SHKRIMI
e shtunë, 08 gusht 2020

ALI MEHMETI: VJOSA OSMANI TË SHNDËRROHET NGA NJË KUKULL NË NJË PRIJËSE!

Gjenevë, 4 dhjetor 2019: Për ditë e më qartë po vërtetohen të gjitha dyshimet parazgjedhore, që Vjosa Osmani po e luante një rol episodik në strategjinë e LDK-së, për fitimin e sa më shumë votave, duke ekspozuar një fytyrë të re gjatë fushatës parazgjedhore. Një fytyrë simpatike, por edhe që fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e 2017-së dhe që nuk mundte ta shmangte.

Për ditë e më qartë po vërtetohen supozimet që LDK i është shmangur qëllimisht koalicionit parazgjedhor, që po vërtetohet sot, duke parë se sa kërkesa të pajustifikuara po i shtrojnë përballë fituesit të zgjedhjeve. Sipas njoftimeve të fundit thuhet se LDK e kërkon postin e presidentit për vete, madje pa e specifikuar personin (bllanko)! Por, sipas kushtetutës presidenti duhet të përfaqësoj unitetin e popullit. Cili kryetar partie mund të plotësoj këtë kusht? A e plotësoi këtë kusht Hashim Thaqi? A do ta plotësonte këtë kusht Isa Mustafa, Agim Veliu ...? Zgjidhje kushtetuese dhe mirëkuptuese do të ishte, nëse marrëveshja e koalicionit do të përmbante klauzolën sipas së cilë LDK ka drejtë ta propozoj kryetarin, por atë duhet ta pranoj edhe LVV. Edhe brenda LDK-së edhe jashtë saj ka personalitete që me dëshirë do i përqafonin edhe nga LVV ! Por, jo! Këtë nuk e do LDK-ja, sepse ende pa e marrë pushtetin LVV, duan që ta njollosin duke thënë se edhe ata janë njësoj sikur vetja e tyre. Sigurisht që LVV këtë nuk mund ta pranoj. Publicistja Kimete Berisha në mënyrë sarkastike pyet “Isë, a po do edhe një nuse me ta gjet?”



Të gjithë e kemi ditur se do jetë vështirë që LDK, ku funksionet kryesore mbajnë ata që kanë marrë pjesë në marrjen e të gjitha vendimeve të dëmshme që kanë sjell Kosovën në këtë gjendje, do të gjen kurajë që sinqerisht t’i luftojë të gjitha dukuritë negative (lexo: kriminale)!

Është për të supozuar se LDK po luan lojën e njohur “poker”, në të cilën mund të fitosh edhe kur ke letra më të dobëta në dorë duke simuluar “të fortin”, por edhe mund të humbasësh të gjitha. Mbetet të shihet a do të qëndroj LDK-ja deri në fund në këtë pozicion. Shkuarja në zgjedhje të reja gjithsesi do ishte një humbje katastrofale për LDK-në. Por, për fat të keq, edhe për Kosovën. Sepse të gjitha partitë e PAN-it do bëhen përsëri bashkë për ta mundur LVV-në, kurse LDK pastaj domosdoshmërish do hynë në koalicion me PAN-in me një rol tepër inferior. Sidoqoftë, oligarkët e LDK-së do të mbesin të kënaqur sepse pasuria e tyre e fituar në mënyrë kriminale do të rritet dhe mbetet e pa rrezikuar nga ligji. Ky skenar nuk është larg mendjes dhe sigurisht se nuk do ishte në interes të qytetarëve të Kosovës.

Cila është zgjidhja, nëse nuk arrihet marrëveshja për koalicion? Lëvizja Vetëvendosje! të bëj një ftesë publike me të cilën do i ftoj të gjithë deputetët e papërlyer, pavarësisht partive, t’i bashkëngjiten kauzës së kthimit të Kosovës në rrugë të mbarë, kurse kësaj thirrje e para t’i përgjigjet Vjosa Osmani dhe të shndërrohet nga një Kukull në një Prijëse !

DEPUTETËT (të papërlyer) E TË GJITHA PARTIVE BASHKOHUNI!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks