SHKRIMI
e mërkurë, 03 mars 2021

ABDULLAH PRAPASHTICA: SI U THEMELUA LRSSHJ, MË 17 SHKURT 1982

Pashtriku, 16 shkurt 2021: (17 Shkurti- 30 vjetori i themelimit të LPK dhe 4 vjetori i shpalljes së Pavarësisë)

Me 17 shkurt 1982 arrihet bashkimi i Organizatave Ielegale PKMLSHJ dhe LNÇKVSHJ në (LPK) Lëvizjen për Republikën e Kosovës, së cilës më vonë i bashkohet dhe OMLK.


Me 04 Shkurt 1991, në Konferencen e dytë të LPK-së merret vendimi mbi themelimin e krahut ushtarak, që më pas merrë emrin UÇK.

Me 17 Shkurt 2008 shpallet Pavarësia dhe fillon realizimi i saj, kjo dëshmon se ndryshimet historike ndodhin vetëm në periudha të gjata kohore dhe në sajë të kembnguljes të forcave progresive që të fitojnë Luftën mbi rorcat reaksionare që duan ta ndalin kohën dhe sundimin e vete ta bëjnë të përjetshëm!

JANARI, SHKURTI, MARSI E NËNTORI JANË MUAJT HISTORIK TË SHQIPTARËVE

Sa herë që fillon muaji i JANARIT i viteve të reja, kombi shqiptar përkujton me dhimbje humbjet e mëdha të njerëzve të mëdhenj të kombit tonë. Janari fillon të mbahet në mend si tillë me vdekjen e Skënderbeut me 17 janar 1468. Sa herë që fillon muaji SHKURT i viteve të reja, kombi shqiptar përkujton me krenari përvjetorët e vet të mëdhenj të fillimeve të lëvizjeve të mëdha kombëtare. Sa herë që vjen muaji MARS i viteve të reja, kombi shqiptar përkujton me krenari përvjetorët e vet të mëdhenj të fillimeve të fitoreve të veta si dhe ata që ranë në altarin e lirisë për arritjen e tyre. Sa herë që fillon muaji i NËNTORIT i viteve të reja kombi shqiptar përkujton arritjet e rezultateve të luftës së vet, që nga 28 nëntori 1443 të kohës së Skënderbeut e deri me 28 nëntor 1912 të kohës së Ismal Qemailit. Nga 28 nëntori 1443 fillon lufta për shkëputjen e zinxhirëve të sundimeve të huaja dhe për krijimin e shtetit unik shqiptar. Me NËNTORIN e dytë shpallet pavarësia e Shqipërisë londineze dhe me NËNTORIN e tretë do të krijohet shteti unik shqiptar.

Në periudhën e re historike, rrënjët e LPK fillojnë në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit, andaj LPK është vetëm një hallk në zinxhirin historik të gjeneratave, që brez pas brezi vazhduan zbatimin e Programit Kombëtar Lidhjes së Prizrenit të 1878. Nga 10 Qershori 1878 e deri te 28 nëntori 1912 janë vite të përmbushura me luftë. Kur u shpallë pavarësia e Shqipërisë, me një flamur për një komb dhe për një shtet, me 28 nëntor 1912, ajo u shpallë në bazë të vendimeve të Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.



SHQIPTARËT SHPALLIN PAVARSINË E TËRSISHME,

FUQIT E VJETRA TË EVROPËS PRANOJNË VETËM GJYSMËN E SAJ


Në Vlorë u shpallë pavarësia e gjithë Shqipërisë. Por, në Londër u pranua vetëm gjysma e saj. 28 nëntor 1912 shënon vetëm fillimin e realizimit të pavarësisë, sepse kjo po vazhdon edhe sot si një proces në zhvillim.

Gjithashtu pjesë e këtij procesi është edhe shpallja e pavarësisë se Republikës së Shqiptare të Kosovës. Nga njëra anë vet populli me 17 shkurt 2008 e shpallën në mënyrë plebishitare e me aklamacion pavarësinë e Kosovës, në bazë të vendimeve të Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit, në bazë të vendimeve të Themelimit në LPK të 1982 dhe në bazë të Betimit të UÇK e nën flamurin kuq e zi. Pra, me këtë kërkohej Zgjedhja e Çështjes së Popullit Shqiptarë të Kosovës të ndarë mes tri republikave jugosllave.

Por, ana tjetër, nga Brukseli dhe vasalët vendor u shpallë pavarësia e kushtëzuar vetëm e gjysmës së Kosovës nën flamurin kolonial të Ahtisarit (të BE), në kufijtë e ish KSA të Kosovës të caktuar nga Beogradi me 1945. Edhe një herë Fuqitë e Vjetra të Evropës, ku hapur e ku gjysmë hapur anuan kah politika antishqiptare sllavo-greke.

Duhet theksuar se as këto rezultate modeste të përpjekjeve të kombit tonë për pavarësi nuk kishin me u arritur pa rolin vendimtar të MËRGATËS SË SHQIPEVE në SHBA në drejtim të nxitjes së përkrahjes e SHBA ndaj Çështjes Shqiptare, në të gjitha periudhat historike. Pa përkrahjen anglo-amerikane vështirë se do të ndalej makineria e gjenocidit sllav ndaj shqiptarëve ne vitin 1999.

Andaj edhe 17 shkurti 2008 shënon vetëm fillimin e realizimit të sajë, sepse Çështja e Kosovë përfundon atëherë kur ajo e bashkuar me tëra viset shqiptare, që tani janë nën sundimin kolonial të ish republikave sllave, të i bashkohen shteti Amë, Republikës së Shqipërisë.

ROLI KONSTRUKTIV I PROFESOR BUJAR HOXHËS

DHE SHTETI SHQIPTAR NË ARRITJEN E BASHKIMIT TË ORGANIZATAVE ILEGALE NË LËVIZJEN PËR PAVARËSINË E KOSOVËS, QË FILLIMISHT U EMRUA SI LRSSHJ E PASTAJ SI LPK


Në prag dhe pas demonstratave të vitit 1968 fillon të ndryshon pasqyra e organizimit të grupeve e organizatave ilegale ne Kosovë. Deri me atëherë skenën politike shqiptare në ish RSFJ e përbënin dy rryma politike:

- Rryma Politike Autonomiste e LKJ që përbëhej nga komunistët titist shqiptar, si pjesë e pushtetit vasal të regjimit jugosllav;

- Rryma Politike për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e përbërë nga më shumë grupe e organizata ilegale që krijoheshin dhe shuheshin me zbulimin e tyre nga organet e shtetit. Dhe që ripërtëriheshin nga patriotët shqiptarë posa dilnin nga burgjet.

Vetëm në prag dhe pas demonstratave të vitit 1968 skena politike fillon të fiton edhe një Rrymë të re politike;

- Rryma Politike për krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës, me të drejtë ne vetëvendosje deri në shkëputje, ku do te bashkoheshin gjitha viset shqiptare nën sundimin e RSFJ, fillon të vepron në vitin 1967/68, ndërsa merr formën e organizimit të lart me krijim e PKMLSHJ me fillim në vitin 1975, si organizatë e vetme ilegale që ka veprua në Platformën Politike të kërkesës për krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës.

Si është e njohur PKMLSHJ ia arrin që demonstratat me kërkesa sociale studentore të pranverës 1981 t‘i orienton në kursin e kërkesës për krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës dhe kjo sjell homogjenizimin e forcave ilegale rreth kësaj kërkese, si rezultat i të cilit është edhe arritja e bashkimit të tyre me 17 shkurt 1982 në LPK e sotme.

Pas shumë përpjekjeve të PKLMSHJ me vu kontakt me grupet e organizatat që vepronin në kuadër të Rrymës Politike për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, kjo iniciativë e PKMLSHJ fillon të realizohet jashtë vendit. Bisedimet mes PKMLSHJ dhe LNÇKVSHJ fillojnë kah fundi i nëntorit 1981 dhe ato kurorëzohen me bashkimin e tyre me 17 shkurt 1982 në LRSSHJ /LPK, të cilës i bashkohet edhe OMLK me 15 maj 1982.

Është e domosdoshme të theksohet roli shumë pozitiv i shtetit shqiptar në mobilizimin e tëra forcave politike rreth kërkesës për krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës si dhe roli shumë pozitiv i diplomacisë shqiptare në krye me Bujar Hoxhën, Ibrahim Çavollin, Engjëll Kolanecin etj., në përkrahjen pa rezervë të PKMLSHJ në drejtim të arritjes së bashkimit të këtyre organizatave në Lëvizjen për Republikën e Kosovës. Pas vdekjes së Enver Hoxhës fillon destabilizimi i brendshëm i tëra shteteve socialiste gjë që e përfshinë edhe Republikën e Shqipërisë, andaj evidentohet edhe ndryshimi i qëndrimit të Tiranës, edhe pse përkrahja nuk pushon as atëherë. Kjo përkrahje vëllazërore mundet me u krahasua me përkrahjen e Shqipërisë ndaj Kosovës në kohën kur President ishte Rexhep Mejdani dhe kryeministër ishte Pandeli Majko në vitin 1999. Ndihma e diplomatëve dhe e shtetit shqiptar ndaj PKMLSHJ ishte konsultative dhe logjistike, por asnjëherë diktuese apo shantazhuese, si ka përpjekje të prezantohet kjo ndihmë nga disa qarqe keqbërëse.

SI U PAJTUA SABRI NOVOSELLA ME KRIJIMIN E PARTIS KOMUNISTE TË KOSOVËS

Është e logjikshme se të tria këto rryma politike ishin me orientime të majtë ideologjik. Për vet faktin se Kosova gjendjen brenda bllokut të shteteve socialiste dhe meqë shteti Amë ishte socialist, grupet ilegale me doemos se u rreshtuan kah e majta, sepse e djathta shqiptare që e kishte mbajtur anën e fashizmit e nazizmit në LDB e kishin humbur luftën bashkë me kapitullimin e nazizmit e fashizmit. Ndërsa për vet faktin se PKSH ishe rreshtuar në bllokun antifashistë lufta e saj NACIONAL ÇLIRIMTARE u njoh nga bota përparimtare. Andaj për atë kohë do të ishte vetëvrasje politike veprimi nga pozitat e djathta ideologjike.

Takimi i Komisionit për Bashkim të PKMLSHJ me Sabri Novosellen u iniciua jo pse ne kishim informacione se ai është anëtar i udhëheqjes se LNÇKVSHJ, por se na duhej një lidhje e sigurt që të na ve në kontakt me Jusuf Gërvall,n dhe Kadri Zekën. Për Sabri Novosellën e dinim që është rrobaqepës nga Prishtina dhe se është dënua me Adem Demaçi pse i ka qep flamujt kombëtar që janë shpërnda në vitin 1963/64 dhe se është vëlla i Selatin Novosellës që ishte njeri nga organizatorët e demonstratave të 1968, e që ne e çmonim shumë si shok të Osman Dumoshit, i cili ishte lider i demonstratave të 1968.

Prandaj Thirrjet për Bashkim për Jusuf Gërvallën dhe Kadri Zekën i dërguam përmes të Sabri Novosellës nga Adapazari. Sipas Sabri Novosellës, ai ato letra ua dërgon Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës dhe pas rreth një muaji vjen te ne një përgjigje me shkrim me dorëshkrimin e Jusuf Gërvallës.

Ende pa arritur përgjigja e Kadri Zekës, me 11 janar 1982 në Tiranë në rrethana të pa qarta vritet MEHMET SHEHU. Një javë më vonë me 17 janar 1982 në rrethinën e Shtutgartit vriten vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka nga dora e UDB-ës. Natyrisht se këto ngjarje e tronditën edhe Shqipërinë edhe Kosovën. Sidomos na tronditën neve që ishim në fillimin e bisedimeve për bashkim. U pa qartë se UDB-a e ka nuhatur bashkimin dhe se për ta pengua atë ajo filloi vrasjet. Kohë nuk kishim shumë andaj duhej përshpejtua procesi i bashkimit. Këtë e kishte kuptuar edhe Sabri Novosella kur e humbi Jusuf Gërvallën që ishte intelektual, gazetar dhe teoricent i shquar.

Kështu Sabri Novosella i shoqëruar edhe nga një far Xhafer Durmishi me 17 shkurt 1982 erdhën në Ankara për të biseduar për bashkimin e organizatave tona. Nga pala ime merrnin pjesë Sekretari Organizativ dhe Sekretari Operativ i PKMLSHJ, Osman Osmani dhe Faton Topalli. Gjatë bisedimeve të më parme Sabri Novosella kishte shfaqur mospajtim me themelimin e PKK -Partinë Komuniste të Kosovës, por në këto bisedime as ai dhe as shoqëruesi i tij nuk e refuzuan themelimin e PKK.

Unë i dija qëndrimet personale djathtiste të Sabri Novosellës, por nga shkrimet i dija edhe qëndrimet majtiste të Jusuf Gërvallës. Ndërsa shoqëruesi që e kishte marrë formalisht me veti nuk kishte kurrfarë rëndësie, as për të as për ne, se çka mendonte ai. Ai ishte aty që Sabri Novosella të mos ishte vetëm, sepse ne vetëm me Sabri Novosellën nuk do të bisedonim fare.

Duke i ditur qëndrimet e Sabri Novosellës unë u përcaktova për një art tjetër të negociatave për bashkim. Ne të Komisionit për Bashkim nga PKMLSHJ nuk insistuam në bashkimin në parti, por u pajtuam që të bashkohemi në Lëvizje për Republikën Shqiptare të Kosovës, e cila do të organizohet ashtu si janë të organizuara Republikat tjera në ish RSFJ, që kishin në strukturat e veta nga Partitë Komuniste e deri te Organizatat e Pionierëve. Në këtë formë Sabri Novosella dhe shoqëruesi i tij Xhafer Durmishi u pajtuan me formimin e PKK brenda LRSSHJ/LPK me ndjenjën e fitores. Por, nga ajo që deklarojnë tani duket se ata këtë ose nuk e kanë kuptua fare as sot pas 30 viteve, ose kanë menduar që atij vendimi mund t’i përbishtërojnë me vonë. Megjithëse përbishtërimet ndodhën edhe në drejtime tjera, ata përfunduan jashtë LPK!

Kur ra blloku socialist dhe kur u shkatërrua ish RSFJ pushuan tëra arsyet për themelimin e PKK dhe të Republikës Shqiptare të Kosovës në kuadër të një shteti që më nuk ekzistonte, dhe LPK këtë situatë e kishte paraparë me kohë duke marrë vendim që nëse RSFJ e kundërshton krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës, ajo do të zhvillon luftë çlirimtare dhe do të bashkohet me shtetin Amë Republikën e Shqipërisë.

LPK I MBIJETOI TËRA KOMPLOTET FRAKSIONISTE DHE NË FILLIM TË VITIT 1991 MORI VENDIM PËR KRIJIMIN E USHTRISË ÇLIRIMTARETË KOSOVËS

Në prag të 10 vjetorit të demonstratave të 1981 në shtëpinë e Bajram Prapashticës në fshatin Prapashticë, KK Prishtinë, me 04 shkurt 1991 u mbajt Konferenca e dytë e LPK. Në këtë Konferencë të LPK morën pjesë: Bahedin Allaqi, Ilaz Kadolli, Azem Syla, Raif Qela, Hydajete Krasniqi, Irfan Musmurati, Zyrafete Muriqi, Xhevat Haziri, Ramadan Avdiu, Halil Selimi, Ismet Sylejmani dhe Halit Krasniqi. Në këtë Konfernce u zgjodh Komiteti i ri Drejtues në përbërje:

- Xhevat Haziri,

- Ramadan Avdiu,

- Halil Selimi,

- Ismet Sylejmani dhe

- Halit Krasniqi.

Në punimet e kësaj konference të LPK thuhet se u morën Vendimet mbi themelimin e krahut ushtarak të LPK që me vonë mori emrin UÇK. Me themelimin e krahut ushtarak të LPK u ngarkuan Azem Syla dhe Ahmet Haxhiu.

Nga fillimi i veprimtarisë së UÇK e deri me 11 qershor 1999 kur UÇK-ja hyri në Prishtinë në krye me komandant Adem Shehun, LPK përjetoi ekspanizonin e vet maksimal. Nga qershori 1999, LPK e braktisen disa grupe që krijuan parti të shumta politike, sepse lakmuan grabitjen e pushtetit akoma pa u bërë shtet, duke kërkuar edhe shuarjen e LPK. Ndërsa LPK mori vendim që do të vazhdoi ta zbatoi Programin e vet deri realizimin e tij të plotë.

Lëvizja për Pavarësi Kombëtare (LPK) ka një rrugë të gjatë nga themelimi e deri te shuarja e saj, që do të vjen pas realizmit të bashkimit kombëtar. Deri atëherë do të shihen qartë ambiciet e atyre që hynë në LPK për t’i shërbyer atdheut dhe të atyre që fatkeqësinë e kombit të vetë duan ta keqpërdorin për realizimin e interesave të tyre egoiste. Ata që gjatë kësaj rruge rrëzohen, LPK do t’ju ndihmon të ngritën, ata që nuk kanë më energji dhe ndalen, LPK nuk mundet më t’i pret, ata që provojnë të ndalin LPK, ajo do t’i shkel në fyt dhe do të vazhdon rrugën e vet drejt lirisë dhe drejt bashkimit kombëtar.

Nga Abdullah Prapashtica, Zëri i Kosovës -17 Shkurt, 2012


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks