SHKRIMI
e hënë, 30 mars 2020

SHERADIN BERISHA: POLITIKA, BUXHETI DHE PUSHTETI!

Pashtriku, 9 dhjetor 2020:

- Shteti ka buxhetin miliardëshe!

- Kush e synon pushtetin për ta menaxhuar buxhetin?

- Partitë politike me lidershipin e tyre!

- Ҫka janë në të vërtetë partitë politike?

- Janë struktura të organizuara politike që kalkulojnë dhe abuzojnë në forma të ndryshme me paranë publike!

***


Për mendimin tim në Kosovë (Dardani) të gjitha partitë politike dhe liderët e tyre që u ricikluan në pushtet janë të njejtë, përjashto këtu Lëvizjen Vetevendosje, të cilës akoma s'ia kemi provuar pushtetin ekzekutiv në nivel qëndror.

Rrjedhimisht rivalitetin e tyre e ka ndërtuar 'lufta e egër' dhe e pakompromis për pushtet, e jo parimet apo morali i tyre politikë!

Për 20 vjet rresht pas luftës në Kosovë, kemi parë se si lidershipi i partive "rivale" politike, gjatë zhvillimeve të ndryshme, e veçanërisht gjatë fushatave elektorale në debate të shumta televizive, nuk i kursenin fjalët, për të artikuluar sa më shumë premtime të rreme, por edhe akuza dhe kundërakuza ndaj njëri tjetrit, për të joshur e mashtruar sa më shumë elektoratë.

Shikuar nga ky prizëm, këto parti "lufta" për pushtet i bëri të ndryshëm dhe mjaftë 'armiqësor' në sy të opinionit publik, ndërkohë që në jetën e përditshme shefat e tyre bashkëpunonin mirë me kompanitë dhe firmat e shumta, të regjistruar në emër të vëllezërve, fëmijëve të tyre, të afërmve apo të miqve, të cilat përfitojnë tendere shumëmilionëshe (nga paratë e taksapaguesve) për ndërtimin e rrugëve, shkollave, shesheve, qendrave sportive, ndërtesave shumëkatshe etj.

Tashmë është i ditur fakti se, kjo garniturë e politikanëve, para dhe gjatë luftës ka abuzuar e vjedhur qindra milonë marka gjermane, franka zvicerane, dollarë etj., nga fondi i 3%'shit dhe Fondi "Vendlindja Thërret". Ndërkaq pas luftës përveç parasë publike, i 'pushtuan' objektet ekonomike, industriale, pompat e benzinës, menaxhuan kontrabandën me derivate të naftës, me narkotikë, me cigare etj.

Për më tepër strukturat e tyre (edhe parapolitike) i kishin rregulluar mirë raportet për menaxhimin e të gjitha kazinove (bixhozeve), bastoreve etj., të cilat në këtë drejtim bashkëpunin me bosat e politikës dhe grupet të tjera të interesit në rajonë e më gjerë.

Dhe, rrjedhimisht nga të gjitha këto veprimtari të ligjshme e të paligjshme ata kanë krijuar pasuri përrallore.

Kjo oligarki politike, duke e shfrytëzuar fuqinë e pushtetit, në vendet më atraktive të Kosovës dhe jashtë Kosovës, ndërtuan edhe hotele e lokale të natës për punë biznesi, pallate e shtëpi shumëkatshe, villa e supervilla luskoze...

Po t'i vizitojmë lagjet e Prishtinës:

- Veternikun,

- Taslixhen,

- Arbërinë,

- Dardaninë, etj., apo

- Liqenin e Badofcit,

- Grykën e Rugovës,

- Malet e Sharrit,

- Brezovicën,

- Parkun Kombëtar në Prevallë etj, etj., do të shohim, se sa rahatshëm bashkëjetonë kjo elitë e politikanëve, ndërkohë që shumica e popullatës janë të papunë, dhe përballen çdo ditë me tmerrin e skamjes e të varfërisë!

***

Për 20 vjet rresht pas luftës, kur flisnim për fuqinë politike të shefave partiakë (në cilësinë e kryeministrit, të ministrave, të kryetarit të kuvendit apo të presidentit), kam vënë disa herë në pah, se fuqia e tyre nuk buronte tërësisht nga vota e qytetarëve, (e cila vidhet, blihet apo manipulohet në forma të ndryshme), por impulsohet nga qendrat politike, diplomatike e financiare ndërkombëtare, të cilat kishin dhe kanë intersa e agjenda të ndryshme në Kosovë e më gjerë në rajon!


Si mund ta ndryshojmë këtë gjendje?


Për ta ndryshuar këtë gjendje, shumë herë në analizart e mia e kam thënë se, pashmangshëm duhet të ndryshohet mendësia e ushtrimit të pushtetit dhe njëkohësisht e menaxhimit të buxhetit!

Dhe ky ndryshim substancial nuk mund të bëhet mirëfilli, pa u bërë fillimisht një reformë e thellë në ligjin për zgjedhjet, reforma në gjyqësi, prokurori, polici, AKI, dhe në fushat e tjera të sistemit!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks