SHKRIMI
e martë, 22 tetor 2019

AGIM SYLEJMANI: TË GJITHË DUAN ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME! A DO MBAHEN ZGJEDHJET QË PO I KËRKOJNË?!

Luzern, 27 Korrik 2019: Ka gati një vit që liderët partiakë dhe militantë të partive kanë ngritur zërin për zgjedhje të reja të parakohshme. Këto zëra janë shtuar sidomos pas dorëheqjes së kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e filluar një fushatë thuase të egër elektorale, edhe pse këto zgjedhje akoma nuk janë shpalluar.

Ramush Haradinaj, duke e shpallur dorëheqjen e tij si kryeministër, «përcaktoi» edhe statusin e qeverisë, duke e quajtur «qeveri në dorëheqje», edhe pse asnjë ministër deri më tani nuk ka shpallur dorëheqjen. Pos kësaj, Ramushi jepte edhe «udhëzime» për presidentin e vendit se si duhet t’i shpallë zgjedhjet brenda afatit kushtetues, sa më parë aq më mirë.

A ishte e sinqertë dorëheqja e kryeministrit të qeverisë?

Fushata elektorale tashmë ka filluar, siç janë shtuar edhe «analistët» para ekraneve televizive. Të gjithë i «dijnë» të «gjitha». Të gjithë janë bërë prognozues të «besuesëm», sepse kanë «lidhje me të huajt», ani se nuk dihet kush me kend dhe kush kujt po i shërben.



Kanë filluar në mënyrë intenzive edhe «negociatat» për koalicione të mundshme para dhe pas-zgjedhore, koalicione ku programet politike as që merren parasysh, koalicione të partive e grupeve politike të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët, parti e grupe të cilat deri më sot jo njëherë janë sharë mes vete dhe kanë luftuar njëra tjetrën. Edhe ata që deri dje janë sharë me fjalorin më të ultë rugaqësh, sot përnjëherë na bëhen «miq», krejt kjo për «hatër» të Kosovës!

Por e gjithë kjo zhurmë e madhe mediatike lë të dyshohet në sinqeritetin e akterëve të skenës politike në Kosovë, e sidomos liderëve politikë. A thua duan sinqerisht dhe vetëdishëm zgjedhje të reja apo…? Apo duan të luajnë çoke me masat e gjera, të cilat janë lodhur nga maskarallëqet e skenës politike kosovare, e sidomos me pazarllëqet e tyre dhe vetëm për xhepat e tyre, por aspak për shtet e për popullin e shkretë?

Gjatë këtyre debateve një gjë thuase sikur në një kor shkollor përsëritet nga të gjithë: mbi tavolinë gjenden disa çështje të cilat duhet të merren përsipër nga qeveria e re, për të cilat duhet të gjindet një kokë turku që do të nënshkruaj dhe të merr gjithë përgjegjësinë e prapësisë së të gjitha qeverive të deritashme, e sidomos të ashtuquajturin Asociacion të komunave serbe, e që në fakt nuk është asgjë tjetër pos një Republikë Serbe brenda Kosovës. Pastaj të famshmin «liberalizim të vizave», i cili fillimisht u kushtëzua me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e që në fakt ishte dhe ashtu rezultoi të ishte – falje apo shitje e 8'200 hektarëve teritor shtetit fqinj. Ndërsa tani «liberalizimi» po kushtëzohet me një «marrëveshje të detyrueshme» me ligje ndërkombëtare në mes të Kosovës e Serbisë, e cila në fakt nuk është asgjë tjetër pos shitje të mëtutjeshme e teritoreve edhe ashtu të rudhura të Kosovës në favor të shtetit më antishqiptar në rruzullin tokësor, Serbisë.

Fillimisht krijuan Gjykatën Speciale për të akuzuar dhe dënuar luftëtarët e lirisë, e me këtë edhe vetë luftën titanike të UCK-së, për të hapur rrugën e pakthim të copëtimit dhe shitjes së teritoreve të Kosovës. Për t’ua mbyllur gojën kundërshtarëve dhe për t’u hedhur pluhur syve masave të gjera, brenda natës «formuan» «Ushtrinë e Kosovës», të cilën edhe sot e asaj dite nuk e emërtuan me këtë emër dhe as që ndanë mjete e buxhet për të.

Tash jemi në prag të vendimeve të mëdha dhe dikush duhet të bëhet flamurtar i këtyre vendimmarrjeve.

A thua kush do të bëhet FLAMURTAR i kësaj të keqe të madhe dhe ogurzezë për Kosovën?

Athua me të vërtetë duan të gjithë zgjedhje për të mos u mbajtur fare këto zgjedhje?

A jemi para formimit të një qeverie teknike gjithpërfshirëse dhe me këtë të shpërndahet përgjegjësia tek «të gjithë»?

Ditët në vijim do të qartësojnë gjithçka që po luhet nga krerët politikë të Kosovës, krejt kjo në dëm të tërësisë territoriale të Kosovës dhe një pasiguri edhe më të madhe për të ardhmen e shtetësisë së saj!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks