SHKRIMI
e premte, 29 maj 2020

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E AVDILGAFURR LUMËS (37)

Pashtriku, 12 shkurt 2020:

7.13 Avdilgafurr Luma (1961 – 1999)

I lindur më 12.4.1961 në Qafshqipe (ish Glloboqicë) të Kaçanikut, shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm në Kaçanik. I vazhdoi studimet në Fakultetin Elektroteknik në Prishtinë ku i përfundoi tri vite.


Në fillim të viteve tetëdhjetë bie në kontakt me veprimtarë të OMLK-së dhe siguron organin e shtypit klandestin “ Liria” si dhe trakte e literaturë ilegale, të cilat i shpërndante te bashkëveprimtarët. Më vonë anëtarësohet në këtë Organizatë. Gjatë dhe pas ngjarjeve historike të vitit 1981, propagandoi gjerësisht idetë e lirisë dhe kërkesën për Republikën e Kosovës.



Me rastin e formimit të Komitetit të rrethit për Kaçanik të Komitetit Organizativ, një organizatë kombëtare e viteve ’80, që vazhdonte veprimtarinë e OMLK-së, në të cilën ishte anëtarësuar nëpërmjet veprimtarëve Agron Morina dhe Remzi Elezi, Avdilgafurri zgjidhet sekretar për propagandë dhe agjitacion.

“Avdiu”, siç e quanin me emër konspirativ Avdilgafurrin, zgjeroi radhët ilegale me anëtarë të rinj si, Bajram Dernjani, Shaban Çupi, Remzi Kërraba, Mefail Vishi, Kadri Raka, Emrush Tafili, Muhamet Qorri, etj. Në vazhdë të këtij aktiviteti, zbulohet Organizata, e në këtë rast edhe Komiteti i Rrethit për Kaçanik dhe bashkë me shumë të tjerë, më 12 nëntor 1985 arrestohet edhe Avdilgafurr Luma, i cili në procesin gjyqësor kundër 23 pjesëtarëve, në kuadër të cilit ishin edhe Metush Krasniqi, Ramadan Haziri, Sylejman Bytyqi, etj., u dënua me katër vjet burg.

***

Pas daljes nga burgu, ai i vazhdoi studimet dhe punoi si mësues pranë Shkollës “Kongresi i Manastirit” në Qafshipe e më pas si sekretar i kësaj shkolle, duke e dhënë kontributin e tij edhe në jetën politike, qoftë në Këshillin e Financave, qoftë në KMLDNJ, qoftë në subjektin politik të kohës.

Nëpërmjet veprimtarit të njohur, Ekrem Jashari angazhohet në UÇK, fillimisht duke siguruar armatimin për ushtarët në thellësi të Drenicës. Për herë të dytë, si pjesëtar i UÇK-së ai burgoset më 10 gusht 1998, për t’u dënuar nga Gjykata pushtuese e Prishtinës me 6 vjet burg. Burgun e dytë nuk mundi ta përfundonte sepse më 22 maj 1999 pushkatohet nga serbët në burgun famëkeq të Dubravës.

Pas lufte rivarroset me nderime ushtarake në varrezat e dëshmorëve në Kaçanik pranë shumë bashkëluftëtarëve dhe vëllait, Qaniut, i cili po ashtu ra dëshmor heroikisht si ushtar besnik i UÇK-së në fshatin Ivajë të Kaçanikut në përballje frontale me pushtuesin serb.

Në shenjë nderimi e krenarie, Shkolla Fillore në Qafshqipe mori emrin e Avdilgafurrit dhe në oborr të shkollës, bashkëfshatarët kanë ngritur bustin e dëshmorit.

VIJON...

_____________

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E HAFIR SHALËS (36)

http://pashtriku.org/?kat=46&shkrimi=9619

 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks