SHKRIMI
e martë, 22 tetor 2019

ELIFE PODVORICA: RRUGËS SË KOMBIT DUKE

Prishtinë, 27 Korrik 2019: ...Sunrise it, s over me and you...ishte zëri skofiar i një këngëtari të huaj, që më përcillte dje rrugës së gjërë të kombit! Tingujt e bukur dhe vokali i ëmbël i tij, rrinin këndshëm në sfondin e peisazhit mrekullues të maleve të larta të Gjeravicës, të cilat kryelartë deri aty ku ndahet toka dhe qielli, përcillnin lumin e makinave që kishin vërshuar nga të gjitha anët e Europës! Makina me targa nga shtete më të ndryshmet! Ishin shqiptarët e mërgatës, që në pushimet e tyre kishin ardhur të çlodheshin në nënqiellin e tyre shqiptar!

E unë kur udhëtoj e vetme si dje, kam kënaqësinë ti përshtatem dëshirave të mia për ta bërë rrugën sa më të këndshme! Herë kundroja retë e bardha lëmsh në qiellin, paskaj herë i bashkangjitesha zërit të këngëtarit! E dje, ndoshta nga kënaqësia e lirisë që kisha në tempullin e pavarësisë sime, seç i gëzohesha timbrit të zërit tim, që mirrte nuancat e ngjyrave të luleve të veshura në gëzofin e tyre shumëngjyrësh-bojqielli, ngjyrë dielli, lulegjaku, lule vjollce,etj..

Eh! Zëri im.... pshertiva thellë!.. Sot kur dëgjoj Dioklean, Valdrinin, Urtën, Rizonën, Egzonin, Artën, Adelinën, etj., tek këndojnë këngë e arie operistike, kur depërtojë thellë nëpër vokalin e tyre, më duket se aty gjej të strukur copëza të zërit tim, i cili në rrjedhën e tingujve të tyre, ka marrë nuanca të ngrohta! Janë këta disa nga nxënësit e studentët e mij, të cilët tashmë janë artist të formuar dhe këndojnë kudo nëpër skenat e vendit tonë dhe ato të huajat, duke promovuar kështu palodhshëm vlerat e traditës sonë të mirfilltë shqiptare… E unë, unë jam Zysha më e lumtur në Botë...



- Urime ju qoftë shpërblimi “Grand Prix” i garave të sivjetme tek ne në Prishtinë! Pata nderin të isha anëtare e jurisë së këtyre garave (Ars Kosova), dhe ndjehem shumë e gëzuar që me vendimin unanim të jurisë, por edhe me vlerësimin më të lartë të publikut, goca e Kukësit u zgjodhë artistja më e mirë e atyre tri ditëve sa zgjati konkursi i artistëve të rinjë nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe nga artist tjerë ballkanas!

-Poo-e thanë ato të dyjat njëzëri! Kemi dëgjuar për këtë dhe jemi shumë krenare!.. po thoshin dy nënpunëset e Bibliotekës së Kukësit, në të cilën kisha vendosur që të ndalesha gjatë kthimit tim për në Kosovë, dhe t'ua ktheja dy librat e huazuara ca javë më parë! Ditën kur i mora librat, dhe ato në mirëbesim mi huazuan pa asnjë problem, më bënë një nder të madhë dhe u ndjeva si kaherë e lumtur.

- O Zot thashë! Erdhi dhe kjo ditë - Kukës e Prishtinë bashkë! Por, respektin dhe madhështinë e kësaj treve shqiptare, ma rritën edhe më, autorët e librave që mora. Çfarë figure e çfarë eksperte e shkëlqyer e fushës së saj, znj.Gjyle Cahani - autorja e librit që posa e kisha lexuar! Çfarë historie interesante ndërtimi i Kukësit të ri e të Vjetër, ashtu si dhe virtytet e qytetarëve të tij ndër shekuj, bujaria e mikpritja e tyre e pastërt...! E kishin provuar edhe refugjatët e luftës së fundit në Kosovë ngrohtësinë dhe dorën e zgjatur vllazërore të kuksianëve ... Dëshmi për këtë ishte dhe Tempulli i ngritur në qendër të Kukësit, në kujtim të atyre ditëve plotë lot e ofshamë që dilnin nga thellësia e tokave të shkrumbuara nga dora e shkjaut... Në muret e kësaj Kështjelle In Memoriam, kishte plotë fotografi me pamje nga ato ditë, që mos u kthefshin më kurrë! Përballë në mur, ishte fotoja e një plake të strukur në mesin e familjarëve të saj që kishin marr rrugën e pakthim, një fëmijë që qante me duartë të drejtuara dikah... foton e Sarës së gjakosur nga plagët e thikës së ushtarit sërb, plakun e rrëzuar përtoke, e shumë të tjera që të ngjethnin mornica deri në rrënjët e flokëve!



..Dola e përcjellur nga të dyja gratë me uratën e tyre lamtumirëse për tu takuar herën kur do ti ktheja dhe tri librat tjerë që mora...

-Eh! Gjyle, Gjyle...tash njoh dy Gjyle që i dua shumë, po thosha me vete derisa hapja derën e makinës sime! ... Ashtu si Kadare që njihte përplot gra me emrin Ana! Bile në një moment të librit të cilën po e lexoja këtyre çasteve, ai shpjegonte se pse shkrimtarët kanë si të përzgjedhur emrin Ana për personazhet e librave të tyre..

- Uuuu - thashë me vete.. Po sikur të ishte e mundur, dhe Ismail Kadaren ta zhvendosja nga ajo rrugë e qytetit të Pogradecit që po shëtiste në njërën nga faqet e librit “Ikja e Shtergut”, dhe ta sillja këtu - dy rrugë më lartë nga shtëpia ime! Pikërisht përbri xhamisë me dy minaret e saj të larta si rrokaqiej, dhe Kadare ta përjetonte këtë moment .... A thua , a do t'i pengoheshin ato mendimet e tija krijuese poetike e letrare, ashtu siç po më pengohet tani mua, leximi i mendimeve të tija, të thurura me fije të arta nga fjalë të bukura shqipe dhe ngjarjet që thurte me to nëpër rrugicat me kalldrëm të Gjirokastrës, të cilën edhe ktë vit e kisha vizituar dhe shijuar nën madhështinë e saj hijerëndë..! Sa do të doja që Kadare të kishte ecur edhe në grimcat e dheut të rrugëve tona, që zhurma e hapave të tij, eleganca e figurës së tij, të linte hijen e saj në avullin përmbytës nga vapa e mesditës së sotme... A thua çfarë do të thoshte?!!...

...vazhdoja ëndërrën time nën tingujt e një kompozitori gjerman- Pachelbel, i cili zërin e hoxhës ma thyente në disa rrokje të largëta, që humbisnin në vobektësinë e tyre anadollake...

..Fotoja e ardhur nga brigjet e detit Jon, në të cilën vajza ime po çante midis valëve të tij me varkën që kishte shkaktuar stërkala si kristale vezulluese, më shpërqëndruan nga ëndërra e ardhjes së Kadaresë në lagjen time.... si dhe nga zëri i hoxhës, që tashmë na e kishte mbajtur ligjëratën për Allahun... gjyleshanehu ...


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks