SHKRIMI
e enjte, 27 shkurt 2020

Skënder Sadri KAPITI: Kush janë pro minishengenit në Shqipëri

Durrës, 30 dhjetor 2019: Refuzimi total politiko-publik i shqiptarëve të Kosovës që iu bë të ashtuquajturit minishengen erdhi si reagim kundër qeverisë dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama pasi kjo marrveshje realisht ishte një goditje shumë e rëndë për Kosovën, për shtetin shqiptar të Kosovës të cilin Serbia jo vetëm se nuk e njeh vetë, por ajo përdor të gjitha kapacitetet shtetërore, politike, diplomatike, financiare, fetare etj., për ta penguar konsolidimin dhe njohjet ndërkombëtare të Kosovës, bllokimin e integrimeve të saj në institucionet, organizmat dhe në organizatat ndërkombëtare, madje duke arritur deri atje sa që para një viti kryeministrja e Serbisë i kërkoi edhe Kryeministrit të Shqipërisë që të shikojë pozicionin karshi shtetit të Kosovës, që dotë thotë se i kerkoi që ta tërheqë njohjen Dhe jo vetëm kaq, por Presidenti Serbisë Vuçiç as nuk e njeh por e mohon edhe genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës. Dhe pavarësisht këtyre dhe të të tjerave si këto kryeministri i Shqipërisë bëhet bashkëortak dhe mbështetësi kryesor i këtij farë minishengeni dhe i bën thirrje që të hyjë në marrëveshje edhe Kosova, kur Serbia për Kosovën akoma thotë dhe e konsideron si krahinë e Serbisë.

Pro minshengenit neojugosllav janë sllavo-serbo-grekofilët, kosovarofobët dhe islamofobët por edhe injoranca intelektuale dhe intelektualizmi negativ materialist dhe i korruptuar, servil e mercenar i parasë së huaj.Ajo e cila lehtësisht që vihet re në Shqipëri edhe sot, por që unë dhe familja ime e vëllezërit e mi e kemi ditur, denoncuar e kundërshtuar gjithmonë është se politika shqiptare në Tiranë dhe mediat në përgjithësi me gazetarucët, anal-istët, opinionistët, historianët mercenarizmi gazetaresk e intelektual i tyre është antiKosovarizmi.

Pikërisht këta janë edhe për në favor të minishengenit, pra pro këtij projekti antishqiptar dhe sidomos antiKosovë janë po ajo politikë e frymëzuar nga fryma antishqiptare komuniste, sllavo-serbo-greko-bizantine, islamofobe, kosovarofobe dhe ateiste të cilët madje dalin hapur pro minishengenit. Pro minishengenit jane edhe ata djallëzorët e tjerë të cilët heshtin duke e pranuar dhe u dakordësuar me minishengenin me “indiferentizmin” e tyre djallëzor.

Ne Kapitët e Durrësit gjithmonë e kemi kundërshtuar antiKosovarizmin dhe indiferentizmin antiKosovë të politikës së Tiranës dhe për këtë arsye edhe jemi ndëshkuar politikisht prej saj.

Koha dhe rasti me minishengenin vertetoi katërcipërisht se si enverizmi, berishizmi, nanoizmi dhe ky ramaizmi i sotëm nuk e kanë pasur kurrë si proukopim e as si interesim interesin kombëtar dhe as Kosovën.

Kjo u duk tani me minishengenin, ku madje asnjë nga ata të cilët janë nderuar e dekoruar pa asnjë motiv, dhe pa asnjë meritë nga Kosova, nga Presidenti, kryeministrat saj apo edhe nga kryekuvendarët lokalë të Kosovës; si dhe asnjë nga ata veteranët UÇK-së të rrejshëm nga Shqipëria të cilët kanë përfituar statusin e veteranit me ryshfete, me miqësira e shoqërira plazhi e kafenesh, as keta nuk dolën kundër minishengenit.

Por edhe Kosova i harroi, i braktisi dhe nuk nderoi ata shqiptarë nga Shqipëria të cilët kanë bërë burg politik si nacionalistë, si Kosovëdashës, patriotë dhe nuk i nderoi shumë nga ata të cilët ndihmuan luftën e Kosovës, ku ndër ta jemi edhe Ne, familja e Sadri Kapitit.

Politika e Kosovës, kryesisht ajo e cila u ndëshkua me meritë në zgjedhjet e 6 Qershorit 2019 spekulloi rëndë edhe me gjakun dhe sakrificat e luftetarëve të vërtetë të lirisë e pavarësisë; politika që u ndëshkua me meritë me 6 Qershor 2019 spekulloi me demokracinë, me shtetin, me ligjin, me drejtësinë; spekulloi rëndë me vlerat e luftes e të patriotizmit, si dhe me korrupsionin për vetëm përfitime e pasurim të tyre.

Këta politikanë janë dhe frikacakë pasi nuk po guxojnë të kundërshtojnë edhe kur kryeministri i Shqipërisë i quan lopë, gomarë e gënjeshtarë, të paditur etj., ata të cilët kundërshtojnë ndarjen e Kosovës dhe minishengenin, dhe në një linjë me të vijnë edhe mediat e gazetarët në Shqipëri kur politikën dhe qytetarinë e Kosovës i quajnë injorantë pse ata janë kundër minishengenit.

Por, edhe kjo tjetra pra, është se pro dhe mbeshtetes te minishengenit janë po ata individë e media në Shqipëri të cilët me djallëzi, por nga verbëria dhe me një djallëzi edhe injorante shprehin mllefin deri edhe me fyerje duke i quajtur injorantë të gjithë ata politikanë por edhe akademikë e intelektualë të Kosovës që janë kundër minishengenit. Per minishengenin janë edhe ata halabakë tinëzarë antikombëtarë që prej gojëndytësisë se tyre etiketohet si politikë e rrugës politika dhe politikanët shqiptarë të cilët kundërshtojnë minishengenin

Pra linja minishengen antiKosovë nga Tirana është vijimësia e kosovarofobisë e cila është edukuar dhe ushqyer politikisht, ideologjikisht dhe financiarisht nga Beogradi.

Po t’u bëhet analizë genetike këtyre individëve, te shumë prej tyre nuk do t’u gjesh gene shqiptare, por edhe ata të cilët janë shqiptarë ata janë vetëm si shqipfolës jokombëtarë dhe joshqiptardashës. Pra është e vërtetë ajo të cilën e nxorën në dukje padashur politika dhe mediat greke, atë se: Ministria e Jashtme e Greqisë ka fonde sekrete që mercenarizon e blen gazetarë e politikanë nga Shqipëria për t’u shërbyer kauzave antishqiptare të saj (por kuptohet edhe të aleatëve të saj antishqiptar).

Unë nuk dua të zgjatem shumë pasi nuk kam ndërmend për t’ua mbushur mëndjen këti lloj-soji, por një gjë është e sigurtë, se asgjë dhe askush nuk do të mund ta pengojë shqiptarin e vërtetë në rrugën e integrimit kombëtar, të dashurisë për kombin shqiptar dhe të bashkimit kombëtar.

Kuptohet dhe lehtëlexohet se pro minishengenit janë edhe injorantët të cilët lehtëmashtrohen nga mashtrimet e mashtruesit politikë, mediatikë dhe të pushtetit; janë servilët dhe ata të pa bosht kombëtar. Në krye të tyre janë serbo-grekofilët, pasi me minishengenin defaktorizohet Shqipëria së pari si faktor kyç në Ballkan, dhe qendër ballkanike bëhet Beogradi me ketë të ashtuquajturin minishengen. Së dyti me minishengenin izolohet Kosova e që të dyja janë si mision dhe qëllim serb e grek të cilët nuk e njohin Kosovën si shtet dhe që synojnë shkatërrimin e shtetit të Kosovës.

Pra, pro minishengenit janë kosovarofobët e Shqipërisë , janë po ata të cilët kanë qenë edhe kundër ndërhyerjes së NATO-s për çlirimin e Kosovës; janë kosovarofobët të cilët urrejnë shqiptarizmin musliman dhe patriotik; janë kosovarofobët që nuk duan Kosovën shtet dhe as bashkimin kombëtar, sepse ata nuk e duan as Shqipërinë së pari e jo më Kosovën.

Pro minishengenit janë edhe islamofobët shqiptarë, janë ata të cilët e urrejnë muslimanizmin shqiptar pasi prej gjakut të shqiptarëve musliman kryesisht, erdhi pavarësia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës pas 100 vitesh. Islamofobët janë pro minishengenit pasi dëshirojnë dhe ëndërrojnë se me minishengenin do të dobësoheshin lidhjet dhe aleanca strategjike e shqiptarëve me Turqinë; pro minishengenit janë qarqe fanatikësh kristianë që më shumë e duan Serbinë, Rusinë dhe Greqinë se sa shqiptarët muslimanë dhe Shqipërinë; janë nostalgjikët titistë, komunistë e bolshevikë.

Dhe në krye të këtyre janë ajo politikë dhe ata politikanët shqiptarë, janë mediatikët dhe pseudointelektualët mercenarë të Tiranës të cilët me shumë hipokrizi, djallëzi dhe me finesë ndërmarrin dhe përkrahin nisma të tilla strategjike antishqiptare, të cilat i mbulojnë duke u përpjekur e justifikuar me frazeologji demokratike, integrimi, paqeje, lirie, leverdie, pazari, lëvizje të lirë njerëzish e kapitalesh etj. etj., kur në fakt është e kundërta dhe ku përfituesja e madhe është vetëm Serbia. Pro minishengenit janë pro europianointegralistët e rrejshëm që vetëm sa flasin për integrimin në BE, por që punojnë të kundërtën duke sabotuar e mos plotësuar as kushtet dhe as kriteret që kërkon BE.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks