SHKRIMI
e hënë, 09 dhjetor 2019

ARBER SHABANAJ: 'USHTARI ASTRIT SULI' - ROMAN, PROLOG

Wuppertal, 4 nëntor 2019: Unë në këtë roman interpretoi kuptueshëm përjetimet e mia të luftës dhe dua që ato ngjarje, „krejtësisht të pamaskuara“, pra muashtu si edhe kanë ndodhur, të ja sjellë lexuesit para syve. Këtu rrëfehet mbi përjetimet nga Lufta Çlirimtare e Kosovës, përgjatë periudhës së viteve 1998 deri më 1999.

Sidomos ata, të cilët thurin urrejtje të pabaza dhe antipati kontraproduktive kundër shqiptarëve, ata që janë në gjendje, Shqipërinë, kështu e ashtu t‘a dojnë dhe të cilët janë të interesuar në faktet deri më tani fare pakë të ditura, i ftoi përzemërsishtë, ta lexojnë veprën time.

Unë u përndjeka atëbotë nga dhuna e regjimit sllavë nga Kosova dhe ndodhesha në Gjermani, në kohën kur Lufta frontale në Kosovë shpërtheu, pra në siguri. Mirëpo nuk më lënte kurrësesi të qetë vetëdija ime përsonale dhe kombëtare, nëse nuk do të mirrja pjesë - krahë për krahë me bashkëkombasit e mi - në luftën çlirimtare.



Dëshmori i Kombit Astrit Suli (1976 - 1999), në ditën e dhënies së betimit, në Burrel - më 14 maj 1999


Për shkak të kualifikimit dhe përvojës time në sferën ushtarake - të cilat unë, sikurse edhe të gjithë kosovarët e tjerë, atëbotë gjatë shërbimit ushtarak dhe përsosjes së kualifikimit tim të mëtutjeshëm në armatën e agresorit i realizova -, mua m‘u desht ta kryej detyrën time si epror ushtarak, sa më mirë që ishte e mundur nën ato kushte, në mënyrë që ushtarët e mi, fare pakë apo hiq të përgatitur, t’i mësoja dhe sa më mirë për frontin e luftës t’i përgatisja.

Shumëçka na mungonte në luftë. Ne nuk ishim akoma me bukë dhe me ujë të furnizuar, e lëre më me pasisjen dhe mobilizimin e nevojshëm luftarak. Mirëpo të gjithë ne ishim të fokusuar në vendimin tonë të patjetërsueshëm - për një Kosovë të lirë -, të luftojmë kundër okupatorit.

***

Në këtë vepër unë mundohem, që lexuesit t'ja afroi të merë pjesë në mendimet dhe ndjenjat e mia si oficer, si përgjegjës i këtyre njerëzve të rinjë në moshë. Si një protagonist nga këta luftëtarë të guximshëm të lirisë, të cilët ishin nën besueshmërinë e komandës time, ju prezentoj ushtarin Astrit Suli.

Ai e përbënte „pjesën tjetër“ të ushtarit, i cili kishte për detyrë të zbatoi urdhërat ushtarake dhe luftarake, si dhe njëkohësisht të heroit të njëhershëm.

Muashtu sikurse ai, edhe shumë të rinjë të tjerë, edhe jetën e tyre e lanë për çlirimin e atdheut të tyre dhe atë, nën kushtet më mizore, të cilat njeriu vetvetës mundet t'ja imagjinoi.

***

Në pjesën e parë të romanit tim e përshkruaj, se si unë - me dijen dhe vetëdijen time më të lartë - mundohesha, që bashkëluftëtarët e mi për aktin e luftës sa më mirë t'i përgatisja.

Në pjesën e dytë ja afori lexuesit ngjarjet e tmerrshme të luftës, nga vija e frontit, para syve. Nuk e kishim vetëm detyrën herkulese që armatën e okupatorit -, e cila në pothuajse në duar të veta na kishte - ta luftonim, por ne edhe nga eprorët tonë më të lartë ushtarak u tradhëtuam, ata të cilët vetën e tyre si sindrom patollogjik me „komandantë“ e vetëtitullonin. Si pasojë, çdo furnizim u pezullua dhe nuk u realizua dot. Si rezultat i asajë dukurie fort negative, luftëtarët e lirisë nuk kishin as se çfarë të hanin e as të pinin, përderisa, paralelisht dhe në të njëjtën kohë, „komandantët“ e vetëçuajtur dhe analfabetë një jetë relativisht të mirë dhe të begatshme e kalonin.

Disa ushtarë plagosen, besa duhet edhe jetën e tyre ta humbin, jo për shkak të sulmeve të papërballueshme të armikut, por prej granatahedhjeve të vetë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe jo se togu pëgjegjës i artilerisë atëbotë ushtarët e mi qëllimisht i granatonte-jo, jo kurrësesi. Duke e ditur se ne luftonim kundër armikut dhe jo kundër njëri-tjetrit. Por, meqenëse ai tog artilerie nën komandën e protagonistëve të porsacekur-pra të pakualifikuar ndodhej, atëhere ushtarët e artilerisë edhe i gabonin koordinatat dhe si pasojë i dëmtonin vëllezërit e tyre ushtarë.

Unë e trajtoj si detyën time sublime, që këtë faqe nga ajo luftë aq e tmerrshme lexuesit të interesuar dhe vigjilent para syve të ja sjellë dhe përmes këtu edhe publikisht të ja dëshmoi. Këtë unë jua kam „me borxh“ atyre që e kanë mbijetuar luftën, e sidomos atyre që ranë në luftë për liri - e në veçanshmëri familjeve të dëshmorëve. Prandaj ato ngjarje tronditëse e të tmerrshme të luftës, nxjerren nga të gjitha anët në sheshin e dritës dhe këto dokumentohen për botën pasuese.

Kjo është një vepër e mrekullueshme, e cila përgjatë leximit shumë momente rrënqethëse e ndjenja të fuqishme me vete sjellë, poashtu edhe këtë apo atë njohuri sublime e kapitale e reprezenton! Unë i lejoi vetës time që, këtë vepër nga unë, sejcilit në zemër të ja adresoi!

Libri në fjalë është botuar në gjuhën Gjermane dhe mund të porositet përmes `buchhandel.de´ (Thalia, Amazon). Përzemërsishtë ju falemnderoi!


Der Soldat Astrit Suli

Roman / Neu

Arber Shabanaj

Taschenbuch

450 Seiten

ISBN-10: 169-5-86612-6

ISBN-13: 978-1695-86612-6

Verlag: Kindle / Independently published (28. Sptember 2019)

19,25 EUR

Erscheinungsdatum: 28.09.2019

Sprache: Deutsch

P.S.: Më lejoni që, në pika të shkurtëra, të ju afroi disa reflekse leximi provues, nga vepra e ime e sipërcekur:



Ç’farë më brengosë shumë, është fakti se - edhe përmbi heroin e kombit, Astrit Sulin, i cili gjithë kohës, poashtu edhe në frontin e tmerrshëm të asajë lufte ushtari im ishte -, kandidatë të ndryshëm të imagjinuar e difuzë, i lejojnë vetës të fabulizojnë tekste, këto të cilat askund farën e së vërtetës nuk e kanë. Kështuqë një ish-ushtar i thjeshtë - këtë të cilin unë, me qëllimin për t’ja ruajtur jetën, në frontin e luftës, e mora, e bashkangjita dhe e integrova në strukturën e togut t‘im (në kontinuitet-të kompanisë t’ime) të luftës, këtë ushtarë, të cilin e kishte braktisur „komandanti i vetë i shpifur“ atëbotë, sepse atë e kishte marë gjumi në bjeshkët e Pashtrikut, meqenëse edhe alkoholi i tepruar e ka bërë të vetën -, i lejon vetës së vetë, të thurë e të botojë në gazetë legjenda e informacione shumë të pavërteta përmbi princin e guximit, përmbi zotëriun e ndjerë, përmbi heroin A. Sulin!

Popujt që kanë traditë shtetëformuese nuk e kishin toleruar të pavërtetën e atillë. Shtetet kompakte, në të cilat respektohet ligji dhe regullat ligjore, me siguri se trillimet e atilla shumë të pavërteta, evazive, do të i kishin paditur dhe përndjekur penalishtë. Sepse heroi i bukur e fort i guximshëm, Astrit Suli, ka vuajtur shumë më tepër nga disa `shqipfolës me prejardhje kosovare´, sesa nga vetë armiku.

Kështuqë unë, si epror i parë dhe më i afërmi i Astrit Sulit, nga fronti i asajë lufte të egër dhe të kobshme, themeloi dhe dëshmoi - me dijen dhe vetëdijen t’ime më sublime, me përvojën luftarake dhe kualifikimet e mia ushtarake dhe duke u bazuar në arkivin-sekretin ushtarak nga fronti i luftës -, më sa vijon; se heroin e madhë të sipërcekur, shumë më tepër e kanë dëmtuar `komandantët analfabetë e të shpifur, shqipfolës, me prejardhje kosovare´, sesa vetë armiku i përbetuar shka këtë arriti ta e bëjë. Dhe ju apeloi të gjithë atyre „kriminelëve të lapsave e të tavolinave“, që të pushojnë tanimë menjëherë me gënjeshtra dhe fabula, të mos e etiketojnë e ofendojnë ish-luftëtarin t’im, heroin Astrit Sulin. Ai nuk është i vdekur, meqenëse jamë unë gjallë.

Dhe ju siguroi, se nuk do të heshtë më, por do t’ju kundërvihem protagonistëve të atillë (të cilët agojnë si hije të zeza, apo si `këpurdhat e helmueshme mbas rrebeshit´), të cilët i japin vetës së vetë të drejtën, besa edhe emrin t’im të e cekin nëpër shënimet e tyre me gabime të panumërta gjuhësore dhe me drejtëshkrim deformues kontraproduktiv. Të e lejnë intrigën e shkrimit dhe të pushojnë menjëherë me turpin e tyre dezinformativ të deritanishëm. Ata të cilët e kanë „parë luftën nga transheja e tyre“, të cilët as kokën nuk mundnin të e ngrisnin lartë, nga paniku e papërvoja ushtarako-luftarake, të cilëve unë ju shpëtova prapan… e edhe jetën… Të atillët e kanë marë sot -, në emër të anarkisë, të forcës e të korrupcionit - të drejtën të raportojnë nëpër portale e gazeta të pafajëshme, përmbi atë akt kapital lufte, të cilin n’tvërtetë s’e kanë parë dhe nuk e kanë kuptuar fare. Do të bëjë ç’mos, që ta e ruajë dinjitetin dhe integritetin e luftëtarit t’im të lirisë si edhe atë t’imin personal.

Argumentet-në pika të shkurtëra:

***

Unë çuhem Arber Shabanaj dhe isha eprori i parë-kryesorë-direkt dhe i autorizuar - në vijen dhe frontin e Luftës së Kosovës -, i heroit të rënë në luftë, për lirinë e Kosovës, i Astrit Sulit.

Nga këndi, apo nga perspektiva e veteranit të luftës, unë juve ju dëshmoi dhe cementoi se `lufta´ -, si term, si konflikt i armatosur dhe i tmerrshëm brutal - është akti më i kobshëm, të cilin faktori njeri ndonjëherë e themeloi. Populli Shqiptar nuk e pati të drejtën, të e zgjedhë simetrinë e kufizimit kufitarë me popuj të kulturuar dhe paqedashës, siç janë Hollandezët, Belgët, Zviceranër e tjerë. Sepse këtë neve na e imponoi automatikishtë dyndja e madhe e popujve. Kështuqë kur një popull i shtypur, siç është populli Shqiptar, ka në kufinjtë e tijë një popull ekstrem radikal dhe tejet uzurpues, siç është populli `Sllav´, atëhere shpeshherë imponohet edhe konflikti i armatosur.

Në luftë unë shkova me vetëdëshirë dhe atje agova dhe reagova si eprorë ushtarak i kualifikuar. Në Gjermani unë të gjitha i pata. Por vetëdija e ime personale dhe kombëtare dhe vetë talenti im në sferën ushtarake, më drejtuan për në frontin e luftës. Kur Lufta e Kosovës dhe akti im i luftës u krye, unë u ktheva mbrapa, në Gjermani, aty ku edhe isha i vendosur. Nuk jamë unë nga ajo specie e atyre individëve, të cilët me fanatizëm dhe dëshirë të flaktë, veten e tyre me „komandantë“ e titullojnë! Pjesa dërmuese e të cilëve morën pjesë në „luftë kundër plazhit të Durrësit“ e „kundër klubeve të Tiranës“. E në kohën e paqes, në emër të ligjit të dhunës-të t’fortit pra, jua morën popullatës edhe kafshatën e gojës. Në fakt Kosova ka akoma më tepër „komandantë“, sesa fabrika! Përderisa Hamburgu, si qytet, i ka afër 1.800.000 banorë, e Kosova e tejvuajtur - si shtet para së gjithash -, as aq banorë nuk i ka!

„Uji i qetë është i thellë“. Unë deri më sot kamë heshtur fare, sepse nuk deshta të bie në atë nivel të ngjashëm tejet të ulët me ata protagonistë, të cilët manipulojnë historiatin tonë të ndriçueshëm kombëtar. Dhe tani ju themë atyre „kriminelëve të lapsit“-MJAFT MË! Sepse patjetër se edhe „e vërteta është bija e vetme e kohës…“

Kështuqë më brengosnin shumë disa dezinformacione të kohërave të kaluara. Më lejoni ju lutem, vetëm tre fakte të ju dëshmoi:


1.Ceken emrat e gabuara të sanitetëve, të cilët heroit të rënë, Astrit Sulit, ndihmen e parë ja paskan afruar. Sanitetët e vërtetë të heroit të cekur ishin Sevdija, Shkurta, Shehidja dhe Shemsiu (ish ushtarë-luftëtarë të mi, të cilëve unë vetë atë detyrë jua përcaktova dhe jua besova).

2.Publikohet fotografia në diten me Diellë, kinse me heroin fort të guximshëm - të rënë në luftë për liri -, me Astrit Sulin. Përderisa i madhi hero, aty rreth orëve të darkës, pra në errësirë ka rënë dhe assesi gjatë ditës. E paralelishtë nën ato çaste të tmerrshme zhvillohej `Ofenziva e 3-të e Pashtrikut´. Kështuqë mua, si epror i njësitit të cekur, në vijen e frontit të luftës, më është dashur mbi 120 metra të zvarritem - sa më shpejt që ishte e mundur nën ato kushte luftimesh të tmerrshme -, për të mbërrirë tek i ndjeri dhe për t’ia mbyllur sytë Astritit. E si paskan mundur të bëhen fotografitë e atilla të imagjinuara, nën kushtet e cekura? Pos tjerash, individi i fotografuar aty nuk i ngjanë kurrë Astrit Sulit. Ju lutem krahasojeni edhe ju vetë, shumë të nderuar lexues vigjilent. Dhe nga këndi neutral, me siguri se ju, në vazhdim, e shtroni pyetjen tuaj krejtësishtë legjitime; se vallë kaq lehtë po u manipulokan historia kombëtare dhe dinjiteti, integriteti dhe sovereniteti i heroit të kombit?! Dhe për çfarë të bëhen (kinse) ato fotografi me një dëshmor të rënë në luftë?! Fotografitë e atilla të shpikura janë turpërisht të botuara nëpër portale Interneti (TURP)!

3.Astrit Suli ka vuajtur tmerrshëm nga pseudo „komandantët“ difuzë kosovarë në ushtrimoren e Burrelit. Dhe në frontin e luftës, mu në atë ditë kur dëshmori Astrit Suli ndërroi jetë, ushtarët e mi-bashkë me mua, i kishim 4-ditë mbrapa neve, që kur nuk kishim ngrënë dhe dy ditë pa pirë fare. Përderisa të vetëçuajturit „komandantët“ Ruzhdi S., Ilmi K., Pjetër Sh. e tjerë, piçnin soxhuk të Kosovës, pinin raki rrushi e qumësht bagëtishë, flinin në kullën dykatëshe dhe shihnin televizor, matanë kufirit, pra në Shqipëri. Këta të fundit, ishin të armatosur deri në dhëmbë me armët më moderne dhe ruheshin nga një tog e gjysëm ushtarësh (diku mbi 48 veta), nga togu i `POLICSHKISË´ së atëhershme ushtarake. Dhe nga kush ruheshin? Nga vetë ushtarët e UÇK-së, për padrejtësirat dhe terrorin, të cilat këta mbi ushtarët e vetë, fare të pambrojtur - sikurse në Burrel, poashtu edhe në buzë të frontit të luftës, në kufirin me Kosovën pra -, i aplikonin. Kështuqë protagonistët e porsacekur, i uzurponin me ligjin e dhunës armët moderne, jua ndanin bukën dhe ujin luftëtarëve të lirisë, pëderisa ish-ushtarëve të mi ju duhej me armë defekte dhe me barkun tejet të zbrazët në vijen e frontit të luftës burrërishtë të përballoheshin…!

Kjo është faqja reale e luftës, shumë te nderuarat zonja dhe shumë të nderuarit zotërinj.

Simbas mendimit tim, është koha që njerëzit të i lejnë më njëhere dhe përgjithmonë dezinformacionet dhe intrigat, se janë afër të 50-tave e besa edhe më të moshuar. Mjaft më u mburren ata, të cilët nuk e meritojnë, me veprat dhe gjakun e të tjerëve, i cili u derdh i pafajshëm.

Kështuqë nëse doni vërtetë të e dini, se kushë e ka bërë Luftën në Pashtrik dhe kushë arriti të i korrë sukseset sublime nga ajo luftë, atëhere drejtohuni ju lutem zotërinjëve, më sa vijon:

1.Abdurrahman Nezifi-alias „Komandant Bugari“,

2.Vëllau i „Kom. Bugarit“,

3.Arsimi,

4. „Fexhi“ dhe

5.Ahmeti-që të pestët me prejardhje nga Podujeva.

***

1.Florim Kurti,

2.Faton Gashi (luftëtar tepër i denjë, shet mallëra të rëndomta në treg, në vëndse të e posendonte një post që e meriton) dhe

3.Samedin Shala-që të tre nga Prishtina.

***

1.Shlezen Ahmeti-nga Mitrovica.

1.Bujar Durguti-nga Rahoveci.

1.Ferat Alushaj-nga Peja.

***

1.Qemal Zeqiri (i plagosur, invalid i luftës)-nga Gjilani, …e të tjerë.

Pra këta janë e vërteta mbi Frontin e Pashtrikut, këta janë suksesi i luftës, janë Pashtriku dhe janë vetë Astrit Suli.

Sidomos Ahmeti, Arsimi dhe vëllau i „Kom. Bugarit“ ju informojnë në detaje, se kush i plagosi luftëtarët e lirisë në Frontin e Pashtrikut; thërmijat e granatave të hedhura nga togu i artilerisë së UÇK-së, apo `shkijet´…Poashtu edhe mbi rrethana të tjera, e tjera...

Pra luftëtarët e vërtetë-të denjë të luftës, të cilët sot, për fat të keqë, as nuk i çmon e as nuk i pyet askush. Këta janë masa e vuajtur, masa popullore. Këta e bartin barrën e së vërtetës mbi supet e tyre dhe kanë frikë të e rrëfejnë realitetin. Këta duhet të pyeten përmbi zhvillimin real të ngjarjeve në luftë e jo të vetëemërtuarit „komandatët“. Thuajse paska luftuar `shkau´ i tërbuar kundër komandantëve e jo kundër ushtarëve të ndjerë, të cilët nuk patën të drejtë as të jenë të rinjë dhe ata që janë sot gjallë, vuajnë për kafshatën e gojës. Përderisa „komandantët analfabetë“ i kanë tre hotele në Gjakovë e në qytete të tjera të Kosovës, besa e ndërtojnë shtëpinë përmbi kanalizimin e fqinjit të tyre, sepse e kanë forcën, e kanë grupacionin, anarkinë dhe korrupcionin e shtetit të dobët me vete, i kanë armët, të cilat i fjetën kundër `shkaut´, që t‘i ruajnë kundër shqiptarëve të tejvuajtur.

Në veprën time, unë, i kam cekur padyshim në detaje të vërtetat e pathëna, të cilat kanë ngelur në pluhurin e harresës.

Sepse lufta kundër harresës duhet fitur, shumë të çmuarit lexues. Dhe kush e fiton luftën kundër harresës, e ka fituar njëkohësisht edhe luftën kundër deformimit të ngjarjeve dhe edhe atë kundër përsëritjes së gabimeve të ngjashme historike…!

Ju falemnderoi shumë nga zemra, për ç‘do përkrahje pozitive dhe interesim progresiv, të cilat ju veprës time dhe personit tim ja reprezentoni dhe ja afroni. Unë isha eprori i heroit të madh, i Astrit Sulit. Prandaj askush më mirë se unë nuk e njihte dhe as më të afërt se unë atë nuk e kishte. Ju falemnderit!

Me respekt sublim para personaliteteve tuaja, ju përshëndes ngrohtë.



Arber Shabanaj


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks