SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

SHERADIN BERISHA: LUFTA PËR PRIMATIN E

Pashtriku, 12 shkurt 2020: Mjaftë më, mos na lodhni me këto "ikona"!

Po vazhdon "lufta" ikonike për presidentët "ikonik" të Kosovës, Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi!

PDK, thotë deri sa të mos kthehet fotografia e presidentit Thaçi i bojkotojmë mbledhjet e kryesisë së kuvendit!

Ndërsa Vjosa Osmani i përgjigjet PDK-së: "foton e Thaçit nuk e kthej"!


“Ka zhvendosje në pozitën e përcaktuar me ligj. Ta them një gjë qartë e mirë, nën 1 kjo temë është e mbyllur. PDK po bojkoton Kuvendin nga data 3 shkurt, bojkoti i tyre ka filluar kur është votuar Qeveria e Kosovës” - ka thënë ajo.

Rrjedhimisht duket që kryeparlamentarja, Vjosa Osmani i ka të dyja fotografitë në zyrën e saj! Vetëm se fotografive ua ka ndërruar vendet! Ibrahim Rugovën e ka varë në ballë të oxhakut, ndërsa Hashim Thaçin përballë oxhakut!

Ҫka thotë ligji?

Ligji thotë fotografia duhet të jetë në zyrën e institucionit!

Dhe fotografitë janë në zyrë, aty ku janë vendos nga znj.Osmani!

Tani çka duan (?), "Han fiq e kastraveca, e pijn’mastik' e qesin petlla n’uej" - ka thënë Fishta ynë i madh!

Jo po, PDK e do Hashimin në ballë, ndërsa LDK Ibrahimin në ballë!

Këta miop, akoma s'e kanë kuptuar se presidentët nuk janë partiak, sipas kushtetutës janë figura unifikuese, janë të të gjithëve, jo të partive! Por, s'kanë faj, sepse presidenti meqë del nga gjiu i tyre, e konsiderojnë si të tyre, jo të të gjithëve, siç e kërkon ligji!

***

Z.Bedri Hamza dhe znj.Vjosa Osmani, "Fotografia duhet të sugjerojë e jo të këmbëngulë me shpjegime." - thotë fotografi rumun, Brassai (1899 - 1984)!

Prandaj mos këmbëngulni me shpjegime, sepse as fotografia e Ibrahimit, as e Hashimit nuk sugjerojnë asgjë! Janë dy anët e një medalje që në periudha të ndryshme e kanë luftuar njëri tjetrin për "lavditë" dhe interesat e tyre!

Mjaftë më, mos na lodhni me këto "ikona" të dalë boje!

______________

(I publikar fillimisht më 10 shkurt 2020, në facebook)



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks