SHKRIMI
e shtunë, 20 tetor 2018

20 VITE NGA RËNIA HEROIKE E DËSHMORIT TË KOMBIT VISAR THAÇI

Besianë, 18 korrik 2018: Kalojnë vite, kalojnë dhe dekada, ndërsa kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët në mendjet tona, në historinë e kombit tonë. Dëshmorët janë nderi dhe krenaria e çdo populli. Vetëflijimi i tyre është lapidari kryesor i lirisë. Kujtimi për ta nuk shuhet kurrë, janë gjithmonë në mendjet e zemrat tona, ashtu siç është dielli i pranishëm në tokë me rrezet e tij. Një nder mijëra kujtimet është edhe ai për Visar Thaçi-n i cili ra heroikisht në fushëbetejën për liri para 20 viteve.

Kush ishte Visar Thaçi?

Visar Thaçi u lind më 31.10.1976 në Podujevë. Ishte fëmija i katërt me radhë nga pesë fëmijët e prindërve Sabit e Hyra Thaçi-t. Mësimet e shkollës fillore si dhe të mesme i vijoi në Podujevë. Tek Visari që nga rinia e hershme ishin vërejtur shenjat e trimërisë, guximit dhe patriotizmit per kombin dhe atdheun. Me plot guxim e shkathtësi i kryente detyrat që ia parashtronin shokët e idealit siç ishte shpërndarja e afisheve, shpërndarja e fletushkës “Çlirimi”, e cila atëherë ishte gazeta më e ndaluar nga regjimi serb, mirëpo Visari sakrifikonte dhe atë e shpërndante madje edhe në vendet më delikate. Në demostratat e vitit 1989 ishte gjithmonë i pranishem dhe aspak nuk e kishte frikë armikun. Pasi e kreu shkollën e mesme për shkak të kushteve ekonomike Visari nuk pati mundësi t’i vazhdojë tutje mësimet universitare për arsye se prindi ishte puntor arsimi dhe në atë kohë arsimtarët nuk paguheshin dhe ishin të padëshiruar për pushtuesin serb.



Për veprimtarinë e tij ilegale, ai ishte i ndjekur disa herë nga policia serbe dhe në këto situata duke mos pasur perspektivë që ta shijojë jetën rinore u detyrua sikur edhe shumë bashkatdhetarë të tjerë që të migronte drejt perëndimit. Në fillim ishte vendosur në Gjermani e më pastaj në Zvicërr, ku merr pjesë në klubin shqiptar “ILIRIDA” dhe e vazhdon punën e tij për ta ndihmuar atdheun e tij të robëruar. Ai bashkë me shokët e tij më 23 qershor 1998 nisen për t’i dalë krah UÇK-së. Në mbrëmje të 17 korrikut 1998 në kufirin shqiptaro-shqiptar ndeshen me forcat e armikut, ku zhvillohet një betejë e madhe në të cilën Visari merr një plagë. Edhe pse i plagosur ai nuk tërhiqet nga beteja qe vazhdoi deri në orët e hershme të mengjesit. Më 18.07.1998 me harxhimin e municioneve dhe humbjen e disa shokëve edhe Visari bie heroikisht në altarin e lirisë. Trupi i tij fillimisht u varros në Jasiq të Junikut. Ndërsa 4 vite më vonë me gjetjen e trupit të tij pas shumë përpjekjeve nga familja dhe ndihmës së Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, ceremonia e rivarrimit të dëshmorit u bë në fshatin Gegaj i Ulët në Podujevë. Tani Visari me gjithë dëshmorët e ZOLL-it pushojnë ne varrrezat e dëshmorëve ne Penuhë.

Sot bëhen plot 20 vite qe nga rënia heroike e dëshmorit. Ai jetoi për ne. E kemi prore gjithkund e gjithherë. Liria ndërtohet me jetëra, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë. Dëshmorët si Visari dhe shumë të tjerë do të jenë në mendjet e zemrat e brezave tanë, si nderi dhe krenaria e Kosovës.

Lavdi dëshmorëve të kombit.

Shkruar nga Bekim Thaçi


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks