykim të plotefuqishëm për vuajtje të denimit. Dhe kështu më 14 shkirt vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme.

Sipas këtij aktgjykimi të gjithë personat e dënuar me gjykim të formës së prerë në tre vjetët e fundit, nuk kanë të drejtë të kandidojnë për deputetë dhe të marrin mandat nga Kuvendi i Kosovës.

Për zgjedhjet e 14 shkurtit, me kërkesën e KQZ Këdhilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) gjatë procesit verifikimit të kandidatëve në listat e partive për deputetë nxori 47 kandidatë që kanë aktgjykime të formës së prerë në tre vjetët e fundit. Sipas konfirmimit të KGJK'së personat e tillë nuk mund të jenë në listat zgjedhore për votim!

Në mesin e tyre është Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, të cilët janë kandidatë për deputetë nën nr.1 dhe nr.6 në listën e LVV - Lista VJOSA, ndërsa Albini është kandidat i kësaj liste edhe për kryeminister.

Gjykimi dhe dënimi i Albinit ...

Më 3 janar 2018 Gjykata Themelore në Prishtinë i denoj me kusht katër (4) deputetë të lëvizjes Vetëvendosja (LVV). Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj Bujupi dënohen me kusht me nga 1 vit e gjashtë muaj, ndërsa Faton Topalli dënohet me 1 vit e dy muaj.

Për çka akuzoheshin?

Katër deputetët e VV-së, u akuzuan për hedhje të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës duke pasur për qëllim, "pengimin e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe (Zajednicën)”.

Edhe pas ankimimeve në KQZ dhe në Gjykatën Supreme, këto dy instanca të LIGJIT TË AHTISARIT, në procesin e çertifikimit të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit përfundimisht ia pamundësuan Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut përfshirjen e tyre në listën votuese nën nr.1 dhe 6!

Ligji i Ahtisarit është i çuditshëm!

Me këtë ligj Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut iu ndalohet gara në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ndërsa morën pjesë në garën zgjedhore të 6 tetorit 2019, duke fituar karrikën e deputetit dhe për më tepër Albini u bë kryeministër, ndërsa Albulena ministre e drejtësisë në qeverinë Kurti, pa u penalizuar nga dënimi me kusht i datës 3 janar 2018!!!

Albin Kurti ndërkohe ka bërë thirrje që të votohen numrat 1 dhe 6 në listën garuese të LVV - Lista VJOSA, përkundër vendimit të KQZ se, votat e tyre nuk do të pranohen, dhe si të tilla do të jenë të pavlefshme.

Ta zëmë nëse Albin Kurtin më 14 shkurt e votojnë 200 mijë qytetarë (votues), komisionerët gjatë numrimit të votave, votat e nr.1 nuk do t'i numrojnë, do të konsiderohen të pavlevfshëm (e njejta gjë vlen edhe për votat e nr.6, të Albulenës).

Me këtë rast mund bllokohet procesi i numrimit për shkak të mospranimit të votave të Albinit e Albulenës si votë valide.

Rrjedhimisht gjatë procesit të bartjes së rezultateve në fletën përmbyllëse (ku janë të gjitha partitë dhe kandidatë e tyre) në listën e VV - Lista Vjosa, nr.1, 6 nuk do të ekzistojnë.

Në ditën e çertifimit të rezultateve (nga KQZ-ja) Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu do të rezultojnë me ZERO vota, dhe në këtë mënyrë nuk dihet mirëfilli sa vota i morën në këto zgjedhje, pavarësisht numrit të votave që i merrë VV-ja si parti!

Me këtë rast LIGJI I AHTISARIT i bënë të pavlevfshëm VOTAT e 200 mijë QYTETARËVE që votuan Albin Kurtin ...

Dhe në këtë mënyrë kemi një 'përplasje' midis LIGJIT të AHTISARIT dhe VOTËS legjitime të QYTETARIT!

Uroj që kjo 'përplasje' të mos shndërrohet në një krizë, e cila mund ta prish gjithë procesin e zgjedhjeve të 14 shkurtit!

-------

Në shumë analiza kam theksuar se gjeneratori i krizave zgjedhore dhe atyre qeveritare janë Kushtetuta e Ahtisarit dhe sistemi zgjedhor.

Lexoni nga arkivi, qershor 2017 / prill 2020

KUSHTETUTA E AHTISARIT - GJENERATORI I KRIZAVE QEVERITARE NË KOSOVË! URGJENTISHT TË NDRYSHOHET! Nga Sheradin Berisha

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9896


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks