SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

ISUF BYTYҪI: I LOVE TROPJA!

Munih, 19 shkurt 2020: Premiera e filmit familjar e komik shqiptar i vitit 2020, u shfaq nën regjinë e Ermal Mamaqit, më datën 15 shkurt të këtij viti, prej orës 22 :00 deri 23:30 në kinemanë e Munihut, në Isartor.

***

Pothuaj se e tërë ngjarja zhvillohet në Tropojë, që filmi i filmit të Ermal Mamaqit, „I Love Tropoja“, është i përgatitur për dy arsye kryesore:


1), që t’i kundërvihet propagandës antishqiptare me ata filma euro-amerikanë dhe

2) t’i tregojë botës se Tropoja e tropojanët, nuk janë ashtu, si shkruhet dhe flitet terr zi për ta, njerëz të mbrapambetur, të egër, vrasës, dilerë droge e armësh, njerëz që merren me prostitucion e tjera. Por, ata, pra, tropojanët, janë njerëz tradicionalë, që e respektojnë Kanunin e Lekës, pra të Aleksandrit të Madh, por në të njejtën kohë edhe ligjin e shtetit e respektojnë! Ata, janë njerëz të fjalës e besës, kanë respekt e dashuri dhe, miqësinë e kanë për të shenjtë!



Filmi është një komedi, që fillim e mbarim - shikuesit duhet ta mbajnë stomakun duke qeshur, kur e shohim, atë! Artistët kryesorë të filmit janë: Ariola Demiri, Enca Haxhia, Mariana Kondi, Ermal Mamaqi dhe Bruno Shllaku, me regji të Ermal Mamaqit. Por, aty nuk munguan as aktorë tjerë, që edhe kryeministri i shtetit z. Edi Rama, pati nderin ta luajë rolin e dajës së së Landit.

Landi është një çun i sukseshëm, i cili kishte një punë të mirë me një pagë të lartë në një bankë të madhe në Tiranë. Ëndërra e tij është që të jetë menagjeri kryesor i bankës. Ngadalë Landi ngritet në pozitë! Por, ku? Landin e dërgojnë në bankën qendrore të Tropojës, një regjion malor të Alpeve shqiptare dhe rastësisht i vije radha të bije në krevat me të bijën e pronarit të shtëpisë, që e dashura e tij, në çdo moment e priste një lajm të mirë për të dashurin! Sepse, Tropoja dhe tropojanët ishin vend dhe njerëz me damkë! Kishte frikë se mos i ndodhë një e keqe Landit! Pasi që, as kush dhe as një herë nuk dëgjonin lajme të mira për atë ven. Dhe, si pasojë, Landi u detyrua që ta martojë vajzën e pronarit të shtëpisë, e cila e kishte pasur një të dashur tjetër dhe i kishte kryer studimet. Por si pasojë e traditave dhe mendësisë së malësorëve, ajo nuk bënte të martohej me atë, pasi që ai ishte shok i vëllait të saj. Por, edhe Landi nuk ishte i interesuar ta martonte një vajzë, të cilën nuk e kishte njohur kurrë më parë dhe se e kishte të dashurën e tij në qytet, e cila e priste. Por, as ajo nuk ishte e interesuar ta martonte atë, pasi që nuk njiheshin më parë në mes vete. Prandaj filluan vajza e djali që ta bëjnë një plan për ta dështuar këtë martesë të çuditshme dhe të çmendur, me lloj-lloj provokimesh! Por, e kotë ishte! Nuk i kuptonte i ati i vajzës intrigat! Çka kuptonte malësori me ato intriga të qytetit: kazino e gei? Prindërit e djalit nuk i kuptonin traditat e fshatit e sidomos të Tropojës, që është një vend malor e pothuaj se tërësisht i izoluar nga të gjitha regjimet.

Por, me gjithë peripetitë e dy të rinjëve, fundi i komedisë erdhi mirë: Landi e prish marrëdhënien me ish-të dashurën e, ajo i afrohet policit, i cili vazhdimisht i thoshte, asaj „ O jeta ime“ dhe, shikuesit, shkoçeshin së qeshuri. E, Landit i vije edhe daja për ndihmë, që rolin e të cilit e pati kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe, mirë i rrinte, pasi që Tropojes i duhej një njeri i tillë, me trup të madh e trim, siç doli daja në këtë rast. Dhe me pëlqimin e të dya familjeve, dasma ndodhi dhe u martuan çifti i ri.

Ishte premiera e filmit, që aty ishte prezent Ermal Mamqi me grupin e aktorëve, i pritën shikuesit, morën foto dhe kinemaja ishte plot me familjarë shqiptarë, të Munihut me rrethinë dhe se as një vend nuk mbeti i zbrazët. Dhe, ende vazhdon shfaqja e filmit në kinema tjera të Munihut.

Besoj se autori e dha mesazhin nëpërmjet të filmit dhe e kreu misionin, se Tropoja dhe tropojanët, nuk janë ashtu si paraqiten në media e kinema të ndryshme të Europës e të Amerikës, me porosi të kush e di se të kujt! Por, edhe ata, pra, tropojanët janë njerëz shumë të mirë, të civilizuar e njerëzorë.

Këtu e kuptuam se mërgimtarëve shqiptarë i mungojnë filma, skena teatrale e muzikë shqiptare. Dhe, shpresoj që jo vetëm Ermal Mamaqi, por edhe skenaristë e regjisorë tjerë shqiptarë do të na vijnë për të na nderuar e argëtuar në këtë pjesë të Europës Perëndimore.

_____________

I Love Tropoja Trailer (2020)

https://www.youtube.com/watch?v=WTb84_n2qJo


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks