SHKRIMI
e hënë, 28 maj 2018

H.ABDULLAHU: DËSHMORI ISMET KRASNIQI, INSPIRIM PËR GJENERATAT E TASHME DHE ARDHSHME

Prishtinë, 27 mars 2018: Si në shumë protesta, aksione dhe padëgjueshmëri tjera të popullit shqiptar ndaj pushtuesit serb, edhe në demonstratat e fuqishme të para 29 vjetëve, të cilat konsiderohen më të përgjakshmet në Kosovë, njëherësh edhe më rezistueset ndaj pushtimit serbo-sllav, trimi dhe patrioti i madh shqiptar Ismet Krasniqi ishte në ballë të organizmit! Ai ishte inspirim i madh për rininë shqiptare se ia vlen të jetë në krye të obligimit ndaj atdheut, pa e kursyer aspak veten, për çka dëshmia më e mirë ishte rënia e tij heroike në fushën e nderit më 27 mars të vitit 1989 në Prishtinë.

Ismet Krasniqi gjatë shërbimit ushtarak në ish-armatën jugosllave arrestohet dhe burgoset, duke u maltretuar rëndë nga oficerët e asaj ushtrie antishqiptare, ndërsa në burgun e Zagrebit përjetuan tortura çnjerëzore. Pas kthimit në Kosovë, Ismeti sërish arrestohet dhe burgoset, duke vuajtur në burgjet e Prishtinës, Ferizajt dhe Mitrovicës. Më pas disa herë merret në pyetje. Sërish UDB-a serbe e kishte përndjekur Ismetin. Dhe, pesë ditë para se të binte dëshmor, Ismeti arrestohet nga policia, duke u mbajtur në stacionin e atëhershëm në lagjen Dardania në Prishtinë. Aty merret në pyetje dhe i kërkohet të heqë dorë nga veprimtaria e tij kundër ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, duke e kërcënuar edhe me likuidim fizik. Megjithatë Ismet Krasniqi, duke treguar mospërfillje ndaj kërcënimit të UDB-ës, ishte i vendosur në qëndrimet e tij se rezistenca për liri dhe bashkim kombëtar duhet të jetë një përpjekje e pandalshme deri në arritjen përfundimtare të saj, duke u sendërtuar në vepër i amanetit të dëshmorëve të kombit por edhe vullneti i shqiptarëve për një shtet të përbashkët shqiptar.

Ishte 27 marsi i vitit 1989. Në qendër të Prishtinës filluan demonstratat, si dhe përleshjet e para të demonstruesve shqiptarë me forcat e shumta policore të armatosura deri në dhëmbë. Rinia shqiptare ishte më e vendosur se kurrë. UDB-a kishte filluar të dallonte demonstruesit më të vendosur dhe filloi t’i arrestonte disa sish. Ismeti duke iu falënderuar zhdërvjelltësisë që posedonte iu shmang kapjes, duke i plandosur për tokë dy UDB-ash. Pas kësaj rinia shqiptare mori hov dhe filloi marshimin e tyre kundër policisë serbe, duke kërkuar largimin e pushtetit okupues serb nga Kosova, dhe me brohoritje të fuqishme për Republikën e Kosovës. Ismeti me shokë u gjend përballë kriminelëve serbë, para gazit lotsjellës, tankeve dhe autoblindave, duke brohoritur për liri e për fitore deri në bashkim. Pas intervenimit brutal të policisë serbe, demonstruesit u shpërndanë për t’u organizuar sërish më vonë edhe më fuqishëm. Por, më pas policisë që ishin të pajisura edhe me autoblinda, tanke, si ndihmë u shkuan edhe disa helikopterë të cilët nga ajri përcillnin përleshjet me demonstruesit sypatrembur shqiptarë ndaj forcave të shumta policore serbo-jugosllave. Dhe, nën krismat e kallashnikovëve, hedhjen e gazit lotsjellës, si dhe helikopterëve të cilët ishin shumë afër vendndodhjes së demonstruesve, Ismeti me shokët sypatrembur nuk u ndalë së thirruri për liri dhe për fitore definitive deri në çlirimin e Kosovës dhe bashkimin kombëtar. Mirëpo guximin, idealin e Ismetit dhe shokëve të tij nuk kishte kush ta ndalë pos plumbave të kriminelëve të regjimit serb, dhe kështu ai u bë një nga shembujt e shumtë se si duhet të sakrifikohet për liri dhe kauzën e drejtë kombëtare deri në bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.

Vlen të theksohet se në demonstratat e 27 dhe 28 marsit në Kosovë ranë 28 dëshmorë, si dhe u plagosën e u arrestuan qindra të tjerë. Vetëm në Prishtinë, ranë dëshmorë Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca dhe Mustafë Veselaj, ndërsa u plagosën dhjetëra të tjerë.

Në këto përballje të fuqishme të rinisë shqiptare ndaj forcave policore okupuese serbo-jugosllave, vlen të përmendet edhe heroizmi i demonstruesit Sevdat Xhafolli, i cili duke u përpjekur t’i shkelte policët serbë me buldozerin që e kishte siguruar në Fabrikën e Tjegullave afër Xhamisë së Llapit, bie dëshmor.



Dëshmori i Kombit, Ismet Krasniqi.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks