SHKRIMI
e shtunë, 24 gusht 2019

HAZIR MEHMETI: REGJIMI QË VRET MËSUESIT KA VRARË JETËN E KOMBIT!

Vjenë, 5 Korrik 2019: “Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerët”-Faik Konica

evolucion

Zhvillimi evolutiv i njeriut rrjedh paralel me specializimet specifike të korës së truri, si baza organik e vetëdijes dhe të mësuarit. Orientimi në të mësuar varet nga shoqëria njerëzore në etapat e zhvillimit të tij. Ato vende ku dijes, pra mësimit, iu kushtuan kujdes, u zhvilluan si shoqëri duke ndikuar në zhvillimi e shoqërisë njerëzore shekujve. Kështu është edhe sot e gjithë ditën, ato shtete që investojnë në dije (mendimin njerëzor, shkencë, art...) janë prijëse të rrjedhave të përgjithshme në botë, edhe të forcës. Pra, të kuptuarit e dijes si forcë, e ngritë nivelin e sigurisë së shoqërisë, kombit dhe shtetit.


valët e rrjedhave

Kombi dhe shteti shqiptar, mjerisht, asnjëherë nuk e kuptoi drejtë këtë sintagmë kohe të domosdoshme për të ardhmen e tij. Përkundrazi, arsimi ishte hallka më e anashkaluar dhe persekutuar materialisht, politikisht e fizikisht. Nëse i japim një vështirim rrjedhave të shkollës shqiptare shekullit “të pavarësisë” do të shohim dhe tmerrohemi me qëndrime të gabuara dhe kriminale të regjimeve që nga lindja e gjysmë shtetit shqiptar ( gjysmë shtet territorial dhe funksional). Periudha pasluftës së Dytë Botërore do karakterizohet me ristrukturimin e shkollës shqiptare, mjerisht ristrukturim ideologjik komunist antinjerëzor dhe antikombëtar. Në territoret shqiptare të pushtuara nga sllavët filloi lejimi i mësimit në gjuhë shqipe, por i bazuar në parimet ideologjike komuniste serbosllave në çdo shkronjë programore. Pozitive ishte, se do mësohet edhe në gjuhën shqipe, kjo u pa në rrjedhat e deritanishme në Kosovë dhe Maqedoni.



Pikërisht nga ky fillim dolën mësues të arsimuar duke thithë edukatë e dije nga rrethi i tyre kombëtar i përvuajtur shekujve. Ata nuk pyetën shumë për plan programin zyrtar serbosllav, por mësuan dhe ligjëruan mbi tabanin kombëtar duke formësuar mësues e mësuese me vetëdije të lartë kombëtare që sot janë figura nderi në historinë e shkollës shqiptare dhe historinë kombëtare.

armiq e miq

Derisa në trevat e pushtuara shqiptare bëhej luftë për mbijetesë të shkollës, thyerjen e vetëdijes së mbrapshtë patriarkale, religjioze konservatore, propagandës negative të armiqve, në Shqipëri instalohej sistemi diktatorial komunist duke ndjekur, persekutuar, internuar e vrarë mësuesit përparimtarë kryesisht të shkolluar në vende të ndryshme të botës. Këta mësues të edukuar në frymën demokratike të mendimit dhe ideve, nuk u pajtuan me kursin dhe kahen e proklamuar të nisur nga sistemi totalitar. Shumë prej tyre ngritën zërin e tyre mospajtues, disa heshtën në heshtjen që flet dhe vret ide të mbrapshta. Të gjithë gradualisht e pësuan dhe sot rreth tyre mësohet përmes kartonëve dokumentues të gjyqeve, burgjeve dhe internimeve. Pësuan ata së bashku me familjet e tyre, pronat e tyre.

... a vritet mësuesja!

Mësuesja, Marie Toçi i shkruan nënës: ”Unë po vdes sot”. Xhelatët e kuq e menduan artin e krimit më i urryer n botë; e futen mësuesen e re në thes së bashku me macen e egër deri në vdekjen e saj. Sa kriminel mund të jetë shqiptari ndaj njeriut të tij.


“dekorata e kthimit në Atdhe”!!

Shumë nga mësuesit dhe intelektualët që studiuan në Austri u kthyen në Atdhe, dhanë ndihmë të madhe në arsim, shkencë e kulturë. Shumë prej tyre të edukuar me kulturë e dije perëndimore nuk u pajtuan me sistemin komunist që po instalohej në Shqipëri. Ata u dënuan në forma të ndryshme. Në këtë shkrim, në shenjë respekti të veprës së tyre e cila buronte nga ndjenja kombëtare patriotike, po japim emrat e disa prej tyre sadopak në shkundje të harresës sonë.

Mësuesi dhe intelektuali i lindur nga Prizreni, Kolë Margjini, arrestohet nga Enverianët në Shkodër ku jetonte. Kjo nuk mjafton, ata ua dorëzojnë serbeve të cilët pas torturave çnjerëzore e pushkatojnë.

Torturat ndaj mësuesve vizionar ishin mizori “brenda kufirit dhe jashtë tij” ishin të pa përshkruara për nga përmasa dhe për nga arsyeja çmendurake e njeriut tonë. Safet Butka, njeri atdhetar nga familja atdhetare u detyrua të vetëvritet nga zhgënjimi i tij me sistemin dhe njerëzit e tij që po vinin në pushtet pas gjithë asaj lufte që kishte bërë. Zef Malaj, nuk u pajtua kurrë që Shqipëria të heshtë ndaj çështjes së Çamërisë e të Kosovës dhe territoreve tjera shqiptare të copëtuara. Për këtë nga enveristët dhe klika e tij u cilësua si “Anarkist konfuz” dhe duhej të dënohej me çdo kusht, dënim e internim tërë jetën, prej tyre i kalon 23 vjet në burg nga 60 vjet dënim. Mësuesi i cili solli jetë pedagogjike e didaktike moderne nga shkollat gjermani Fadil Gumani, dënohet dhe pushkatohet mizorisht. Ethem Haxhiademi ishte ndër pjesëmarrësit e mbledhjes themeluese të Lidhjes së Shkrimtarëve, u arrestua në mes të natës, në shtëpinë e tij, kur ishte duke korrigjuar hartimet e nxënësve. Ai ishte mësues i letërsisë në Shkollën Normale të Elbasanit, duke e sjell në Tiranë, ku qëndron në hetuesinë muaj të tërë mes torturash të tmerrshme. Kur kryetari i gjyqit ushtarak shqiptoi dënimin e tij me vdekje (sipas Abdulla Memes , i cili ishte dënua edhe ai në seancën gjyqësore me te), Ethem Haxhiademi me plot gojën thirri: “ Rroftë Shqipëria!”.

Vargu i mësuesve të dënuar që kishin studiuar në Austri vazhdon tragjikisht me të njohurin Dr.Venemin Dashi i cili u dënua 20 vjet burg dhe iu konfiskua e tërë pasuria. Dr. Dashi u dha jetë në gjuhën shqipe veprave madhore të studiuesve me famë botërore të veprave albanologjike nga Georg Von Hahn, Mayer. Kraitscher. Ky do shpërblehet nga shteti shqiptar dënim me vdekja!

Poeti i madh i lirikës Lasgush Poradeci u la të´ në gjendje të mjerueshme ekonomike, në burg me emrin shtëpi, deri në vdekje. Syleman Harri u dënua me një shekull e një vit burg. Mësuesi tjetër i talentuar i cili po ashtu studioi në Austri, Hivzi Xeka, dënohet me 15 vjet burg. Ibrahim Babamusta arrestohet e burgosët qëllimisht nga pushteti, të cilin fatbardhësisht gjyqi e nxjerr të pafajshëm. Izet Bebeziqi, mësues dhe intelektual i përmasave evropiane lihet të jeton në gjendje të mjerueshme ekonomike deri në vdekje. Skendër Luarasi nga pushtetarët u përjashtua nga Lidhja e Shkrimtarëve edhe pse ishte njëri nga themeluesit e saj. Mësuesi tjetër i shkolluar në Austri Qani Panariti arrestohet dhe pushkatohet. Intelektual i madh i përmasave evropiane, veprimtar dhe luftëtar për lirinë kombëtare, Xhevat Korça, u dënua për jetë, derisa vdes në burg. Dr. Xhevat Korça, njeriu që ngriti lartë figurën e Skënderbeut shkencërisht me disertacionin e tij, “Tri pyetje nga jeta e Skënderbeut”. përkthyes i librit të John Reed-it “Dhjetë ditë që tronditën botën“ Ai haptas i tha katilit të quajtur Mehmet Shehu se: “E urrej komunizmin duke e njohur teorinë dhe praktikën e saj në Rusi”.

Xhafer Belegu, intelektuali patriot, autorin e veprës së përkryer “Lidhja e Prizrenit”, e dërgojnë për punë të detyruar në bujqësi. Shembull kulmor në piramidën e krimit komunist është dënimi i Dr. Sokrat Dodbibibës i cili sapo doktoron në Universitetin e Vjenës kthehet në Atdhe duke dhënë kontribute madh në ekonomi dhe financa. Ai është i njohur në historinë kombëtare si njeriu që ktheu thesarin e shtetit shqiptar në nëntorin e vitit 1943 dhe makinës së shtypjes së monedhave, të grabitur nga Italia. Për gjithë këto vepra kombëtare nga regjimi komunist u dënua me 30 vjet burg, i konfiskohet pasuria, i shkatërrohet familja. Vdes në burg nga uria dhe torturat. Historia e intelektualëve, e veçanërisht e mësuesve shqiptarë, është e dhimbshme aq sa edhe katandisja e shtetit shqiptar në vepra kriminale ndaj kombit shqiptar.

Jo pa argument Faik Konica thotë: “ Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerët”.

(të drejtat e rezervuara: autori)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks