SHKRIMI
e premte, 18 shtator 2020

MA.Sc.ARGJIRA UKIMERI: TRASHËGIMIA FETARE NË PRIZREN (II)

Prizren, 30 gusht 2020:

TEQJA E TARIKATIT HALVETI

Teqja e Tarikatit Halveti, gjindet në zonën hisyotikr te Prizrenit, gjegjësisht në lagjen e Saraçhanes. Ndërtesa në fjalë i është e tipit sakrale Islame, dhe i përket tarikatit Halveti. Fjala Halveti, rrjedhë nga gjuha arabe Halëet – që do të thotë vetmi. Emrin e mori nga themeluesi i saj PIRI I MADH OMARU – L HALVETIU. Themeluesi i kësaj teqe në Prizren vdiq në vitin 1397/8 në Tabriz. Themelimi i Teqes Halvetive në Prizren lidhet ngushtë me Sheh Osman Babën. Nga të dhënat bibliografike tregohet se ai (saj PIRI I MADH OMARU – L HALVETIU) ishte nga Vlesha, fshat i rrethit të Peshkopisë në Shqipëri. Shkollimet e para i mori në Medresenë Serez (Greqi), ku edhe është përcaktuar për rendin e halvetive. Pasi mbaroi shkollimin ai punësohet për të shërbyer në Xhaminë e Kukli-Beut në Prizren. Gjatë punës së tij 2/3 vjeçare bie në sy devotshmëria e tij si besimtar, mendjehollësia e tij, aftësia çudibërëse etj. Ka shumë gojëdhëna që na lidhin me punën çudibërëse të tij. Një e tillë tregohet më poshtë:


Një pasardhëseje të Kukli-Beut i kishte humbur djali, për këtë ajo shqetësohet tej mase. Ajo për ta gjetur të birin bën çmos, por se gjen dot. Në një rast, nëna e dëshpëruar e qan hallin me Osman Babën. Ky i jep kurajë, duke i premtuar se do t`ia gjej djalin, kudo që të jetë ai, dhe me të vërtetë ashtu ndodhi; djali kthehet në shtëpi, shëndosh e mirë. Ajo në shenjë falënderimi i fali Osman Babës një shtëpi dykatëshe, të cilën ai e shndërron në teqe, e njohur si ,,Asitane saraqhane tekesi’’. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitet 1418-1428. Edhe pse disa të dhëna historike na tregojnë se themelimi i kësaj tee ka ndodhur në vitet 1604 – 1713 Teqja ka bazë drejtkëndëshe, e mbuluar me kulm katër ujor me tjegulla tradicionale. Në pjesën lindore gjendet hajati i dekoruar me shtylla të gdhendura nga druri. Semahanja paraqet një ndërtesë karakteristike,. Brenda teqes janë disa dhoma të veçanta. Semahnja – Dhoma e lutjes, Tyrbja – ku janë varrosur udhëheqësit e Teqes (Shehlerët). Ndërsa oborri është i shtruar me kalldrëm , në mes të tij është një krua mermeri dhe Brenda tij rrjedhë ujë. Enterieri i Teqes është i dekoruar me pllaka qeramike me motive florale dhe arabeska. Përveç enterierit të këtij objekti, në Samahane gjenden elementet origjinale të saj, veglat e punës dhe veglat muzikore.



TEQJA HALVETI – PRIZREN


TYRBJA E SHEHZADEUT NË PRIZREN

E ndërtuar në vitin 1582, njihet si Tyrbja më e madhe në Ballkan. E themeluar nga Sylejman Axhiz Baba, kjo tyrbe ka një histori 400 vjeçare që është përcjellë brez pas brezi deri në ditët e sotme. I takon tarikatit Saadi. Në këtë tyrbe, lutjet janë çdo here të pranishme nga njerëz të ndryshëm, duke thyer kështu autoritetin e heshtjes dhe së keqes. Shumë vizitorë vijnë këtu, luten, lënë monedha, për të cilat besojnë në ralizimine lutjeve dhe dëshirave të tyre. Karakteristikë e kësaj Tyrbe është, edhe lisi mijëravjeçarë që ndodhet përballë saj. Ky lis njihet me emrin Lisi i Axhis Babës, dhe si e tillë edhe Tyrbja e mori po këtë emër. Sot Tyrbja në fjalë, vizitohet nga mijëra njerëz për arsye të ndryshme, dhe është nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës.



XHAMIA E SINAN PASHËS

E ndërtuar në vitin1615 nga Sofi SInan Pasha, kjo xhami ndodhet në zonën historike të Prizrenit, gjegjësisht në qendër të qytetit. Sofi Sinan pasha shquhej si njeri i dijes, i shquar dhe person shumë i rëndësishëm në Perandorinë Osmane. Xhamia e Sinan Pashës ndodhet në Zonën Historike të qytetit të Prizrenit. Pozita e mirë gjeografike dhe dominuese e xhamisë, forma e ndërtimit të saj, proporcioni ndaj kupolës, materialet dhe teknikat e ndërtimit, një enterier i mrekullueshm dhe dekorimet e pasura, Xhamia e Sinan Pashës pasqyron një ndër objektet më karakteristike në Prizren. Ky monument është vendosur mbi një bazament të ngritur ku qasja nga rruga bëhet në anën veriore nëpërmjet shkallëve të gdhendura nga guri. Ka planimetri katrore me një nishë në pjesën jug-lindore që e bën xhaminë më specifike në krahasim me xhamitë tjera në Kosovë. Vlen të përmendet që xhamia është ndërtuar nga gurët lumorë të latuar, të lidhur me llaç gëlqeror, ndërsa nga ana e jashtme është veshur me gurë të gdhendur (të cilët supozohet që janë marrë nga gërmadhat e Manastirit të Kryeengjëjve). Minarja e xhamisë është ndërtuar prej gurëve shtufe (siga), me bazë katrore dhe trung rrethor. Në pjesën e sipërme ndodhet një Sherefe. Para hyrjes në xhami ndodhet hajati i hapur, i punuar prej guri. Ky hajat ka tri kupola të mbuluara me plumb të cilat mbështeten në shtylla guri me bazë rrethore. Poashtu, xhamia mbulohet me një kupolë të gjerë më diametër 42.5 m. Enterieri paraqet një është hapësirë unike, e ndriçuar përmes dritareve të radhitura në nivele, me kupolë të pikturuar me motive florale në tri faza. Fazat e para të pikturave murale u takojnë shekujve XVI-XVII të punuar me teknikën “al seko, ndërsa faza e tretë i takon periudhës së shekullit XIX të punuar në stilin Barok, ku mbizotërojnë motivet me ngjyrë blu. Enterieri në përbërje ka mahvilin, mimberin dhe mihrabin po ashtu të dekoruar me piktura me motive florale dhe dekorime plastike të punuara në gurë. Në pjesën veriore të xhamisë, pranë shkallëve gjendet një fontanë guri e dekoruar e cila shërben për abdes (ritual fetar) dhe shfrytëzim publik. Në pjesën jugore të xhamisë gjendet oborri i madh i rrethuar me mure nga guri. Sipas karakteristikave që ka xhamia, i takon tipit të xhamive me nishë (Mihrab) dhe me Hajat (Portik) të ndërtuar prej guri, në të cilin gjendet edhe një mihrab. Deri në vitin 1912, Xhamia i shërbeu nevojave fetare. Gjatë kohës së luftërave Ballanike dhe Luftës së Parë Botërore xhamia u shfrytëzua nga ushtria serbe dhe bullgare si depo për municion. Xhamia e Sinan Pashës, pësoi një dëmtim të rëndë, me ç’rast u dëmtua rëndë Hajati i xhamisë në vitin 1919. Mbështetur në gjurmët dhe dokumentet e vjetra, Xhamia si tërësi është restauruar disa herë, si pasojë e dëmtimeve që ka pasur ndër shekuj. Në vitin 1967, është formuar Enti për mbrojtjen e Monumentve dhe Përmendoreve. Nga ky vit, filloi përkrahja dhe përkujdesja e monumenteve të Kulturës dhe Fetare.

Ndërsa në vitet 1968-69, pas një renovimi të thellë që iu ë objektit, Xhamia e Sinan Pashës shëndërrohet në një Muze të Dorëshkrimeve Orientale. Gjatë viteve 1973-1978, bëhet konservimi i dhe restaurimi i pikturave murale. Ndërsa që nga viti 2003, Xhami SInan Pasha, hapet tërësisht për besimtarët dhe shërbime të tjera fetare. Në vitet e fundit parashihet që të që të krijohen hapësira përcjllëse për dhe rekreative në kuadër të kompleksit të këtij objekti.



XHAMIA E SINAN PASHWS

NAMAZXHAHU


Namazxhahu gjendet në anën veri-perëndimore të qytetit pranë rrugës magjistrale Prizren-Gjakovë. Fjala Namazxhah rrjedh nga gjuha persiane që do të thotë vend për falje (apo lutje). Në vitin 1455, Prizreni ra nën sundimin e Perandorisë Osmane. Isa Beu, ishte komandant i Fatih Sulltan Mehmetit. Poashtu, Isa Beu është njohur për ndrtimin e Namazxhahut, që shërbeu për kryerjen e ritualeve fetare të ushtarëve të Perandorisë Osmane në Prizren. Vlen të përmendet që mjeshtri kryesor dhe mbikqyrës I këtij tempulli ishte Ahmed Çaushi. Mjeshtri dhe mbikëqyrësi kryesor ishte Ahmed Çaushi. Pas vendosjes së plotë të administrimit Osman në Prizren Namazxhahu, ky tempull, përveç faljes nga ushtarët turq të asaj kohe, filloi të shërbente edhe për falje nga bujqërit që punonin tokat e tyre. Ndryshe në popull, Namazxhahu njihet edhe si Kërëk Camii, apo Xhami e thyer.Me përkrahje edhe të Komunës së Prizrenit, hartohet dhe implementohet projekti i restaurimit të Namazxhanut dhe parkut rreth saj. Namazxhahu është ndërtuar me planimetri drejtkëndëshe nga gur të gdhendur të lidhur me llaç gëlqeror. Nëpërmjet tri shkallëve ngjitet në platenë ku gjendet një mur me lartësi rreth 1 metër, ku është paraqitur nisha që e shënjon mihrabin. Në këndin e djathtë të murit gjendet minarja me bazë katrore dhe trung gjashtë këndor, të punuar nga gur të gdhendur.



NAMAZXHAHU

VIJON …

___________________

MA.Sc.ARGJIRA UKIMERI: TRASHËGIMIA FETARE NË PRIZREN (I)

http://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=10388


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks