SHKRIMI
e shtunë, 24 gusht 2019

HAZIR MEHMETI: NË DITËLINDJEN E 80'të TË MIKUT TONË, PETER PAUL WIPLINGER

Vjenë, 26 qershor 2019. Organizuar nga P.E.N – Klubi austriak në Vjenë u mbajt orë letrare shënjuese me rastin e 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit, fotografit dhe filozofit Peter Paul Wiplinger. Në sallën e bukur të Pressklubit Concordia, fjala përshëndetëse nga Daniela Kraus, sekretare. Në fjalën e tij të hapjes Helmut Niederle, kryetar i P.E.N – klubit, e vlerësoi lartë figurën e tij prej krijuesi të respektuar nga të gjithë, para së gjithash nga lexuesit e tij të shumtë.

Wiplinger dhe Shqiptarët

Në këtë shënim ditëlindje ishin të ftuar edhe krijuesit shqiptarë pjesëtar të e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri. Lidhja ndau mirënjohje për z. Peter Paul Wipliner të cilin ia dorëzoi në emër të Lidhjes, Anton Marku kryetar, me motivacion në mbështetje të vazhdueshme të aktiviteteve letrare në Austri.



Peter Pauel Wiplinger ishte që herët aktiv në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe pakicave tjera në shtetin e jugosllavëve ku dallohej shtypja permanente, në veçanti e intelektualëve. Ai me grupin e tij hulumtuan duke grumbulluar fakte mbi të burgosurit politik në sistemin komunist i cili proklamohej si një sistem i drejtë. Mbi tetëdhjetë faqe material me fakte mbi torturat dhe të burgosurve politik iu dërguan autoriteteve në Austri dhe vende tjera që ta kuptojnë gjendjen serioze në burgjet jugosllave, mes tyre edhe Goli Otoku i njohur për ferrin e tij. Edhe më vonë, Peter Pauel Wiplinger, mbështeti të drejtat e pakicave, edhe të shqiptarëve të cilët ishin shumicë absolute në territoret e tyre etnike. Ai me këmbëngulje mbështeti të drejtat e shqiptarëve për institucionet e tyre arsimore dhe shkollimin në gjuhën amtare. Kosovën e kishte vizituar qysh kur ishte njëzet vjeçar duke marr mbresa të pa harruara për njerëzit e saj. Qysh herët kontaktoi shumë nga figura të njohura politike, filozofike e letrare shqiptare, mes tyre poetin Ali Podrimja dhe Dr.Ibrahim Rugovën me të cilët ishte takuar në Strugë, Bled, Vjenë, në lexime letrare të nivelit ndërkombëtar. Edhe sot ruan respektin për ta, të cilëve u kushtoi edhe poezi të fuqishme. Peter Paul Wiplinger ishte promotor i të fuqishme në pasurimin e P.E. N Klubit austriak me krijues nga shumë kombe që jetojnë në Austri, mes tyre edhe me shqiptarët. Ai mori pjesë aktive në leximet letrare me shqiptarë, shkroi recesione librash e antologjish duke ngritur kështu nivelin cilësor të tyre.

Edhe në fjalën e tij përshëndetëse i vlerësoi krijuesit nga kombet e ndryshme e në veçanti shqiptarët duke ritheksuar problemet që kishin.

... pak biografi

Petar Paul Wiplinger

“Dekorata e Lartë e Nderit për Merita ndaj Republikën e Austrisë”

U lind në lokalitetin Haslach në vitin 1939, jeton në Vjenë. Ka mbaruar studimet në Shkencat Teatrore, Gjermanistikë dhe Filozofi. Është i njohur si Lirik, Publicist kulture e arti dhe fotograf profesionist i fotografisë artistike. Ka botuar deri me tani 47 vepra, kryesisht në poezi, shumë nga të cilat të përkthyera në mbi 20 gjuhë. Në shqip “Shënja Jete“ (Lebenszechen). Është anëtar i disa Klubeve e Organizatave letrare austriake e ndërkombëtare. Aktiviteti i tij letrar është i pasur, ka lexuar në mbi 350 orë letrare e artistike në shumë vende. Peter P. Wiplinger është njëri nga aktivët në P.E.N Clubin Ndërkombëtare dhe P.E.N Clubit në Austri. Është shpërblyer me shumë dekorata e mirënjohje ndër të cilat vitin 2015 “Dekorata e Lartë e Nderit për Merita ndaj Republikën e Austrisë”. Ka një qëndrim parimor të ashpër ndaj politikave diskriminuese në mbrojtje të të drejtave të njeriut si është anëtar i disa organizatave. Krijimtaria e tij e gjithanshme flet për një personalitet me vlera të mirëfillta jo vetëm tek lexuesi austriak por dhe më gjerë. Disa vite e mbështetë aktivitetin letrar të Lidhjes së Shkrimtarëve e Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu“ në Austri, ku është anëtar nderi.

_____________________

Peter Paul Wiplinger


SHENJË JETE


kohë

pas kohe


të japësh

një shenjë gjallimi


si shenjë

të jetës


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks