SHKRIMI
e shtunë, 24 gusht 2019

GJEKË GJONAJ: SHOTË (SHERIF) MUJI GJOKAJ - HUMANISTI I MALËSISË

Ulqin, 27 Qershor 2019: Ka shumë vite që kisha dëgjuar ndër malësorë fjalë miradije për bujarinë, fisnikërinë dhe bamirësinë e Shotë Mujit Gjokaj, i cili tash 45 vjet jeton në Beograd. Po ashtu edhe për vëllezërit, prindërit dhe paraardhësit e familjes së tij, të cilët u dalluan në Malësi për vepra të mëdha njerëzore që përmenden edhe sot. Këtë burrë, 86 vjeç, por vital për moshën, e takova për herë të parë para pak ditësh në Hotelin “Liria” në Tuz, ku kishte ardhur për pushime. Atë mëngjes qershori me diell ai ishte ulur nën hijen e një lisi në tarracën e hotelit bashkë me disa njerëz. Sapo u njoftua për interesimin tim menjëherë m’u bashkangjitë. U përshëndetëm në këmbë dhe pastaj u ulë përballë meje. 


- Ju jeni Sherif Muji Gjokaj, apo jo?, e pyeta

- Sipas dokumentave po. Por mua nuk më njeh kush në Malësi me këtë emër. Të gjithë malësorët më njohin me emrin Shotë Muji, e jo Sherif. Kështu më thërrasin mua dhe kështu ma shkruej edhe ti emrin tim, m’u përgjig ai, duke më njoftuar se emrin Shotë ia ka dhënë një kushëri i tij i besimit katolik.

Nga biseda me këtë burrë të ndershëm të fisit të njohur Gjokaj mësova se ka lindur në vitin 1933 në fshatin Milesh afër Tuzit dhe se është i biri i Muj Muratit dhe Tixhe Alisë (nipes së Çun Mules, bajraktarit të Hotit).

U edukua në një familje të mirënjohur atdhetare dhe fisnike, në kushte pak më të mira ekonomike se familjet e tjera në fshatin e tij të lindjes, meqë familja e tij për atë kohë konsiderohej ndër më të pasurat në Grudë. Familja e tij mbante deri në 800 dele, e bagëti tjera të trasha. Përveç blektorisë veprimtari tjetër ekonomike e kësaj familje ishte bujqësia. Për të mbajtur ekonominë e tyre shtëpiake u duheshin punëtorë krahu. Andaj edhe Shotës, që në fëmijëri, ia besojnë detyrën (profesionin) e bariut. Shota ka shumë rrëfime e kujtime nga dalja dhe qëndrimi me grigjën e tij në bjeshkën e Komit, Rikavecit, Skrobotushës, Gërnçarit, Gucisë e deri në bjeshkën e Bjeliqit, në Vuthaj. Për ato ishin ditë të bukura e kujtime të paharrueshme.



Ne jemi shqiptarë, e asgjë tjetër

Unë nuk kam takuar shqiptarë që të flasë me kaq mburrje për origjinën e të parëve të tij si Shotë Mujin. Ky malësor i ndershëm thotë me krenari se prindërit tanë na kanë edukuar në frymën e dashurisë dhe respektit ndaj vëllezërve tanë të besimit katolikë, por edhe të tjerëve. “Në shtëpinë tonë kurrën e kurrës nuk është përdorur fjala myslinan e katolik. Vetëm shqiptar, e asgjë tjetër. Vëllezërit e mi janë vetëm shqiptarët. Të tjerët i respektoj dhe i nderoj. Unë edhe pse jam i besimit mysliman turqit nuk janë të afërmit e mi. Ata për mua kanë qenë okupatorë. Familja jonë kemi pasur një standard pak më të mirë se bashkëfshatarët tanë në Milesh. Por, askush prej nesh nuk ka shkuar në qabe. Ne e kemi qaben këtu nëse duam të jemi burra të mirë e bamirës,” thotë Shota.

Zemër hapur e mikpritës për çdo mysafirë

Familja e Muj dhe Mehmet Muratit shquhen në Malësi për mikërpitje, për besë, për burrëri e për shqiptari. Për këtë familje zë madhe bujaria shqiptare ka qenë në krye të vendit. Në vend të parë. Familjarët e tyre gjithmonë e kanë ndier veten krenar të prisnin miq. Ata përherë e kishin në mendje, në zemër dhe në shpirt thënien e vjetër të shqiptarëve se “shtëpia është e Zotit dhe e mikut”. Në këtë familje të shquar edhe për bamirësi kurrë nuk kanë munguar miqtë. Shtëpia e tyre gjatë gjithë vitit ka qenë përplotë e mbushur me mysafirë. ”Nuk mbaj mend më shumë se një natë në vjet, thotë Shota, që shtëpia jonë të mos ketë pasur miq e mysafirë. Ne jemi munduar që mysafirin ta presim sa më mirë që mundemi. T’i ofrojmë me zemër atë çfarë kemi. T’i krijojmë një atmosferë të këndshme e të ngrohtë. Ta afrojmë me buzëshje, që ta ndiej veten sikur në shtëpinë e vet, e jo si mysafirë”, shprehet Shota.

Ai këtë traditë të mrekullueshme të familjarëve dhe të parëve të tij e ka vazhduar larg vendlindjes në Beograd, ku për më se katër dekada ka jetuar atje. Shtëpia e tij, më kanë thënë shumë malësorë nga Hoti, Gruda Trieshi e Koja, ka qenë ditë e natë e hapur për të gjithë ata që kanë pasur nevojë në kryeqytetin e ish Jugosllavisë, në Beograd. Dhe nevojat e shqiptarëve (malësorëve) nuk kanë qenë të pakta. Përkundrazi. Dikush shkonte në Beograd për t’u shëruar. Dikush për të tregëtuar. Dikush për viza e nevoja të tjera. Të gjithë ata që kanë kërkuar ndihmën e Shotë Mujit në Beograd janë kthyer të kënaqur dhe nuk ia harrojnë kurrë ndihmesën e madhe dhe mikëpritjen njerëzore të tij dhe të bashkëshortes së tij Marta Radulloviq nga Komani, tashmë e ndjerë. Shotë Muji dhe bashkëshortja e tij shumë bujare Marta e mikëpritëse nuk kanë hezituar asnjëherë që jo vetëm t’u kryejnë malësorëve të njohur e të panjohur nevojat e tyre shëndetësore e ekonomike, por edhe t’i kthejnë për psuhim, për ushqim e për bujtje në banesën e vet. Kështu banesa e tyre gjithmonë, deri para dy vitesh me ndarjen nga jeta e bashkëshortes së tij, ishte shtëpi e ngrohtë për qindra malësorë. Dhe, kur Shota (infermier medicinal në RTG ) në Spitalin e Ortopedisë në Beograd, nuk kishte kohë të dilte në stacionin e autobusëve në Beograd për t’i pritur miqtë nga Malësia, por edhe jashtë saj, e çonte bashkëshorten. Në mungesë të telefonave celularë dhe mosnjohjes së myasafirëve shpesh herë u thoshte atyre që në kokë të vinin faculetën e kuqe, si shenjë identifikuese të malësorëve. Dhe kështu e dinin se cili është mysafiri i tyre.

Të pa ndarë me vëllezërit e besimit katolikë

Kjo familje të gjitha festat, kremtet dhe hidhërimet familjare i kanë kremtuar së bashku me vëllezërit e tyre të besimit katolikë. Feja për këtë familje gjithmonë ka qenë shqiptaria, m’u ashtu siç thoshte Vaso Pash Shkodrani “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Shota më fletë me dashuri e respekt për vëllezërit e tij të gjakut, siç shprehet ai, për të parët e vet të fisit Lulgjuraj. “Ata (Lulgjurajt), sikur t’i kishim pasur vëllezer të një nëne, nuk kanë mundur të na duan më shumë seç na kanë dashtë. Edhe ne ata, gjithashtu. Në festa, lindje, dasma, e morte kemi qëndruar bashkë pranë dhe me njëri tjetrin. Në çdo rast kushërinjt tanë të besimit katolikë kanë qenë shërbyesit (hysmeqarët) tanë kryesor. Ata për shembull me rastin e festës së Bajramit kujdeseshin për prerjen, rjepjen dhe pjekjen e kurbanëve. Harmonia jonë ndër fetare dhe atmosfera e ngrohtë e vëllazërore mes nesh ishte kënaqësia jonë më e madhe. Aq kënaqeshim, luanim, këndonim, vallëzonim, qeshnim, bënim shaka me njëri-tjetrin sa që mezi prisnim festën tjetër për të festuar e argëtuar se bashku” - thotë Shota.

Bekimi i bukës për Bajram

Bashkëbiseduesi im më tregon me thjeshtësi se në shtepinë e tyre festa e Bajramit gjithmonë është festuar me shumë mysafirë të besimit katolikë. Veçon rastin kur në Ditën e Bajramit kanë pritur 75 mysafirë, prej të cilëve 99% kanë qenë katolikë. “Kur erdhi koha e shtrimit të sofrës pas mesdite vëllai im Ahmeti e fton fratin e Hotit, patër Kolën, të bekojë bukën, sipas traditës së fesë se krishterë. Patër Kola ngritet në këmbë. Merrë gotën e rakisë së rrushit. Me fjalë të bukura e të zgjedhura, siç dinë priftërinjtë, uron festën dhe bekon bukën. Kur ulet frati Ahmeti e pyet: - Me leje zotni patër mos ke harrua diçka pa thanë?

- Po, çka nuk kam thanë e asht dasht me thanë? i përgjigjet, patër Kola.

- Me ner e kjoft luvdua Krishti, ia ktheu Ahmeti.

Të gjithë mysafirët e ngazëlluzar u çuan në këmbë dhe me të shtëna të shumta armësh (revolesh) e mirëpritën përgjigjen e vëllait tim.

Po përmend edhe një rast tjetër të vëllait tjetër të Shotës, Iso Mujit I cili dëshmon për harmoninë ndër fetare që ka kultivuar kjo familje prej se ka kaluar në besimin islam. Është koha kur në varrezat e Tojeqit në fshatin Dinoshë planifikohej të ndërtohet lteri i Kishës. Një gjë e tillë, nuk u prit mirë nga disa dinoshianë të besimit myslimanë. Madje disa nga ata edhe e kundërshtuan. Siç më kanë treguar disa dinoshianë dhe truieshjanë të vjetër, në momentin kur atmosfera filloi pak të përkeqësohet mes vëllezërve të një gjaku, katolikëve e myslimanëve, Iso Muji ngritet në këmbë. Çon dorën dhe me zë të lartë i drejtohet masës me këto fjalë: “Vëllazën të dashtun. Ne as sot, as nesër dhe askurrë nuk duhet të ndalojmë që këtu në Tojeq të ndërtohet lteri i kishës. Sepse, shikoni, atje e kam varrin e katragjyshit tim”. Këto fjalë të Iso Mujit atë ditë ishin vendimtare në këtë tubim dhe të gjithë u pajtuan për ndërtimin e lterit, i cili ekziston edhe sot bashkë me kishën në varrezat e Tojeqit.

Mehmet Murati paguan tatimet për krejt Grudën

Familjarët e Shotë Mujit kanë një histori interesante dhe të veçantë. Ajo meriton të ndriçohet e të shkruhet, jo për lavdinë e tyre, por të brezave që vijnë. Se sa bamirëse ka qenë kjo familje dëshmon edhe shembulli fisnik i Mehmet Muratit, për pagimin e tatimeve për krejt Grudën., në vitin 1932 ose 1933. Mehmeti në atë kohë, siç pohon, nipi i tij Shota, ishte kryetar i srezit të Podgoricës. “Ai kur u njoftua se shteti kishte filluar aksionin për pagimin e tatimeve në Grudë dhe se kishte filluar t’u marrë grudasve bagëtinë në emër të borxhit u brengosë shumë. Pasi është konsultuar me të villain Muj Muratin, e kishte vendosur që ai vetë ta shlyej të gjithë borxhin e Grudës. Dhe kështu vëllezërit bamirës shesin 300 dele dhe me ato para Mehmeti paguan tatimet për krejt Grudën”, rrëfen Shota.

Edhe pse prej atëherë kanë kaluar shume vite, shembulli i rrallë e human i Mehmet Muratit për pagimin e tatimeve të gjithë grudasve nuk është harruar deri në ditët e sotme, dhe besoj se s’do të harrohet kurrë. Veprat e këtilla njerëzore si këto do të përcillen brez pas brezi, pasi janë të përjetshme për çdo popull, pra edhe për shqiptarë.

Si dhe pse mbreti Zog u fali jetën tre shqiptarëve

Mehmet Murati kishte miqësi të ngushtë me shumë personalitete të njohura politike të asaj kohë. Ndër ta edhe me mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun. Sipas rrëfimit të Shotë Mujit diku rreth vitit 1931, Gjyqi Ushtarak i mbretit Zog në qytetin e Shkodrës kishte dënuar me vdekje (varje në litar) tre shqiptarë, Bajram Dinoshën, Gjergj Pllumin e Shalës dhe një prift (gjygjevit) nga Shkodra, emri i të cilit nuk i kujtohet. “Axha im Mehmet Murati, kur e dëgjoi këtë lajm të hidhur, dy ditë para ekzekutimit të këtij vendimi gjyqësor, i dërgon porosi Ahmet Zogut përmes një të besuari të tij që mos të kryhet ekzekutimi i Bajram Dinoshës, para se ai (Mehmeti) të takohet me lartmadhërinë e tij. Në ditën e ekzekutimit Muj Murati i shoqëruar me bajraktarin e Grudës Zef Martinin, të veshur me petkun kombëtar, xhamadan ari, çakshirë, këpucë lëkure e plisë të bardhë, mbërrijnë në pallatin e mbretit Zog në Tiranë. Aty i pret adjutanti i mbretit. I shoqëron dhe i përcjellë brenda në zyrë. Përqafohen miqësisht me mbretin. Ulen dhe fillojnë bisedën. Me këtë rast mbreti fton nën e tij me këto fjalë: “ Nënë, eja të të njoftojë me dy malësorë! Se ti më ke thënë se asnjë nënë nuk ka lindur djalë të bukur e të hijeshëm sikur ti. Kur i pa nëna e Zogut i përgjigjet të birit: ”Edhe nëna tjera paskan lindur djem të hijshëm (të pashëm) e jo vetëm unë. Vërtetë të dy qenkan burra të hijshëm, pikë sokolash. Me pas kënaqësi me i shikua”. I kënaqur me përgjigjen e nënës dhe në respekt të madh ndaj mysafirëve mbreti Zog u drejtohet atyre me këto fjalë:

- Pak është për dy burra të shquar si ju të falë vetëm jetën e një njeriu. Ju meritoni më shumë se kaq. Falë u qoftë jeta e të tre shqiptarëve të dënuar, Bajram Dinoshës, Gjergj Pllumit dhe priftit të Shkodrës”.

Vepra të këtilla si kjo për kohën e sotme duken si të pabesueshme, por janë të vërteta. Me shembuj të tillë duhet të krenohemi si komb dhe këto vlera universale duhet kultivuar edhe në të ardhmen.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks