SHKRIMI
e premte, 23 qershor 2017

A ËSHTË JETA NJË ILUZION?!

Pashtriku.org, 2 mars 2017: Jeta është një iluzion, së paku në nivel kuantik, thuhet në teorinë e cila u konfirmua së fundmi nga disa studiues. Ata më në fund kanë mjetet për të provuar teorinë e “zgjedhjes së vonuar” të John Wheeler dhe arritën në përfundimin se fizikani kishte të drejtë.

Në vitin 1978, eksperimenti i propozuar nga Wheeler përfshinte një objekt që lëviz dhe që i është dhënë zgjedhja për të vepruar si një valë ose një grimcë - e para (vala) duke vepruar si një dridhje me një frekuencë që mund ta dallojë atë nga valët e tjera dhe e dyta (grimca) pa frekuencë që mund të përcaktojë pozicionin e saj në hapësirë, ndryshe nga një valë - dhe në cilin moment "vendos" për të vepruar si njëra apo tjetra.

Në atë kohë, teknologjia nuk ishte në dispozicion për të kryer një eksperiment të fortë, por shkencëtarët tani janë në gjendje për ta kryer atë, shkruan portali britanik Express.

Teoria kuantike tregon se rezultati mund të matet vetëm në fund të udhëtimit të objektit, dhe kjo është ajo që ekipi i studiuesve ka zbuluar.

Fizikani Andrew Truscott nga Universiteti Kombëtar i Australisë (ANU), ka thënë: "Kjo dëshmon se matja është çdo gjë. Në nivel kuantik, realiteti nuk ekziston nëse vërtetë nuk e kërkoni atë".

Për të kryer testin, hulumtuesit nga instituti Australian vendosën një numër të atomeve të heliumit në një gjendje pezull të njohur si 'kondenzimi Bose-Einstein".

Ata pastaj larguan të gjitha atomet deri sa mbeti vetëm një atom. Ky atom i vetëm u hoq me anë një pale të rrezeve laser të cilat për shkak të efektit grilë vepronin si një udhëkryq për atomin udhëtues.

ANU shtoi: "Një dritë e dytë, për të rikombinuar shtigjet, është shtuar në mënyrë të rastësishme, e cila çoi në ndërhyrje konstruktive ose destruktive sikur atomi të kishte udhëtuar në të dy shtigjet. Kur drita e dytë nuk ishte shtuar, asnjë ndërhyrje nuk u vu re meqë atomi zgjodhi vetëm një rrugë".

Fakti se drita e dytë u shtua pasi atomi kaloi nëpër udhëkryq fillestar tregon se atomi nuk e përcaktoi natyrën e tij para se të matej për herë të dytë.

Në fund të fundit, studiuesit thonë se kjo tregon se matjet e ardhëshme kishin ndikuar në rrugën e atomit. Profesor Trusscott shpjegon: "Atomet nuk udhëtuan nga A në B. Vetëm kur ata matën në fund të udhëtimit, sjellja e tyre si valë apo si grimcë, u bë e vërtetë", përfundoi ai.



__________________

Burimi:

Is life an ILLUSION? Researchers prove 'reality doesn't exist if you're not looking at it'

http://www.express.co.uk/news/science/738402/life-an-ILLUSION-reality-does-not-exist-if-you-are-not-looking-at-it

***

Wheeler-Experiment zum virtuellen Realitätsmodell - Tom Campbell




John Wheeler's Interview (1965)

http://manhattanprojectvoices.org/oral-histories/john-wheelers-interview-1965


Struktur der Realität - Tom Campbell


The Illusion of Time | Full Documentary


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks