SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

SHERADIN BERISHA: KUR VJOSA OSMANI E AKUZONTE KRYETARIN E LDK'së, ISA MUSTAFA ' PËR VOTIMIN E HASHIM THAÇIT PRESIDENT!

Pashtriku, 29 janar 2020: Më 26 shkurt 2016 (atë ditë kur kishte protesta brenda e jashtë kuvendit) Hashim Thaçi me votat e deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe të minoriteteve, u zgjodhë president i Republikës!

Në mesin e deputetëve të LDK-së që nuk morën pjesë në votimin e Hashimit për president ishte dhe deputetja më e votuar e LDK-së, Vjosa Osmani. Ajo më 27 shkurt 2019 ka shpërthyer me akuza të rënda në adresë të kryetarit të LDK-së dhe kryeministrit të Republikës, Isa Mustafa, i cili e bëri Hashimin president!

Znj.Osmani me këtë rast ka përmendur edhe rastin kur Hashim Thaçi me anë të mimikave ‘frikësonte’ Isa Mustafën që të ndikonte të deputetët e LDK-së për ta votuar atë në postin e presidentit!



“Kush po na flet për frikësim? Njeriu që me një lëvizje të vetullave të Thacit kërcente përpjete për t'ju vërsulur deputetëve të tij. Kush po na flet për instruksione? Ai që ato i merr nga Hashim Thaci e Kadri Veseli, dhe për këtë madje mburret. Njeriu për të cilin Thaci na qenka shteti, dhe parandalimi i bërjes së Thacit president, quditërisht na qenka rrënim i shtetit”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Vjosa Osmani gjithashtu ishte edhe kundër Qeverisë PDK-LDK dhe zgjedhjes së Shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli në krye të Kuvendit!

***

Lexoni postimin e plotë:

Të dashur miq,

E mendoja qe disa orë nëse ja vlenë të merrem me sulmet banale të KM Mustafa. Nëse asgjë tjetër, deri tani, karshi sulmeve e linqimeve të tij (dhe hienave të tij), nuk kam reaguar shpesh për shkak të bashkëpunimit që kemi pasur, besimit që (gabimisht) kam pasur në të, por edhe për shkak të moshës që ka. Por MJAFT është MJAFT.

Kush po na flet për frikësim? Njeriu që me një lëvizje të vetullave të Thacit kërcente përpjete për t'ju vërsulur deputetëve të tij.

Kush po na flet për instruksione? Ai që ato i merr nga Hashim Thaci e Kadri Veseli, dhe për këtë madje mburret. Njeriu për të cilin Thaci na qenka shteti, dhe parandalimi i bërjes së Thacit president, quditërisht na qenka rrënim i shtetit.

Për frikësim po na flet njeriu që nuk ndihet mirë të pijë kafe e të takohet me qytetarë nëpër Kosovë se mos po takohet me ndonjë nga votuesit e LDK-së, të cilët i tradhtoi dhe vazhdon t'i tradhtojë. Por nuk ndihet i lirë as tek ata që e mbajtën në Gjermani e gjetiu në diasporë, sepse ua mbylli derën veprimtarëve shumëvjeqarë të diasporës në LDK, të cilën e kishin mbajtur partinë tonë dhe Kosovën gjallë.

Le t'i pyet partnerët e tij të dashur të koalicionit se kë e kanë frikësuar ata, kë e kanë shantazhuar, e kë e kanë joshur me oferta. Mua nuk do më gjesh në asnjërën prej atyre listave. Kurrë përjetë, dhe ti, Isa Mustafa këtë e di shumë mirë.

Ka 1 vit që kam paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në seancën ku zgjedhet Thaci dhe se e vetmja mënyrë për të parandaluar këtë skenar do të ishte pamundësimi i kuorumit. Dje kam mundur të jem kudo, por assesi në atë seancë të turpit. Poashtu, të gjithë ata që kanë qenë të interesuar t'a dijnë, e kanë kuptuar që unë kam udhëtuar për çështje shëndetësore e jo për qejf. Por Kryeministri ynë nuk ka respekt për askënd e asgjë, as për shëndet, as për familje, as për shtet, për ASGJË, e prandaj edhe flet për çadra. Unë nuk i bëjë planet e mia sipas instruktioneve të Mustafës, SHIK-ut, apo kujtdo tjetër. Për dallim, për Isa Mustafën, e tërë bota sillej rreth Hashim Thacit dhe zgjedhjes së tij President. Qe 1 vit vetëm për të ka lobuar. Por nëse është dikush që e di mirë, që unë nuk dorëzohem para asnjë presioni, ai është Isa Mustafa. Nuk marr leje as prej tij e as partnerëve të tij për asnjë qëndrim politik e për asnjë votim. I përgjigjem vetëm elektoratit e qytetarëve. Apo nuk i kujtohet që para syve të tij ngrita dorën kundër për zgjedhjen e Qeverisë PDK-LDK dhe zgjedhjen e Shefit të SHIK-ut në krye të Kuvendit?

Mustafa poashtu paska kërcënuar duke thënë mirë që jemi gjallë, ne deputetët që ja bojkotuam Thaçin? Por ai e di më së miri që jemi gjallë, sepse ju kemi kujtuar edhe kur i dolën vetëm 50 vota për Thacin, edhe kur frikësohej mos po i dalin edhe dy deputetë nga salla për t'ja prishur kuorumin Thaçit. Por ka shumë veprimtarë të LDK-së që nuk janë gjallë, në emër të të cilëve, dhe duke sharë SHIK-un, Mustafa mori votat e LDK-së.

Gjuha e Mustafës, lëre që ka përqarë tërë skenën politike të Kosovës, por po e përqanë edhe LDK-në. Se ai nuk është në paqe me vetveten e as me elektoratin e LDK-së, më së miri e dëshmon fshirja e menjëhershme e komenteve në çdo postim të tij. Për dallim prej tij, unë jam në paqe edhe me vetveten, e edhe me ata që më besuan t'i përfaqësojë. Jam ballëhapur dhe gjumin e bëjë me ndërgjegje të pastër. Mustafa zor se e di këtë ndjenjë. Zëri i elektoratit të LDK-së do t'a ndjekë pas dhe kurrë nuk do t'a lë rehat.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks