SHKRIMI
e shtunë, 24 gusht 2019

MEHMET HAJRIZI: MAGJIA E LIGJËRIMIT

Prishtinë, 7 Korrik 2019: Miftar Kurti, studiues dhe autor i katër librave letrarë, publicistikë e shkencorë, para lexuesit sjell librin e tij të pestë, „Magjia e ligjërimit“. Lënda e këtij libri është një intervistë e gjatë me Prof. dr. Agim Vincën, intelektual poliedrik, poet i shquar kryengritës, studiues shkencor, historian i letërsisë, publicist dhe ligjërues, kritik e polemist, antologjist e përkthyes, autor i tridhjetë veprave me krijimtarinë e tij të gjatë.


Duke qenë njohës i thellë i Prof.dr.Agim Vincës dhe veprës së tij, me intervistën dinamike, me pyetjet e nënpyetjet e shumta e të mençura, Miftar Kurti “si me kërrabëz” e ka nxjerrë informacionin e duhur nga i intervistuari. Të pyesësh është shpeshherë më vështirë se të përgjigjesh, sepse duhet të kesh njohuri për atë që pyet. Kurti i ka ngritur në art pyetjet e tij.

Libri është strukturuar me kujdesin profesional dhe në harmoni me përmbajtjen. Autori Kurti e ka ndarë lëndën në shtatë kapituj tematikë, duke i bërë nga një hyrje të thuktë dhe shumë interesante secilit. Këto hyrje nuk janë thjeshtë paraqitje e përmbajtjes së kapitujve, por një tekst më vete i nivelit të lartë përmbajtjesor. Pjesë e këtij teksti është edhe parathënia prezantuese e autorit. Fundi i librit është pajisur me albumin cilësor fotografik.



Në këtë intervistë të gjatë Agim Vinca flet për vendlindjen dhe fëmijërinë, për familjen e tij dhe gjenezën e saj, për fillimin e shkollimit dhe mësuesit e parë të shkollës e të jetës, për studimet dhe vështirësitë, për robërinë dhe rezistencën, survejimin dhe përndjekjen e intelektualëve rebelues, për diferencimin politik dhe censurën, për luftën dhe paqen, për kombin dhe gjuhën, për shkencën, ideologjinë politike dhe fenë, për Rambujenë dhe Brukselin, për historinë dhe aktualitetin, për flamurin dhe himnin, për sistemin e vlerave dhe kulturën, për personalitetet historike, letrare e filozofike dhe ngjarjet madhore kombëtare shqiptare, për shqiptarët e degdisur dhe të ardhmen e tyre, për poezinë, ligjërimin dhe kritikën letrare, për krijimtarinë e tij, poetike, shkencore, politike, publicistike dhe luftën e pareshtur me penën e intelektualit atdhetar etj. Jeta dhe veprimtaria e Agim Vincës nuk mund të thuhen me një intervistë, qoftë edhe sa një libër, prandaj kanë mbetur shumë të pathëna, të cilat duhet të thuhen, jo për interesin e tij, por tonin përgjithësisht.

Në libër janë bërë shpjegime shkencore me fjalorin bisedor, me gjuhën popullore, që paraqet një vështirësi dhe shkathtësi të veçantë. Ligjërimi i Agim Vincës është plot figura stilistike dhe art, është një prozë poetike. Figura e fëmijës dhe të riut, Agim Vinca sa vjen e bëhet më e dashur në libër, madje një shëmbëlltyrë që do ndjekur nga të rinjtë, për virtytet, parimet dhe vlerat e tij.

Sikur edhe në jetë, në këtë libër shquhet sinqeriteti dhe modestia lapidare e Agimit poet dhe intelektual i madh. Fëmijërisë dhe vendlindjes së tij ai i kushton faqe të tëra të librit, duke dëshmuar aftësitë artistike në prozë sikur edhe në poezi. Duke cituar Jean-Pierre Richard, një kritik i njohur francez, Agimi thotë se “Arti është rizbulim i fëmijërisë.” Shumë shkrimtarë i kthehen fëmijërisë, duke gjetur atje burimin e frymëzimit letrar.

Poeti i madh Hajne vëllait të vet, Maksi, i cili dëshironte edhe ai të shkruante vargje, i tha të shkruante në prozë, sepse vetëm një poet është fatkeqësi e mjaftueshme për një familje. Edhe Agimin donte ta largonte nga letërsia një vëlla i tij, por poeti ynë i famshëm nuk ishte Maks.

Agimi u bën analizë ngjarjeve madhore historike e kombëtare, kulturore, letrare e gjuhësore, por edhe zhvillimeve aktuale në fusha të tjera të jetës shoqërore. Vitin e madh të demonstratave për liri dhe republikë më 1968, në të cilat ishte pjesëmarrës aktiv, Agim Vinca e karakterizon si fillim të integrimit, jo vetëm gjuhësor, por edhe kulturor e shpirtëror të shqiptarëve si komb, kurse demonstratat e vitit 1981, sipas tij shënojnë një fazë të re në jetën e shqiptarëve nën ish-Jugosllavi, fazën e rezistencës së hapur për çlirimin kombëtar.

Gjithë krijimtarinë e Agimit e shquajnë thellësia e mendimit, përkushtimi i të shkruarit korrekt e parimësia, por mbi të gjitha guximi intelektual kundrejt një regjimi pushtues të egër dhe represiv. Artin e vet brilant Agim Vinca e ka kultivuar kryesisht në kushte robërie, duke qenë poet i mohuar, i censuruar, i ndaluar, i survejuar dhe i përndjekur e i burgosur. Si nënshkrues i “Apelit” të 215 intelektualëve shqiptarë më 1989, Agimi u mor në organet e hetuesisë dhe ndiqej hap pas hapi. I lindur në Veleshtë të Strugës dhe i zhvendosur në Prishtinë, ai vuante njësoj, siç e thotë vetë, herë “çizmen serbe” herë “opingën maqedonase.” Sikur edhe shkrimtarë të tjerë të mëdhenj, Agim Vinca ka dëshmuar se talenti përveç në paqe e qetësi, mund të zhvillohet edhe në kohë të rënda robërie.

Agim Vinca karakterizohet me kujtesën e freskët edhe në këtë moshë që ka. Ai e thotë me humor se Mnemozina (perëndesha e kujtesës) ka qenë e mëshirshme dhe dashamirëse ndaj tij.

Agimi kurrë në jetë as në krijimtari nuk ka qenë apatik, por aktiv dhe i gjallë. Sipas tij “artin e ushqen drama dhe e vret apatia.” Ai mund të konsiderohet poet i vegjëlisë, e cila nuk gëzonte asnjë të drejtë, asnjë privilegj, si kolaboracionistët dhe asnjë liri, por vuante dhe hiqte të zitë e ullirit nën regjimin pushtues. Ja përse vargjet e tij “më shumë se gëzim, kanë hidhërim”, sepse janë zëri i të vuajturve. Duke folur për artin, shkencën, politikën dhe demagogjinë, Agimi thotë: “Poezia, arti në përgjithësi, ushqehet me kujtime e imazhe, shkenca me shifra e fakte, politika me programe, kurse demagogjia me parulla e slogane.”

Muratori i fjalëve Agim Vinca, renditjen sintaktike të tyre e bën me art, sikur mjeshtri i mirë që rendit tullat në muret e pallatit. Gjuha e pasur dhe e pastër, stili artistik, nolian i të rrëfyerit përgjatë gjithë faqeve të librit të mban të gozhduar, duke të dhënë kënaqësinë e rrallë estetike. Sikur gjithë veprën e Agimit, edhe këtë libër e përshkon ndjenja e lartë dhe fisnike, si një fill i kuq, e dashurisë për Atdheun, për gjuhën e flamurin, për virtytet e sistemin e vlerave tradicionale të kombit shqiptar, që i mbron dhe i kultivon me aq zell e përkushtim.

Bota e ideve, horizonti i dijeve dhe kultura e Agimit përbëjnë thesar të çmuar në kapitalin intelektual të kombit shqiptar.

Leximi i këtij libri-intervistë të autorit Miftar Kurti është i lehtë, por hartimi i tij ka qenë i vështirë. U nis si intervistë për krijimtarinë, por doli vazhdim i krijimtarisë.

Me të mbaruar leximin, intervista na duket tepër e shkurtër, sepse na bën të mendojmë se e kemi parë vetëm ajsbergun, historinë e patreguar në tërësinë e saj.

Duke lexuar “Psalmet e rrënjës” të Agim Vincës para dymbëdhjetë vjetësh kam shkruar diku: “Thomas Babington thoshte me të drejtë se ‘Intelektet më të larta, ashtu si majat e maleve, janë të parët që kapin dhe reflektojnë agimin’. E Agimi ynë i kapi që herët dhe i reflektoi si rreze drite, idealet e agimit të lirisë.”

(Fjalë e mbajtur në përurimin e librit “Magjia e ligjërimit” në Prishtinë, më 21 qershor 2019)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks