SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

DR.ABDULLA MEHMETI: TË NDARË E PËRÇARË, KURRË MOS QOFSHI!

Tetovë, 22 shkurt 2020: Disa individë, grupe, analistë, opinionistë dhe medie, në vend dhe në botën e jashtme, nga padija dhe për interesa personale, nga injoranca, apo të paguar nga agjenturat e huaja, nuk i ndihmojnë bashkimit dhe përparimit të shqiptarëve në Maqedoni, forcimit të lëvizjes politike në frymën kombëtare, por edhe më tej i thellojnë ndasitë dhe përçarjet mbi baza partiake, klanore dhe grupeve të interesit. Me këtë nuk i shërbejnë kauzës kombëtare, por u shërbejnë armiqve të kombit shqiptar dhe interesave të huaja.

Këta që eksperimentuan tridhjetë vjet me popullin shqiptar në Maqedoni, me mjete paqësore dhe në rrugë demokratike, përmes partive politike të krijuara dhe kontrolluara nga pushteti në Maqedoni dhe shërbimet e huaja sekrete; edhe këta që me luftë të armatosur e provuan deri ku shkon hapi i tyre dhe sa e kenë vizionin, konceptin dhe takatin për ta çuar përpara çështjen e pazgjidhur shqiptare në Maqedoni, është koha të heshtin, ta ulin bishtin dhe të turpëruar t’i pranojnë dështimet e derisotme në politikë.



Edhe këta që mendojnë se me koncepte të vjetruara dhe ide reaksionare, si vazhdimësi e Xhemijetit të kralëve serbë dhe me ide xhonturke mund ta zgjidhin çështjen e shqiptarëve në Maqedoni, të mos harrojnë se çështja shqiptare në këtë shtet është çështje e pazgjidhur kombëtare, është pjesë e lëvizjes politike dhe kombëtare të shqiptarëve për rikthimin e paqes dhe lirisë së humbur të një populli të tërë, jo humbje e privilegjeve të një klase politike të korruptuar, apo nevojë për ngritjen në pushtet të ndonjë partie politike, klani partiak ose grupi të interesit, siç pretendojnë disa sharlatanë dhe profiterë të politikës dhe biznesit, të cilët nuk e shohin edhe me sy hapur gjendjen e rëndë ku ndodhet sot populli shqiptar në Maqedoni.

Të gjithë ju që jeni vënë me dashje apo dashje në shërbim të eksperimenteve të huaja, të propagandës së rrezikshme ndaj qenies kombëtare, reflektoni dhe kthehuni në rrugën e drejtë, sa nuk është bërë vonë, që të mos u mallkojë historia dhe gjaku i derdhur ndër shekuj i mijëra veprimtarëve dhe martirëve për liri dhe bashkim kombëtar!

Asnjë parti politike e veçantë e shqiptarëve në Maqedoni, në koalicione partiake, apo të gjitha së bashku, të pozitës dhe opozitës, nëse nuk frymojnë së bashku dhe për qëllime të njëjta, në interes të lirisë dhe barazisë, të bashkimit dhe progresit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni; nëse nuk janë në një front të përbashkët dhe të bashkuar rreth një platforme për realizimin e aspiratave historike të popullit shqiptar në këtë shtet; për realizimin e barazisë së plotë të popullit shqiptar, të garantuar me kushtetutë, jo si pakicë kombëtare, apo si qytetarë në përqindje siç janë sot, KURRË MOS QOFSHI, bashkë me argatët tuaj që ua mbajnë ison përballë kësaj katandisje me përmasa shqetësuese për të ardhmen e popullit shqiptar në Maqedoni, dhe jo vetëm (mbi 30% e banorëve shqiptarëve autoktonë janë larguar gjatë dy dekadave të fundit në botën e jashtme).


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks