SHKRIMI
e enjte, 27 shkurt 2020

SHERADIN BERISHA: DYFËTYRËSIA DHE MASHTRIMI POLITIK!

Pashtriku, 31 dhjetor 2019: "Kush flet për njerzillëk kërkon t'u mashtrojë." Pierre -Joseph Proudhon [1809 - 1865].

Në vitet 2015 - 2016 kur po bashkëqeverisnin Hashim Thaçi dhe Kadri Vesili (PDK) me Isa Mustafën (LDK), në Kuvendin e Kosovës vazhdimisht ishte në rend dite ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi! Kjo marrevëshje e ndryshonte kufirin duke ia dhënë 8200 hektarë Malin të Zi!


(Sa për rikujtesë, kjo marrëveshje (Kosovë ^ Mali i Zi) ishte nënshkruar më 25 gusht 2015 në Vjenë! Nga Kosova e nënshkruan: zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa nga pala malazeze e nënshkruan: zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshiç, e ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviç.)

Në këtë kohë opozita e përbërë nga Albin Kurti (LVV), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (NISMA) ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në kuvend e kundërshtonin me gaz lotsjellës dhe filikaqe!

Në qershor të vitit 2017, Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (NISMA) duke u bërë bashkë me Kadri Veselin (PDK), si PAN i fituan zgjedhjet! Ramushi u bë kryeminstër!

Në agjendën e qeverisë ai e kishte sërish ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi!

Në mars 2018 kur në Kuvendin e Kosovës po mbaheshin një sërë seancash për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, Lëvizja VV ka hedhur përsëri gaz në Kuvend, duke vazhduar kundërshtimin e saj ndaj kësaj marrëveshje të dëmshme!

Por, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj të cilët kur ishin në opozitë hidhnin gaz dhe i mëshonin filikaqeve, së bashku me Albin Kurtin në Kuvend në kundërshtim të kësaj marrëveshje, tani në pozitë kanë ndryshuar mendimin! Kërkonin ratifikimin e marrëveshjes!

Më 21 mars 2018 Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj i thanë PO të njejtës marrëveshje për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi!

Me këtë ndryshim në qëndrimet e tyre, Ramushi dhe Fatmiri u treguan mashtrues dhe dyfëtyrësh!

Më 21 mars 2018 me ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës, politika e mundi historinë! Fitoi interesi politik, humbi argumenti historik!

Ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend, më 21 mars 2018, e cila në fakt e ndryshoi kufirin me Malin e Zi, ishte kusht i Brukselit për liberalizimin e vizave!

Ramush Haradinaj (ashtu sikurse Hashim Thaçi) pothuajse në të gjitha prezentimet publike ka premtuar liberalizimin e vizave! Madje ai në një intervistë në TV'21 ka thënë se 'liberalizimi ka ndodh pardje"! Tashmë jemi në fund të vitit dhe libraizimi i vizave akoma nuk ka ndodhur!

Dëgjoni gënjeshtrën e Ramushit!

https://www.facebook.com/RTV21live/videos/1547353088695825/


Së fundmi, çka mund të themë për këto veprime të Ramush Haradinajt?!

Me këtë rast dua t'i referohem dy dijetarëve:

"Kush flet për njerzillëk kërkon t'u mashtrojë." ka thënë, ekonomisti dhe sociologu francezë, Pierre -Joseph Proudhon (1809 - 1865).

Ndërkaq shkrimtari dhe gazetari anglez, Gilbert Keith Chesterton (1874 - 1936) thotë:

"E keqja triumfon, falë njerëzve të mirë që mashtron."

Ramush Haradinaj shpesh herë ka folë për njerzillëk, dhe na është dukur si triumfator, duke i gënjyer kështu edhe njerëzit e mirë, por me këto mashtrime ka dëshmuar se është një politikan i panjerëzishëm! Sa keq, Ramushi një Komandant trim në luftë, është bërë dyfëtyrësh, gënjeshar e mashtrues në paqe!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks