SHKRIMI
e enjte, 18 korrik 2019

DR.LUFTULLA PEZA: SHKËLQIMI DHE RRËNIMI I ARKEOLOGJISË SHQPTARE!

Pragë, 28 prill 2019: Historia e shqiptarëve fillon shumë herët në parahistori, 10-15 mijë vjet p.e.s., para gjithë popujve të tjerë. Stërgjyshët tanë, pellazgët, ngritën “arat” dhe “farmat” e para në historinë njerzore, gjë që shënon fillimin e ushtrimit të bujqësisë në Ballkan. Kjo e shkëput njeriun përfundimisht nga mënyra e vjetër e “mbledhës-gjuetarit”, që rrugëtonte ditë e natë për të siguruar ushqimin. Njerzit ndërtuan arat dhe vendbanimet e përherëshme, mbollën farat e bimëve (nga fjala “fara” e gjuhës pellazge/shqipe rrjedh fjala “farma”), ndërtuan shtëpitë (kasollet), fshatrat e parë, mbarshtruan bagëtinë, përpunuan qumështin, lëkurën, krijuan poçerinë, drodhën fijen dhe endën copën për të bërë rrobat e tyre me vegjën e shpikur prej tyre. Fustanella pellazgo/shqiptare është njëra nga veshjet e para, e krijuar prej njeriut.

Këta njerëz të talentuar të parët ngritën sistemin pagan të besimit fetar me shumë perendi, me në krye Zeusin-Zotin Pellazg dhe perënditë e tjera të Olimpit. Gërmimi i minierave dhe shkrirja e metalit, hapën shtigje të reja të mëdha për njerzimin.

Shpikjet më të mëdha të pellazgëve kanë qenë germat dhe alfabeti i parë, me të cilët shkruan gjuhën e tyre, ku fjalët “UJI” dhe “DORA” të shkruar në poçeri 6 mijë vjet p.e.s., ruhen edhe sot në gjuhën shqipe, që vërtetojnë lidhjen e ngushtë pellazgo-shqiptare. Të gjitha këto mrekulli gjinden në Kulturën Pellazge Vinka-Turdas (Ballkanin Qendror), që përbëjnë revolucionin e parë bujqësor, teknologjik dhe kulturorë në kohrat e lashta. Me përdorimin e shkrimit fillon historia njerzore.

Pellazgët i dhanë njerëzimit shkrimtarët dhe dijetarët e parë: Omeri shkroi Iliasin dhe Odisenë, Hesiodi Theogoninë me perënditë pellazge, veprat e para të letërsisë europiane, filosofët e rracës pellazge Anaksimandri, Ksenofani, Pithagora etj., të ciët i ndritën rrugën njerëzimit drejt dijes dhe begatisë.

Pellazgët nga Ballkani shtrihen në Anadoll, Lindjen e Afërt, Afrika e Veriut, Mesdhe dhe më tej. Kudo kanë lënë gjuhën e tyre të shkruar. Prandaj gjuhët e lashta të Ballkanit, Anadollit dhe Mesdheut kanë afërsi të mëdha njëra me tjetrën dhe me gjuhën shqipe, sepse të gjitha kanë prejardhje nga gjuha më e lashtë pellazge (L.Peza &LPeza: Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit..., TR 2018).

Pellazgët kanë lënë trashëgimi të pasur me shumë objekte të tjera, si faltore të lashta, Dodonën, ndërtuar për nder të perëndive të tyre Zeusit dhe Herës, Akropolin e Athinës, Apolloninë etj., kështjella me mure të trashë dhe gurë të mëdhenj, të latuar mjaft mirë, vendosur njeri mbi tjetrin pa llaç, “Mure Pellazgjike ose Ciklopike”, Lojrat e para Olimpike etj. Këto mure ndodhen kudo, ku kanë jetuar pellazgët, në qytet-shtetet e tyre: Shkodër, Lezhë, Krujë, Zgërdhesh, Dyrach, Berat, Apolloni, Ohër, Pogradec, Vlorë, Orik, Himarë, Borsh, Xarë, Butrint, Kretë, Mikenë, Spartë,Trojë, Siberi dhe më gjerë.

Shumë luftra janë bërë në këto kala të lashta dhe shumë histori dhe objekte luftarake ruhen në gjirin e tyre. Shqiponja e Zezë dykrenore në flamurin shqiptar është shenjë e lashtë pellazge, simboli i Zeusit, sepse shqiponja ka qenë një nga shembëlltyrat e Zeusit Pellazg dhe shpendi, që e shoqëronte dhe e mbronte atë kudo. Shqiponja ruhet e zezë në flamurin shqiptar ashtu siç ka qenë vizatuar në poçerinë fillestare të zezë të kohës së gurit. Edhe emri shqiptar rrjedh po nga kohrat më të lashta për bijtë e shqipes dhe të Zeusit Pellazg.

Në fillim të mijëvjeçarit të fundit p.e.s. nga zhvillimi i shoqërisë pellazge lindën popuj të ri: maqedonët, ilirët, epirotët, dardanët, thrakët, paeonët, dakët, të cilët ngritën mbretëritë e para në Europë, që kanë folur e shkruar në dialekte të ndryshme, shumë të afërta midis tyre dhe me gjuhën shqipe. Filipi i II i Maqedonisë dhe Aleksandri i Madh, dy nga shqiptarët më të lavdishëm në histori, ngritën Perandorinë Maqedone deri në Indi, ku u zhvillua gjuha dhe kultura pellazgo/ maqedone/shqiptare.

Gjatë kohës kur në Ballkan u ngritën mbretëritë ilire, maqedone, epirote, thrake, dake etj., Europa Qendrore dhe Veriore dhe bota për rreth Mesdheut përjetonte ende kohën e gurit me fise të paorganizuara dhe gjysëm të egra: gale, kelte, gjermanike, fine, sllave, siberiane, mongolo-turke, tibetiane, arabe, berbere etj. (fig.1). Kjo tregon aftësinë e madhe të popujve pellazgjikë.

Pas vdekjes së Aleksandrit Perandoria Maqedone u nda midis gjeneralëve të tij dhe Kasandri u bë mbret i Maqedonisë, që shtrihej në veri nga Pela, Thesalia, Livadia, Atika, Akaj, Peloponezi, Moreja, dhe me ishujt në jug. Maqedonia kufizohej me Ilirinë, Epirin, Dardaninë, Dakinë, Paeoninë dhe Thrakën, që flisnin dialekte të ardhura nga gjuha pellazge.



Fig.1

Pas luftrave të ashpra me ilirët, maqedonët, epirotët në vitet 167-146 p.e.s, Perandoria Romake pushtoi Ballkanin, që e riorganizoi në tri provinca: Italike, Ilire, që përfshin Ballkanin, dhe Orientin, që përfshin Anadollin deri në Indi (fig.2). Më pas formohet Perandoria Bizantine, me dy provincat e fundit. Të gjithë popujt e kësaj perandorie kanë folur dialekte të ndryshme shumë të afërt me gjuhën shqipe, sepse të gjithë rridhnin nga pellazgët e lashtë (vërtetuar në librin tonë të fundit: Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit..).



Fig 2

G
jatë pushtimit romak në Ballkan u shfaq për herë të parë fisi i pa njohur dhe pa kulturë, që prej romakëve u quajt me emrin “graek” (grekët). Nuk dihet origjina e fisit grek, pasi në vendin e origjinës nuk kanë lënë asnjë dokument kulturor dhe asnjë të tillë nuk sollën, kur erdhën në vendin e ri. Grekët nuk kanë luajtur asnjë rol gjatë historisë në Ballkan dhe nuk kanë pasur ndonjë territor të tyre. Në vitin 1832, pas kryengritjes arvanitase të vitit 1831, për herë të parë në Ballkan ngrihet mbretëria Greke, me territor shumë të vogël. Gjatë shekujve 6-7 në Ballkan vendosen sllavët e jugut.

Me rënien e Konstrandinopojës në vitin1453, turqit filluan shtrirjen në Ballkan. Popujt ballkanikë bënë luftra të gjata për liri, por të famëshme janë luftrat e shqiptarëve, nën drejtimin e Skenderbeut. Ai me luftëtarët shqiptarë mbrojti trojet shqiptare dhe Qytetërimin Perëndimor, por Europa asnjë herë nuk e ndihmoi atë. Me të drejtë viti 2018 u shpall viti i Skenderbet dhe pritëm organizimin e një kongresi ndërkombëtarë “Mbi Skenderbeun, rolin dhe epokën, në të cilën ai jetoi dhe luftoi”, por kjo nuk ndodhi, që ngarkon me përgjegjësi historianët dhe ministrinë e kulturës.

Asnjë popull tjetër i botës nuk ka histori të tillë të gjatë, të lavdishme, të mahnitëshme dhe me kontribut kaq të madh për përparimin e njerëzimin, sa shqiptarët.


SI ADMINISTROHET HISTORIA DHE PASURIA E MADHE KULTUROE SHQIPTARE?


Gjatë shekullit 19 paraqiten të dhënat e para për trashëgiminë kulturore shqiptare, që zgjoi interes të madh midis specialistëve. Më 1924 fillojnë gërmimet arkeologjike në Apolloni, kryesuar nga L. Rey, që botoi disa vëllime mbi qytetërimin e madh ilir në Apolloni. Në vitin 1926 punoi Ugolini në Finiq dhe Butrint. Materialet arkeologjike epiroto/shqiptare të shekujve 4-5 p.e.s., u botuan në tre vëllime.

Pas Luftës së Dytë Botërore gërmimet arkeologjike u zgjeruan nga arkeologë vendas. Shteti ngriti institucionet përkatëse: Muzeun Arkeologjik-Etnografik (1948, Tiranë), Sektorin Shkencor të Kërkimeve Arkeologjike, më 1976 Qendrën e Studimeve Arkeologjike dhe më 1991 Institutin e Arkeologjisë. Qendra arkeologjike u ngritën në Durrës, Apolloni, Butrint, Korçë etj. Pas vitit 1990 janë ndërmarrë projekte të ndryshme në bashkëpunim me arkeologë të huaj: si projekti shqiptaro-grek në Butrint, projekti shqiptaro-amerikan në Shpellën e Konispolit, Apolloni-Bylis, Korçë, projekti shqiptaro-francez në Apolloni dhe të Sovjanit (Korçë), projekti shqiptaro-anglez në Butrint etj. E keqja e këtyre projekteve është se drejtimin e kishin të huajtë dhe interpretimi i materialeve arkeologjik është bërë sipas midesë së tyre, që nuk e njohin historinë e shqiptarëve, pjestarët shqiptarë kanë sherbyer në role jo vendimmarrëse, më shumë si krah pune.

Pas vitit 90-të u ngritën edhe qendra të tjera, në ndihmë të arkeologjisë. Siç njofton S. Shpuza (Gaz. Tema 21 mars 2015) u ngitën institucione për të ndihmuar arkeologjinë si KKA (Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë), ASHA (Agjensia e Sherbimit Arkeologjik), DRKK (Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare), që varen nga Ministria e Kulturës, deparmenti i arkeologjisë në Universitetin eTiranës etj. Por fatkeqësisht shumica e personelit në këto qendra nuk ishin arkeologë, por partizanë, miq dhe militantë partishë politike. Nga kjo vendimet ose konkluzionet mbi arkeologjinë, jepeshin nga militantët, pa baza shkencore.

Por, ndërsa gërmimet arkeologjike në Shqipëri ecnin me shpejtësi, interpretimi i materialit arkeologjik mbeti shumë prapa dhe shpesh, duke patur njohuri të pakta, u falsifikuan. Vihet re që arkeologët shqiptarë nuk e njohin historinë e vendit, por pa ditur historinë materiali arkeologjik mbetet memec. Po jap shembuj për ilustrim.

Në faqen e arkeologjisë shqiptare në Wikipedia lexojmë:

“Gjatë epokës së neolitit (7000-3000 p.e.s) territori i vendit tonë ka qenë shumë më i banuar, gjë që e dëshmojnë me dhjetëra vendbanime të zbuluara, të cilat kanë qenë ngritur në fusha pjellore, në tarraca lumore dhe në shpella. Banesat e tyre ishin kasolle të thjeshta të lyera dhe të shtruara me baltë. Në Dunavec e Maliq janë zbuluar banesa të ngritura mbi hunj (palafite).... Por në jetën e banorëve neolitikë vend qendror zinte bujqësia dhe blegtoria si edhe përgatitja e prodhimi i enëve prej balte”. Vlerë të veçantë kanë disa enë të pikturuara të gjetura në Dunavec, Cakran e Maliq I, të cilat janë të importuara nga kulturat e Diminit në Thesali (Greqi). Ato janë dëshmitë e para të këmbimit midis trevave të vendit tonë me qytetërimet më të përparuara të Evropës Jug-Lindore të epokës neolitike”.

Historia jep të dhëna të plota, që Thesalia gjatë gurvonit (neolitit) ka qenë banuar nga pellazgët, ku përmenden vendanimet e tyre Sesklo dhe Dimini. Herodoti gjithashtu përmend, se këta pellazgë nga Thesalia ishin të parët, që ngritën dhe kanë banuar dhe Akropolin e Athinës.

Padrejtësisht këto të dhëna të rëndësishme shkencore mohohen në interpretimet e arkeologëve tanë. Gjetjet arkeologjike në Dunavec dhe Maliq, tregojnë se gjatë neolitit këto rajone kanë qenë banuar nga pellazgët, ashtu si në Thesali, me të cilën kanë patur lidhje shumë të ngushta si në tregëti dhe në fusha të tjera. Interpretimi i shtrembër i materialit arkelolgjik nga mosnjohja e histotrisë, sjell shtrembërimin e qëllimshëm të provave shkencore mbi pellazgët, stërgjyshërit e shqiptarëve.

Më poshtë në Wikipedian shqipe verejmë falsifikime të tjera:

“Faktor parësor u bënë marrëdhëniet e hershme me botën greke dhe veçanërisht procesi i urbanizimit u përshpejtua me themelimin e kolonive greke në brigjet e Ilirisë. Kështu kolonistë të ardhur nga Korkyra më 627 p.e.s. themeluan Dyrrahun, më 588 p.e.s. themeluan Apoloninë dhe rreth gjysmës së parë të shek. VI themelohet dhe Orikumi”.

Kështu shkruan arkeologu shqiptar, që nuk njeh historinë e popullit të tij dhe nga padija kopjon të huajtë dhe kështu historinë e shqiptarëve u a fal të tjerëve. Jo më kot më sipër kemi shënuar, që fisi grek pa emër dhe pa kulturë erdhi në Ballkan gjatë pushtimit romak, shek. parë p.e.s. dhe prej tyre pagëzohet me emrin “grek”. Por krahas kësaj romakët kur erdhën në Ballkan gjetën të ngritura mbretëritë ilire, maqedone, thrake, dake, dardane, me të cilët bënë luftra të gjata. Nuk ka mundësi një popull, që nuk ka qenë fare në Ballkan si grekët, gjatë shek. 7-2 p.e.s. të kenë themeluar qytete në Iliri dhe Epir !!. Nga ana tjetër korinthasit kanë qenë fis pellazg, vërtetuar nga mbishkrimi i Korinthit, që është në gjuhën pellazge (shih L.Peza Korinthasit Pashtriku org.). Edhe emrat e qyteteve Dyrah apo Epidamn, Apolloni, Sarand, Orik etj., shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe. Prandaj ato, që shkruan më sipër arkeologu-historiani shqiptar, tregojnë, se nuk ka dijeni nga historia dhe me prapambetjen e tij, historinë e shqiptarëve ju a jep të tjerëve!.

Kemi vizituar kalatë e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Beratit, Apollonisë, Borshit, Butrintit dhe kudo spjeguesit flasin, se këto janë kala ilire të “periudhës helenistike”. Ky spjegim nuk është në përputhje me historinë. Pothuajse të gjitha kalatë tona janë ndërtuar gjatë kohës së bronzit, gjë që vihet re se në themelet e tyre ndodhen gurë të mëdhenj katërkëndësh të latuar mirë, që në literaturë njihen si “Mure Pellazgjike apo ciklopike”. Gurët të tillë të mëdhenj vendosur njeri mbi tjetrin pa llaç janë të kohës së bronzit dhe karakteristikë e ndërtimeve pellazge. Kalatë pellazge më pas u gjallëruan nga ilirët, por muret ilire janë me gurë të çfardoshëm, që lidhen me llaç. Këto kala gjysëm të rrënuara, gjatë mesjetës, u rigjallëruan nga Skenderbeu dhe u përdorën në luftë kundra turqëve. Edhe në këtë çeshtje shpjegimi i shtrembëruar vjen nga njohja e pakët e historisë nga arkeologët dhe historianët shqiptarë dhe qëllimi i tyre për ti tjetërsuar këto monumente si greke. Asnjë shenjë të ndonjë “periudhe helenistike” nuk vihet re në historinë tonë.

SKANDALI ME ARKEOLOGUN E NJOHUR HALIL SHABANI

Arkeologut të njohur me shumë botime shkencore Halil Shabani nga Drejtori i kulturës në Bashkinë e Sarandës, Panajot Gunari, me origjinë minoritare greke, i kërkohet në kartelat e objekteve arkeologjike ilire/epirote të shënonte, që janë objekte helene/greke. Kur ai nuk e zbatoi urdhrin, për të falsifikuar kartelat, u pushua nga puna dhe në vend të tij si ekspert arkeologjie sollën një ekonomist minoritar grek.

“Arsyeja e pushimit tim nga puna është refuzimi im për të hedhur në kartelat dhe pasaportat e monumenteve të kulturës informacione jo profesionale dhe që bien ndesh me kërkimin shkencor” shprehet arkeologu Shabani. Sipas tij në kartelat, që ka drejtoria e monumenteve, sipas studimeve të tij apo specialistëve të tjerë është shënuar kudo përkatësia iliro-epirote. Këtu të bie në sy punësimi i gabuar i një minoritari grek në Bashkinë e Sarandës, për të ruajtur kulturën shqiptare.

Kjo përbën skandal në mbarë vendin, sepse nuk është rast i vetëm. Kështu është vepruar në Durrës, Butrint, Orik etj., duke i falsifikuar objektet kulturore ilire ose epirote në objekte greke. Kjo më pas ka sjellë konkluzionin e gabuar se objektet i përkasin “periudhës helenistike (greke)”.

Këto falsifikime arrijnë dhe drejtohen nga Qendra Albanologjike në Tiranë, ku mbishkrimet e lashta ilire dhe epirote dhe objekte të tjera falsifikohen në greke.

Në vitin 2016 ishim ftuar dhe morëm pjesë në konferencën shkencore të Institutit të Gjuhësisë në Tiranë, ku paraqitëm referatin “Vazhdimsia e gjuhës pellazge dhe ilire në gjuhën shqipe”, me interpretime e shumë mbishkrimeve pellazge dhe ilire, që lidhen me gjuhën shqipe. Pa asnjë recenzë shkencore referati ynë nuk u pranua të botohet bashkë me referatet e tjera të konferencës, sepse mbishkrimet pellazge dhe ilire, që kishim analizuar, sipas gjuhtarëve të institutit janë në gjuhën greke, megjithëse në to nuk ka asnjë fjalë greke, por vetëm fjalë të gjuhës shqipe. Në këtë qendër mbishkrimet ilire të Durrësit, Apollonisë dhe epirote në Butrint janë falsifikuar sikur janë në gjuhën greke, megjithëse në to ndodhen vetëm fjalë të gjuhës shqipe. Kjo qendër sot është ngritur në akademi dhe me punën e saj antishqiptare me mbishkrimet, objektet e tjera arkeologjike dhe historinë është kthyer në Akademi Helenistike antishqiptare.

Edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë në këtë drejtim nuk ngelet prapa. Libri i madh “Historia e popullit shqiptar” në 4 vëllimi, mbahet si kryevepra e Akademisë së Shkencave, por nuk përbën vepër shkencore dhe shtrembëron historinë e shqiptarëve. Autorët e librit kanë marrë shumë të dhëna nga autorë të tjerë, por nuk i citojnë ata në tekst. Kjo përbën vjedhje të të drejtave të autorit.

Historia e shqiptarëve në këtë libër, trajtohet vetëm brenda territorit të cunguar, që i lanë shqiptarëve fuqitë e mëdha pas vitit 1913. Pjesa tjetër e Ballkanit si Maqedonia, Thraka, Dakia, Thesalia, Peloponezi, Morea etj., banuar nga shqiptarët dhe arvanitët në lashtësi nuk trajtohen. Në këtë libër mjaft të dobët, me plot falsifikime dhe vjedhje, përshkruhet shumë shkurt dhe dobët koha e gurit dhe e bronzit, që përbëjnë Qytetërimin Pellazg, më i vjetri në botë dhe që janë stërgjyshët e shqiptarëve. Pjesa pellazgjike e historisë së shqiptarëve është lënë qëllimisht e pa trajtuar dhe nga kjo shqiptarët, nga autorët, janë lënë populli i vetëm pa origjinë.

Në libër shkruhet edhe për ndërtim kolonishë greke në territorin ilir dhe epirot dhe qytetet tona

Butrinti, Apollonia, Oriku, Durrësi etj. trajtohen sikur janë themeluar nga grekët. Kjo përbën falsifikim të shëmtuar të historisë, sepse këto qytete mund ti ndërtonin vetëm ilirët dhe epirotët, që në shekujt p.e.s. ishin popuj të organizuar dhe kishin ngritur mbretëritë e tyre, kurse grekët ende nuk kishin ardhur në Ballkan. Megjithse gjatë Perandorisë Bizantine Ballkani ka qenë nën sundimin e Ilirëve (fig.2), asnjë fjalë nuk thuhet në libër për këtë.

Edhe “Fjalori Enciklopedik Shqiptar” në tre vëllime, hartuar nga kjo akademi, është me të meta serioze dhe falsifikime të historisë sonë. Në shumë zëra të këtij fjalori, autorëve të ndryshëm u është censuruar dhe hequr trajtimi i pjesëve pellazgjike të kulturës sonë, perënditë pellazgjike, afërsia e gjuhës shqipe me gjuhën pellazge etj. Në trajtimet e De Radës. Krispit etj. asnjë fjalë nuk shkruhet për kontributin e tyre të madh në njohjen e qytetërimit pellazge dhe vërtetimit të gjuhës shqipe, që rjedh nga gjuha pellazge. Edhe zerat mbi arkeologjinë e vendit, në shumicën e rasteve, janë trajtuar shtrembër, në mospërputhje me historinë. Autorët, që trajtojnë qytetërimin pellazg nuk janë përfshirë në fjalor, duke i sjellë dëm të madh kulturës dhe shkencës sonë.

Nga Akademia e Athinës janë botuar dy libra voluminozë nën drejtimin e kryefalsifikatorit M.V. Sakellariou:”Epirus-4000 years of Greek history and civilisation” dhe “Macedonia-4000 years of Greek history and civilisation” mbushur me falsifikime, që tjetërsohen si rajone greke gjatë historisë. Në këto libra falsifikohet historia e Epirit dhe Maqedonisë, dy shtete shqipfolëse në kohën arkaike, paraqitur sikur kanë qenë pjesë e Greqisë, e cila në këtë kohë nuk ka ekzistuar. Vetëm prof. Kristo Frashëri i kuptoi këto falsifikime antishqiptare dhe i kundërshtoi me forcë në shtyp. Ku janë akademikët, historianët dhe arkeologët shqiptar? Ata duhet të gjithë të shkruanin nga një recenzë për këto libra, ku të argumentonin shkencërisht falsifikimet e historisë së shqiptarëve dhe ti botonin në libër të veçantë. Kjo është rruga shkencore, që përputhet edhe me interesat tona kombëtare. Heshtja ndaj këtyre falsifikimeve tregon për njohuri të cekta të arkeologëve dhe historianëve shqiptarë, që shkon në dobi të Greqisë.

Në Kolokiumin e VI Ndërkombëtar mbajtur nga Qendra Albanologjike në Tiranë më 20-23 maj 2015, është referuar mbi arkeologjinë dhe historinë e territorit shqiptar, ku shtrembërohet qartazi historia e popullit tonë. Në referatin “L’Illyrie meridionale et l’Epire dans antiquite-VI”, përgatitur nga autorët: Bjorn Forsen, Brikena Shkodra-Rruga, Kalle Kerhonen, Eduard Sheshi, Rudenc Ruka dhe Esko Tikkala, falsifikohet haptas historia e popullit shqiptar. Këta autorë punojnë në projektin e përbashkët ndërkombëtar “Durrachium hinterland Projekt”, i kanë vënë vetes detyrën që ta falsifikojnë historinë e shqiptarëve. Dëshmitë arkeologjike midis Kavajës dhe Shkëmbit të Kavajës dhe ato të luginës së Erzenit, të shekujve V p.e.s. dhe më pas, autorët i përfshijnë në “Periudhën Helenistike (greke)” dhe Romake. Kështu mohohen ilirët, që gjatë kësaj kohe kishin mbretërinë dhe kulturën e tyre, ndërsa grekët as nuk njihen në histori në këtë kohë. Edhe romakët kanë ardhë më vonë.

Në shkrimin “The Hinterland of Apollonia” të autorëve J.L.Davis, M.Korkuti, L.Bejko, M.L.Galatri, S.Muçaj dhe S.R Stocker (Iliria, nr. 1-2, 2003-2004) sillen mjaft falsifikime për qytetin madhështorë ilir të Apollonisë. Autorët shkruajnë se sistemi i fortifikimit të qytetit “është zhvilluar nën ndikimin e influencës greke” dhe se “këto janë ndihmuar nga transformimet dramatike sociale, politike dhe ekonomike, që shfaqen në periudhën midis kolonizimit grek dhe aneksimit romak të Ilirisë”.

Në artikullin tjetër “The excavation of a Hellenistic Farmhouse in the viccinity of Apollonia” (autorë Golody, S.Muçaj, S.Stocker, M.Thompson , J.Davidson dhe M.Korkuti), paraqitur në simpoziumin e Grenoblit për Ilirinë dhe Epirin, 2002, po kështu historia e lashtë e Apollonisë falsifikohet dhe ndërtimi i fermave në këtë qytet përfshihet në periudhën helenistike, që nuk ka ekzistuar kurrë në histori dhe është vepër e falsifikatorëve.

Disa shekuj para pushtimit romak (167 p.e.s.) në Ballkan kanë ekzistuar mbretëritë e Ilirisë, Epirit, Maqedonisë, Thrakës, Dakisë, të gjithë me origjinë pellazgjike, që kanë folur dialekte të ndryshme, shumë të afërta me gjuhën shqipe. Por nuk ka pasur mbretëri greke. Në histori nuk ekziston asnjë “peirudhë helenistike”, kjo është vetëm vepër e falsifikatorëve, për tia atribuar grekëve historinë e shqiptarëve. Është për të vënë duart në kokë për njohuritë e pakta të historisë së shqiptarëve nga ana e arkeologëve shqiptarë, që me zell të madh e falsifikojnë atë.

Në “Periudha helenistike”, falsifikatorët llogarisin periudhën kohore të Aleksandrit të Madh, 336 p.e.s. deri në pushtimin e Egjiptit nga romakët, shek. II i erës tonë. Të gjitha objektet, kultura dhe gjuha e kësaj kohe i atribohen grekëve, kur grekët nuk përmenden në histori gjatë kësaj kohe dhe Aleksandri i Madh nuk i ka njohur ata kurrë. Aleksandri me maqedonët dhe ilirët, që drejtonte, ngriti më shumë se 100 qytete në Perandorinë Maqedone, ndërmjet të cilëve Aleksandria në Egjipt, ku u ndërtua edhe biblioteka më e madhe e periudhes së lashtësisë, që u dogj më pas nga romakët, qyteti Antioch në Siri, qyteti Pergamum në Azi të Vogël etj., që u ngritën bazuar në arqitekturën e lashtë pellazge, që padrejësisht i atribohen grekëve. Ky është falsifikim i madh i historisë, sepse Aleksandri i Madh ka qenë pushtues i trojeve jugore ballkanike, që atëhere banoheshin nga arvanitët, ilirët, maqedonët, epirotët, kur grekët as nuk njiheshin në histori.

Në Perandorinë Maqedone dhe mbretëritë Ilire dhe Epirote janë zhvilluar kultura maqedone, ilire, dhe epirote dhe dialektet e tyre, të afërta me gjuhën shqipe. Rreth e qark Ballkanit shtriheshin territore me fise të paorganizuar dhe gjysëm të egra: gale, kelte, gjermanike , sllave, fine, sibriane, mongolo-turke, tibetiane, në jugë janë fiset arabe, berbere etj.(fig.1). Këto tregojnë se Ballkani me kulturë dhe gjuhë me origjinë pellazgjike kishte arritur kulturën më të lartë të kohës.

Pas vdekjes së Aleksandrit, perandoria Maqedone u nda midis gjeneralëve të tij dhe Kasandri u bë mbret i Maqedonisë, ku përfshiheshin edhe Thesalia, Livadia, Atika, Peloponezi, Morea. Mbretëria e Maqedonisë në perëndim kufizohet me mbretëritë e Ilirisë dhe Epirit, ndërsa në lindje me mbretërinë e Thrakës. Në të gjitha këto mbretëri kanë folur dialektin e vet, shumë të afërt njeri me tjetrin dhe me

origjinë nga gjuha më e lashtë pellazge. Asnjë mbretëri greke nuk ka pasur gjatë kësaj kohe.

Gjatë mesjetës dhe pushtimit otoman u ngritën disa vilajete (krahina) dhe shqiptarët kanë qenë përqendruar në pesë prej tyre: vilajetet e Janinës, Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Selanikut. Grekët e thirrnin veten dhe janë njohur si rhomaioi (romanoi, roman). Asnjë shtet grek nuk përmend historia para dhe gjatë kësaj kohe. Në vitin 1831 ndodhi kryengritja arvanitase dhe në vitin 1932 u shpall mbretëria e Greqisë. Çamria dhe Maqedonia u bënë pjesë e Greqisë pas vitit 1913, si dhuratë nga fuqitë e mëdha.

Helenizmi është rrymë antishkencore, falsifikim, që nuk bazohet në prova historike, me anë të të cilave mundohen ti paraqisin grekët me histori të lashtë, duke përvehtësuar historinë e shqiptarëve. Edhe emërtimi “hellen” për grekët është në kundërshtim me faktet historike, sepse ky është emër i marrë nga mithologja pellazge e Hesiodit dhe nuk nuk ka asnjë lidhje me grekët. Historia e shkurtër për këtë është si më poshtë vijon:

Në Theogoninë e Hesiodit, Deukalioni dhe gruaja e tij Pirha u caktuan nga Zeusi të lundronin me varkë, bashkë me bagëtitë e tyre, gjatë përmbytjes së madhe 9 mijë vjet p.e.s., për të shpëtuar njerëzimin. Njerzit e tjerë u mbytën të gjithë. Ata me varkë dolën në malin e Argosit në Peloponez dhe shpëtuan nga përmbytja e madhe. Deukalioni me Pirhën lindën Helenin, i cili nga ana e tij pat tre djem: Dorin, Ksuthin dhe Aeolin. Këta patën, sipas mithologjisë, disa djem, ndër të cilët Akain, Jonin, Macedonin etj.

Sipas mithologjisë, nga këta më pas lindën fiset pellazge Dorët, Aeolët, Akejt, Jonët, Maqedonët etj. Kështu grekët, duke e quajtur vetën “hellen” pretendojnë se janë popull më i lashtë europian dhe atyre ju përket e gjithë trashëgimia kulturore, që kanë lënë pellazgët. Por e gjithë kjo është kopjuar nga mithologjia e lashtë pellazge dhe nuk ka asnjë lindhje historike me grekët. Prandaj nga falsifikatorët bëhen përpjekje të ethëshme për të mohuar Qytetërimin Pellazg dhe origjinën pellazgjike të gjuhës dhe të popullit shqiptar, për tu lënë grekëve dorë të lirë të përvetësojnë kulturën e lashtë pellazge/shqiptare.

Për këtë janë falsifikuar edhe të gjithë autorët antikë nga përkthyesit të ndryshëm. Në veprat e autorëve antikë asnjë herë grekët nuk përmeden, sepse nuk kanë qenë të pranishëm në kohën e tyre, por falsifikatorët kanë falsifikuar emrat në këto vepra me vlerë të madhe historike. Aty ku shkruhet “hellen”, “akaj” etj. falsifikatorët e kanë përkthyer “grek” dhe ku shkruhet “Ellada” e kanël falsifikuar “Greqi”. Prandaj mos u besoni përkthimeve po shihni origjinalet e autorëve antikë.

Misha Glenny, i njohur me problemet e Europës jugë-lindore, për këtë problem shprehet në librin e tij “The Balkans, nationalism, war and the Great Power” (1999, p.26):

“Vite më përpara koncepti i shtetit grek (i cili ishte produkt i politikës së fuqive të mëdha) nuk ka ekzistuar, grekët nuk e dinin cilët ishin. Madje sipas antropologut Roger Just shumë nga grekët e shekullit 19, që sapo kishin fituar pavarësinë nga Turqia, jo vetëm që nuk e quanin veten helenë, por as që flisnin greqisht, por flisnin në gjuhën shqipe, vllahe dhe sllave”.

Falsifikimet e historisë së shqiptarëve i kemi peshqesh nga Akademia jonë dhe Qendra Albanologike, shumica me antarë të përgjumur, me grada, që nuk i justifikojnë. Edhe ata që e mbajnë veten profesionistë të mbaruar, vetëm se çirren nëpër TV dhe shtyp kundra Qytetërimit Pellazg dhe studiuesve të tij, por nuk bëjnë dot asnjë analizë/recenzë shkencore. Përgojojnë studiuesit e pasionuar, sepse mbështesin origjinën pellazge të shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, por falsifikojnë materialet arkeologjike ilire, epirote etj., duke i tjetërsuar në greke. Gjuhët ilire, thrake, epirote, maqedone asnjë herë nuk u studiuan nga gjuhtarët shqiptarë, megjithëse paguhen për për studimin e gjuhës shqipe. Të gjitha këto bëhen për ti ardhur në ndihmë helenizmit, që të rrëmbejë historinë dhe kulturën shqiptare dhe më pas territoret e tyre.

Këta punën e tyre antishqiptare e bëjnë me studentët e historisë dhe gjuhësisë dhe me doktorantët e ri, që i përgatisin për ti shërbyer helenizimit të historisë shqiptare. Kam parë doktorantura, që nuk meritojnë të quhen të tilla, mbi ndikimi e gjuhës greke, serbe, italiane etj. për formimin e gjuhën shqipe dhe gjuhën pellazgo/shqipe, më e vjetra e shkruar në botë, e quajnë të ardhur prej tyre.

Këta nënpunës të shtetit shpesh rrahin gjoksin në shtyp e TV, duke u përpjekur tu heqin shqiptarëve origjinën pellazgjike, duke u çjerrur, se ilirët kanë qenë analfabetë, duke i fshirë nga përkatësia shqiptare maqedonët, thrakët, dakët etj. Specialistët e shëndoshë në këto qendra duhet të shkunden, të vihen në shërbim të shkencës dhe shqiptarisë, për të mos rrezikuar mbylljen si qendra helenistike, që i lenë pa rrënjë historike shqiptarët.

Kjo është historia dhe nuk ka asnjë lidhje nacionaliste apo urrejtje etnike. Me grekët jemi popull fqinj dhe mik, respektojmë njeri tjetrin, midis tyre kemi shokë dhe miq mjaft të mirë. Këtu bëhet fjalë për histori të lashtë, ku secili të studiojë dhe zhvillojë historinë e popullit të vet.

Me falsifikatorë, që përpiqen ti heqin popullit tonë fronin historik dhe krenatinë kombëtare, është mbushur Akademia e Shkencave, Qendra Albanologjike dhe Fakulteti Histori-Filologji, që sot janë kthyer si degë të Akademisë së Athinës. Rrënimi dhe mjerimin e arkeologjisë shqiptare, e sollën ata me tituj të lartë shkencorë, por të pa merituar, përderisa nuk e njohin historinë e vendit të tyre dhe kopjojnë skema të huaja, të falsifikuara, që dëmtojnë nga themelet historinë tonë dhe nuk kundërshtojnë falsifikimin e historisë së shqiptarëve. Populli ynë i paguan arkeologët dhe historianët, për të studiuar dhe zhvilluar historinë e popullit tonë, por ata mos vallë paguhen nga organizata të dyshimta për ti tjetërsuar objektet tona kulturore në greke dhe falsifikuar historinë e popullit tonë?

Sudiuesit e rij në këto fusha duhet ta studiojnë me themel historinë e popullit tonë, para se të botojnë studime dhe të mos bëhen pjesë e falsifikatorëve. Duhet të kontrollohen kartelat në parqet arkeologjike dhe të vihet në vend përkatësia ilire dhe epirote, të hiqet termi “periudha helenistike” dhe shkaktarët të vihen para përgjegjësisë. Këtë skandal në arkeologjinë shqiptare duhet ta ndjekë edhe prokuroria shqiptare, si krim ndaj popullit dhe përgjegjsit të vihen para ligjit.

Sot për studimin e historisë së popullit tonë dhe të gjuhës së tij punojnë shumë studiues, që me punën dhe vullnetin e tyre janë bërë profesionistë të mbaruar, me studime të thella shkencore. Falsifikatorët me diploma të pa merituara i përfolin poshtë e lartë, por nuk i kundërshtojnë dot, me njohuritë e cekta, që kanë. Keta, Krispi, De Rada kanë qenë priftërinj, Adamidi ishte mjek, por në veprat e tyre vërtetuan se shqiptarët dhe gjuha shqipe kanë origjinë pellazgjike. Kjo përbën gurin themeltar në historinë dhe gjuhësinë tonë. Shlimani ka qenë tregtar, Thomas Edison nuk ka qenë i fushës elektrike, por punuan me pasion dhe i pari zbulojë Trojën e Omerit, i dyti shpiku llampën elektrike. W. John ka qenë avokat anglez, që punonte në Kalkuta (Indi) dhe nga fundi i shekullit 18, duke parë afërsi midis gjuhës sanskrite dhe europiane arriti në përfundimin e Familjes Indo-Europiane të gjuhëve. Prof. Benesh ka qenë mjek, por pasioni e çoi tek paleontologjia dhe në Universitetin e Karlit në Pragë ka qenë shef i katedrës së paleontologjisë, kur unë kam qenë student në këtë fakultet. Këto fakte tu sherbejnë të gjithëve për vlerësim të drejtë të punonjësve të shkencës dhe jo në bazë të mjekrave dhe diplomave, që mbajnë.

RREZIKU PËR SHQIPTARËT

Rreziku, që i kanoset shqiptarëve nga falsifikimet e historisë së tyre ësht tepër i madh. Ai është shumë më i madh se sa pushtimet e huaja romake, turke, fashiste etj., që nuk mundën ta zhbëjnë popullin shqiptar. Por tashti ndryshon puna, armikun e padukshëm, që merr dy e më shumë rroga, e kemi kudo midis nesh, në arkeologji, akademi, albanologji, ministri, qeveri, kuvend, bashki etj. Të gjithë faksifikatorët synojnë ti lenë shqiptarët pa histori, pa heroj, pa perëndi, ti kthejnë në popull endacak, që erdhi në histori dhe iku pa lënë gjurmë. Shembujt i kemi të gjallë. Thrakët, dakët, etruskët, hititë, lidët etj., popuj, që bënë histori të madhe, por kanë ngelur si shprehje historike.

Arvanitët, ciganët, jevgjitët, dikur popuj me rëndësi dhe territor, sot kanë humbur historinë e tyre, gjuhën nuk dinë ta shkruajnë, kanë humbur edhe ndërgjegjen kombëtare. Arvanitët, bënë kryengritjen e 1821 me financimin e Ali Pash Tepelenës, e harruan historinë dhe herojtë e tyre. Me ndihmën e qeverive perëndimore u themelua më 1832 Mbretëria e Greqisë, në vend të asaj arvanite.

Gjenerata, që harron historinë dëmton rëndë të tashmen dhe shkatërron të ardhmen e popullit të vet ! Prandaj që të mos pësojmë më të keqen, keqbërësit dhe të shiturit të mos i lemë ti vjedhin dhe falsifikojnë historinë popullit tonë. Për këtë duhet të mbyllen përkohësisht akademia e shkencave, albanologjia e disa qendra të tjera, që janë kthyer në qendra helenistike, që falsifikojnë, arkeologjinë, mbishkrimet e lashta, historinë e shqiptarëve, që nesër të humbin edhe truallin e tyre. Kësaj rruge antishqiptare i shërben edhe përçarja midis shqiptarëve.

Qeveria duhet të ngrejë sa më shpejt pranë Fakultetit Histori-Filologji të UT, Qendrën e Studimit të Gjuhëve të Lashta dhe Historisë së Ballkanit, Anadollit dhe Mesdheut, ku të studjohen të gjitha gjuhët e lashta të afërta me gjuhën shqipe dhe historia e shqiptarëve. Kështu shkenca jonë do ti shërbejë kulturës së popullit të vet dhe do të kontribojë në përparimin e gjuhësisë dhe histroisë botërore.


Pragë, 22 shkurt 2019


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks