SHKRIMI
e diel, 09 gusht 2020

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: MASAT MORALO-POLITIKE PËR REGJISTRIMIN E STUDENTËVE NË UNIVESITETIN E KOSOVËS (31)

Prishtinë, 11 qershor 2020:

2. KUALITETET MORALO-POLITIKE PËR REGJISTRIMIN E STUDENTËVE .1

- të cilët janë marrë me forma të ndryshme të veprimtarisë armiqësore (anëtarët e organizatave e grupeve armiqësore, pjesëmarrësit e demonstratave, të cilët e kanë bojkotuar mësimin dhe të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër në mënyrë armiqësore kanë vepruar);


- të cilëve anëtarët e familjes së ngushtë (prindërit, vëllezërit dhe motrat), u janë marrë me veprimtari armiqësore, dhe të cilët publikisht nuk i kanë dënuar ato veprime, të cilët me punën dhe sjelljen e tyre të përditshme dëshmojnë se janë në ato pozicione dhe mbështesin veprimtarinë nga pozicioni i nacionalizmave të tjerë;

- të cilët në mënyrë ilegale kanë kaluar kufirin, e më vonë janë kthyer, dhe ata të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin;

2. Kualitetet moralo-politike për t’u vendosur në konvikte nuk i plotësojnë kandidatët sikurse nën pikën 1 dhe ata, të cilëve anëtarët e familjes së ngushtë janë marrë me ndonjë veprimtari armiqësore, sikurse edhe ata që janë të prirë për rrahje, pijanecë, hajni, për prishje të rendit dhe qetësisë;

3. Për realizimin e së drejtës për ndarjen e bursave, kredive studentore, bursave kadrovike, kredive nga fondi i Titos, patjetër duhet të respektohet kriteri nga pika 1 dhe 2. Besueshmëria e përshtatshmërisë moralo-politike e nxënësve dhe e studentëve vazhdimisht duhet të ishte nën kujdesin e organizatave politiko-shoqërore (Lidhjes Komuniste, Sindikatave, Lidhjes Socialiste, Lidhjes së Rinisë Socialiste dhe Komitetit për MPP dhe VMP), në bashkësitë lokale, shkollat e mesme, në organizatat e punës së bashkuar, në konviktet e studentëve etj.

1. Të gjitha shkollat e mesme në fund të vitit shkollor duhet t’i kenë të evidencuar nxënësit, të cilët janë të papërshtatshëm sipas këtyre kritereve dhe këto duhet t’i kenë edhe të gjitha bashkësitë lokale. Komitetet për MPP dhe VMSH të shkollave dhe bashkësive lokale duhet të bëjnë bashkimin e këtyre të dhënave për mjedisin e tyre dhe t’ua vënë në dispozicion komiteteve komunale për MPP dhe VMP 2.

2. Komiteti për mbrojtje të përgjithshme popullore dhe për vetëmbrojtje shoqërore i Universitetit është obliguar ta realizojë këtë aksion me përgjegjësi me rastin e pranimit të studentëve në vitin e parë të studimeve, sikurse edhe për marrjen e masave për largimin e studentëve të viteve të mëparshme të studimeve, sjellja e të cilëve vlerësohet negativisht në bazë të këtyre kritereve dhe në këtë aksion duhet të përfshihen të gjitha komitetet për mbrojtjen e përgjithshme popullore dhe për vetëmbrojtjen shoqërore, organizata e Lidhjes së Komunistëve dhe Lidhja e Rinisë Socialiste e të gjitha fakulteteve dhe shkollave të larta.3

3. Organet e Universitetit, të fakulteteve dhe të shkollave të larta janë të obliguara ta respektojnë mendimin e komiteteve komunale për mbrojtje të përgjithshme popullore dhe vetëmbrojtje shoqërore dhe gjithë aktiviteti rreth realizimit të kësaj detyre përqendrohet në Komitetin e MPP dhe VMSH 4. Në vazhdim do të japim një listë të maturantëve shqiptarë që u refuzuan për regjistrim në fakultete e shkolla të larta të Universitetit të Kosovës në Prishtinë, gjatë vitit 1981-82 gjer më 1989-90.



Sipas vendimit të Fondit të Kosovës për arsimimin fillor dhe të mesëm u ndërpre financimi për 3234 mësues, arsimtarë dhe profesorë të cilët jepnin mësim në shkolla për 80.000 nxënës dhe 400 drejtorë dhe zëvendës të tyre në shkolla fillore e të mesme dhe nuk mundën t’i realizonin pagat e tyre personale.6


Veç diferencimeve ideopolitike në Lidhjen e Komunistëve të Kosovës masat e dhunshme në organizatat e institucionet e Kosovës u bënë të zakonshme. Vetëm gjatë periudhës 5 korrik 1990 deri më 4 prill 1991, janë zbatuar masat e përkohshme (të dhunshme) në 187 kolektiva punuese, prej të cilave 116 ishin ndërmarrje ekonomike, kurse të tjerat institucione arsimore, shkencore e kulturore, duke filluar nga çerdhet e fëmijëve e deri në Universitetin e Kosovës 7. Por këto shënime nuk mendoj se janë të sakta ngase nga dita në ditë situata statistikore ndryshonte pasi as ata vetë nuk kanë mundur t’i përcjellin të dhënat statistikore.

Në një shënim tjetër thuhej se masat e dhunshme u zbatuan në 336 organizata e institucione. Me procedurë të shpejtë, në të gjitha vendet ku u larguan drejtorët shqiptarë u vunë ata serbë e malazezë. Nga puna u përjashtuan mbi 140.000 shqiptarë. Duhet përmendur se vetëm nga gjiganti industrial i “Trepçës” u larguan nga puna mbi 12.000 punëtorë ndërsa nga Elektroekonomia mbi 5.300 punëtorë. 8 Në bazë të të dhënave, vijmë në përfundim se rrënimi i veprimtarisë ekonomike, arsimore e shkencore në Kosovë ka qenë dhe mbeti njëri ndër objektivat kryesore të politikës antishqiptare të pushtetit serb e jugosllav që nga vitet 1945 e deri më 1998-99.

Pushteti serb e jugosllav aplikoi masa të ndryshme të dhunës e të terrorit ndaj shqiptarëve në Kosovë vetëm e vetëm që të vë nën sundim qenien shqiptare në përgjithësi, e Kosovën në veçanti.

_________

Referenca:

1 ASHAK, Fondi Komiteti Krahinor i LKK-s-, d. Kriteriumi za proveru moralno politiçke podobnosti studenata, maj 1985.

2 Po aty.

3 Po aty.

4 Po aty.

5 Eshref Ademaj, Univerzitet Kosova u Prishtini-zhërtva nasilja (Dr. Zvonimir Sheparoviq- Dr. Eshref Ademaj, Kosovo zhrtva,studija i dokumentacija o stradanjima albanaca na Kosovu), Viktomologija çasopis za pitanja stradanja judi, Zagreb 1991, 107.

6 Pajazit Nushi, Djeca i uçenici-zhrtve nasilja na Kosovu, nasilja (Dr. Zvonimir Sheparoviq- Dr. Eshref Ademaj, Kosovo zhrtva,studija i dokumentacija o stradanjima albanaca na Kosovu), Viktomologija çasopis za pitanja stradanja judi, Zagreb 1991, 100 .

7 Musa Limani, Rrënimi i bazës ekonomike (integrimi i dhunshëm, zbatimi i masave të përkohshme), Rrënimi i autonomisë së Kosovës, Shoqata e pavarur e Juristëve të Kosovës, Prishtinë 1992, 53-54.

8 M. Dushi, Universiteti i Kosovës (1981-1983), 271.

V
IJON...

________________________

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: PLANI OPERATIV I KRYESISË SË KK TË LKK-së PËR PERIUDHËN PRILL - DHJETOR 1981 DHE GJENDJA E JASHTËZAKONSHME! (30)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10132


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks