SHKRIMI
e martë, 28 mars 2017

AV.KLODI STRALLA: LIDERSHIPI NË SHQIPËRI - PRODUKT I MILIARDERIT GEORGE SOROS ... !!!

Pashtriku.org, 27. 01. 2016: Në botë ka dy tipe miliarderësh: ata që pasurinë e tyre e kanë të trashëguar ndër breza dhe ata që e kanë vënë vetë nga hiçi. Në këtë gupin e dytë hyn, pa dyshim, miliarderi amerikan me origjinë hebreje, George Soros, që më 12 gusht 2015 mbushi 85 vjet dhe pasuria e tij vleresohet në rreth 25 miliard dollarë.

Për jetën e tij, të dukshme dhe të përfolur, mund të gjeni material të bollshëm në internet, por edhe në disa libra të tij, botuar edhe në shqip. Dimë që lindi në Hungari, në një familje hebreje, që çuditërisht i shpëtoi persekutimit nazist, që u largua në vitin 1947 nga Hungaria komuniste, fillimisht në Londër (ku kreu edhe studimet për ekonomi), e mandej emigroi në SHBA në vitin 1956. Falë aferave të tij në fushën e financës, shumë shpejt, u bë zoterues i një pasurie kolosale (thuhet se duke manipuluar paundin britanik në Bursë fitoi në një ditë të vetme 1 miliard dollarë !!).



Përkrahës i filozofisë të mentorit të tij, filozofit hebre Karl Popper, ai është sot një nga propagandistët dhe mbështetësit financiarë të të ashtuquajturave "Shoqëri të Hapura", që propagandojnë globalizmin. Me një rrjet gjigand fondacionesh, të themeluara prej tij në mbarë botën, i paraqitur si filantrop, ai ushtron influencë politike në përzgjedhjen e elitave drejtuese të këtyre vendeve, me frymë kozmopolite dhe antinacionaliste.

Nuk do t’ia vlente të flisnim për të nëse influenca e tij nuk do të ish edhe tek ne në Shqipëri. Që në muajt e parë të vendosjes të demokracisë (1992) ai themeloi në Tiranë fondacionin “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, për të përkrahur financiarisht “shoqërinë civile”, duke ndikuar në media, kulturë, arsim dhe botime. Persona të tillë si Olsi dhe Edi Rama, Piro Misha, Remzi Lani, Milva Ikonomi, Valdete Sala, Capajev Gjokutaj, Linda Basha e me vonë brezi më i ri me Erion Veliaj, Arbër Mazniku, Henri Ҫili, Endri Fuga etj., janë produkte të tij. Të gjithë u çuditën kur në dhjetor 2014, ndonëse në moshe 84 vjeçare, ai erdhi në Shqipëri vetëm për disa orë, duke takuar krerët më të lartë të shtetit (përfshirë edhe opozitarin Lulëzim Basha), me sa duket për të ndërmjetësuar një kompromis politik pozitë-opozitë apo mbase edhe për të sjellë gojarisht një “porosi” të rëndësishëm për zgjedhjet lokale të rradhës (Erion Veliaj nuk ishte më i pëlqyeri i bazes socialiste) apo edhe për skandalin e vjedhjes të 7 milion $ nga Banka e Shqipërisë. Kjo mbeti enigmë! Pa dashur të paragjykoj por është fakt, që shumica e drejtuesve të sotëm politikë të së majtës në pushtet janë “nxënësit” e tij (të Sorrosit plak), për të cilët ai ka mbi 22 vjet që ka financuar formimin dhe karierën e tyre politike. (Të mos harrojmë që ai është përzënë nga gjithë vendet ish komuniste lindore dhe fondacionet e tij kudo janë mbyllur).

Megjithatë, në këtë 85 vjetor, i urojmë shëndet dhe kënaqësi me nusen e tij të tretë, 42 vjeçaren Tamiko Bolton!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks