SHKRIMI
e enjte, 29 qershor 2017

ALFRED CAKO: PSE DHE KUSH E NDAU BRITANINË NGA BE'ja?

Tiranë, 30. 06. 2016: Projekti i Elitës është që të ketë disa bashkime të mëdha federatash në botë si BE-Cefta, NAU - NAFTA (bashkimi i Amerikës së Veriut), ASEAN (bashkimi i vendeve të Azisë dhe oqeanisë të iniciuar nga B.Klintoni dhe kryeministri i Australisë në vitin 1994), të cilat t'i bëjnë presion armikut më të madh të Elitës, Rusisë dhe Kinës në OKB,e cila me legjislacionin e funksionimit të saj në Këshillin e Përhershëm të Sigurimit e ka të vështirë të realizojë Qeverinë Botërore, me anë të së cilës mund të shtypë e t'i imponohet regjioneve dhe shteteve të ndryshme në çdo cep të botës.

Kush e ndau Britaninë?

Ju do të thoni populli. Ok, por populli ndikohet në një masë të madhe nga Elita, nga mjetet e saj të propagandës dhe trushpëlarjes. Unë them që e ndau Elita për disa vjet, sa të barazohet paundi me Euron dhe dollarin. Madje kjo ka filluar me krizat reale ekonomike dhe ato të tregjeve financiare në bursën e Londrës ku ka pasur humbje të mëdha prej disa trilionësh,ku ka luhatje të pozitës së paundit krenar britanik. Madje po ta shikoni, guvernatori i sotëm i Bankës Qëndrore të Lombardstreet-it është katoliku Mark Joseph Carney me origjinë irlandezo-kanadez, ish guvernatori i Bankës Qendrore të Kanadasë dhe ministër i financave,i cili e filloi punën tek sektori i financës tek Goldman Sachs.



Carney ka meritën që gati barazoi dollarin amerikan me atë kanadez. Në plan është që Meksika, SHBA dhe Kanada të kenë një monedhë të përbashkët, amerodollarin. Por bashkimi fillon me ekonominë. Duhet të afrohen standartet. Puna filloi me afrimin e Kanadasë dhe SHBA. Do të ketë një transferim të industrisë në Meksikë dhe ngritje të standarteve të saj për të barazuar monedhën vendase me dy dollarët. Barazimi i dollarit kanadez u shoqërua me një krizë ekonomike edhe në saje të aftësisë së ish guvernatorit të saj. Kjo gjë nuk u bë e mundur me rastin e paundit dhe u gjet si skemë ndarja, rënia e ekonomisë britanike nga goditja virtuale e tregjeve financiare dhe me anë të politikave proteksioniste ku financat e City of London do ndëshkojnë paundin për të krijuar mundësinë, pasi të barazohet për të njejtën shportë mallrash me vendet e euros, me euron, pastaj të bëhet një ribashkim me BE ku Britania do vijë me kular në qafë në dyert e Brukselit. Në fakt, vetë populli britanik dy gjëra nuk ja ka pranuar Elitës: drogat e forta dhe bashkimin me Evropën.

Kjo tendenca e dytë u shfrytëzua prej City of London për t'i dhënë një dru të mirë krenarisë ishullore që kanë vetëm qymyr dhe patate si karakteristikë të tyre.


................................................................


SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

KUSH ËSHTË "CITY OF LONDON"?





kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks