SHKRIMI
e hënë, 09 dhjetor 2019

BEHXHET SHALA BAJGORA: ZVARRITJET PAARSYESHMËRISHT TË ARSYETUARA TË FORMIMIT TË INSTITUCIONEVE NGA LVV DHE LDK

Pashtriku, 4 nëntor 2019: Dashuri pa pasion, marëdhënie pa ereksion: Po bëhet thuaja një muaj kur zgjedhjet e përgjithshme, të parakohshme, përfunduan e që tani , pas numërimeve dhe rinumërimeve, ankesave dhe parashtresave e kemi një pasqyrë më të qartë , edhe të fituesve edhe të jofituesve. Këtë mozaik të rezultateve po e mjegullon koalicioni NISMA-AKR dhe PD duke krijuar një situatë ku ata deklarojnë se e kanë kaluar pragun në ndërkohë që rezultatet preliminare e që duhet të certifikohen nga KQZ-ë e thonë të kundërtën, ky koalicion mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës duke marrë në thua pikërisht në këtë prag . Fitues i padiskutueshëm i këtyre zgjedhjeve është Albin Kurti, i shoqëruar nga LVV, pas së cilës vjen LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe e Aleksandar Vuçiqit në Kosovë. Koalicioni parazgjedhor midis LDK-së dhe LVV-ës dështoi për faktin se LDK-ë, konsideronte se do të jetë pa konukrrencë në këto zgjedhje, natyrisht si fitues prandaj nuk pranonte kurrfarë marrëveshje me LVV ndonëse njëra-tjetrës i shprehnin dashuri platonike , ekskluzivisht për përfitime të pushtetit dhe politike. Sondazhet para zgjedhjeve e nxirrnin LDK-në fituese me 6-7% dallim prandaj , pse të bëjë koalicion parazgjedhorë dhe të pranojë kushte kur, si “fitues“, ju i përcaktoni rregullat e lojës ! Nuk doli të jetë ashtu dhe , përkundër trendit që nuk linte asnjë hapësirë se kush është fitues i këtyre zgjedhjeve , LDK po pretë certifikimin e rezultateve nga KQZ-ë ndonëse e ka të qartë se , sa i përket rezultateve: “pordhi kali në derë të hanit ...”prandaj nuk po ngutet në arritjen e një marrëveshjeje që duket të jetë e pashmangshme me LVV . Nëse LVV dhe LDK janë deklaruar për një koalicion apo “dashuri politike“ , nuk e kam të qartë pse tani vonohen për arritjen e kësaj marrëveshjeje ?! Rezultati i zgjedhjeve nuk ka gjasa të ndryshojë në favor të LDK-së sikur që duket se koalicioni NISMA – AKR dhe PD nuk do të mund të përdoret nga LDK si kërcënim për disiplinim të LVV prandaj situata është shumë e qartë. Më heret , LVV dhe LDK kanë qenë në luftë të hapur verbale dhe fizike të cilën , disa zëra oportunistë të LDK-së e arsyetuan se ata që kanë ushtruar dhunë ndaj LDK-së nuk janë më pjesë e LVV por e PSD –së ! Ky arsyetim e sjellë armëpushimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm midis këtare dy subjekteve që “ duan “ dhe duhet ta bëjnë koalicionin dhe , çdo zvarritje në këtë drejtim është e paarsyeshme duke vonuar formimin e institucioneve. Këto dy subjekte politike do t’i kenë , së paku 60 deputetë dhe me përkrahjen e pakicës joserbe mund të sigurojnë 70 vota, mjaftueshëm të bëjnë institucione , më stabile se koalicioni paraprak. “Armiqësia“ midis LVV dhe LDK duhet të pushojë përkundër dallimeve të mëdha , jo vetëm programore. Në fund të fundit , këto parti kanë pasur dallime edhe para zgjedhjeve por janë përcaktuar për një koalicion qeverisës , e që në rastin konkret duhet të vlerësohet si pozitive dhe standard i munguar , me asgjë nuk po pengohet nga opozita, PDK dhe AAK. Është krijuar një mit se pikërisht PDK dhe AAK e duan dështimin e marrëveshjes midis LVV dhe LDK-së për të krijuar matematika tjera qeverisëse e që mendoj se janë krejtësisht të pavërteta . Jam shumë i sigurt se në asnjë rrethanë PDK nuk do të pranojë të bëhet pjesë e pushtetit sepse , me pranimin e shpejtë të rezultateve dhe deklarimin se kalon në opozitë ka dërguar porosi të qarta se do të bëhen përpjekje për konsolidim të partisë , si opozitë konstruktive. Frika nga PDK dhe AAK është vetëm një arsyetim për mungesën e ereksionit qeverisës të një dashurie , pa pasion që ka qenë dhe mbetet ajo midis LVV dhe LDK. LDK , e mësuar se pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve ( nga viti 2004 kurrë nuk ka qenë fituese ) , gjithmonë është bërë pjesë e pushtetit duke e marrë postin e kryeministrit e që është menaxhuar nga PDK . Në këtë kartë po luan edhe tani duke e injoruar faktin se Albinb Kurti dhe LVV do ta kallin Bangladeshin dhe Nepalin e nuk do të lëshojnë pe për postin e kryeministrit . Dhe kanë plotësisht të drejtë ! Të kota janë kërcënimet e Isa Mustafës se , ose do të “ martohen “ me LVV , ose “ virgërinë e shkërdhyer shumë herë më parë “ nuk do ia japin askujt tjetër por se do të shkojnë në zgjedhje të reja apo do të kalojnë në opozitë sikur që bënte dikur Penelopa , gruaja e Odiseut që trillonte njëqindmijë arsye për të refuzuar shkuesit apo hamshorët që donin t’i hipnin , jo se ishte shumë e bukur por se ishte gruaja e Odiseut ! LDK , nëse nuk “ martohet “ me LVV nuk ka alternativë tjetër përveç Kadriut dhe Ramushit . Do të bëhej pjesë e një tresheje ku do të dhunohej pamëshirshëm. Është një e keqe me të cilën po përballet thuaja e gjithë LDK-ë ; nuk duan ta pranojnë të vërtetën se Albin Kurti e ka fituar të drejtën e votës të bëhet kryeminister i Kosovës dhe “ partneritetin “ me LVV , nuk po e marrin si përparësi dhe detyrim të përmbushjes së premtimeve elektorale por se po e përjetojnë si një dhunë që mund të zgjasë një mandat të plotë apo një pjesë të këtij mandati. Nëse Franca dhe Gjermania e kanë tejkaluar armiqësinë shekullore duke e shndërruar në miqësi dhe bashkëpunim , nuk ka asnjë arsye që kështu të mos veprojnë LVV dhe LDK-ë. Kam përshtypjen se në këtë situatë , LVV po duket më pajtuese kurse LDK po tregohet më rigjide . Së paku nëse i referohemi zyrtarëve të lartë të këtyre dy subjekteve politike . Nëse është kjo që po duket dhe po dëgjohet , LVV e ka të padiskutueshëm vetëm postin e kryeministrit kurse LDK , edhe këtë post po e konsideron si të negociueshëm !

Pse po ndodhë kështu : Isa Mustafa e ka menaxhuar me një saktësi mahnitëse mundësinë e ndarjes së LDK-së duke e rifaktorizuar në skenën politike. Po të mos ishin të theksuara kundërshtimet e mëdha brenda LDK-së , sot kjo parti do të ishte fituese e zgjedhjeve. Me fëmijë të lazdruar , asnjë prind nuk mund të ndjehet rehat por , edhe LDK , si çdo prind i pa-përgjegjshëm , është munduar t’i mbulojë dhe arsyetojë çarjet e thella brenda partisë. Po të mos ishte Isa Mustafa , LDK do të ishte duke luftuar për vend të tretë , me AAK-në . Kjo është gjendja momentale , çka do të bëhet në të ardhmen me LDK-në , mbetet të bëhet një analizë pr të cilën unë nuk kam kapacitet të duhur . Isa Mustafa i pajtoi të gjithë , dikend në listë për deputetë , tjetrin kandidat për ndonjë post kryeministror apo ministror dhe shumë premtime tjera në këtë bingo të paskrupullt politike. Tash , Isa Mustafa , në vend se të pajtohet me gjendjen reale dhe të bëjë përpjekje që sa më parë të formohen institucionet , duke lëshuar në ajër ballona provues dhe kondomë me afat të skaduar politikë , po e teston reagimin e LVV . Vetëm në monarkitë janë të trashiguara postet dhe kurrsesi në shtetet dhe vendet demokratike. Duket se Kosova , ndonëse e deklaruar si Republikë Parlamentare , në sjelljet dhe veprimin praktik ka elemente të trashigimisë jomorale dhe të pamerituar. Mbahet mend parapagimi i Enverit për post të ministrit për punë të jashtme që edhe e realizoi. Apo planifikimi i Hashim Thaçit – Shimës për postin e presidentit e që e realizoi pikërisht në saje të përkrahjes së LDK-së dhe disa mercenarëve që fituan poste ambasadorësh apo favore në biznes. Tash , Isa Mustafa po e vlerëson se posti i presidentit qenka mënyra më e mirë për përmbyllje të karrierës politike , me shumë rënie por edhe ngritje. Menjëherë pas kësaj doli Luta duke thënë se si nuk na është kujtuar se ky post është i bekuar për Isa Mustafën . Kështu deklaruan edhe disa ballonë tjerë të blerë në shitoret ; gjithçka 0.1 cent aq sa është edhe vlera e tyre reale. LDK duhet ta urojë LVV dhe Albin Kurtin për fitore dhe postin e kryeministrit dhe me urgjencë të bëjnë marrëveshje politike për formim të institucioneve . Përralla janë zgjedhjet e reja dhe qëndrimi në opozitë; as nuk e do LDK e as nuk e lejojnë “ miqtë “ ndërkombëtarë ! LDK , duke përdorur taktikat e vjetra , është fisnikëruar edhe me “ përkrahje “ të reja, nga “ miqtë” ndërkombëtarë. LDK po luan në kartën se LVV , duke pasur qëndrim të fortë rreth bisedimeve me Serbinë do të hasë në mllefin e ndërkombëtarëve ndaj Albinit e që do të ndikojë që LDK të eklipsohet si bashkëpunëtor i pazëvendsëueshëm . Dhe besoj se nëse luan në këtë kartë , do të digjet shumë , deri sa të bëhet shkrumb e hi. Nuk ka asnjë dyshim se , edhe LVV sikur edhe Albini , do të kalojnë me sukses procesin e zbutjes sepse janë të vetdijshëm për pasojat prandaj , në këto rrethana të reja LDK duhet të jetë partnere e LVV , jo për të realizuar 100% e bisedimeve por për të bërë më të vogla dhe më të menaxhueshme dëmet që i janë bërë më heret Kosovës e që iu ka rënë në hise të nënshkruajnë Albini dhe Isaja.

Po si duhet të veprojë opozita : Ramush Haradinaj bëri mirë që hoqi dorë nga posti i deputetit sepse , në këtë mënyrë do të ketë më shumë kohë të merret me partinë. Realisht AAK më ka zhgënjyer me numrin e votave aq më parë që u bashkëdyzua me PSD-në. PSD mbeti parti që menaxhon me kryeqytetin e Kosovës , Hiroshimën të cilën skajshmërisht e ka shëmtuar duke e shpërfytyruar hajnisht nga identiteti i saj. Po duket se kjo do të jetë veprimi i fundit që e bëjnë , së bashku me oligogarkët mafiozë të ndërtimit . Nuk mund të gjeni sot asnjë rrugë të Prishtinës e që nuk është e dëmtuar nga kamionet e shumta që 24 orë bartin dhe dhe materiale inerte nga lokacionet që i kanë shndërruar në varreza kolektive arkitektonike . Më shumë takoni autobote me betone në rrugët e Prishtinës se vetura të Policisë së Kosovës apo ato të Ndihmës së Parë. Tmerr i papërshkruar , në rrugët e Prishtinës . Ramush Haradinaj dhe AAK duhet ta përkrahin formimin e qeverisë dhe nuk duhet të lejojnë që Lista Serbe ta ketë votën përcaktuese për Kosovën dhe proceset politike .

Edhe Kadri Veseli , veprimin më të mirë do ta bënte nëse largohet nga posti i deputetit dhe të merret me reformimin e partisë , me një kusht nëse i mbijeton vullnetit të Samiut që po e kërkon kokën politike të Kadrisë. Nuk është aspak e preferueshme që nga posti i kryetarit të Kuvendit , të bëheni deputet. Këtë e pati provuar edhe Jakup Krasniqi por se më vonë u përcaktua për postin e që e kishte , me të gjitha beneficionet që i takojnë dhe pa asnjë përgjegjësi reale. Kadri Veseli , pavarësisht se çfarë programi do të kenë koalicioni LVV – LDK , pa asnjë kusht duhet ta votojë këtë qeveri , si veprim teknik duke mos u dëgjuar fare për 100 ditët e para të qeverisjes. Pastaj duhet ta luaj rolin e opozitës , pa asnjë dyshim asaj konstruktive . PDK dhe AAK kanë detyrim moral të jenë konstruktiv sepse edhe vet kanë kontribuar në këtë gjendje që e kemi sot . Madje , përgjegjësia e të gjithë akterëve , hiç këtu LVV është tepër e madhe për t’u tërhequr nën mriz ! Edhe nëse nuk pranojnë , do të detyrohen të pranojnë ! E mira e së mirës është që të bashkëpunojnë në mënyrë që dëmet të jenë sa më të vogla. Jam shumë kureshtar të shoh nëse opozita do ta votojë qeverinë Kurti e që do të ishte edhe një standard demokratik , në të kundërtën do të jenë në kundërshtim me veprimet që i morën menjëherë pasi përfunduan zgjedhjet .

Sa mund të realizohen pritjet : Po të mos ishin bisedimet me Serbinë prioritet dhe kusht i caktuar nga ndërkombëtarët , gjërat do të shkonin më mirë. Kosova ka buxhet social dhe çdo ndihmë materiale nga jashtë do të kushtëzohej me dëgjueshmëri politike. Ky do të jetë Pragu i Nismes për LVV e cila do ta kushtëzojë jetëgjatësinë në skenën politike kosovare. Bisedimet me Serbinë do të jenë parakusht për të gjitha proceset tjera , me gjasë do të prodhojnë efektin domino. Prandaj , shumë votues edhe mund të zhgënjehen për shkak të mospërmbushjes së premtimeve elektorale. Aktualisht , në pozitën më të rëndë është Albin Kurti , i mbërthyer midis Skilës ( premtimeve të dhëna dhe qëndrimit të fortë ) dhe të Haridbes ( kërcënimeve të ndërkombëtarëve dhe mundësisë reale për implementim të këtyre kërcënimeve ) . Albin Kurti do të kryqëzohet sikur Krishti në rrugën e tij të gjatë të Golgotës , deri në përfundim të arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë. A do t’i mbijetojë kësaj Golgote , nuk jam aspak i sigurt ! Mirëpo , në variantin më të keq , më mirë është të ju kryqëzojnë të tjerët se ta kryqëzosh veten ! Serbia , e ndihmuar nga ndërkombëtarët dhe një grusht të politikanëve kosovarë , rëndë e ka dëmtuar dhe po e dëmton Kosovën duke imponuar një marrëveshje të dëmshme. Kjo është ajo që mund t’i presë këmbët e veprimit , edhe Albinit por edhe koalicionit qeverisës prandaj edhe pritjet e mia janë të vogla . Nëse gaboj në këtë parashikim , do të bëhet mirë për Kosovën dhe shumë kam dëshirë të gaboj në këtë rast. Mirëpo shenjat janë ndryshe , po luhet një lojë e ndyrë ku askush nuk do të mbetet i papërlyer; sikur ata që i kanë krijuar kushtet e shpërthimit të kanalizimit , me ndyrësira , ashtu edhe ne që për interese të ndryshme kanalizimin e kemi pranuar si të ishte Drini i Bardhë. Gjithmonë na kanë mashtruar ; bëjeni këtë do t’i keni vizat . E bëmë por se na treguan bërrylin . Nuk e kam të qartë pse ne duhet t’i besojmë presidentit Tramp në kohëpn kur më shumë se 60% e amerikanëve nuk i besojnë. Duhet të mos i gënjejmë të tjerët pasi e kemi gënjyer veten se jemi më amerikanë se vet amerikanët. Kurrë nuk mund të bëhemi të tillë , me gjithë servilizmin antologjgik mashtrues që e kemi. Sa më shumë të servilohemi , aq në pak do të na besojnë ! Kosova duhet të bisedojë me Serbinë vetëm duke mbrojtur dhe kërkuar respektimin e integritetit territorial , sovranitetit shtetërorë brenda këtij integriteti , respektimit të fqinjësisë së mirë dhe eliminimit të pretendimeve territoriale. Këto janë parimet bazë që duhet të jenë të panegociueshme kurse , për të gjitha të tjerat duhet të bisedohet !

Deri atëherë , LVV duhet të hjek dorë nga e “ drejta e Sheriatit “ duke bërë ankesë për çdo votë të panumëruar sikur edhe që Luta duhet , më shumë të dëgjojë muzikë relaksuese e jo të shpërndajë kakofoni të tipit : “ edhe po ma kona , edhe nuk po më lenë nana”. Formoni institucionet dhe bashkërisht ndërtojeni murin mbrojtës apo Linjën Mazhino !

4 nëntor 2019 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks