SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

REXHEP KASUMAJ: ASIMETRI E PËRHERSHME (INERCIE ROBI…)

Berlin, 20 shkurt 2020: Shihemi pas 60 ditësh. Dejtoni vdiq. Mirë se vjen RS-xit. Lamtumirë Bosnjë. Kështu e shohin dhe mendojnë serbët kohën politike që përhihet në horizont. Fantazma e Millosheviqit sillet sërish mbi Ballkan. Figura e vartësit të dikurshëm Vuçiq është emanacioni i saj veshur me bizhu Europe.

(E shqiptarët shpenzojnë energjitë me Xhamajkën e ngjyrave të largëta e mashtruese !)

Nëse "Republika serbe" deklaron shkëputjen, aherë ndërlidhmërisht, sipas lëvizjes së gurëve në fushën manjetike, po këtë do bëjnë dhe serbët e Veriut. E, fill më pas, dhe ata të Malit të zi që, duke qenë shumicë si thotë Zotnia i Dedinjes, duhet t'a zhbëjnë shtetin e Gjukanoviqit ose t'a rikthejnë atë në prehërin e nënës Serbi.

(E shqiptarët kryqëzohen në kauza të shpifura: në Prishtinë me taksën që rrjedhë si shoshë, kurse në Tiranë me puçin e padëgjuar që bëjnë - jo gjeneralët, jo opozitarët e ndërkryer, por qeveria kundër vetes së saj!).

Serbia armatoset, numëron

banorët e kombeve në rrethim, ndalon tregtimin e ansamblit mjekësor në Europë (nëvojë, demografi, dinjitet!), mban si pishtar idenë luftës dhe parasheston gjasët e triumfit a humbjes. I tillë, i paarkivuar, nacionalizmi i saj, kjo doktrinë e qenies, kërcënon më shumë se kurrë territorin shqiptar në Veri e Verilindje të tij.

Belgradi ende kujton për frymëzim të "butin", të " mirin" patriark Pavlen e ndjerë, i cili një moment në fillimvitet 90-të, pat harruar zhgunin e klerikut dhe uratën e Jezuit. E tha: e drejta shtrihet deri në gjatësinë e shpatës. Poashtu, një anë e skicë-kufijëve që vijëzonte Drashkoviqi i dizajnuar rrejshëm, nuk jepet dot. Serbi, pohonte ai, është deri tek varret në perëndim dhe deri tek tempujt në jug. Por nëse "kufiri i varreve" u varros dhe vetë, "kufiri i tempujve" është akoma gjallë.

(E shqiptarët xyfen keq mes tyre. Dhe kjo grindje, sidomos nga media provinciale e Kosovës, ngjan e ultë - sepse është e pakulturë dhe e marrë - sepse tronditë themelet e ngrehës shtetërore, duke kompromituar ashtu aftësinë e vetë racës për vetëjetesë. Fundja, Kosova s'mund të gëzojë komocionin e Shqipërisë. Ajo, si tha njëherë Kadare, i ka "letrat" që Kosovës i mungojnë...)

Dhe, natyrisht, asimetria dramatike vijon. E pandryshueshme nga asnjë rrotullim historik. Serbi, si përherë: i pozicionuar, i programuar dhe i disiplinuar. Mbanë tjetër, shqiptari: i gatshëm për tagrin e gjakut, por i hutuar, mashtruar dhe i pështjelluar. Inercia është ligj i provuar fizik. Po edhe i shpirtit, e pra, i robit gjithashtu! A nuk e thotë bukur Talmudi se nga dhjetë kafetë e gjumit që kanë zbritur në botë, nëntë prej tyre robërit i kanë pirë?!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks