SHKRIMI
e martë, 12 nëntor 2019

DILAVER GOXHAJ: ALBINI DHE BISEDIMET ME SERBINË!

Tiranë, 13 tetor 2019: Sa herë që politikanit Albin Kurti i është kërkuar të deklarohet për kriteret dhe rregullat që duhet të zbatohen në bisedimet Kosovë-Serbi, si rruga e vetme për heqjen e barierave midis këtyre dy shteteve, ai i ka qëndruar përherë koherent deklaratës së tij: bazë e këtyre bisedimeve do të jetë reciprociteti. Thënë ndryshe: kthimi i të drejtave me të drejta të ngjashme, (the granting of privileges in return for similar privileges).

Në mesnatën e datës 6 tetor 2019, kur u dhanë rezultatet e votimeve dhe u shpall se LVV zinte vendin e parë, në fjalën e tij para popullit të Prishtinës, kur foli për këto bisedime, pasi përmendi reciprocitetin, përdori edhe sinonimin e asaj fjale, duke u shprehur edhe më i vendosur: “bisedimet do të jenë në çdo gjë simetrike”. Populli shpërtheu në ovacione, pasi u siguruan se, Kryeministri i ardhshëm nuk do të lejonte që zgjidhjet t’i imponohen Kosvës.



Me këtë shprehje Albin Kurti i tha popullit të vet, se vetëm me bisedime simetrike, këtu dhe vetëm këtu do të qëndroi gjithë fuqia e Qeverisë së Kosovës gjatë bisedimeve me Sërbinë. Por, nuk duhet të harrojmë se njëherazi këtu do të qëndroi edhe dobësia e saj. Gjithçka do të varet prej aftësive dialoguese të ekipit të saj.

Përmes këtij togfjalëshi: “në çdo gjë simetrike”, Albin Kurti i tha atë natë popullit të Kosovës, se diplomacia bazohet në parimin: çdo shtet duhet të mendojë për vete dhe të luftoi për interesat e veta; se në çdo lëvizje të Serbisë, do të gjendet lëvizja analoge e Kosvës; nëse Serbia do tërhiqet në një pikë, atëherë edhe Kosova do tërhiqet në një pikë tjetër; nëse Serbia do të nxjerrë një pretekst tjetër, atëherë edhe Kosovës do t’i duhet të bëjë të njëjtën gjë.

Pra, Albin Kurti, me këtë frazë: “në çdo gjë simetrike”, na thotë, se Kosovës gjatë bisedimeve me Serbinë, do t’i duhet të eci sipas një boshti të caktuar nga vetë dy qeveritë bashkëbiseduese; sipas një boshti, i cili do të jetë boshti situatës.

Duke e theksuar se mënyra e bisedimeve do të jetë “në çdo gjë simetrike”, Albini gjithashtu na len të kuptojmë: nëse Serbia gjatë bisedimeve do të mundohet të bëjë ndonjë reng për t’i shpëtuar ligjeve të hekurta të simetrisë, atëhere edhe ne si Kosovë do të na duhet të jemi të përgatitur e të mbajmë të fshehta shumë marifete e sekrete; nëse Serbia do të mundohet ta godasë Kosovën në zemër, atëhere edhe ne si Kosovë do të na duhet ta godasim Sërbinë në zemër.

Me këtë deklaratë, Albini e siguroi popullin se sa herë serbët kudo që do të kërcënojnë të drejtat tona si Kosovë, ata do të kundërshtohen. Vetëm me këtë lloj taktike: të kërkojmë sa më shumë dhe të tërhiqemi sa më pak, qeveria e tij do të sigurojë përkrahjen më të fortë të popullit. Duke kërkuar simetri në çdo gjë, Albini premton, se në çdo çështje kardinale për Kosovën, qeveria nuk do të jetë oportune. Prandaj diplomacia quhet art dhe jo shkencë, e cila përdoret për të vendosur paqen dhe jo për të bërë luftë.

Me një fjalë, me këtë njësi frazeologjike gjuhësore, “në çdo gjë simetrike”, Albin Kurti na thotë, se veç kështu mund të bisedohet me Sërbinë, nuk mund të ketë rrugë tjetër, asnjë rrugë anësore; na tha, se çdo e “shtënë” duhet të jetë mjeshtërore, e tillë që Kosova, tifozët e zjarrtë të saj të lëshojnë britma habie.

Kështu, natyrisht, ka për të ndodhur edhe me tifozët e Serbisë.


Detyrën për të realizuar këto bisedime, e cila është një betejë politike, Albinit ia caktoi sovrani; se si do ta realizoi këtë “betejë”, kjo është detyra e “gjeneralit”, e Kryeministrit, prandaj dhe e votoi sovrani. Për të dalë faqebardhë në këtë “betejë”, Albinit i duhet të përzgjedhë strategjinë. Po t’i referohemi intervistave të ditëve të fundit të tij, kuptojmë se cila është kjo strategji që qeveria e drejtuar prej do të zbatojë në këtë “betejë”.

Dhe ajo strategji është: “Me mua si kryeministër i Kosovës do të fillojmë qysh në javën e parë dialogun me serbët e Kosovës nga poshtë lartë, për zhvillim, për integrim shoqëror. Kjo është një gjë tjetër, e pranoj. Por, do ta fillojmë…Për këtë gjë fare nuk kemi dallime me LDK-në.”

Sikundër shihet, përmes kësaj strategjije, Albini do mundohet të godasë strategjinë e kundërshtarit; ta lërë atë pa aleatin e saj në Kosovë, por dhe në Evropë. Kjo është gjëja më e rëndësishme si në luftën politike ashtu dhe në atë ushtarake: ta lësh kundërshtarin pa aleatë. Nëse realizohet kjo, negociatat e mëtejshme bilaterale për Kosovën do të jenë shumë më të lehta.

Pra, Albini na thotë, se dialogu me serbët e Kosovës do të jetë hapi i parë i bisedimeve Kosovë-Serbi.

Me këtë strategji politike, Albin Kurti është më se i bindur, se po u realizua hapi i parë, hapi i dytë i bisedimeve me Serbinë nuk do të jetë dhe aq i vështirë. Vetëm me këtë lloj strategjije Serbia do detyrohet të pranoi tragjeditë e rënda që ajo i ka shkaktuar popullit shqiptar në Kosovë, sidomos ato gjatë luftës së fundit, 1997-1999. Dhe Serbia është e detyruar të pranoi se me këto tragjedi, ajo ka thyer rekordin jo vetëm në numrin e madh të vrasjeve, por edhe në stërhollimin e hipokrizisë së tyre, duke bërë orvatje për ta shpallur veten viktimë dhe të stigmatizoi UÇK-në si ushtri terroriste.

Dhe cilat janë disa nga ato tragjedi të shumta që do të duhet të pranoi Serbia?

Edhe përgjigjen e kësaj pyetjeje na e ka dhënë vetë Albini përmes “Zërit të Amerikës”, në datë 11 tetor 2019:

“Besoj se i gjithë spektri politik kosovar, duhet të bashkohen në kërkesat e Republikës së Kosovës për Republikën e Serbisë, ku duhet theksuar një mijë e 500 të pagjeturit; pastaj janë mbi një milionë shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre në pranverën e vitit 1999, prej tyre 860 mijë të deportuar jashtë Kosovës; 20 mijë gra e vasha të përdhunuara; janë 10 mijë civilë të pambrojtur e të paarmatosur të vrarë, në mesin e të cilëve mbi 1 mijë fëmijë; fondi i kursimeve pensionale; depozitat bankare dhe 1 mijë e 200 artefakte kulturore, gjithashtu të plaçkitura; por të mos harrojmë se edhe shumë ndërmarrje në Kosovë i kanë pasur degët, zyrat e tyre gjithandej në Sërbi të cilat janë tjetërsuar padrejtësisht. Dhe këto janë vetëm disa prej elementeve përbërëse të kërkesave tona për borxhin që na e ka Serbia”.

Të gjitha këto tragjedi që rreshton Albini janë përgjegjësi juridiko-ndërkombëtare që kërkojnë përmbushjen e humbjeve të shkaktuara nga Serbia.

Albini, përmes kësaj dëshmie duket si një dijetar i rreptë, i cili u jep serbëve mundësinë për ta kuptuar, duke e shprehur haptazi politikën e qeverisë që pritet të drejtojë, pa bërë asnjë dredhi dhe pa dhënë shkas të përhapen zëra të kota ose të bëhen supozime. Nuk thuhet më kotë në diplomaci, se një njeri që e di shumë mirë punën e tij, vlen më shumë se një kamjon i tërë me dokumenta.

Me këtë ligjëratë Albini u drejtohet të gjithë politikanëve në Kosovë, pozitë dhe opozitë, duke dashur t’u thotë: drejtësia kërkon që ne t’i rishikojmë të gjithë hapat e hedhur deri sot në ato bisedime. Pra, Albini kërkon t’u thotë atyre, se vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një bazë e re për mirëkuptim reciprok në mes të gjitha partive në Kosovë, se vetëm kështu mund të realizohet bashkimi i gjithë popullit të saj të shumëvuajtur.

Përmes kësaj interviste në “Zëri i Amerikës”, Albin Kurti u thotë edhe diplomatëve të huaj në Kosovë: Deri sot diplomacia evropiane ka mbrojtur jo vetëm çmendurinë dhe krimet e rënda serbe në Kosovë, por dhe mungesën e sovranitetit të pushtetit të Kosovës në very tësaj, duke e zgjeruar atë edhe për vënien në jetë të “Zajednicën”; Albini u thotë se nuk dua të fyej asnjë politikan a diplomat, si në Beograd edhe në Prishtinë, por e vërteta është se politikanëve serbë nuk mund t’ua mbushësh mendjen veç me anë të diskutimeve; ajo që në një vend tjetër të botës është një argument diplomatik, te politikanët dhe diplomatët serbë nuk vlen fare, ata nuk duan t’i kuptojnë rregullat diplomatike të zakonshme, nuk duan të dinë se si bëhen lëshimet reciproke; dhe kjo ka bërë që serbët deri sot nuk duan të pranojnë asnjë faj ndaj Kosovës, prandaj dhe nuk pajtohen me idetë tona dhe me botën tonë.

Ky reciprocitet bisedimesh, kjo simetri, do të vijoi derisa t’u mbarohen të dy palëve “fishekët”, derisa të prishet paqja e armatosur midis tyre, se vetëm këshu do të arrijë të shuhet ajo urrejtje 1.400 vjeçare, urrejtje e shenjtë ndaj njeri-tjetrit, që është shndërruar në virtyt për secilën palë.

Tiranë, 13 tetor 2019


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks