SHKRIMI
e hënë, 26 qershor 2017

SHERADIN BERISHA: BASHKËBISEDIM ME BARDHYL MAHMUTIN (TERRORIZMI - ISIS'i, 11 SHTATORI 2001, ANTIAMERIKANIZMI DHE GJYKATA SPECIALE) (23 - 29 mars 2015 & 22 - 23 Maj 2015)

Pashtriku.org, 10 prill 2017: Nga data 23 - 29 mars 2015 dhe 22 - 23 maj 2015 në 'Fb' kam zhvilluar një bisedë interesante me një Bardhyl Mahmutin. Debati ka nisur pas një analize që kam botuar më 23 mars 2015 në portalin pashtriku.org me titull: "TERRORIZMI 'MADE IN THE USA'. LUFTA GLOBALE KUNDËR TERRORIZMIT ËSHTË NJË FABRIKIM, NJË GËNJESHTËR E MADHE DHE NJË KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!" Në këtë analizë fillimisht thuhet: "Akademiku dhe shkrimtari i njohur Dr. Michel Chossudovsky deklaroi se e ashtuquajtura "Lufta kundër terrorizmit" është vetëm një mënyrë për të përhapur hegjemoninë globale të Amerikës dhe për të krijuar një 'Rend të Ri Botëror'. Dr.Chossudovsky tha se terrorizmi është prodhuar në Shtetet e Bashkuara dhe se terroristët nuk janë produkt i botës muslimane. Sipas tij, lufta globale e Amerikës kundër terrorizmit është përdorur për të nxjerrë ligje anti-terrorizëm, të cilat demonizojnë muslimanët në botën perëndimore dhe nxisin islamofobinë. Duke elaboruar argumentin e tij, Dr. Çhossudovsky - tha - se NATO ishte përgjegjëse për rekrutim të anëtarëve të Shtetit Islamik, ndërkohë që Izraeli po financon "element të xhihadit global brenda Sirisë." (…)

Më gjerësisht mund të lexoni këtu: http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=3754

Prof. Michel Chossudovsky: Terrorism is Made in the USA. The Global War on Terrorism is a Big Lie





LIDERI I "ISIS'it" AL - BAGHDATI ËSHTË HEBRE! ( FOTO + VIDEO)

Që prej shpalljes së Kalifatit Islamik në Irak e Siri, lideri i ISIS'it, al-Baghdati, ishte subjekt i shumë publikimeve mediale. Sipas një raporti të Veterans Today, al-Baghdadi ka lindur nga dy prindër hebrenj dhe është agjent i Mossad'it të Izraelit, ndërsa emri i tij i vërtetë është Simon Elliot. Raporti thotë se për bazë ka marrë edhe dëshmitë e Edward Snowdenit, sipas të cilit lideri i Shtetit Islamik është trajnuar nga Mossadi dhe CIA amerikane, raporton Telegrafi. "Snowden tha se shërbimet e inteligjencës të tri shteteve, respektivisht Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe entitetit sionist, kanë punuar së bashku për të krijuar një organizatë terroriste që është në gjendje për të tërhequr të gjithë ekstremistët e botës në një vend, duke përdorur strategjinë e quajtur ‘Foleja e Grenzës”, thuhet në raport, transmeton Telegrafi.

Lexoni: FRENCH REPORT: ISIS/ISIL LEADER IS A MOSSAD AGENT

Simon Elliot, aka Al-Baghdadi, son of Jewish parents, Mossad agent

http://www.veteranstoday.com/2014/08/04/french-report-isil-leader-mossad/

***

Edhe ish'Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka pohuar se qëllimi kryesor i Amerikës është rrëzimi i Bashar Asad nga posti i presidentit dhe se Uashingtoni për realizimin e këtij qëllimi ka krijuar grupin ISIS. John Kerry ka pohuar se Amerika me krijimin e ISIS shpresonte t’i merrte pushtetin presidentit Bashar Asad në Siri ose ta detyronte atë që të pranonte rrugëzgjidhjen politike të imponuar nga Uashingtoni. Amerika për realizimin e këtij qëllimi ka armatosur disa pjesëtarë të ISIS, ka pohuar ish'sekretari amerikan i shtetit.


Leaked audio: Sec of State Kerry confirms US used ISIS to remove Syria's Assad



___________

Burimi:JOHN KERRY: 'UASHINGTONI E KRIJOI ISIS'in PËR RRËZIMIN E BASHAR AL-ASAD'it NË SIRI!

http://www.pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=6166


***



Senatori amerikan John McCain me shefin e ISIS: Ebu Bekr el-Bagdadi (rrethuar majtas) dhe Muahmmad Noor (rrethuar djathtas).

***



John McCain duke folur me shefin e ISIS: Ebu Bekr el-Bagdadi (aka Elliot Shimon) të rrethuar me të kuqe.

***

Shikoni videomaterialet me kujdes:

Headline: Sen. John McCain makes unannounced visit to Syrian rebel leaders




Inside McCain's secret trip to Syria


***

Bardhyl Mahmuti pasi e ka lexuar këtë analizë, më ka dërguar një studim të Dr. Michel Chossudovsky në gjuhën franceze: "Une guerre nucléaire de faible intensité - Les effets de l’uranium appauvri sur la population civile des Balkans - par Michel Chossudovsky" (Një luftë bërthamore me intensitet të ulët - Efektet e uraniumit të varfëruar në popullsinë civile të Ballkanit - nga Michel Chossudovsky), të botuar për herë të parë më 03.15.2001, dhe të ribotuar më 11. 05. 2006).

Me këtë material Bardhyli më ka përkujtuar se, Dr. Chossudovsky është një antiamerikan, dhe si i tillë duhet të ketë qenë kundër intervenimit të NATO's në Kosovë, në vitin 1999! Autori Michel Chossudovsky (1946) është një profesor kanadez i ekonomisë në Universitetin e Otavës. Ai fitoi njohje ndërkombëtare me publikimet e veta kritike ndaj zhvillimeve politike - diplomatike etj., në zonat e luftës në botë, të cilat janë përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të botës. Chossudovsky është djali i ekonomistit dhe ish'diplomatit të njohur në OKB, hebreut Evgeny Chossudovsky (15 gusht 1914 - 4 janar 2006).

***

SHERADIN BERISHA: RIKTHIMI I SERBISË NË KOSOVË (ME NEGOCIATA) PËRMES AGJENDAVE NDËRKOMBËTARE!

Sheradin Berisha: (23.03.2015 22:34)

- Bardhyl,


pasojat nga Uraniumi i varfëruar po i ndjejmë edhe pas 16 vjetësh nga bombardimet e NATO's, dhe sot vdesin me qindra njerëz në Kosovë nga leukemia dhe sëmundjet tjera nga kontaminimi radioaktiv i tokës... Michel Chossudovsky ka shkruar më shumë në këtë drejtim, andaj NATO dhe "Grupi i Kontaktit" duket se kanë patur synime dhe qëllime tjera strategjike me këto bombardime, por jo si qëllim në vetvete çlirimin e Kosovës dhe të shqiptarëve nga Serbia. Sepse Serbia tashmë përmes agjendave të Brukselit, SHBA's dhe të OKB'së është rikthyer edhe legalisht në Kosovë përmes negociatave dhe marrëveshjeve të arritura, dhe ato që do të arrihen akoma në Bruksel... [Më 25 gusht 2015 në Bruksel u arritën edhe katër marrëveshje: Marrëveshja për formimin e Asociacionit me komuna etnike serbe (Zajednica), dhe tri marrëveshjet tjera për energjinë, telekomunikacionin dhe heqjen e "parkut të paqes" mbi lumin Ibër - shënim i shtuar] Me "Asociacionin e komunave etnike Serbe", Serbia do ta realizoj "Rezolutë 1244" të OKB'së (që ka buruar nga marrëveshja e Rambujesë (shkurt - mars 1999) dhe ajo e Kumanovës (9 qershor 1999), ku është paraparë kthimi i mijëra trupave serbe në vendet me shumicë serbe, dhe në mbrojtje të kishave e manastireve. Por jo në projeksionin e plotë siç është praparë në ato dokumente, por në një formë shumë mirë të dizajnuar, - politikisht përmes "Listës SËRBSKA", e cila ka marrë pushtetin në të gjitha komunat serbe, dhe është bërë pjesë e institucioneve qëndrore të Kosovës, me 10 deputetë të kësaj LISTE (që dirigjohet nga Beogradi); dhe

- në aspektin e Sigurisë janë legalizuar dhe integruar të gjitha formacionet "ilegale" të sigurisë, UBD - KOS, punëtorë të ministrisë së brendshme të Serbisë etj... Dhe krejt kjo që e thash më sipër është bërë sipas agjendës ndërkombëtare....pra të "miqve" tanë që na paskan "çliruar" nga Serbia, a në të vërtetë tashmë jemi mes gërshërve të Serbisë dhe të "miqve" tanë... Kush s'e kupton këtë fakt, e nënçmon dijen e vet intelektuale. Ky është mendimi im, dhe qofsha i gabuar...!

***

Në vijim të sjellë një material intersant:

JOHN F.KENNEDY: 'NË TË GJITHË BOTËN JEMI PËRBALLË ME NJË KOMPLOT MONOLIT DHE TË PAMËSHIRSHËM...'!

"Në të gjithë botën jemi përballë me një komplot monolit dhe të pamëshirshëm, i bazuar kryesisht mbi mjetet sekrete, për të zgjeruar sferën e tij të ndikimit, mbi depërtimin në vend të pushtimit, mbi përmbysjen në vend të zgjedhjeve, mbi kërcënimin në vend të zgjedhjes së lirë. Është një sistem që ka rekrutuar burime të mëdha njerëzore dhe material në ndërtimin e një makine efikase, që ndërthur operacione ushtarake, diplomatike, inteligjence, ekonomike, shkencore dhe politike." - kështu ka thënë presidenti i 35'të i SHBA've, John F.Kennedy (29.05.1917 - 22. 11.1963). Dhe kjo deklaratë i kushtoi me jetë!

Presidenti që tha te vërtetën!



***

BARDHYL MAHMUTI: MANIPULIMI MEDIATIK QË DEFINOHET SI "ANTIAMERIKANIZËM"

Bardhyl Mahmuti: (24.03.2015 - 07:25)

Përshëndetje Sheradin,


Respektoj të drejtën tënde që t’u besosh qëndrimeve të lartëpërmendura që në çdo aktivitet të SHBA've shohin "komplotin imperialist". Qëndrimet e mia janë diametralisht të kundërta dhe në librin tim (Mashtrimi i Madh) nxjerr në shesh manipulimin mediatik me opinionin publik pikërisht të qarqeve që i karakterizon këndvështrimi ideologjik që definohet si "antiamerikanizëm". Në proceset shoqërore nuk ka asgjë statike dhe asnjë situatë nuk mund të konsiderohet si e përjetshme. Në rast të ndryshimit të raportit të forcave ndryshojnë edhe realitetet politke dhe shoqërore. Në rastin tonë konkret, nëqoftëse SHBA'të ia heqin mbështetjen Kosovës gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt dhe shumë keq për popullin tonë. Ky është mendimi im dhe unë kam të drejtë të mendoj ashtu si më duket më e qëndrueshme. Sa i përket "fjalimit të Kenedit" të kisha lutur t’i dëgjosh disa fjalime origjinale të tij dhe të shohësh manipulimin që përmban montazhi që ma dërgove. Gjatë gjithë studimeve të mia jam përgatitur që t’i marr me rezervat e nevojshme konstruksionet politike dhe mediatike dhe t’i konfrontoj me realitetet tjera. Dhe në asnjë rast nuk përjashtoj asnjë hipotezë.

Me respekt Bardhyli

***

SHERADIN BERISHA: POLITIKA NUK NDËRTOHET MBI BAZËN E MIQËSISË, POR MBI BAZËN E INTERESAVE!

Sheradin Berisha: (24.03.2015 - 10:34)

Përshëndetje i nderuari Bardhyl,


Pa dashur ta minimizoj qëndrimin tuaj rreth çështjeve që po bisedojmë, për mendimin tim nuk është "anti'amerikanizëm" të thuhet e vërteta për ngjarjet që po zhvillohen në Kosovë dhe më gjerë në Botë (ku SHBA'të kanë rolin dominant), ndonëse e vërteta është relative, nuk është apsolute. Pajtohem plotësisht me pohimin tuaj se: "nëqoftëse SHBA-të ia heqin mbështetjen Kosovës gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt dhe shumë keq për popullin tonë".

Por, ka diçka këtu që dua ta qartësoj!

SHBA'të e kanë mbështetur dhe do ta mbështesin Kosovën, sepse po të mos ishin SHBA'të nuk do ta kishim edhe këtë "pavarësi", përkundër sakrificave dhe gjakut të derdhur në Kosovë. Dhe kjo përkrahje nuk po bëhet në saje të miqësisë që paska SHBA'ja me popullin shqiptarë, por për shkak të interesave strategjike që ka ajo në rajonin e Ballkanit. Dhe kjo na ka shpëtuar!! Prandaj, them se - politika nuk ndërtohet mbi bazën e miqësisë, por mbi bazën e interesave! NATO në krye me SHBA'të edhe pse e bombarduan Serbinë në vitin 1999, me këtë të fundit (Serbinë) kanë marrëdhënie të shkëlqyer, sepse bombardimet nuk ndodhën pse NATO'ja e kishte armik Serbinë dhe donte ta zhdukte nga faqja e dheut! Jo!

Pra kemi të bëjmë me interesa shumë më të mëdha se "miqësia" e proklamuar nga lidershipi ynë politik e institucional! Pastaj ndodhën të gjitha ato zhvillime pas luftës, të cilat sipërfaqësisht ti thash në letrën e parë, që ta shkrova mbrëmë…

I nderuar Bardhyl,

Në vazhdim po e qartësoj mendimin tim edhe më shumë. Të gjitha argumentet mua me çojnë në konstatimin se SHBA'të bashkë me fuqitë tjera, duke përfshirë këtu edhe Rusinë, kanë patur dhe kanë një bashkëpunim të koordinuar e të planifikuar shumë mirë për të gjitha zhvillimet politike, diplomatike e ushtarake në botë, e veçanërisht në rajonet e krizave që i kemi sot në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë! Mos harro se të gjithë liderët e shteteve të lindjes së Mesme (Sadam Hyseni, Mubaraku, Gadafi, Asadi etj) deri në fund të vitit 2010, ishin aleatët më të mëdhej të perëndimit në çdo sferë, dhe hop për një moment me fillimin e të ashtuquajturës "pranverë arabe" të gjithë këta aleatë u bënë "diktatorë" dhe shtypës të popujve të tyre…!!!

Pa dashur të futem në detaje rreth kësaj çështjeje, me këtë rast dua t'ju themë, se ashtu sikurse në ekonomi që çdo ecuri zhvillimore planifikohet paraprakisht, edhe në politikë duket se ngjarjet e mëdha që bëjnë ndryshimin e një sistemi apo të një qeverie etj.etj., planifikohen, nuk ndodhin aksidentalisht, pra nuk zhvillohen spontanisht. Presidenti i SHBA've Franklin D.Roosvelt (1882 - 1945), ka një thënie epokale. Ai në një fjalim ka nënvizuar: "Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë".

***

Dhe që ta përmbrendësojë këtë thënie në kuadër të kësaj bisede! Jam bindur tashmë se: të gjitha agjendat politike…, në Kosovë, që nga shpartallimi i ish'jugosllavisë e këndej, të cilat janë zhvilluar nga aktorët e politikës sonë si: Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga, etj.etj, në kohë të caktuar e për ngjarje të caktuara (1989 - 2015), kanë luajtur atë rol (me dije apo pa dijen e tyre) që kanë planifikuar, "regjisorët" e diplomacisë së fuqive të mëdha në krye me SHBA'të, dhe që me fillimin e luftës në ish'jugosllavi u emërtua si "GRUPI I KONTAKTIT", në të cilin grup bënte pjesë edhe Rusia, ndërsa pas luftës të ne /në Kosovë/ po quhet "SHTETET E QUINT'it"!

Pra, që ta përmbylli, çdo ecuri politike, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë ka ndodhur (siç ka thënë Franklin D.Roosvelt) në atë mënyrë siç kishte planifikuar amalgami "GRUPI I KONTAKTIT", e jo këta aktorët tanë politikë, të cilët i zura në gojë më sipër!

Për mendimin tim, kjo është e vërteta (fuqia po e bëka të vetën), sepse po shihet tashmë qartazi se kush është faktori kryesorë në të gjitha këto zhvillimet që kanë ndodhur në Kosovë!

***

E sa i përketë fjalimit të Kenedit, fjalët e tij nuk janë të montuar, janë origjinale, ato janë të përkthyer me titra edhe në shqip, ndërsa imazhet që jepen janë montazh i personit që e ka bërë këtë videomaterial. Në fund keni edhe disa intervista të personaliteteve, që kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë luftës në Kosovë, dhe edhe sot luajnë rolin kryesor në diplomacinë amerikane (!!!) e që i takojnë "shoqërive…" që i tërheqin frenat politike nga prapaskena! Ju uroj çdo të mirë!

Shikoje me kujdes këtë video:

Rënia e kullave binjake:





***

BARDHYL MAHMUTI: TEORIA E KONSPIRACIONIT ËSHTË E KUNDËRTA E SHKENCËS!

Bardhyl Mahmuti: (29.03.2015 - 09:44)

Përshëndetje Sheradin,


Videon që ma përcolle e shikova me vëmendje. Këndvështrimi i tillë është i njohur për mua, jo vetëm për 11 shtatorin (2001) por edhe për shumë ngjarje në botë. Teoria e konspiracionit dhe shkenca janë dy këndvështrime që nuk shkojnë bashkë. Nga i njëjti këndvështrim janë bërë libra edhe për Luftën e Kosovës. Për të dëshmuar se lufta e Kosovës nuk ka qenë luftë e shqiptarëve për liri dhe pavarësi, por luftë e një konspiracioni më të madh të përmasave botërore, për të kontrolluar Evropën nga amerikanët. Unë i kam studjuar një numër relativisht të mirë të ngjarjeve që kanë bërë autorët e këtij këndvështrimi dhe unë nuk i besoj.

Sa i përket videos për 11 shtatorin, filmi i Machel Moore-it është një shembull i kësaj teorie.

(Farenheit 911: https://vimeo.com/16049739 )

Shihe se mund të jetë edhe në gjermanisht por unë nuk u besoj aspak teorive të konspiracionit. Respektoj të drejtën e secilit t'u besojë interpretimeve që i duken bindëse.

me respekt

Bardhyli


***

SHERADIN BERISHA: NË HISTORINË ZYRTARE KEMI MËSUAR VETËM "MAJËN E AISBERGUT" POR JO EDHE ATË ҪKA FSHIHET POSHTË MAJES!

Sheradin Berisha: (29.03.2015 - 15:02)

Përshëndetje Bardhyl,


Fillimisht dua t'ju themë se dija shfrytëzohet për të zbardhur të vërtetën në të gjitha dimensionet e saj, dhe kjo e vërtetë pastaj i shërben shkencës! Për mua historia është si një lum i madh, që rrjedh brenda shtratit, dhe sipërfaqja e tij prezanton një histori të datave, luftërave, të traktateve, marrëveshjeve, të mbretërve, presidentëve, gjeneralëve, të politikës nëpërgjithësi, dhe krejt kjo është një histori zyrtare të cilën ne e kemi mësuar dhe vazhdojmë ta mësojmë në të gjitha nivelet e shkollimit.

Por shtrohet pyetja:

- A është krejt kjo histori e vërtetë që e mësojmë ne në shkolla?! Përgjigjja ime është: - JO!

- Pse nuk është e vërtetë kjo histori që e mësojmë në shkolla?! Përgjigja ime është:

- Sepse shumë marrëveshje të politikanëve dhe përgjithësisht të zhvillimeve politike në një shtet, rajon dhe më gjerë, mbeten në arkiva (me decenie…), të cilat si të tilla e mbajnë të deformuar kuptimin përmbjatësor të realitetit historik që ka ndodhur, në një periudhë të caktuar historike!

Pra në historinë zyrtare (në shkolla) ne mësojmë MAJËN E AISBERGUT, por jo edhe nënmajen e saj (atë çka fshihet poshtë majës)… Dhe detyra e intelektualit të mirëfillt (në të gjitha fushat) është të gërmoj sa më shumë mbi një ngjarje të ndodhur, dukuri etj.etj., që ta sipërfaqësoj të vërtetën në gjithë përmasën e saj. Kjo është Shkenca, e cila s'ka të bëjë fare me "teorinë e konspiracionit", teori kjo që po keqpërdoret nga njerëzit për qëllime të ngushta meskine, por që nuk mund të hudhet poshtë në segmente të caktuara. Ta zëmë ajo teori që thotë, se Amerika të gjitha luftërat po i bëka për ta kontrolluar Europën (në këtë kuadër edhe Kosovën) nuk janë bindëse dhe si të tilla janë për ta manipuluar të vërtetën. E vërteta është se, Amerika, Europa, madje Rusia dhe Kina si katër superfuqi të pas luftës së ftohtë (1945-1990) janë bashkëautore të të gjitha zhvillimeve politike, ekonomike etj.etj., në Botë!, pavarësisht që në MAJËN e AISBERGUT sikur duket se kjo katërshe e kundërshton njëra tjetrën për nuanca të caktuara! Për këtë që po themë ka qindra argumente, dhe vetëm ai që s'don t'i shoh, i hedh në taborrin e "Teorisë së Konspiracionit", dhe për mendimin tim ky veprim në mënyrë apriori i bën keq dijes, në të cilën bazohemi!

***

Filmin dokumentar të regjisorit Michael Moore /që ma dërguat/, e kam parë në versionin gjermanisht në këtë youtube:

Fahrenheit 911 Michael Moor Bush Doku 911 Inside Job Teil1




***

SHERADIN BERISHA: PAS 11 SHTATORIT 2001 - KANË PASUAR LUFTËRAT NË LINDJEN E MESME!

Bardhyl,


Më ka interesuar shumë 11 shtatori (2001), sepse pas kësaj ngjarjeje kanë pasuar të gjitha zhvillimet tjera (luftarake) në Lindjen e Mesme, duke filluar nga Avganistani, Iraku e gjerë te lufta e sotme në Siri…, Ukrainë etj. Për 11 shtatorin i kam shikuar e analizuar me shumë kujdes dhjetra dokumentare, ku flasin ekspertë të fushave të ndryshme, amerikanë e të tjerë, shumë analistë dhe dëshmitarë okular të kësaj ngjarjeje të tmerrshme. Për 11 shtatorin, madje kam bërë edhe një analizë studimore, duke u bazuar pikërisht në këto dëshmi, të cilat hedhin poshtë në mënyrë të argumentuar historinë e versionit zyrtarë të dhënë nga administrata Bush, për këtë ngjarje të rëndë! Në këtë analizë kam shpërfaqur me dëshmi e videomateriale të shumta edhe lidhjet biznesore të familjes Bush me familjen Bin Laden, përmes korporatës gjigante "Grupi Carlyle" etj…, dhe mënyrën se si qeveria amerikane ka lehtësuar largimin e anëtarëve të familjes Laden (që po qëndronin për vizitë zyrtare në SHBA), në krye me vëllaun e Bin'it, Shafiq bin Laden, pikërisht para, gjatë dhe pas sulmeve të 11 shtatorit 2001…!!! Për këto ngjarje siç thash flasin dhjetra dokumente, foto, filmime etj., dhe për më tepër flet detalisht edhe Richard A. Clark, Ish shef i Këshillit të Sigurisë Kombëtare kundër terrorizmit, në administratën e presidentëve Bill Klinton dhe Xhorxh Bush (1998 - 2002). Për mendimin tim është vështirë, shumë e vështirë, të hidhen poshtë këto dëshmi, (për 11 shtatorin 2001) dhe ngjarjet tjera që pasuan, me një fjalë goje - se këto janë "teori konspiracioni"! Apo s'është kështu?!

Këtë analizë të detajuar me shumë foto dhe video mund ta lexoni në dy vazhdime në poralin pashtriku.org, me titullin: "E VËRTETA PËR SULMET E 11 SHTATORIT 2001 - NË SHBA (I - II) FOTO+VIDEO

***

SHERADIN BERISHA: E VËRTETA PËR SULMET E 11 SHTATORIT 2001 - NË SHBA (I) FOTO+VIDEO

http://www.pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3192

***

SHERADIN BERISHA: E VËRTETA PËR SULMET E 11 SHTATORIT 2001 - NË SHBA (II) FOTO+VIDEO

http://www.pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3193

(Bardhyl Mahmuti nuk përgjigjet!)

***

SHERADIN BERISHA: RAPORTI I ANTIAMERIKANIT D.MARTY PËR KRIME LUFTE, DHE PRESIONI AMERIKAN PËR TA THEMELUAR GJYKATËN SPECIALE!

Sheradin Berisha: (22.05.2015 07:21)

Mirëmengjes Bardhyl,


uroj të jeni mirë, familjarisht. Nëse mund të ma sqaroni një çështje lidhur me Gjykatën Speciale. Gjithë kjo punë ka nisur me raportin e Dick Martit, pas miratimit të tij në Këshillin e Europës. Në librin tuaj (Mashtrimi i madh, Tetovë - Ҫabej 2015), keni dhënë detaje për mashtrimin e madh që po i bëhej Kosovës me këtë raport, dhe Dick Martin, sipas qëndrimit të tij negativ që ka pasur ndaj bombardimeve të NATO-s dhe mënyrës se si është shpallur pavarësia e Kosovës, rezulton se është antiamerikan.... Mirëpo procesin e hetimeve (Task Forcën Speciale të hetimeve) gjatë viteve 2011 - 2014 e udhëheq ambasadori amberikan, Clint Williamson, i cili në raportin e tij final e arsyeton raportin e Dick Martit, në çështjet esenciale të materjes dhe nga aty, nis intensifikimi i procesit për themelin e Gjykatës Speciale. Këto ditë është caktuar prokurori i Ri, edhe ky amerikan z.David Schwendiman, i cili do të jetë ai që do të ngris aktakuza në këtë proces... Gjatë këtyre muajve kemi parë, se pikërisht janë administrata amerikane dhe shtetet kryesore të Europës ata, që bëjnë presione të vazhdueshme, për themelimin e kësaj gjykate. E dim çfarë presionesh publike kanë bërë dhe po bëjnë, ambasadorja amerikane në Prishtinë, ai anglez, francez etj., si dhe diplomatë të shumtë amerikanë ... që kjo gjykatë të themelohet nga Kuvendi i Kosovës, në të kundërtën do ta themeloje KS te OKB-ës…

Tani nga gjithë kjo që po ndodh, një gjë nuk e kam të qarte:

- Zanafilla e kësaj të keqeje ka nisur nga raporti i këtij antiamerikani, Dik Marty, por ky raport është miratuar në Këshillin e Europës, ku shumica e atyre deputetëve vijnë nga 23 shtete që e kanë njohtë Pavarësine Kosovës (po i përjashtoj këtu 5 shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën), dhe pastaj gjithë procesi i hetimeve dhe i ngritjes së kësaj gjykate është bërë dhe po bëhet me presionin e miqve tanë në krye me SHBA-të. A mund të ma shpjegoni këtë gjë, sepse nuk po mund ta akceptoj një veprim të tillë!

Një shënim lidhur me këtë temë mund ta lexoni këtu:

Dhomat Speciale të formohen sa më shpejt:

21 Maj 2015 - 16:20

Sot në Bruksel ka arritur Prokurori i ri udhëheqës i Task Forcës Speciale Hetuese (SITE), David Schwendiman. Me të arritur ai e ka publikuar një deklaratë, në të cilën theksohet se “postin e prokurorit udhëheqës të SITE e marr me ndjenjë të fuqishme të përgjegjësisë”.

http://archive.koha.net/?id=8&l=58439


***

BARDHYL MAHMUTI: SHERADIN, AS NË SHBA NUK KA KONSENSUS TË PËRGJITHSHËM PËR ASNJË ҪËSHTJE

Bardhyl Mahmuti: (22.05.2015 11:21)

Përshëndetje Sheradin


U mundova të të thërras në viber por nuk përgjigjesh, ndoshta je në punë. Rreth çështjeve që ti ke ngritur në këto pak fjali duhet të bisedojmë shumë për të ardhur në një mendim.

Ti e di Sheradin se në asnjë shtet, pra as në SHBA nuk ka konsensus të përgjithshëm për asnjë çështje. Edhe gjatë intervenimit të NATO-s ka pasur shumë intelektualë dhe politikanë që e kanë kundërshtuar një gjë të tillë. Madje shihi edhe qëndrimet e disa kongresmenëve dhe senatorëve që na cilësonin si terroristë. Nuk mund të presim që të gjithë të jenë në një mendje me ne. Ndërsa pse jemi në këtë gjendje fajin duhet ta kërkojmë edhe te ne. Nuk kemi bërë punën që na ka takuar. Unë po nisem në punë shoq, sonte jam kujdestar, kthehem nesër në mëngjes.

Shëndet dhe gjithë të mirat.

***

SHERADIN BERISHA: BARDHYL, SI SHPJEGOHET FAKTI QË NGA RAPORTI I ANTIAMERIKANIT D.MARTY TË FINALIZOHETT KJO PUNË NGA AMERIKANËT DHE EUROPIANËT, NGA MIQTË TANË?!

Sheradin Berisha: (23.05.2015 00:04)

Pershendetje Bardhyl
,

me vjen keq, në kohën kur keni telefonuar unë kam qenë në gjumë, sepse punoj qe 3 vite natën në një fabrik.

Të kuptoj që faji për shumëçka është yni, ama kur është fjala për temën që e ngrita, nuk ka të bëjë me fajin apo mosfajin tonë…

E di që ka pas kongresmenë e senatorë të tillë, por kur është fjala për ambasadorë dhe zv.sekretarë të Shtetit apo diplomatë tjerë që bëjnë presione të tillë siç bëjnë për rastin e gjykatës speciale...në këtë pikë ata/o shprehin qëndrimin zyrtarë të shtetit, e jo qëndrimin personal.

Pse gjithë ky presion i tyre? Këtë gjë nuk po e kuptojë dot...!

Dhe pikërisht kjo më shumë po bëhet nga administrata amerikane, ku edhe prokurorët për këtë rast janë amerikanë!!

(Bardhyl Mahmuti nuk përgjigjet)

***

Sheradin Berisha: (23.05.2015 03:27)


Se tani jam në pauzë (të punës) dhe mund t'ju shkruaj sërish.

Edhe antiamerikani Dick Marty në detyrën e hetimit për këtë rast nuk është zgjedhur vet, as s'e ka zgjedhur ndonjë OJQ, por e ka zgjedhur Institutioni shtetëror, dhe raportin e ka përpiluar në saje të taskforcës hetuese e përbërë nga vende të BE'së.

Pra, nga shumë ekspertë të kësaj fushe, dhe ky raportë i prezentuar në Këshillin e Europës është miratuar, dhe nga aty ka nis punën ambasadori amerikan, Wiliamson i emruar nga administrata e ShBA've, jo nga Institucionet joqeveritare...

Ai (Wiliamson) në vitin 2014, miraton raportin e D.Martit dhe largohet nga kjo pozitë për ta vazhduar tani David Schwendiman, poashtu prokuror amerikan i emruar nga shteti.

Pra si duket BE dhe SHBA janë bartësit kryesor të këtij procesi...

Prandaj, si shpjegohet fakti që nga raporti i antiamerikanit Marty të finalizohet kjo punë nga amerikanët dhe europianët, nga miqtë tanë?!

(Bardhyl Mahmuti nuk përgjigjet)



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks