SHKRIMI
e enjte, 09 korrik 2020

DR.MOIKOM ZEQO: MAKS VELO DHE SFIDA E TIJ JETIKE NDAJ VDEKJES!

Tiranë, 18 Maj 2020: Vdekja e Maks Velos me pikëlloi.

Kujtova me ngulm të hovshëm dhe nostalgjik çastet, takimet dhe bisedat me të.

Por është e vështirë të shkruash me një stil epigramatik dicka përfundimtare për këtë artist të shqetësuar si rrallëkush.


Maks Velon e kam njohur dhe takuar për herë të parë në vitin 1970.

Fytyra e tij mua më kujtoi portretin e poetit amerikan Ezra Paund.

Ja thashë këtë gjë Maksit.

Vetëm buzëqeshi dhe më tha :”Ndoshta!”.

Gjatë viteve 1971-1974 takoheshim shpesh, kryesisht në Lidhjen e shkrimtarëve dhe artistëve.

Maksi pinte kafe pothuajse i heshtur, por kur fliste në gjestet e tij kishte një pasion të veçantë.

Flokët e rritur, mjekra e tij e spikatur përherë dhe një shpesh ma sillnin në mëndje të largëtin Ezra Paund, por kjo ngjashmëri më dukej gati e pashpjegueshme dhe një “trill” i natyrës.

Nga Maksi mësova për artin popullor të gdhendjes në dru- ai kishte bërë një studim sinkronik , me shumë fotografi të figurinave antropomorfe dhe zoomorfe të gdhendjeve- që mua m’u duk i habitshëm.

Kur mua më dërguan pas Pleniumit të IV -për riedukim në shkollën e mesme të Rrogozhinës u kujtova për gdhendjet popullore.



Maks Velo (31 Gusht 1935 - 7 Maj 2020)


Në lagjen periferike të Rrogozhinës ishin shtëpitë e disa familjeve vllehe.

Shkoja shpesh atje sepse kisha nxënës të mi nga kjo lagje.

Aty u njoha me një njeri 35 vjeç që quhej Vangjel Kanaci, i cili qe bari dhe kulloste një tufë të madhe me dhi në kodrat e qytetit.

Më futi në shtëpi, ku pashë i mahnitur një bufe dhe mobilie të tjera të gdhendura në sipërfaqet vertikale me relieve të ndryshme.

Vangjel Kanaci kishte bërë ne dru bushi shumë skultura, kruesisht të heroit kombëtar Gjergj Kastiot Skënderbeut, si dhe figura baritore, por edhe mitike si zanat dhe shtojzovalle, qen molosë, buaj, dallëndyshe, një këndes madhështor, por edhe shumë lugë “me birbil në fund”, si dhe kokën e heroit partizan Haxhi Qehaj, emrin e të cilit e mbante shkolla e mesme e qytetit.

Së bashku me kolegun tim Enver Kushi, bashkëmësues në të njëjtën shkollë- morëm mirëkuptimin e artistit popullor Vangjel Kanaci për t’i paraqitur shumicën e gdhendjeve të tij në një ekspozitë.

Ishte Vangjeli që më tha se gdhendjet e tij i kishte admiruar një burrë nga Tirana që quhej Maks Velo.

E kam takuar më pas Maksin dhe i kam treguar me fotografi gdhendjet mbresëlënëse.

“A m’i jep mua këto fotografi, Moikom, se dua të bëj një album me gdhendjet e Vangjelit ?”, më tha.

Dhe unë iu përgjigja: ”Padyshim!”

Por vëmendja e Maks Velos qe përqendruar në një përmasë të artit popullor në dru, pikërisht në ornamentet, që përbënin një pasuri simbolesh të “ngrira” dhe të “balsamosura” në kohë dhe në hapësirë.

Në vitin 1998 Maks Velos i dhurova librin tim studimor -në dy gjuhë :në shqip dhe në frëngjisht të quajtur “Onufri” -që ja kisha kushtuar ikonografit më të madh të shekullit XVI.

Në faqen 166 të librit tim unë kisha botuar dhe një pikturë në pastel të Maks Velos të bërë në 1961 ku paraqitej studiuesja e ikonografisë, Viktori Puzanova në shtrat,- me të shoqin qe lexonte një libër- Maksi i njihte shumë mirë të dy dhe i kishte pikturuar disa herë. Viktori Puzanova qe ruse në origjinë , kishte lindur në 1893 dhe qe nga një familje aristrokate.

Puzanova e shëtitur në Europë,-, e diplomuar për artin bizantin, por mbas revolucionit të tetorit në 1917 erdhi në Shqipëri ku u njoh me një tjetër aristrokrat rus, Vasilin, që kishte lindur në 1894 ( qe një vit më i vogël se Vitoria) dhe që vdiq në Tiranë në 30 janar 1964, 70 vjeç.

Vasili kishte punuar në Muzeun e Natyrës në Kryeqytet si specialist i balsamosjes.

Vitori Puzanova bëri,që në 1949, studimet e para të kishave të Valshit dhe të Shelcanit në Shpat të Elbasanit, ku zbuloi për shqiptarët – dhe krejt botën piktorin gjenial Onufrin e shekullit XVI.

Në librin tim unë e kam quajtur këtë grua “Krijuesja e Onufrologjisë”.

Kam shkruar disa here per Viktori Puzanoven.

Viktori Puzanova vdiq në 1967, 74 vjeç.

Varret e tyre ndodhen ne varrezën e Tufinës pranë e pranë.

Për këto varre të harruar, nuk u kujdes askush, absulutisht.

I them Maksit që të shkojmë në Tufinë,- t’i gjenim varret.

Hipëm së bashku në makinë (në atë kohë unë isha Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar) dhe mbërritëm në varreza – në zyrën,- ku ruhej harta e pozicioneve të varreve.

I gjetëm.

Varri i Vasilit qe i rregulluar dhe i modeluar- për këtë ishte kujdesur Viktoria,- kurse varri i saj kishte vetëm një pllakë të vogël betoni me emrin dhe mbiemrin, – viti i lindjes dhe viti i vdekjes-kaq!-e qe pastaj vetëm dhe shqiptar.

Dhe i kuqeremte shqiptar,- per dijetaren me origjine ruse,- qe i dha mjaft kultures sone!

Bëmë së bashku, dhe veç e veç , fotografi në varrin e Viktori Puzanovës dhe kur u kthyem në Tiranë shkuam në një restorant, ku hëngrëm dhe pimë diçka.

Ishim të dy shumë të gëzuar si në një epifani!

Shumë të gëzuar!

Kam qenë disa herë në shtëpinë e Maksit, e kam shikuar nga afër pikturën më ngjyra të forta pasteli të Puzanovëve, që unë kisha botuar në libër në formë grafike bardhë e zi.

Në shtëpinë e Maks Velos ishte një koleksion i madh vëmëndjethithës – që më kujtonte një kaledoiskop – jo aq simetrik se sa asimetrik,- të rrëmujshëm!

Shtepia e Maks Velos ngjante si shpella e pikturuar e një asketi të Bizantit.

Maks Velo i mblodhi studimet për ikonografinë e Viktori Puzanovës, në një libër të mrekullueshëm- gjë, që e ka bërë vetëm ai.

Një nderim i madh,- post mortum!

Unë e çmoja Maksin, si një rebel, antikonformist-që kishte bërë një burg absurd në diktaturë.

E cmoja për dashurinë e tij të pakufishme për jetën dhe artin.

Një arkitekt i shkëlqyer dhe një piktor i pazakontë.

Mua më tërhiqnin në mënyrë të beftë vizatimet dhe krokitë e tij të shpejta dhe tejet lakonike.

Një album i Maksit me grafika dhe vizatime nga Parisi më kujtonte mjeshtrit virtuozë të shekullit XX.

Maksi qe artist me kulturë,- i prirë për abstragimin e figurave -dhe të simbolizmit të tyre,- nganjëherë ambikuid,- por gjithmonë- të një “estetike lëvizëse”.

Ai qe edhe shkrimtar, poet, memorialist, por edhe kritik i mirëfilltë për trashëgiminë popullore,- arkitekturën- dhe artet figurative.

Maks Velo vdiq në një vetmi vetjake- por jo në një vetmi publike.

Ai është dhe mbetet në krijimtarinë e tij, – me Letrat Kredenciale të shpirtit, të vetëdijes së kurajës- më të epërme,- qytetare,- dhe imagjinatës! Amen!



Maks Velo i thotë Edi Ramës: Për Teatrin, unë jam specialist, ti je vetëm Socialist!

Karikaturë nga Bujar Kapexhiu.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks