Pashtriku, 17 shkurt 2021: E vërteta nuk ndryshohet me iluzione! Sot e 13 vjet më parë Kuvendi i Kosovës shpalli aktin e pavarësisë, sipas rezolutës 1244 të OKB-së dhe shumë marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare, të cilat u finalizuan me pakon e Ahtisarit! Nga 17 shkurti 2008, Kosova është republikë e Pakos së Ahtisarit:
- që ka 10 komuna etnikisht serbe, edhe pse u shpallë si multietnike!!!;
- ka 44 kisha e manastire "serbe" si: zona eksterritoriale të mbrojtura me ligje të veçanta. (Këto kisha e manastire nuk ishin sllave, sepse ato i përkisnin kohës paleolitike, iliro - dardane);
- Kuvendi i Kosovës ka 20 vende të rezervuara për deputetët e pakicave (10 deputetë të pakicës serbe);
- ka dy shumica (2/3): shumicën e shumicës (të 80 deputetëve shqiptarë), dhe shumicën e pakicës (të 20 deputetëve të minoriteteve), një absurd i pashembullt në shtetet demokratike;
Pastaj në republikën e Ahtisarit, Serbia e pasaadhësve të Millosheviçit, Vuçiq - Daçiq:
- ka pjesëtarë të shërbimeve sekrete, brenda AKI's;
- ka pjesëtarë të strukturave policore të Serbisë, brenda Policisë së Kosovës, dhe komandatin serb të policisë në veri të Kosovës;
Qysh nga përfundimi i luftës (qershor 1999) e deri më sot (27 dhjetor 2020) në republikën e Ahtisarit funksionojnë (pa u penguar) me ligjet e Serbisë:
- posta e Serbisë,
- telekomi i Serbisë,
- bankat e Serbisë,
- ambulantat dhe spitalet e Sebisë,
- arsimi (nga qerdhet deri në universitet) me planprogramet e Serbisë. Madje UҪK-ja në historinë e tyre trajtohet si organizatë terroriste!
Në vazhdën e negociatave Kosovë - Serbi, më 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015 në Bruksel u nënshkruan marrëveshjet: Thaçi-Daçiq-Eshton, dhe Mustafa-Vuçiq-Mogherini për formimin dhe funksionalizimin e "Asociacionit të komunave me shumicë serbe" (Zajednicës) dhe disa marrëveshje të tjera.
Në verën e vitit 2013 nga dialogu i dëmshëm Thaçi - Daçiq, në Kosovë u formua 'Lista Serbe', parti kjo e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit;
- Lista serbe tashmë udhëheq me 10 komunat etnike serbe. Kryetarët e komunave edhe pse janë zgjedhur "legalisht" përmes zgjedhjeve me ligjet e Kosovës, ata i zbatojnë 100% ligjet e Serbisë, duke menaxhuar, e përsëris:
- postën e Serbisë,
- telekomin e Serbisë,
- bankat e Serbisë,
- ambulancat dhe spitalet e Sebisë (kujto këtu vaksinat që i solli para dy ditësh Serbia në veri pa e pyetur qeverinë e Haxhi Topit); pastaj
- arsimin, nga qerdhet deri në universitet - me planprogramet e Serbise (kujto këtu fillimin e vitit shkollor 2020/21 kur shkollat në komunat serbe me vendim të qeverisë së Beogradit, nisën mësimin më 1 shtator, duke mos i respektuar vendimet e qeverisë Hoti)!!!
Pa u zgjatur më shumë, kjo është republika jonë, të cilën politika në Kosovë, Serbi e Bruksel ..., e menaxhon!
RRUGËDALJA!
Për ta ndryshuar këtë gjendje, prej vitesh kam kërkuar që republikën e Ahtisarit ta bëjmë republikë të Adem Jasharit, duke ndryshuar fillimisht Kushtetutën, që buron nga Pakoja e Ahtisarit, dhe nga e cila shkaktohen të gjitha krizat qeveritare dhe jo vetëm!
Në këtë kuadër rrjedhimisht kam kërkuar që të bëhet:
- reformë në ligjin për zgjedhjet;
- reformë në drejtësi (gjyqësi e prokurori);
- reformë në polici,
- reformë në siguri - AKI, etj.etj.
Pa e bërë këtë hap substancial nuk mund të ketë ndryshim për zhvillim në këtë drejtim!
_______________
Shtojcë: Funksionimi i 'pushtetit' serb në Kosovë nuk daton nga shkurti 2008, por qysh nga përfundimi i luftës, në qershor - korrik 1999! Lexoni: Si funksionon Serbia në Kosovë?!
STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS! (1999 - 2011...)
Më gjerësisht lexoni:
http://pashtriku.beepworld.de/veriu_i_kosoves.htm
Adem Jashari 1955 - 1998
Fazli Berisha - Pashtrik
Selver Mackaj 2
Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga: AlbaProject Networks