SHKRIMI
e hënë, 30 mars 2020

REAGIM I KMDLNjsë: MBI 'LYPSARIN', TEORINË E PASTËRTISË SË GJAKUT DHE KANAXHEQIN E PRESIDENTIT NË 'BOGDANOPOLIS'!

Prishtinë, 18 shkurt 2020: Ditë më parë doli një video në disa portale ku avokati Tomë Gashi e shqelmonte një kuti apo enë plastike të një “lypsari“, në qendër të Prishtinës pasi të kenë ndërruar fjalë njëri me tjetrin. Në rastin konkret avokati Gashi ishte në rolin e inspektorit apo të policit e që nuk përkon, as me profesionin e as me mandatin që e ka. Menjëherë filluan sulme dhe komentime, disa në mbrojtje të “lypsarit“ duke e dënuar avokatin Gashi ndërsa disa e përkrahën këtë veprim. Disa medie elektronike kontaktuan KMDLNj-në për të marrë opinion nëse veprimi i avokatit Gashi paraqet shkelje e të drejtave të njeriut për çka edhe morën qëndrim pohues për faktin se ky veprim nuk i takon avokatit Gashi por institucioneve përkatëse, inspekcionit dhe Policisë së Kosovës. KMDLNJ, edhe tani por edhe më heret ka kërkuar që Policia e Kosovës të ndërmerrë veprime konkrete për parandalimin e lypsarisë e që në rastin konkret është e organizuar dhe paraqet një skemë të organizuar kriminale ku bosët apo të besuarit e tyre, në mesditë apo në fund të ditës mbledhin paratë nga lypsarët, e kontrollojnë punën e tyre, i detyrojnë të zdeshen në temperatura të ulëta apo të qëndrojnë me fëmijë të vegjël e në disa raste edhe foshnje tërë ditën në pikat më frekuentuese të qytetit. Në qendër të qytetit dëgjohet piskama dhe vaji lemeritës i disa personave e që shkaktojnë shumë pakënaqësi te qytetarët. Policia e Kosovës, në disa raste e ka bërë deportimin e lypësve, kryesisht në Shqipëri të cilët, pas disa ditëve përsëri janë kthyer. Policia e Kosovës ka dështuar në luftimin e këtij fenomeni që, pa asnjë dyshim paraqet krim të organizuar për faktin se nuk i ka ndjekur dhe nuk i ka arrestuar ata që qëndrojnë prapa lypsarëve por po merret vetëm me pasojat. Deri sa bosët dhe të besuarit e tyre që kontrollojnë çdo veprim të lypsarëve do të jenë në liri, nuk ka gjasa të luftohet ky fenomen në rritje në Kosovë. Një deputete e një partie opozitare e që e ka filluar karrierën si opozitë, në një reagim publim kërkon nga LVV, OJQ-të Avokati i Popullit dhe KMDLNj përgjegjësi shkaku se nuk kanë reaguar (pa e dëgjuar fare prononcimin e KMDLNj-së ) ndaj veprimit të avokatit Gashi. KMDLNj nuk do të reagonte fare ndaj kësaj fatveje të deputetes në fjalë po të mos ishte krejtësisht politik konteksti i reagimit të saj. Ajo thotë se; “avokati i qeverisë, Tomë Gashi e që është i LVV e paska bërë këtë veprim të turpshëm ...” në ndërkohë që për OJQ-të, Avokatin e Popullit dhe KMDLNj -në janë dy arsye pse nuk kanë reaguar; 1) sepse paskanë frikë nga qeveria ose 2) se shohin apo kërkojnë një interes nga qeveria që sapo u formua, në atë kohë i bëri mbi 10 ditë qeverisjeje. KMDLNj e përkujton deputeten në fjalë se punën e mbështet në bazë të mandatit të përcaktuar, se nuk reagon vetëm në baza të një burimi të informimit dhe, për këtë arsye asnjë reagim apo informatë e KMDLNj-së nuk është demantuar. KMDLNj i dëshiron deputetes Idrizi opozitarizëm më të suksesshëm dhe më kreativ sikur edhe respekt më të madh për OJQ-të për faktin se edhe me ndihmën e tyre u bë deputete. Nderkaq, sipas KMDLNj-së nuk ka dyshim se veprimi i avokatit Gashi është shkelje e të drejtave të njeriut dhe rasti si i tillë edhe regjistrohet.



Rasti i dytë ishte ai i zonjës Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, nënkryetare e LVV-së , pas një postimi që e bëri duke cituar një analist nga Serbia për figurën dhe personalitetin e Albin Kurtit , kryeministër i Kosovës. Ky postim nxiti një “luftë“ midis PDK-së dhe LVV-së, të parët në mbrojtje të UÇK-së, të dytët në mbrojtje të zonjës Kollçaku . Për KMDLNj nuk paraqet asnjë interes nga aspekti i të drejtave të njeriut qërimi i hesapeve politike dhe lufta që ka filluar dhe duket se do të intensifikohet midis këtyre dy subjekteve politike. Për KMDLNj është i papranueshëm fakti se kjo luftë zhvendoset nga një kontekst krejtësisht politik , në një kontekst të linçimit publik për shkak të pastërtisë së gjakut apo në baza etnike. Është moralisht e papranueshme, ligjërisht e dënueshme të bëni publike të dhënat personale dhe të prindërve pa pëlqimin e palës duke i bërë publike certifikatat e lindjes sikur që , nga aspekti i të drejtave të njeriut konsiderohet raciste përpjekja për diskreditim të zonjës Kollçaku për shkaqe të sipërpërmendura. E drejta për protesta është e garantuar me ligjet në fuqi sikur që është e garantuar edhe mundësia e adresimit të shqetësimeve dhe fyerjeve të vlerave të UÇK-së te institucionet përkatëse dhe kjo duhet të shfrytëzohet. Dhe këto të drejta KMDLNj i përkrahë fuqishëm sikur që kundërshton përpjekjet për linçim publik duke marrë si pretekst përkatësinë etnike të vet individit apo të paraardhësve biologjikë. Nuk është hera e parë që KMDLNj reagon për raste të ngjashme ku politikanët janë akuzuar për shkak të përkatësisë etnike të prindërve të tyre . KMDLNj kërkon nga mediet që në raste të ngjashme të jenë të kujdesshme duke mos bërë publike të dhëna personale, pa lejen e palëve.

Në ditën e Pavarësisë së Kosovës pati manifestime të ndara; kryeministri Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani vizituan Kompleksin e Heronjve të Kombit në Prekaz, Varrin e Adema Demaçit, Sakrifikuesit dhe Kuptimit të Lirisë si dhe të Ibrahim Rugovës, ish-president i Kosovës, para shpalljes së pavarësisë. Kurti dhe zonja Osmani vizituan edhe FSK-në në ndërkohë që kryetarja e Kuvendit e vizitoi edhe monumentin Heroinat për ta përmbyllur këtë pelegrinazh në Katedralen “Nëna Tereze“ ku presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi organizoi pritje shtetërore me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Sallën Kulturore “Bogdanopolis“ .

Me Kushtetutën e Kosovës, Kosova është shtet laik ku feja është e ndarë nga shteti prandaj për KMDLNj-ë është i habitshëm fakti se pritja shtetërore është bërë në një tempull fetar në vend se të bëhet në një institucion shtetërorë apo në ndonjë hotel, siç ishte vepruar më parë. Ose në Teatrin Kombëtar. Me këtë veprim, presidenti i Kosovës ka diskriminuar komunitetet tjera fetare dhe në mënyrë të palejueshme si dhe në kundërshtim me ligjin ka organizuar një ngjarje shtetërore në një intitucion fetar. Ushtrimi i të drejtave dhe lirive fetare në Kosovë është e rregulluar me ligj dhe në këtë drejtim nuk ka diskriminim sikur që është një ndarje e qartë midis shtetit dhe fesë e që në rastin konkret ky parim kushtetues është shkelur nga presidenti i Kosovës. KMDLNj shpreson se lëshime të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen dhe se duhet të respektohet Kushtetuta e Kosovës . Paramendojeni reagimin nëse kjo pritje shtetërore do të organizohej në lokalet e Bashkësisë Islame të Kosovës, Kishës Ortodokse në Graçanicë , në Tyrben e Sulltan Muratit apo në selinë e tarikateve të bektashinjve! Kjo shkelje duhet t’i adresohet protokollit të Presidentit dhe dikush duhet të japë përgjegjësi! A jemi shtet laik apo po punojmë sipoas Kushtetutës së Greqisë ku feja dhe kisha është shteti vet apo mbi vet shtetin ?! Apo edhe sipas ligjit të Sheriatit ?!

Shërbimi për Informim i KMDLNJ-së,

Prishtinë, 18 shkurt 2020


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks