SHKRIMI
e mërkurë, 03 mars 2021

Skënder Sadri Kapiti: Kosova-djepi i shqiptarizmit, i lëvizjeve dhe ngjarjeve të mëdha kombëtare

Durrës, 22 shkurt 2021: Këtë titull më nxiti për ta shkruar duke marrë shkas dhe arsyetim nga zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 në Kosovë, si zgjedhje model e shëmbull demokracie jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë si dhe duke parë se si edhe demokracisë amerikane iu tronditet themelet në zgjedhjet e fundit presidenciale mbajtur atje.

Shkurtimisht vetëm po t’i hedhim një sy vështrimi Historisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve rezulton se Kosova është djepi i shqiptarizmit, sepse në Kosovë janë zhvilluar ngjarjet më të mëdha me rëndësi kombëtare dhe jetike për shqiptarët.

Së pari: ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit ajo e cila i dha shtysën kryesore Rilindjes Shqiptare dhe ngjarja me e madhe është po ajo në historinë moderne e cila e bëri problem ndërkombëtar Çështjen dhe ekzistencën e kombit shqiptar.

Së dyti: janë kryengritjet në Kosovë dhe lufta e sakrifica e popullit shqiptar të Kosovës, Kryengritja e Përgjithshme në Kosovë ajo e cila çoi në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Së treti: është qëndresa e pamposhtur e Kosovës për liri, pavarësi dhe për Bashkim Kombëtar e cila ishte edhe pengesa kryesore për planet gllabëruese sllavo-greke edhe të Shqipërisë londineze.

Së katërti: ngjarje tjetër e madhe me rëndësi kombëtare është qëndresa heroike e popullit shqiptar të Kosovës gjatë 100 viteve kundër kolonizatorit sllavo-serb, në vitet e pas Shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë dhe gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërmjet dy luftrave botërore si dhe në vitet 1945, 1968, 1980 si dhe ajo e lëvizjes rugoviane për demokraci, liri dhe shtetësi të Kosovës të cilat iu kundërvunë edhe regjimit komunisto - titist dhe atij fashisto-komunist te Millosheviçit.

Së pesti: Ishte Rugova dhe LDK-ja e drejtuar prej tij shëmbull edhe për demokracinë në Shqipëri që çoi në rënien e komunizmit antihuman stalinisto-enverist në Shqipëri në vitet ‘90.

Së gjashti: Ngjarja tjetër kulmore në Historinë tone kombëtare, është Lufta heroike e UÇK-së, është ajo e cila e ndërkombëtarizoi si kurrë më parë në Histori Çështjen e Kosovës shqiptare dhe atë të problemit gjithkombëtar shqiptar e cila çoi në Pavarësinë e Kosovës dhe që e vendosi në agjendën edhe ndërkombëtare zgjidhjen e problemit shqiptar , atë të Bashkimit Kombëtar.

Dhe tani së fundmi janë edhe zgjedhjet e lira dhe demokratike të 14 Shkurtit 2021 ato të cilat vulosën triumfin e demokracisë reale e të vërtetë: atë të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike duke plotësuar standadet moderne të demokracisë, të cilat edhe e ndanë Kosovën nga sundimi i elitës së vjetër politike të korrupsionit, duke i hapur kështu Kosovës perspektivën e pakthyeshme eurointegruese, demokratike dhe zhvillimore e cila do të inkurajojë dhe shëmbullojë që edhe në Shqipëri, më në fund edhe ajo, të zhvillojë demokracinë e zgjedhjeve të lira dhe me standarde në mënyrë që edhe Shqipëria të ndahet nga tranzicioni traumatik 30 vjeçar.

Sot në Shtetin e Ri shqiptar të Kosovës, populli shqiptar ia ka besuar qeverisjen dhe pushtetin VETËVENDOSJES dhe reformatorëve e patriotëve Albin Kurti e Vjosa Osmani për ta konsoliduar, forcuar dhe ndërkombëtarizuar akoma më shumë shtetin e Kosovës dhe Çështjen kombëtare shqiptare akoma të pazgjidhur.

Me Shtetin e Ri shqiptar të Kosovës shqiptarët tashmë janë faktor dhe lujnë rol kyç në Ballkan. Kosova gjithmonë dhe historikisht ka qenë në anën e duhur të historisë për interesin gjithkombëtar, por për Shqipërinë politike, politikisht nuk mund të thuhet një gjë e tillë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks