Berlin, 20 nëntor 2019:
1.
Kronikë e mortit të dytësuar ka një ndërthurje të rrallëparë.
Njëra, Dhèlindsja, linte pas korteun e madh kolektiv dhe veshte mantelin e rreckosur drejt Asgjësë. Dhe ulej e priste në sheshin e Njeriut të panjohur...
2.
E dyta, pastaj, Dhétretsja s'pati një korte. Kësoll të madh a të vogël. Më e vetme se vetmia, ajo mbetej e ngujuar në burgun e ëndrrës. Dhe dënesnin ato në shiun e qiellit anonim, duke pritur t'zonë që gjendej diku, n'askundnajë...E që s'do i prehte kurrë më...
3.
Midis tyre, ndërkaq, rend i gjatë për të shlyer kujtesën. Emrin. Pritje në ankth. Natë e mjes trokitjesh në portë. (Lehje qeni e shuar tashmë n'pragun e humbur). Torturë. Harrim. Mëshirë poshtëruese. Fëmijë që do kenë vetëm baba biologjik, e ashnjëherë social. I tillë që do t'ua ruante rrënjët, e do t'u jepte krahët: në Votrën parlindëse të jetës..! R. K.
Gëzuar 28 Nëntorin 1912!
Fazli Berisha - Pashtrik
Selver Mackaj 2
Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga: AlbaProject Networks