SHKRIMI
e mërkurë, 30 shtator 2020

MA.SC.PEDAGOGE, ARGJIRA UKIMERI: TRASHËGIMIA KULTURORE NË PRIZREN (I)

Prizren, 13 qershor 2020: Trashëgimia kulturore është trashëgimi fizike e artefakteve dhe objekteve (atributeve) të një grupi ose të shoqërisë të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, tek gjeneratat e tashme me qëllim të kujdesit për të mirën e brezave të ardhshëm. Trashëgimia kulturore përfshin pronën kulturore e njohur edhe si kultura materiale (të tillë si ndërtesat, monumentet, peizazhet, librat, veprat e artit dhe objektet e ndryshme), kulturën shpirtërore, (të tilla si folklori, traditat, gjuha dhe njohurit tradicionale), si dhe trashëgiminë natyrore (duke përfshirë peisazhet e rëndësishme kulturore dhe biodiversitetin). Trashëgimia kulturore përbën një grup të mirash kulturore të “artistizuara”, të cilat për natyrë të rëndësisë së tyre të veçantë historike dhe kulturore kanë interes publik dhe përbëjnë pasurinë e një vendi. Përkufizim i termit ”trashëgimi kulturore” është i kohëve të fundit (vitet 60-të), ardhur si referim terminologjik dhe jo plotësisht shterrues përmes një rruge të gjatë dhe të mundimshme legjislative.



Objektet e trashëgimisë kulturore mund të jenë të luajtshme (të transportueshme) ose të paluajtshme (të ankoruara përgjithmonë në vendin për të cilin janë ndërtuar). Trashëgimia kulturore është një realitet dinamik sepse është një tërësi e hapur dhe jo e mbyllur dhe si e tillë jo definitive, por gjithnjë në zgjerim, sepse ajo vijon të jetë pjesë e gjetjeve të vazhdueshme përgjatë kërkimeve në fushën e historisë së artit dhe arkitekturës, arkeologjisë, dokumentacionit arkivor dhe bibliografik të cilat nuk ndërpriten kurrë. Trashëgimia kulturore (Materiale) e Kosovës është krijuar në mes të qytetërimeve antike, dhe asaj pas erës së Re. Kjo trashëgimi është e pasur dhe ngërthen në vete një thesar të pasur kulturor, dhe është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Trashëgimia jonë është e pasur, dhe është në çdo cep të Kosovës. Parqet, Qendrat arkeologjike, Parqet natyrore, Galeritë e artit, Arkivat fotografike e filmike, Kalatë, Kullat, Monumente fetare dhe banesat popullore, Kalldrëmet e rrugicat e ngushta, Shatërvanët si edhe të gjitha muzetë e saj, janë pjesë e historisë sonë kulturore. Vlen të përmendet se për Trashëgiminë tonë kulturore, historike dhe politike në vend, flasin dëshmitë e parahistorisë, periudhës klasike dhe asaj ilire. Përmes këtyre dëshmive, vendi jonë tregon që ka vlera dhe cilësi, që janë të njohura brenda dhe jashtë vendit. Një pjesë e trashëgimisë sonë kulturore është edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s.

OBJEKTET E KULTIT

Prizreni, epiqendra kulturore, ekonomike dhe religjioze, pasqyron një realitet të gjallë në Kosovë. Ndërtimet e objekteve kulturore dhe fetare, organizimi i festivaleve të ndryshme, tregon dhe njëherëë frymën pozitive që jeton tek ne. Më poshtë do të shohim, objektet kulturore, që janë ndërtuar ndër shekuj tek ne:



KALAJA E PRIZRENIT

Kalaj e Prizrenit është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren. Ky objekt pasyqron identitetin tonë kombëtar dhe kulutor në vend. ky monument konsiderohet të jetë simboli i qytetit dhe një element me rëndësi në identitetin kulturor të Kosovës. Kalaja e Prizrenit, është ndërtuar në një kodër të lartë, në një ambient piktoresk dhe në një pozitë jashtëzakonisht strategjike. Ngrihet mbi qytet sikurse edhe mbi luginën e thellë të Lumëbardhit dhe rrafshin e Dukagjinit. Fillet e saj (Kalasë), i gjejmë në periudhën e parë të qytetërimit të këtij rajoni, në parahistori, me një zhvillim të vazhdueshëm në periudhën Bizantine dhe Osmane. Në periudhën e pushtimit Osman, Kalaja zgjerohet për të përforcuar dhe ndërtuar muret e saj, dhe të pasurohet me objekte të tjera të fushave të ndryshme si Hamame dhe Xhami. Poashtu, ky objekt ka shërbyer edhe për nevoja ushtarake. Në aspektin ndërtimor, Kalaj është ndarë në 3 komplekse:

1. Qyteti i Epërm - Akropoli.

2. Qyteti i poshëtm dhe

3. Qyteti Jugor.

Në fillim, ky objekt është përdorur ekskluzivisht si kala deri më 1912. Kalaja e Prizrenit, në vete ngërthen një pjesë të rëndësishme të historisë tonë në përgjithësi. Pozita e saj gjeografike, pozicioni i saj dominues mbi qytetin, Peisazhi natyror shumë tërheqës, dhe konfigurimi arkitektonik i menduar mjaftë mirë, e bëjnë këtë objekt shumë voluminoz dhe me vlera të padiskutueshme historike, turistike dhe arkeologjike.

Si përfundim mund të themi se Kalaja e Prizrenit është ndër pikat më interesante për hulumtime historike dhe kulturore në vend. Në vitin 2008, është bërë restaurimi dhe konsverimi i Kalasë, me ç’rast i ka hapur dyert e saj për promovimin e vlerave historike, turizmit kulturor, vlerave ndërfetare dhe artitekturale në territorin e Kosovës.



NAMAZXHAHU – MONUMENT KULTURE

Namazxhahu gjendet në anën veri-perëndimore të qytetit pranë rrugës magjistrale Prizren-Gjakovë. Fjala Namazxhah rrjedh nga gjuha persiane që do të thotë vend për falje (apo lutje). Në vitin 1455, Prizreni ra nën sundimin e Perandorisë Osmane. Isa Beu, ishte komandant i Fatih Sulltan Mehmetit. Poashtu, Isa Beu është njohur për ndërtimin e Namazxhahut, që shërbeu për kryerjen e ritualeve fetare të ushtarëve të Perandorisë Osmane në Prizren. Vlen të përmendet që mjeshtri kryesor dhe mbikqyrës i këtij tempulli ishte Ahmed Çaushi. Pas vendosjes së plotë të administrimit Osman në Prizren Namazxhahu, ky tempull, përveç faljes nga ushtarët turq të asaj kohe, filloi të shërbente edhe për falje nga bujqërit që punonin tokat e tyre. Ndryshe në popull, Namazxhahu njihet edhe si Kërëk Cami, apo Xhami e thyer. Me përkrahje edhe të Komunës së Prizrenit, hartohet dhe implementohet projekti i restaurimit të Namazxhanut dhe parkut rreth saj. Namazxhahu është ndërtuar me planimetri drejtkëndëshe nga gur të gdhendur të lidhur me llaç gëlqeror. Nëpërmjet tri shkallëve ngjitet në platenë ku gjendet një mur me lartësi rreth 1 metër, ku është paraqitur nisha që e shënjon mihrabin. Në këndin e djathtë të murit gjendet minarja me bazë katrore dhe trung gjashtë këndor, të punuar nga gur të gdhendur.

VIJON …


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks