SHKRIMI
e shtunë, 08 gusht 2020

BESART KRASNIQI: MARSI I ZGJON DJEMT QË RROJNË E BIJNË BURRNISHT!

Prishtinë, 26 Mars 2020: Me rastin e 31-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Ismet Krasniqi, në demonstratat pararendëse të UÇK-ës

Organizimet dhe tentim-kryengritjet nëpërmjet demonstratave që u organizuan dekada më parë nga atdhetarët liridashës shqiptarë në Kosovën martire për çlirim, pavarësi dhe bashkim kombëtar nuk reshtën kurrë kundër Serbisë çetnike-fashiste.


Një ndër demonstratat më të fuqishme, mbase edhe më të përgjakshme kundër Serbisë, ishin ato të 27 dhe 28 marsit të vitit 1989 që u organizuan në Prishtinë dhe në disa qytete dhe vendbanime tjera të Kosovës, në të cilat në fushën e nderit për idealin dhe kauzën për çlirim dhe bashkim kombëtar ranë 28 dëshmorë, si dhe u plagosën shumë liridashës të tjerë shqiptarë.

Organizim i fuqishëm i rinisë shqiptare kundër forcave pushtuese serbo-çetnike ishin edhe demonstratat e 27 mars të atij viti në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. U zhvillua një betejë e përgjakshme, në të cilën përballë policisë dhe ushtrisë serbo-jugosllave e armatosur deri në dhëmbë ishte barrikaduar një ushtri tjetër, ajo shqiptare e përbërë nga një rini e shëndoshë, vigjilente, atdhedashëse dhe liridashëse e brumosur dhe e armatosur me idealin e madh të çlirimit dhe vendosmërinë se për atdhe ia vlen edhe rënia në fushën e nderit, vendosmëri e cila i tmerronte terroristët e ardhur nga Serbia. Vendosmëria shqiptare bëhej gjithnjë më e fuqishme, prandaj forcave pushtuese serbo-çetnike në ndihmë iu shkuan edhe helikopterët dhe autoblindat. Demonstruesit shqiptarë forcë kishin argumentin për të drejtën tonë për të jetuar i lirë dhe i pavarur në atdheun tonë të çliruar në Kosovën e bashkuar me Shqipërinë.



Ismet Krasniqi


Dhe, si në çdo fushëbetejë për kauzën kombëtare, edhe në demonstratat e 1989-ës në fushën e nderit ranë dëshmorët e lirisë, me gjakun e të cilëve për të satën herë gjatë historisë tonë të lavdishme kombëtare u ujitën themelet e pavarësisë dhe bashkimit kombëtar.

Ismet Krasniqi, i lindur në Grashticë të Malësisë së Gallapit, ndërsa i rritur, kalitur dhe brumosur me tiparet e një atdhedashësi dhe çlirimtari të vërtetë, u bë promotor i demonstratave në Kosovë që nga viti 1981 dhe deri më 27 mars 1989, kur ra heroikisht afër Xhamisë së Llapit kryeqytetin tonë, Prishtinë.

Ismet Krasniqi ishte burgosur disa herë, anatemuar dhe ndjekur gjithnjë nga UDB-a. Madje edhe gjatë kohës sa ishte ushtar në ish-“APJ”, e kishin arrestuar disa herë, me ç’rast kishte përjetuar maltretime nga policia ushtarake e armatës vrastare serbo-jugosllave.

Vetëm pesë ditë para demonstratave në Prishtinë, Ismeti arrestohet në shtëpinë e tij në lagjen e atëhershme Vranjevci, tani Kodra e Trimave, në Prishtinë, i cili nga përndjekësit ishte kërcënuar edhe me likuidim fizik. Por Ismeti, një shqiptar i ri sypatrembur, me mospërfillje i injoron, duke vazhduar aktivitetin e tij atdhetar për çlirim dhe bashkim kombëtar deri në rënien heroike në fushën e nderit.

Tribuni, simboli i rezistencës sonë dhe heroi kombëtar Bacë Adem Demaçi, i cili me shembullin e tij u bë sinonim për shumë breza se si duhet të luftohet për atdhe, duke qenë pjesëmarrës në shumë veprimtari përkujtuese për dëshmorët e kombit, përsëriste se demonstratat shqiptare në Kosovën e pushtuar kundër okupatorit serbo-fashist ishin pararendëse të UÇK-ës famëmadhe.

Në fushën e nderit vetëm në Prishtinë në demonstratat e 27 marsit 1989 ranë dëshmorë Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca dhe Mustafë Veselaj, ndërsa u plagosën shumë të rinj tjerë shqiptarë.

Gjaku i dëshmorëve të kombit u bë themel i fuqishëm i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës me shpresën dhe bindjen e madhe se një ditë jo të largët do të ndodhë sendërtimi në vepër i amanetit të tyre për ribashkimin kombëtar.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks