SHKRIMI
e shtunë, 25 janar 2020

ELIFE PODVORICA JASHARI: 51 VIKTIMAT E TËRMETIT...

Prishtinë, 3 dhjetor 2019: O Zot! Kjo nuk është vetëm një Nightmare! Është një gjë reale, por që nuk donim të na çfaqej as në ëndërrat më të këqija!

Po bisedonim e po bënim plane t'ia mësynim Vlorës këtë vit për ta festuar edhe ne qytetarët e Kosovës 28 Nëntorin e çmuar! Vite më herët këtë gjë e kishim parë vetëm në ëndërr, apo fshehurazi nëpër ekranet tona, kur dikush duhej të rrinte nën pullazin e shtëpisë dhe me mm ta mbante antenën në atë pikë ku na e sillte televizionin shqiptar në ekran! Ishin ato çaste ku ne ushqeheshim dashuri Mëme!

Por, këtyre viteve ëndërra u bë zhgëndërr dhe ne shqiptarët e të gjitha trojeve, po të na e mbanë gjepi, kemi mundësi lirshëm t,i mësyhemi rrugës së kombit dhe të shkojmë kudo që të na teket!Këtë vit, më shumë se çdo vit tjetër , bëheshin plane, afroheshin oferta për shkuarjen në Vlorë!



E dijmë të gjithë-Nuk shkuam! U nisëm rrugës së kombit i madhë e i vogël !Por në Vlorë nuk shkuam!Drithërimat e 28 Nëntorit, u zhvendosën dy ditë më parë në shpirtërat tanë për të na bërë edhe njëherë fatkeq, për të na shkaktuar edhe njëherë trauma !

Ishin drithërimat e Tokës mëmë që skishin të ndalur !Fati i keq , kishte vendosur që në vend të Festës, gjithëçka të kthehej në fatkeqësi!...

Erdhi rrufeshëm Nëntori kësaj here! Dhe ashtu rrufeshëm na i morri me vete 51 shpirtëra njerëzish të afërt, njerëzish të dashur! Dridhjet e pandalshme, i bënë copë familjet! Disa nën rrënoja, të tjerët mbi to duke u përpëlitur me duar e me thonjë që t,i nxirrnin të vegjëlit e tyre nga foletë e rrënuara!

E ne! Pak ditë pas shkuarjes së tyre , i kemi pagëzuar me një emër të ri-Viktima!

O Zot po pse???

A nuk ishte mjaftueshëm varfëria e skajshme e jo shumë viteve më parë ?

Pse qenka e shkruar kështu?

Pse??...Edhe pasi u ngopëm bukë më ne fund dhe hoqëm dajakun nga koka, edhe pse ndërtuam shtëpi e pallate të bollshme e të bukura !Kishim vuajtur të shkretit!Ishim rritur pa mblojë e shtrojë të bollshme!Boll ishte vetëm nr i fëmijëve të cilëve u mungonte edhe kafshata e gojës!

I bëmë të gjitha!Ndërtuam shtëpitë, qamë kufirin dhe u bëmë prap bashkë me vajtje –ardhjet tona! Bëmë miq e shokë në Durrës, Tiranë, Milot, Kukës,e gjinthandej tokës Mëmë!

Pse na trondite e na mbushe tmerr këtyre ditëve? A nuk e ke kuptuar se muaji Nëntor për shqiptarët është muaji i Festave, por jo i tmerreve!A nuk e ke kuptuar seçdo muaj i vitit te shqiptarët ka një histori më vete !P.sh.muaji mars , në memorien shqiptare nuk sjellë vetëm lulëzimin e pranverës!Sjellë aromën e gjakut të shumë bijëve e bijave të këtyre trojeve!Muaji Prill nuk ka vetëm ngjyrat e blerta dhe cicërimën e zogjëve!Ka edhe ofshamën dhe lotin e Lokes kur u dasht me tesh e kotesh ,me boqen nën sqetull të lëshojë votrën ku kishte gatuar bukën në qerep dhe të mirrte botën në sy! A harrohet egsodi i para 20 viteve?

Vetëm muaji Nëntor ka bukurinë e tij!Krenar sjellë çdo vit të mbështjellur nën flamurinë kuq e zi gjithë domethënien e egzistencës shqiptare !Dhe ti o Zot!!Pse na e preke Nëntorin?

Pse Nëntorit tonë i solle 51 viktimat?Pse? Në vend të këngës na solle gjëmë?

Edhe ata donin t,i bashkoheshin festës tënde!Edhe ata kishin ëndërrat e tyre, dashurinë që e derdhnin për njëri-tjetrin!Donin që në festën tënde të duheshin e përqafoheshin me miq e shokë nga e gjithë Shqipëria!Donin të festonin....ishin Njerëz ...e jo Viktima!

Pse,pse pse????


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks