SHKRIMI
e shtunë, 24 gusht 2019

DR.MOIKOM ZEQO: EMMANUEL MACRON MBI KRIZËN EUROPIANE DHE KAPITALIZMIN 'E ÇMENDUR' (1)

Tiranë, 20 Qershor 2019: Duke i ndjekur me vemendje zhvillimet ciklike dhe të befta të politikës ne Europe, vemendja ime eshte perqendruar duke patur ne optiken e dialektikes pikerisht Francen.

Franca ne shume kuptime ka qene nje thelb i madh, nje substance e Europes, nje substance ne Gjeneze dhe konceptimin strategjik te Modernitetit dhe te se ARDHMES.

Franca e Revolucionit te Madh Francez, - Franca e Zhak Zhak Rusoit, Deni Dideroit, e Volterit dhe e Viktor Hygoit, projektoi ne nje menyre revolucionare te pashembullt, Idene e Europes se Re.

Nuk ka rendesi asnje autoresi te kesaj Ekzigjeze dhe te Idese.

Rendesi ka qe u krijua nje epoke kur Europa e Re krijoi nje Shembelltyre madje Universale.

Nese permendim sot me plot gojen Europen e Bashkuar atehere mund te kuptojme diçka nga nje ligj i fshehte i ndryshimit te brendshem te pamjeve dhe cilesive te Historise.

Endrra e Europes se Bashkuar e kaperceu paradhomen e nje projekti utopik, per t’u sendertuar ne shume aspekte dhe ne shume dimensione si nje Europe e Hapjes se Kufijve, e Krijimit te nje Uniteti, sado konvencional te tregut, - madje dhe te simbolit perbashkues qe eshte Euro.

Europa e Bashkuar arriti te kapercente te Pamunduren.

Europa e Bashkuar u be simboli heraldik i integrimit. Projektet politike qe zhvillimi poliform dhe ekstrem i nacionalizmave i shfuqizonte, arriten ne nje faze qe ngjante e pabesueshme, ne konfigurimin progresiv dhe rezultativ te nje Europe te Bashkuar ndonese ende te brishte, por megjithate ende plot shprese ne te papriturat e se ARDHMES.



Edhe Shqiperia si nje shtet europian me te drejte u magnetizua nga idea e Europes se Bashkuar pra Integrimi Europian u be nje thelb i thelbeve te vete Shqiperise Politike.

Por, ndodhi diçka aq e paritur: Brexit.

Shteti me nje peshe kolosale ne Europe, padyshim ne te gjitha kohrat qe nga Mesjeta e deri sot, Britania e Madhe shpall “Divorcin e madh” me Europen e Bashkuar.


Filozofi dhe sociologu anglez Antony Gidens ne nje nga librat e tij parashikonte gati ne menyre profetike kete dukuri te kushtueshme, - por dhe plot paradokse, - qe njehet tani si Brexit.

Dhe Brexit ndodhi megjithe mendimet dhe vizionet e kunderta.

Mos valle Brexit qe dhe Preludi i asaj qe do te ndodhte me Pas ???

Franca qe ne te vertete Skakera e Shahut Europian.

Ne 50 vjetorin e levizjeve te medha studenteske te vitit 1968 ne France u be Edicioni II-te me protestat, qe quhen te Jelekverdheve.

Per hir te nje asimetrie ose me sakte te nje simetrie dialektike,- krahas forcave rebele te se Majtes, u shumefishuan edhe forcat e se Djathtes ekstreme te kryesuara nga Marian Le Pen.


Qe ne muajin prill 2019 filozofi i madh francez Bernard Henry LeviPerpiloi nje Manifest, te cilin e nenshkruan 30 shkrimtare dhe akademike te njohur europiane,- midis tyre edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.

Thelbi i ketij Manifesti ishte alarmi se po rrezikoheshin idete baze te struktures mendore qe krijonte qartesisht shembelltyra e Europes se Bashkuar.


Per Bernard – Henry Levi, zgjedhjet europiane qe do te zhvilloheshin ne muajin maj 2019 rrezikonin qe ta shkaterronin Europen e Bashkuar, per ta kthyer mbrapsht ne kohe.

Pra profetesia per nje deshtim te pariparueshem dot ishte e thekshme dhe uleritese.

Ne nje nga intervistat e tij Bernard-Henri Levi i shpjegon te gjitha dilemat dhe i universalizon shqetesimet qe perjeton Europa.

Bernard-Henri Levi, ka qenë një nga figurat më të shquara të inteligjencës franceze në 4 dekadat e fundit.

Ai ishte në krye të lëvizjes Nouveaux Philosophes (Filozofët e rinj) që u shkëputën nga rrënjët “komuniste”, dhe u përpoqën të dekonstruktonin marksizmin.

Një këshilltar i të gjithë Presidentëve francezë, që nga fundi i viteve 1970 dhe autor i 40 librave, Levi ka qenë mbështetës i të ashtuquajturave “ndërhyrje humanitare” të NATO në Ballkan dhe Lindjen e Mesme.

Në një intervistë për gazetën “Kathimerini” në kuadër të vizitës në Athinë, si pjesë e një turneu në 20 vende evropiane në prag të zgjedhjeve evropiane, Levi flet për “plagën e populizmit’, mbron elitat liberale, shpreh shqetësim mbi të ardhmen e NATO-s, vlerëson punën e Emanuel Makronit, dhe është kritik ndaj lëvizjes së “Jelekëve të Verdhë”.


-Ju thoni që zgjedhjet e ardhshme evropiane, mund të jenë “më mjeranet që kemi parë ndonjëherë”, duke pasur parasysh dallgën e baticës së nacionalizmit, partive të ekstremit të djathtë, dhe “demokracitë joliberale” të stilit të Orban. Kush duhet të fajësohet për këtë? Emigracioni, shkatërrimi i shtetit social evropian, dhe rritja e pabarazisë, janë ndër të “dyshuarit” e zakonshëm.

Cila është diagnoza juaj?


-Sigurisht që emigrantët nuk duhet të fajësohen për këtë. Ne duhet ta ndalim lidhjen e emigracionit, me rritjen e populizmit, apo fashizmit. Shihni përvojën e Zelandës së Re. Një masakër u krye nga një supremacist i bardhë në xhaminë e Kristçërç. Popullata myslimane në Zelandën e Re është e vogël. E megjithatë, ne duhet të mësohemi me idenë se shkaku i fashizmit është fashizmi. Ai ushqen vetveten. Me faktorë të ndryshëm lehtësues ekonomikë dhe ideologjikë, në çdo kohë të caktuar.


-Ju ishit kohët e fundit bashkëautor i një Manifesti Evropian, të nënshkruar nga 30 autorë, intelektualë dhe fitues të çmimit Nobel, që përmbante një lutje pasionante, për t’ju kundërvënë asaj që ju e quani “murtaja” e populizmit.

Po elitat liberale evropiane?

A nuk mbajnë ato një pjesë të përgjegjësisë, për zhgënjimin dhe distabcimin e njerëzve nga projekti evropian?


-A janë fajtorë?

Do të isha kureshtar të dija se çfarë përgjegjësie ka Milan Kundera, Mario Vargas Llosa, Salman Rushdi apo Vasilis Aleksakis, për frustrimet që kanë prodhuar shpërthimin e populizmit! Jo.

Ne duhet të heqim dorë nga retorika aktuale.

Dhe duhet gjithashtu t’i japim fund, kësaj kritike këmbëngulëse dhe të urryer ndaj elitave.

Unë jam pro elitave.

Veçanërisht ndaj atyre ku përfshihen edhe emrat e 30 patriotëve europianë, që më bashkuan edhe mua në nënshkrimin e manifestit.

Lexojeni dhe rilexojeni atë.

Në fakt, ky Manifest është gjëja më pak e keqe që është shkruar këtë vit, për gjendjen politike dhe ideologjike të kontinentit tonë.


-Si i shihni propozimet e Presidentit Emanuel Makron, për një reformim të thellë të projektit të BE, dhe reagimin hezitues që ai ka marrë nga Gjermania?


-Është diçka shumë pozitive për Makronin, dhe negative për kancelaren gjermane Angela Merkel.

Merkel është një udhëheqëse e madhe, dhe bëri diçka të jashtëzakonshme kur vendosi 3 vjet më parë, të mos u mbyllë derën emigrantëve. Ishte një moment i vërtetë i madhështisë, i moralit të pastër kantian.

Ndaj jam i pikëlluar, qe e shoh të tërhiqet mbi çështjen evropiane.

Por mos harroni, që ajo dhe Makron nuk janë udhëheqësit e vetëm në Evropë.

Ka edhe figura të tjera të mëdha. Ju keni njërin prej tyre në Greqi, Ciprasin.

Unë jam shumë i impresionuar nga metamorfoza e tij e fundit.


-Në librin tuaj të fundit, ”Perandoria dhe Pesë Mbretërit”, ju shprehni zhgënjimin mbi atë që ju e quani “abdikim amerikan” të udhëheqjes botërore nën presidentin Trump. Pse Evropa, ka ende nevojë për tutelën e Amerikës, edhe 74 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dhe 30 vjet pas rënies së Murit të Berlinit?


-Pse? Pasi ajo nuk parashikoi atë që po vinte. Nuk parashikoi momentin – një moment që ishte gjithsesi i parashikueshëm – që një ditë do të vinte një personazh si Trumpi, që do të thoshte se SHBA-ja nuk kishte më punë me sigurinë e Botës së Vjetër. Pra, ne e shohin veten të flakur tej; dhe shumë të rrezikuar nga Putini, Erdogani dhe të tjerët.

Ne po përballemi me domosdoshmërinë absolute, të ndërtimit të një mbrojtjeje evropiane.

Dhe duhet ta bëjmë këtë së bashku.

Natyrisht, me në krye Francën dhe Gjermaninë.

Por edhe me grekët, spanjollët, italianët dhe të tjerët. Rindërtimi politik i Evropës, ndërtimi i një politike të përbashkët të jashtme dhe një mbrojtjeje të përbashkët, është një nga temat ku unë fokusohem.


-Ju e keni quajtur Trumpin “bosin”e udhëheqësve autoritarë dhe nacionalistë në mbarë botën.

Mendoni se fenomeni “Trump”, është vetëm një shmangie e përkohshme, apo diçka më e thellë dhe ndoshta më e rrezikshme?


-Është qartazi një fenomen i thellë. Së pari, sepse për njëfarë kohe Shtetet e Bashkuara janë tërhequr, dhe kanë dobësuar lidhjet e tyre me Evropën.

Kjo filloi në fakt me Barak Obamën. Dhe ndoshta edhe më parë.

Dhe së dyti, është e lehtë të shohësh që dukuria e populizmit, ringjallja e nacionalist dhe shovinizmit, po shfaqet në të gjithë Europën.

Shtetet e Bashkuara, janë vetëm pjesë e një panorame më të gjerë. Ndaj, druhem se se nuk kemi parë ende surprizat e pakëndshme që na presin.


-Si e shpjegoni rritjen paralele të antisemitizmit dhe islamofobisë në demokracitë perëndimore, -siç e kanë dëshmuar masakra e Pitsburgut dhe ajo e Kristçërçit?


-Kini kujdes me shprehjen “islamofobi”.

Unë preferoj të flas për racizëm.

Ose urrejtje ndaj myslimanëve.

Dhe urrejtja ndaj myslimanëve, po rritet frikshëm. Masakra e Kristçërç më mbushi me frikë, ashtu si vrasjet në Tuluzë, Nisë dhe Strasburg.

Dhe çdo përpjekje për të krahasuar tmerrin e tyre, për të përcaktuar një hierarki, për të zgjedhur midis të vdekurve, është tërësisht e neveritshme.

Pra, çfarë qëndron pas rritjes së dyfishtë të antisemitizmit dhe racizmit?

Unë besoj se ka një potencial bazë, që është gjithnjë i pranishëm në të gjitha shoqëritë moderne.

Në momente të qeta në historinë tonë, kjo bazë është e kufizuar.

Dhe pastaj, papritmas ngre krye.


-Gjatë të ashtuquajturës Pranverë Arabe, dhe protestat në Parkut Gezi kundër Erdoganit, mediat sociale u cilësuan si mjete të fuqishme të lëvizjeve të qytetarëve, kundër regjimeve autoritare.

Tani ato fajësohen për përhapjen e lajmeve të rreme, mesazheve të urrejtjes dhe ndërhyrje të huaja në proceset zgjedhore.

Cili është vlerësimi juaj?


-Që të dyja janë të vërteta.

Në rastin e parë, kishim të drejtë të mendonim ashtu, pasi ishte një fakt që revolucioni në internet, i ka dhënë një nxitje të pashembullt të gjitha lëvizjeve demokratike, përpjekjeve për të shpëtuar jetë njerëzore, kryengritjeve të mëdha popullore, dhe deri tek fushatat e solidaritetit.

Dhe tani është “pushtimi” i lajmeve të rremë, i skualifikimit të së vërtetës, i zvogëlimit të saj në rangun e një opinioni.

Ne jemi zhvendosur nga ideja që secili ka të drejtën e vetë-shprehjes, tek ideja shumë e ndryshme, që shprehja e të gjithësecilit është po aq me vlerë.

Me fjalë të tjera, ne u zhvendosëm nga demokracia e fjalës, në një lloj sofizmit të mendimit. Kjo është një histori e njohur për grekët.

Debati midis Sokratit dhe Sofistëve, është shkruar në ADN- dhe kulturën tuaj.

Dhe tani e gjithë bota perëndimore, është në këtë pikë.

Sot, ne jemi të gjithë si grekërit e shekullit V Para Erës Sonë.


MANIFESTI PËR BE-NË I PRESIDENTIT MACRON


Presidenti francez Emmanuel Makron ka shkruar një Manifest- me disa propozime për Bashkimin Evropian, -në prag të Zgjedhjeve,- që do të mbahen ( u mbajten ) në 23 maj 2019.

`Teksti është publikuar në faqen zyrtare të presidencës franceze, i përkthyer në 23 gjuhë, dhe iu dërgua gjithashtu dhe disa prej mediave më të rëndësishme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.


Manifesti titullohej “Për një Rilindje Evropiane” dhe vendos në qendër të diskutimeve tre tema kryesore: Lirinë, Mbrojtjen dhe Progresin.


Letra nis në këtë mënyrë:


“Nëse marr Lirinë për t’ju drejtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, nuk e bëj vetëm në emër të Historisë dhe vlerave që na bashkojnë.

Por e bëj sepse është urgjente.

Pas disa javësh zgjedhjet evropiane do të jenë vendimtare për të ardhmen e kontinentit tonë.

Asnjëherë që prej Luftës së Dytë Botërore, Evropa nuk ka qenë kaq e domosdoshme.

E megjithatë, si asnjëherë më parë, Evropa nuk ka qenë kaq e rrezikuar.”


Macron shpjegon se Brexit është emblemë e krizës së Evropës, e cila nuk ka ditur të reagojë ndaj nevojave për mbrojtje të popujve përballë krizave të botës bashkëkohore, por është dhe emblema e kurthit evropian.

«Kurthi nuk është pjesë e Bashkimit Evropian por mashtrimet dhe papërgjeshmëritë mund ta shkatërrojnë atë. Vala nacionaliste nuk propozon asgjë; është një mbetje pa projekt.

Dhe ky kurth kërcënon të gjithë Evropën: ata që shfrytëzojnë zemërimin, të mbështetur në informacione të rreme, premtojnë gjithçka dhe të kundërtën e gjithçkaje.”




VIJON …


_____________________

DR.MOIKOM ZEQO: EMMANUEL MACRON MBI KRIZËN EUROPIANE DHE KAPITALIZMIN 'E ÇMENDUR' (1)

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8872

***

MOIKOM ZEQO: KRIZA E EUROPËS SË BASHKUAR DHE E ARDHMJA E SHQIPËRISË (2)

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8874


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks