SHKRIMI
e martë, 18 qershor 2019

DR.LUFTULLA PEZA&DR.LILJANA PEZA: HISTORIA E SHKURTË E BALLKANIT PELLAZGJIK

Golem (Durrës) 13 shkurt 2019:

PËRMBLEDHJE

Historia e Ballkanit është më e vjetër dhe më e larmishme se sa në të gjitha rajonet e tjera të Europës, por mjerisht më pak e studiuar dhe shumë e shtrembëruar. Ajo ka rëndësi të madhe të njihet imtësisht dhe të interpretohet drejtë. Ballkani është qendra ku lindi dhe u zhvillua gjinia njerëzore nga majmunët e lashtë. Ballkani është njëkohësisht qendra ku u zhvillua qytetërimi i parë i botës, Qytetërimi Pellazg, i cili ndikojë së tepërmi në lindjen dhe zhvillimin e qytetërimeve të tjera në të gjithë kontinentet.


Deri tani historia e kësaj qendre të madhe të qytetërimit botëror është falsifikuar, duke u larguar shumë nga të dhënat reale historike, arkeologjike dhe gjuhësore, në favor të popujve të tjerë. Kjo ka sjellë për pasojë shtrembërimin shumë të madh të historisë së lashtë dhe sidomos historinë e shqiptarëve dhe të paraardhësve të tyre, pellazgëve, ilirëve, maqedonëve, epirotëve, thrakëve, dardanëve dhe popujve të tjerë shqipfolës.

Shqiptarët kanë histori të madhe dhe më të vjetër se të gjithë popujt e tjerë, por historia e tyre nuk është lëvruar drejtë dhe saktë. Nga kjo historia e kombit shqiptar dhe e gjuhës shqipe ka mbetur në mes të rrugës dhe nuk po shkon më tej. Historia jonë është lëvruar deri tek ilirët dhe këta janë studiuar vetëm pjesërisht dhe brenda kufijve të cunguar të truallit shqiptarë nga fuqitë e mëdha në vitet 1878 dhe 1913. Maqedonët, epirotët, thrakët, dakët e lashtë dhe popuj të tjerë shqipfolës janë lënë në mëshirë të fatit, sikur nuk i kanë përkitur kombit tonë. Historia e gjuhës shqipe ka shkuar deri në mesjetë, tek “Formula e Pagëzimit”, më tutje gjuhëtarët nuk dinë çfarë bëhet. Nga padija disa nga këta shumicën e fjalëve të gjuhës shqipe i pranojnë si të huazuara nga gjuhët më të reja greke, latine, sllave, turke etj. Kjo është shkolla e dështuar Çabej-Buda, që si fosile mbahet ende gjallë në institucionet shqiptare. Këta braktisën rrugën e drejtë të origjinës pellazgjike të kombit shqiptar dhe të gjuhës shqipe, vendosur nga Keta, Krispi, De Rada dhe kopjuan modelin e albanologëve perëndimor, që nuk e njihnin sa duhet gjuhën dh historinë e shqiptarëve. Vetëm kur historia e shqiptarëve të studiohet e plotë dhe drejtë, do të dalë në dritë historia e vërtetë e Europës dhe njerëzimit dhe kontributi shumë i madh i pellazgo/shqiptarve në përparimin e qytetërimit botërorë.

Histoia e rajonit përfshin territorin e sotëm të Ballkanit: Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjës, Dardanisë, Maqedonisë, Greqisë, Serbisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Turqisë europiane.

Historinë e Ballkanit e kemi ndarë në 6 periudha kohore, që shkurtimisht i trajtojmë më poshtë.

1-PALEOHISTORIA. (1) (paleoliti).

Është koha në histori, që fillon me shfaqjen më të hershme të përdorimit të veglave të gurit nga njeriu primitiv (homininët) rreth 3.3 million vite më parë, deri në fund të kohës gjeologjike Pleistocen, rreth 12 mijë vjet më parë.

Sipas njohurive të sotme shkencore mendohet se qendra ku ndodhi ndarja e degës gjenetike të njeriut nga majmuni (shimpanze) ka qenë Afrika. Por vitet e fundit studiuesit kanë hedhur idenë se qendra e evolucionit të njeriut është Ballkani. Janë studiuar mbetjet e dy fosileve: një nofull e poshtme e gjetur në Greqi dhe një dhëmb i zbuluar në Bullgari, që i përkasin të dyja homonidit Graecopithecus (2) freybergi, e datuar 7.2 milion vjet më parë, që shënon njeriun më të vjetër, që është ndeshur në botë dhe që është më i vjetër se lloji afrikan i pranuar deri tani Sahelanthropus tchadensis, datuar 7 milion vjet e vjetër. Në Ballkan është ndeshur edhe fosili i majmuno-njeriut më të vonë me disa tipare të njeriut: Ouranopithecus (3), përfaqësuar nga llojet O. macedoniensis, gjetur në Greqi, në depozitime miocenike të vona 9,6-8,7 milionë vjet më parë dhe O. turkae nga mioceni i vonp e Turqisë, 8.7-7.4 milionë vjet e vjetër.

Gjatë gurlashtit të mesëm në trevën Ballkanike ka jetuar njeriu Neandertal, ende me disa tipare shtazore, ndërsa gjatë gurlashtit të vonë njeriu modern Homo sapiens, që shfaqet 44.000 vjet më parë në rajon.

2 - PERIUDHA PELLAZGJIKE

Fillon gjatë gurmesmit (holocen, 12 mijë p.e.s.,) me zbutjen e kushteve atmosferike, fillon jeta e njeriut jashtë shpellave, fillimi i arave dhe farmave, që shfaqet në Ballkanin Qendror. Gjatë kësaj kohe njeriu kishte besimin fetar tek Zeusi me Zeuastikën Pellazge.

Gjatë gurvonit shquhet zhvillimi i Qytetërimit Pellazg në Ballkanin Qendrorin, ku shenohen fillimet e bujqësisë europiane. Ndërtohen arat dhe farmat me shtepitë e para, fillon përpununimi i gurit, baltës, poçeria, mbarshtrimi i blegtorisë, përpunimi i qumshtit, leshit, lëkurës, endja e copës, gërmimi i parë mineral dhe shkrirja e bakrit. Me rëndësi të madhe është shfaqja e shkrimit më të lashtë në botë, ku në poçeri shkruhen fjalët: VIJV = UIJU = UJI dhe DOR = DORA, të dyja fjalë të gjuhës pellazge/shqipe.

Në këtë qytetërim janë ndeshur germat e alfabetit të parë në botë: A, B, b, D, E, F, H, ʘ, I, J, Λ, M, m, N, O, P, q, R, T, X, U, V, Y, W, Z, Ψ, numrat e parë në histori: 1 dhe I, II, III, IIII (4), IIIII (5) dhe IIIIII (6) si dhe simbolet e besimit fetar kryqi dhe Zeuastika (kryqi i thyer).

Kështu historia në Ballkan fillon me gurvonin dhe jo me epikat e Omerit në antikitet. Në Balkanin Qëndror shfaqen edhe Para-Indo-Europianët e parë, që janë pellazgët, identifikuar me gjuhën, kulturën dhe besimin e tyre fetar me Zeusin Pellazgjik të kristalizuar.

Gjatë kohës së bronzit (3000-110 p.e.s.) ndodhën ndryshime të tjera thelbësore shoqërore, formohen qytet-shtetet-mbretëritë e para, që shpesh njihen si qytetërime të veçanta, ku shquhen Mikena, Sparta, Theba, Athina, Tirinsi, Knosi, Dodona, Butrinti, Apollonia, Dyrahu, Troja, Lisi, Iskodra etj. Gjuha ishte një, gjuha pellazge, vërtetuar në Iliasin dhe Odisenë e Omerit dhe në mbishkrimet e Athinës, Korinthit, Thebës etj., shekulli 8 p.e.s. Gjatë kësaj kohe fillon edhe tregëtia në largësi dhe për këtë u ngritën mjaft vendbanime (koloni) në brigjet e Mesdheut dhe Detit të zi, ku shquhen fiset pellazge jone, aeole dhe dore.

Europa jugore, Ballkani, Anadolli deri në Mesopotami, Egjipt, Afrika e veriut dhe Mesdheu në lashtësi kanë qenë zotëruar nga pellazgët, prandaj rajoni quhej me një emër të përbashkët Pellazgjia, që vazhdoi deri në shekullin e 7 p.e.s. (Omeri Ilias, Odisea, Herodotus 2.56.1, Pausania 8.4.1, Pliny Nat.Hist. 4.4, Strabo Geograph. 9.5.13.19).

Historia e Ballkanit ndahet në këtë mënyrë:



3-PERIUDHA MAQEDONE


Gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s. nga shoqëria pellazge fillojë formimi i popujve të ri: maqedon, ilir, thrak, epirot, dak etj. Gjatë shekullit 7 ngrihet mbretëria e Maqedonisë, gjatë shekullit të 4 p.e.s. formohet mbretëria e parë ilire me mbretin Bardhyl. Po gjatë kësaj kohe ngrihen edhe mbretëritë e Dardanisë, Epirit, Dakisë, Thrakës, Paeonisë, që të gjitha të një gjaku dhe gjuhe, sepse ishin me origjinë pellazgjike. Në këtë kohë Europa qendrore ishte në gjendjen e kohës së gurit, e fiseve të paorganizuara gale, kelte, fine, estone, sllave etj.

Maqedonia nën mbretin Filip i II u bë shteti më i fuqishëm i kohës dhe në vitin 338 p.e.s. pushton jugun e Ballkanit pellazgjik, duke larguar pushtuesit persianë. Aleksandri i Madh më pas e shtriu Perandorinë Maqedone deri në Indi. Pas vdekjes së Aleksandrit më 323 p.e.s. perandoria e tij e madhe u nda midis gjeneralëve të tij dhe Kasandri u bë mbreti i Maqedonisë, që përfshinte të gjithë jugun e gadishullit Ilirik dhe kufizohej nga Epiri, Iliria dhe Thraka. Në Perandorinë Maqedone morën zhvillim kultura dhe gjuha pellazgo/maqedono/shqiptare, që ka qenë e shkruar dhe ka lënë dokumente shkrimore. Prandaj periudha ka emrin e Maqedonisë.

4-PERIUDHA ILIRE

Pas luftrave të ashpra iliro-romake në vitin 167 p.e.s. Ballkani pushtohet nga romakët, që me organizimin e ri u emërtua Prefektura Ilire, sepse ata e dinin mjaft mirë, që i gjithë Ballkani fliste disa dialekte, që kuptoheshin lehtë me dialektin më të madh ilir, gadishulli merr emrin Gadishulli Ilirik. Ky emërtim u ruajt gjatë gjithë kohës së Perandorisë Bizantine, deri në vitin 1453, kur ajo ra. Gjatë shekullit 6-7 në Ballkan erdhën fiset sllave.

GJUHA

Në Perandorinë Bizantine dhe në gadishullin Ilirik është folur gjuha ilire, që kuptohej dhe flitej shumë lehtë nga popujt e gadishullit Ilirik dhe ata të Anadollit dhe më gjerë, sepse të gjitha gjuhët e tyre kishin origjinë të njejtë pellazgjike.

BESIMI FETAR

Në shoqërinë pellazge dhe më pas në ato ilire, dardane, maqedone, epirote, thrake etj., ka ekzistuar sistemi i besimit pagan, d.m.th. besimi në shumë zota Pellazg, me kryezot Zeusin Pellazg dhe 12 perënditë e Olimpit. Në vitin 380 perandori romak Theodos I shpalli kristianizmin si besim fetar shtetëror në të gjithë Perandorisë Romake dhe fillojë ndalimi i besimit pagan, prishja e faltoreve të tyre. Kristianët përshtatën emrin ZEUS dhe krijuan themeluesin e kristianizmit, JEZUS (JE ZeUS), huazuan kryqin pellazgo/ilir si simbol të fesë së re kristiane, ngritën Vatikanin mbi faltoren e lashtë pellazge, duke përshtatur shprehjen etruske/shqipe U ATI KAN=TEK ATI KAN=VATIKAN, si faltoren kryesore të kristanizmit, nën shembullin e Dodonës Pellazge, që e prishën. Kështu hyri ndër shqiptarët kristianizmi.

5-PERIUDHA E PUSHTIMIT OSMAN

Osmanët (turqit) pas ramjes së Konstantinopojës në vitin 1453 filluan pushtimin e gadishullit Ilirik, me qëllim të pushtimit të Europës. Shqiptarët nën udhëheqjen e Skenderbeut bënë luftra të gjata kundra pushtimit osman dhe fituan betejat gjatë 25 vjetëve. Më pas vjen Lidhja e Prizrenit, lufta për pavarësi, shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe cungimi i territorit nga fuqitë e mëdha.

Ngritja e Mbretërisë të Greqisë

Fisi grek erdhi në rajon gjatë pushtimit romak të Ballkanit, por nuk dihet se nga erdhën, sepse asnjë dokument kulturor nuk kanë lënë në vendin e origjinës dhe asnjë të tillë nuk sollën në rajonin e ri. Ai nuk kishte as emër dhe asnjë nivel kulturor. Prania e tyre nuk është ndjerë në rajon. Kjo vërtetohet nga fakti, sepse ndërsa popujt e tjerë autokton të Ballkanit, me origjinë pellazge, ilirët, epirotë, dardanët, maqedonët, thrakët, dakët dhe paeonët i ngritën mbretëritë e tyre qysh gjatë shek.7-4 p.e.s., fisi “grek”, i emërtuar nga romakët, asnjë herë nuk e arriti këtë. Emri “graek, grek” është përdorur për herë të parë nga romakët për të identifikuar fisin pa emër, gjatë shekullit të fundit p.e.s.

Nuk dihet pse romakët i vunë këtë emër fisit pa emër. Por filozofi i madh maqedonas Aristoteli (384-322) disa shekuj para se romakët të pushtonin Ballkanin, në veprën e tij “Meteorology” ka shkruar se vendi rreth Dodonës Pellazge dhe lumit Achelus në Epir (Çamëri) ka qenë banuar nga fisi “sellët” dhe fisi “graeki”. Hesiodi (shek. 8 p.e.s.) në “Katallogun e Grave” shkruan, se Graeku ka qenë biri i Pandorës me Zeusin. Pandora, sipas mithologjisë pellazge, është gruaja e parë e krijuar nga perënditë, sipas udhëzimeve të Zeus (Hesiod. Theogonia, 540 ff). Ai shpjegon se Pandora me Zeusin kanë pasur dy djem, Graekun dhe Latinin. Ky i fundit ju dha emrin latinëve (Hesiod, Catalog of Women, 2). Këta emërtime nuk kanë asnjë lidhje me fisin grek.

Për të emërtuar Greqinë dhe veten sot grekët dhe falsifikatorët e historisë përdorin edhe fjalën “Hellas” (Ellas, Elada) të gjuhës së lashtë pellazge, nga e cila rrjedh edhe emri “Hellenë” dhe “Hellenistik”. Por për këtë asnjë dokument nuk ekziston, që Greqia dhe grekët të kenë ekzistuar dhe të jenë quajtur në lashtësi kështu. Gjatë kohës së bronzit në Thesali ka qenë një qytet i lashtë, që quhej “Ellada” dhe banorët e tij quheshin “ellenë”, që përmenden në Iliasin e Omerit, ku grekët nuk përmenden asnjë herë dhe s’kanë lidhje me to.

Për t'i rritur artificialisht vlerën historike Greqisë dhe grekëve, falsifikatorë të ndryshëm ngritën mithin e ekzistencës në lashtësi të një shteti dhe populli të lashtë me rëndësi të madhe historike, që e quajtën me termin “Greqia e lashtë”(Ancient Greece), që përfshinë periudhën midis shek. 13 p.e.s.-viti 600 i erës sonë. Por në fakt “Greqia e Lashtë” asnjë herë nuk ka ekzistuar gjatë historisë. Ky është falsifikim i historisë. Deri në shekullin e 7-4 p.e.s. Europa jugore quhej Pellazgjia dhe më pas në te u ngritën mbretëritë Ilire, Maqedone, Dake, Thrake etj., të gjithë me origjinë pellazge. Pastaj erdhën me radhë Perandoria Maqedone e Aleksandrit të Madh, Mbretëria Maqedone e Kasandrit, Prefektura Ilire deri në vitin 1400. Asnjë shtet “Greqia e Lashtë” nuk njihet në këtë histori të gjatë. Pas kësaj periudhe në histori vijon Mesjeta e Herëshme, ku grekët përsëri nuk përmenden asnjë herë. Me kryengritjen arvanite të vitit 1821, me financimin e Ali Pashë Tepelenës dhe ndihmën e fuqive të mëdha, u krijua fillimisht një Administratë Autonome në jugë të Ballkanit, e cila në vitin 1832 u quajtë “Mbretëria e Greqisë” me teritor Greqinë Qendrore, Peloponesin dhe disa ishuj përreth. Bile dhe mbreti i parë ka qenë Oto nga Bavaria. Kjo ka ndodhur më shumë se 2000 vjet pasi ilirët, maqedonët, epirotët, thrakët, dakët etj., të gjithë të ardhur nga trungu pellazgjik, i kishin ngritur mbretëritë e tyre.

Më pas fuqitë e mëdha me marëveshjet e ndryshme shtuan territorin grek, duke marrë nga territoret e shqiptarëve:

- në vitin 1864 Britania e Madhe i dha Greqisë Korfuzin epirot dhe ishujt më në jugë,

- në vitin 1881 Greqisë i jepet Thesalia dhe pas luftrave Ballkanike, ju dhanë territore të tjera shqiptare,

- në vitin 1913 Greqisë ju dha Epiri (Çamëria), Maqedonia, Kreta dhe ishujt e Egjeut.

- në vitin 1919 Greqia mori një pjesë të Thrakës dhe më 1923 pjesë lindore të Thrakës dhe krahinën e Jonisë dhe më 1947 ju dhanë disa ishuj të tjerë.

Kjo është masakra, që kanë bërë fuqitë e mëdha me popullin shqiptar, për të favorizuar Greqinë, duke shkaktuar miliona viktima.

Kështu grekët gjatë historisë së lashtë deri në shekullin e 19, nuk kanë pasur asnjë territor të vetin, sepse gjithmonë kanë qenë pakicë e papërfillshme, pa kulturë, që nuk kanë pasur as emër, as territor dhe as shtetin e tyre. Edhe sot në Greqi, sipas të dhënave zyrtare, mbi 62 % e popullatës është shqipfolëse: arvanitë me prejardhje pellazgjike si dhe të tjerë shqipfolës me prejardhje maqedone, ilire, thrake, epirote (çamë), që fatkeqësisht shteti grek nuk u njeh kombësinë, që përbën shkelje të rëndë të drejtave të njeriut.

Në literaturë ndeshet termi “gjuha e lashtë greke”, që gjoja është folur në kohët e lashta në rajonin e Egjeut, gjatë shekujve 9-4 p.e.s. Për ta mbështetur këtë përdoret shkrimi Linear B, Iliasi dhe Odisea të Omerit dhe mbishkrime të ndryshme, të cilat janë falsifikuar, sepse në fakt i përkasin gjuhës pellazge.

Grekët dhe dashamirësit e “Greqisë së Lashtë”, gjatë shekullit 19-të dhe më pas, për ti dhënë përparësi Greqisë dhe kulturës greke ndaj popujve të tjerë të rajonit dhe sidomos shqiptarëve, ndërmorën veprimtari të ndryshme politike, që i veshën me petkun shkencor: falsifikuan veprat e artit pellazge si Akropolin e Athinës etj., shkrimin “Linear B”, fiset e lashta pellazge: akejt, kaonët, dorët, jonët, molosët etj., perënditë pellazge, epikat e Omerit dhe Hesiodit, vendbanimet pellazge në brigjet mesdhetare, lojrat e para olimpike, periudhën historike të Aleksandrit të Madh dhe gjeneralëve të tij etj., të gjitha janë falsifikuar për të ngritur Qytetërimi e rremë Grek.

Helenizmi është një rrymë ideologjike antishkencore, shpikur nga historiani gjerman J.G.Droysen (1836), që shtrembëron historinë dhe provat dhe mashtron njerzit, duke ngritur praninë e qytetërimit grek të rremë - të lashtë.

6-PERIUDHA E PAVARËSISË

Gjatë viteve 1911-1913 filloi lufta e parë ballkanike ndërmjet vendeve aleatë Sërbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë kundër Perandorisë Osmane dhe çlirimin prej saj.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Pas luftrash të ashpra në Kuvendin mbarëkombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 u shpall pavarësia, mbi bazën e 4 vilajeteve shqiptare.

FALSIFIKIMI I AUTORËVE ANTIKË

Me qëllim falsifikimi të historisë në dobi të Greqisë, disa përkthyes dhe historianë kanë falsifikuar në radhë të parë autorët antikë, që t'i kenë mbështetje në falsifikimet e tjera. Po japim shembullin nga librit i famshëm i Strabonit “Geografia”, libri V, kap. 2.

Në origjinalin e veprës së Strabonit përmenden pellazgët, Ellada, Thesalia, Ellesi, Arkadia, po Straboni nuk përmend as grekë dhe as Greqi. Por përkthyesi i veprës së tij në anglisht fjalën Ellada, që ka qenë një qytet i kohës së bronzit në Thesali e ka përkthyer “the whole of Greece”(= e gjithë Greqia), ose ka futur edhe shprehjen tjetër: “not only among the Greeks” (=jo vetëm midis grekëve). Këto dhe të tjera si këto janë falsifikime në veprën e Strabonit, sepse në kohën e Strabonit nuk ka ekzistuar as Greqia dhe as grekët.

Po kështu është vepruar edhe me veprën e Herodotit “Historia”, që cilësohet si babai i historisë dhe që ka jetuar gjatë shek. 5 p.e.s. Nga libri i tij “Histories”, shumë emërtime janë falsifikuar, që ndryshojnë shumë përmbajtjen e veprës. Për analizë kemi marrë botimin: The history of Herodotus, paralel Inglish-Greek, përkthyer nga G.C. Macaulay, 1890. Nga libri i parë paragrafi 57:

Në origjinal Herodoti përmend “pellazgë” dhe “Ellenas”, por në anglish kjo fjalë është përkthyer “Hellenë”, për të sjellë në kujtesë, që janë grekët. Nga libri i dytë i Herodotit kemi marë paragrafin 56, ku përmenden Pellazgjia, Ellada, por në përkthimin aglez “Ellada” është bërë “Hellas”, për ta afruar me Greqinë. Më tej ka shkuar përkthyesi çek i veprës “Historia” të Herodotit, Jarosllav Sonka, botuar në vitin 2005 në Pragë. Sonka në përkthimin e tij fjalën “Ellada” e përkthen “Greqi” dhe fjalën “Ellenes” e ka bërë “grekë”. Në këtë mënyrë Herodoti, që asnjë herë nuk i përmend as “Greqinë” dhe as “grekët” në historinë e tij, përkthyesit me manipulimet e tyre kanë prodhuar edhe “Greqinë” edhe “grekë” në veprën e tij. Në këtë mënyrë është falsifikuar Omeri, Iliasi dhe Odisea e tij, Hesiodi dhe Theogonia e tij etj. Ky është falsifikim monstruoz i së vërtetës.

Përpjekje të ethëshme bëhet nga falsifikatorët grekë për të falsifikuar historinë e Epirit (Çamërisë) dhe të Maqedonisë, duke i paraqitur këto treva sikur kanë qenë dominuar nga grekët në kohrat parahistorike dhe më pas, megjithse grekët asnjë herë nuk përmenden në këto treva. Qëllimi i tyre është përvetësimi i historisë së bukur të Epirit dhe Maqedonisë, të tjetërsojnë në grek Aleksandin e Madh, Aristotelin, Filipin, Pirron etj. Për këtë qëllim nga Akademia e Athinës janë botuar dy libra voluminozë nën drejtimin e kryefalsifikatorit M.V. Sakellariou: ”Epirus-4000 years of Greek history and civilisation” dhe “Macedonia-4000 years of Greek history and civilisation”.

Por duke parë historinë e Ballkanit del mjaft qartë se maqedonët dhe epirotë, ashtu si ilirët, thrakët, dakët etj., popuj me origjinë pellazgjike, me zotësi, luftra dhe diplomaci arritën t'i formojnë mbretëritë e tyre qysh gjatë shekullit 7-4 p.e.s., 2000 vjet para grekëve.

Por ka dhe njerëz të ndershëm, me ndërgjegje të pastër, që e ndjejnë si detyrë qytetare të thonë të vërtetën.

Shkrimtari grek Niko Dimou në blogun e tij në vitin 2012 shkruan:

“We used to speak Albanian and call ourselves Romans, but then Winckelmann, Goethe, Victor Hugo, Delacroix, they all told us, ‘No, you are Hellenes, direct descendants of Plato and Socrates,’ and that did it. If a small, poor nation has such a burden put on its shoulders, it will never recover.” /Ne flisnim shqip dhe quheshim romakë, por pastaj Winckelmann, Goethe, Victor Hugo, Delacroix, të gjithë na thanë, 'Jo, ju jeni hellenë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Platonit dhe Sokratit, dhe kjo e bëri atë. Nëse një komb i vogël dhe i varfër ka një barrë të tillë, ajo nuk do të shërohet ".

Në vitin 2010 historianët e katedrës së Studimeve Hellenike në Universitetin Georgetown të Uashingtonit, Sh.B.A., dolën në konferencë shtypi dhe deklaruan: “HISTORIANS ADMIT TO INVENTING ANCIENT GREEKS” /Historianët pranojnë që shpiken grekët e lashtë/.

Ata deklaruar në konferencën e shtypit:

“they had "entirely fabricated" ancient Greece, a culture long thought to be the intellectual basis of Western civilization”/ata kishin "fabrikuar tërësisht" Greqinë e lashtë, një kulturë që mendohet të jetë baza intelektuale e qytetërimit perëndimor/.

Grupi i historianëve bën me dije që idea e një shoqërie të sofistikuar, e lulëzuar i shoqërisë ekzistuese në Greqi më shumë se dy mijë vjet më parë ishte një trillim i plotë, krijuar nga dy doza historianësh, antropollogësh dhe gjuhtarësh të klasikes, që kanë punuar pa ndalim midis viteve 1971 dhe 1974 për të krijuar dokumente dhe artefakte "greke"/.

Profesori G.Haddlebury, që dha dorheqjen si shef i katedrës tha në konferencln e shtypit:

/"Sinqerisht, nuk kemi menduar kurrë që gjërat të shkojnë deri këtu. Ishim të rinj dhe duke u përpjekur për të çuar përpara karrierën tonë, kështu që sapo filluam të bëjmë gjërat Homerin, Aristotelin, Sokratin, Hipokratin, levë dhe forcë, retorikë, etikë, të gjitha llojet e ndryshme të kolonave - gjithçka "/.

Nga të gjitha këto, që shkruajnë profesorët amerikan shihet mjaft qartë se “Greqia e lashtë”, “grekët e lashtë”, “greqishtja e lashtë” dhe “Qytetërimi Grek” asnjë herë nuk kanë ekzistuar, por u ngritën duke falsifikuar dokumentet, proces që vazhdon edhe sot.

Përpara historiografisë europiane del detyra e rëndësishme të largohet nga kthetrat e falsifikatorëve dhe ta verë shkencën në binarë të drejtë, mbi bazën e fakteve historike. Duhet të pranohet qytetërimi më i lashtë i botës, Qytetërimi Pellazg, që i jep nder gjithë kontinentit tonë.

Historianët shqiptarë nga të gjitha trevat të hulumtojnë vetë rajonin dhe të mbledhin faktet dhe provat përkatëse. Ata duhet ta zgjerojnë fushën e kërkimit të historisë së kombit tonë në të gjithë Ballkanin dhe rajonin e Mesdheut. E gjithë Europa, Ural, Kaukaz, Mesopotami, Egjipti i lashtë, Afrika e veriut, i gjithë pellgu i Mesdheut ka qenë banuar nga pellazgët dhe më pas ilirët, maqedonët, dardanët, epirotët, thrakët, athinasit, spartanët, mikenët, shumerët, koptët, fenikasit, etruskët etj., të gjithë popuj të racës pellazge-ariane, që kanë folur shumë dialekte të lashta të gjuhës shqipe.

Duke shkruajtur drejtë historinë e Ballkanit Pellazgjik dhe Ilirik, kemi kryer detyrën ndaj kombit tonë të lashtë dhe do t'i japin atij vendin e nderit midis kombeve të tjera. Kështu plotësojmë edhe një detyrim të madh ndaj historisë europiane, duke i treguar të vërtetën historike të qytetërimit më të lashtë pellazg.

Golem 15 tetor 2018

_____________________


1. Koha e gurit ndahet në: gurlasht (guri i lashtë), gurmesëm (guri i mesëm) dhe gurvon (guri i vonë)

2. Sipas emrit të Graekut, që përmendet në Theogoninë e Hesiodit, biri i Zeusit me Pandorën.

3. Sipsa emrit të Uranit, që në mithologji njihet si Babai i Qiellit. Urani ka qenë burri i Gajës, motra e tij. Urani dhe Gaja janë paraardhësit e shumicës së perëndive.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks