SHKRIMI
e shtunë, 24 gusht 2019

RRAHIM BEKTESHI: LAMTUMIRË BACI RILIND! PREHU I QETË NË VENDLINDJE!

Prizren, 28 qershor 2019: Më 26 qershor 2019 me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit dhe veprimtarit të palodhur të rezistencës shqiptare Bacit Rilind Bytyçi (1939 - 2019). Ai qysh në moshë të re kishte marrin rrugën e mërgimit në Melburn të Australisë së Largët. Atje ra në kontakt me qarqet patriotike të asaj kohe. Së bashku me profesorin Ibrahim Kelmendin nga Presheva themeloi organizatën Bashkim Kombëtar - Shoqëria "Bajram Curri" /1967 - 2000/, kurse nga viti 1981 pasi kishte hyrë në kontakt me Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën ishte pjesë e Lëvizjes e më vonë LPK-së themeluese e UÇK-së. Me rënien, e vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës (më 17 janar 1982) organizata u bë edhe pjesë përbërëse e LRSHJ-së. Xha Rilindi organizojë edhe shoqëritë e mërgimit në Australi duke protestuar kundër shtypjes së popullit shqiptar në ish Jugosllavi, para ambasadës serbosllave me qëllim të sensibilizimit të çështjës shqiptare.

Bacin Rilind apo Xha Rilindin si e quanim ne bashkëluftëtarët për herë të parë e takova në Qendrën Stërvitore në "Feken" të Dajtit në Shqipëri (maj 1999) i cili edhe pse në moshë të shtyer na habiste me moralin e madhë që kishte dhe përgatitjen e tij, andaj me të drejtë edhe kreu me sukses detyrën e Ndihmëskomandantit për Moral në këtë qendër sikurse edhe në Majen e Pashtrikut në Drejtimin taktik nr.2 të Operacionit "Shigjeta".

Ajo çfarë e bënte të veçantë Xha Rilindin ishte gjuha letrare që e fliste dhe pergatitja e tij për çdo sfidë. Në komunikim e sipër e kuptova qe ai për 36 vite rradhazi nuk e kishte parë fshatin e tij të lindjes Studençanin apo Gurrasin siç e quante ai dhe Kosovën e dashur…


Gjatë luftimeve në Pashtrik përkundër moshës ishte shumë aktiv dhe lëvizte në terrenin shkëmbor të bjeshkëve të Pashtrikut, duke i dhënë moral bashkëluftëtarëve, por kur afrohej tek Maja e Pashtrikut dhe e shiqionte Anadrininë dhe Kosovën merrte frymë thellë dhe ndiente mallin për vendlindjen që nuk e kishte parë për 36 vite me radhë.

Maja e Pashtrikut gjatë natës ishte e ftohtë dhe kështu Xha Rilindi do të sëmuret. Ai në këtë kohë ishte 60 vjeçar dhe me përfundimin e luftës pas një vizite që i bëri fshatit dhe u çmallë me të, menjëherë do të shtrihet në Spitalin e Prizrenit dhe do të hyj në dializë.

Pasi e mori pak vehten për disa muaj do të qendrojë në Prizren, e më pas ja mësynë sërish Melburnit të Australisë dhe tani merrë një vendim të rëndësishëm për tu kthyer definitivisht në Kosovë së bashku me familje.



Në fshatin Studençan e ndërton një shtëpi mbi fshat sepse dëshironte ta shihte fshatin sepse i kishte munguar për 36 vite. Terapia për Dializën vazhdonte por ai kurrë nuk ndahej nga bashkëluftëtarët! Merrte pjesë në takime, organizime dhe pervjetore... dhe vizita të familjarëve të dëshmorëve, sikurse edhe në përvjetorët e njësisë në Kushnin të Hasit. (Më kujtohet një rast kur shkova për ta vizituar në Spital dhe po i tregoja që do të ngrisim një Lapidar për dëshmorët ai tha unë nuk dua të ndahem dhe dua të marrë pjesë edhe me mjete financiare dhe e bëri atë përkundër kundërshtimit tim.. i tillë ishte ai gjithmonë bujar dhe me sens për humor...).

Gjithmonë e mundonte gjendja e Kosovës dhe trojeve shqiptare në përgjithësi… E vizitoja shpeshë dhe ishim shok të mirë por gjithmonë jam munduar të jem koherent me temat dhe bisedat që i bënim. Xha Rilindi është njeriu që e sfidojë familjen për Atdheun por për këtë do të shkruaj herave të tjera…

***

Herën e fundit e takova javën e kaluar, edhe pse i lodhur nga sëmundja ai insistojë që të ngrihet edhe një herë si dikur me bashkëluftëtar që bënim si zakonisht foto, por kësa rradhe foton e realizuam por pa u vërejt profili tij...vetëm shpina dhe koka...u ndieva keq unë dhe bashkëluftëtarët...

***

Lamtumirë Miku im, bashkëluftëtari, veprimtari dhe simboli i moralit dhe qëndreses për Qendrën Stërvitore të "Fekenit" dhe Drejtimin taktik nr 2 të Operacionit "Shigjeta"! Do të na mungosh gjithmonë..

I qoftë i lehtë dheu i nënlokes Shqipëri!

Do të mbetesh gjithmonë në kujtesën dhe zemrat tona!

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së bacit tonë të dashur, bacit Rilind Bytyqi!

Në emër të bashkëluftëtarëve:

Me shumë respekt :

Rrahim Bekteshi

Ish Zëv.komandanti Q.S. në Feken të Dajtit dhe Drejtimit taktik nr. 2 të Operacionit "Shigjeta"


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks