SHKRIMI
e mërkurë, 03 mars 2021

PROF.Dr.VEBI XHEMAILI: HISTORIANËT SHQIPTARË NË MAQEDONI E TRADHTUAN ÇËSHTJEN KOMBËTARE

Tetovë, 16 shkurt 2021: REAGIMI I UNIVESITETIT TË TETOVËS, 2010:

HISTORIA PËR KLASËN E V, VI, VII DHE VIII-Ë DUHET RISHKRUAR PREJ FILLIMIT

Jemi dëshmitarë të kohës më të re për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, kërkojmë pandërprerë një qëndrim, pasi jemi një komb, rezultati nuk del ashtu si shprehemi apo siç dëshirojmë ne shqiptarët. Në veçanti kësaj radhe do të ndalemi në disa fusha të jetës politike, shkencore dhe historike. Fajin për këtë ta kërkojmë te vetvetja


Së pari do ta filloj me ne profesorët e historisë, të cilët janë më të thirrur, për të vu në spikamë padrejtësitë që i bëhen kësaj pjese të popullatës shqiptare që jetojmë me një shtet të përbashkët me sllavo-maqedonasit. Pse historianët shqiptarë nuk e ngrenë zërin për padrejtësitë që i bëhen historisë shqiptare nga politika dominuese sllave, e cila ka falsifikuar me të madhe historinë e popullit shqiptar dhe po vazhdon sot e kësaj dite të falsifikoj historinë tonë kombëtare. Kësaj radhe po i citoj vetëm disa libra të historisë që mësojnë nxënësit shqiptarë, ku për fat të keq në ato libra përveç maqedonasve ka edhe autorë shqiptarë. Të cilët kanë firmosur ndoshta “pa vetëdije” këto libra të historisë që të botohen dhe me këto libra të edukohet ardhmëria e kombit, pra e kam fjalën nxënësit shqiptarë. Po i citoj disa nga këto libra që janë në përdorim e sipër, të lejuar nga Ministria e Arsimit të R. Maqedonisë. Që sot e kësaj dite këto libra përdoren kundër vullnetit të nxënësve, të vetë prindërve, ndoshta edhe të ndonjë profesori të historisë, duke filluar nga shkollat fillore deri te ato të mesme.

SKËNDERBEU MË I VOGËL SE KARPOSHI

Në historinë për klasën e VI, ka vetëm dy njësi për historinë e popullit shqiptar në tërë librin: Shqipëria në mesjetën e hershme f. 41, ndërsa leksioni i dytë titullohet “Kryengritja e Skënderbeut”, f. 129. Kësaj radhe do të ndalemi te mësimi vetëm për Skënderbeun, me titull “Fillimi dhe rrjedha e kryengritjes së Skënderbeut”. Më tutje thuhet: “se nëna e Skënderbeut Voisllava ishte nga një familje pasur aristokrate, llogaritet se ajo ishte me prejardhje sllave”. Ky ishte shkaku që në shtëpinë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut përdorej: “pas shqipes edhe gjuha sllave”. Sot shtrohet pyetja për të gjithë shqiptarët: se si kemi lejuar që ky falsifikim të depërtojë te nxënësit shqiptarë.

Në vazhdim thuhet: Në nëntor 1443 Skënderbeu u shpallë zotërues i Principatës së Kastriotëve, pra, me qëllim tendencioz nuk përmendet Skenderbeu si Mbret i Shqipërisë. Më poshtë thuhet: “Kryengritja përfshiu edhe territoret maqedonase të cilat kufizoheshin me Shqipërinë”. Ku ka pasur Maqedoni dhe komb maqedonas në Kohën e Skënderbeut.

Sot shtrohet pyetja, këtë histori të falsifikuar me karakter antikombëtar, në një vit shkollor e kanë mësuar mbi 30. 000 nxënës shqiptarë sa ka sot në Maqedoni për çdo vit. Ndërsa për 10 vjet numri arrin mbi 300 mijë nxënës. Deri sot ky numër i nxënësve shqiptarë fare nuk janë njohur me historinë kombëtare, pasi e kanë mësuar gabimisht, ashtu si e kanë pasur të shkruar nga pala sllave. Pasi këtu fare nuk përmendet, Skënderbeu si Mbret i shqiptarëve dhe i Shqipërisë. Në të njëjtin libër në f. 131-132, Kryengritjes së Karposhit ngrihet në piedestal, i cili ishte vetëm një rroje rrugësh, pa mbiemër dhe përkatësi nacionale. Këtij hajduti i kushtohet gati dy faqe në këtë libër të Historisë. Ndërsa për Skënderbeun dhe luftërat e tij heroike, është e shkruar vetëm disa reshta.



FALSIFIKIM TË FAKTEVE HISTORIKE

Në të njëjtin për mësimin e historisë të popullit shqiptar për klasën e VI, f. 53, thuhet:” Me ndarjen politike të Maqedonisë në vitin 1913, shteti grekë menjëherë ka filluar të zbatojë politikë aktive të shkombëtarizimit dhe asimilimit të maqedonasve. Emri maqedonas dhe gjuha maqedonase do të ndalohen, kurse maqedonasit do të emërtohen sllavofonë-grekë. Të gjithë maqedonasit ishin të detyruar që me forcë ti ndërrojnë emrat dhe mbiemrat e tyre. Gjuha maqedonase ka qenë ndaluar, rreptësishtë madje edhe në shtëpitë e tyre, të flasin në gjuhën maqedonase”.

Ndërsa për Shqipërinë e Ismail Qemalit thuhet “një pjesë e territorit të Maqedonisë???, HYRI NË PËRBËRJEN E SHTETIT TË POSAFORMUAR TË RI TË SHQIPËRISË”. Unë nuk dijë për cilin territor të Maqedonisë që ka mbetur nën shtetin shqiptar të Ismail Qemalit. Me këtë falsifikim profesorët maqedonas tentojnë ti ushqejnë nxënësit e tyre me pallavra, me falsifikim të fakteve historike ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar, “se Shqipëria pas ndarjes së saj në vitin 1913 në dy pjesë, ku humbi mbi 55% të territoreve etnike, paska nën territorin e kufijve të saj, pjesë të Maqedonisë sllave”. Si ka mundësi të plasohet kjo tezë e huazuar nga serbët, kur dihet me fakte se i vetmi shtet në botë kufizohet vetëm me popullin e vetë, që ngeli mbi 55% jashtë kufijve politik të shtetit shqiptar.

Ndërsa në këtë libër të historisë që mësojnë nxënësit shqiptarë, fare nuk përmendet politika hegjemoniste serbe dhe vuajtjet e shqiptarëve, e cila me vendosjen e tyre në trojet tona, regjimi serb u ndaloi shqiptarëve përdorimin e gjuhës shqipe, por edhe sllavëve që jetonin në këto territore. Siç dihet, gjuhë zyrtare ishte vetëm gjuha serbe. Maqedonishtja fare nuk njihej nga shteti serb, që këto vise i quante Serbia e Jugut. Ndërsa në këto troje edhe pse jetonin mbi 800 mijë shqiptarë, gjuha shqipe ndalua me ligj, ky fakt fare nuk përmendet në këto libra nga autorë maqedonas. Me siguri sllavët e Maqedonisë duan ta fshehin këtë fakt historik, për sjelljet e pushtetit serb ndaj gjuhës shqipe. Ata e akuzojnë pushtetin serb se kur nuk e ka njohur gjuhën e tyre, pasi sllavët e “Banovinës së Vardarit” i trajtonte si serb të Jugut.

Por shqetësuese për ne është pse të lejojmë që kjo histori e falsifikuar në të gjitha sferat e zhvillimit të historisë tonë kombëtare, duke filluar nga etnogjeneza deri te lufta për çlirim nacional të mësohet mbrapsht. Në esencë te çdo leksion të tyre, mungon iniciativa dhe vullneti i udhëheqësve shqiptarë për çlirim dhe mbrojtje. Ne duhet të nxjerrim mësime dhe ti mësojmë nxënësit për rezistencën që kanë bërë shqiptarët për të ruajtur traditat e veta kulturën dhe historinë. Pasi dihet se ky sundim jugosllav për ne shqiptarët ka qenë burg i vërtetë. Pasi këtu duhet pasqyruar qartë pozitën tejet të vështirë ekonomike, politike, sociale, arsimore dhe kulturore të shqiptarëve që kanë jetuar në Banovinën e Vardarit, që përfshinte, Preshevë e Bujanocë, apo siç njihej në atë kohë Shqipëria Lindore. Pasi deri në vitin 1945 nuk ka ekzistuar termi Maqedoni Perëndimore. (V.Xh).

Në faqen 55 të njëjtit libër shkruan: Në luftën e prillit të vitit 1941, populli maqedonas nuk ishte aq i motivuar për të mbrojtur Mbretëritë Monarkiste, hegjemoniste dhe diktatoriale të Jugosllavisë dhe të Greqisë, (fjala është për territorin grek që quhet Maqedoni). Këta historianë maqedonas, mashtrojnë nxënësit, pasi Greqia u pushtua një vit para Jugosllavisë në vitin 1940, kurse këta me padurim pritnin ardhjen e Bullgarisë.

Në të njëjtin tekst më poshtë thuhet :” Në kushte të tilla Maqedonia u bë pre e lehtë dhe u nda ndërmjet katër pushtuesve fashistë: Gjermanisë, Italisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë”, këta e fshehin të vërtetën, pasi siç dihet ata me lule e kanë pritur carin e bullgar në Shkup, Prilep, Manastir dhe Ohër, për këtë flasin dokumentet.

Sipas tyre në këtë libër në f. 95, thuhet: “Italia fashiste si fuqi e mori një pjesë të “Maqedonisë Perëndimore” me qytetet: Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Mavrovë, Dibër”. Por vërteta është krejt ndryshe në atë kohë këto qytete shqiptare ishin të pushtuara nga Jugosllavia, fare nuk ka ekzistuar Maqedonia si shtet maqedonas.

Në korrik të vitit 1941 territori që ishte i okupuar nga Italia iu dha për aneksim Shqipërisë kuislinge. Por vërteta është ndryshe; Me Marrëveshjen e Vjenës në 21 maj të vitit 1941, Fuqitë qendrore territorin shqiptar pa Shkupin ia kthyen shtetit amë duke bërë bashkimin e trojeve shqiptare. Siç dihet, ky territor shqiptar mbahej i okupuar nga pushteti jugosllav që nga viti 1912.

Sllavët e Maqedonisë këtë të drejtë historike të popullit shqiptar për vetëvendosje dhe bashkim kombëtar e paraqesin me të padrejtë, si territor të Maqedonisë Perëndimore, identike me atë të politikës bullgaro-madhe të Shën Stefanit. Ndërsa Shqiptarët heshtin përe këto falsifikime të historisë tonë kombëtare. Kësaj radhe në vijë të parë historianët...,

Sllavët e Maqedonisë, pa fije turpi tentojnë ta falsifikojnë historinë e Maqedonisë Antike dhe një pjesë të territorit shqiptar deri në Veles, shqiptarët përsëri heshtin, ose janë të pa interesuar ta mbrojnë hisen e vet që u takon den baba den. Edhe pse dihet me fakte se kjo krahinë gjatë sundimit bizantin dhe atij turk kurrë nuk është përdor emri Maqedoni. Por edhe në kohën e Dardanisë Shkupi ka qenë i shqiptarëve, kjo krahinë shqiptare, mburrej me krenarinë e Shkupit dhe mbretërve Dardanë.

Pas Bizantit, me ardhjen e Turqisë, pjesa jug-lindore e kësaj krahine i ka takuar sanxhakut të Selanikut. Ndërsa pjesa tjetër i ka takuar Shqipërisë Etnike, ose siç njihet në histori si Vilajet i Kosovës me kryeqytet Shkupin, ku bënin pjesë qyteti i Qupërlisë me Shtypin.

Pra, gjatë sundimit osman nuk ka pasur as Maqedoni Perëndimore, as krahinë me të njëjtin emër (Maqedoni), kjo periudhë vazhdon edhe pas ardhjes të pushtetit serb në vitin 1912, në trojet tona, e cila e ndan vendin në fillim në qarqe, ndërsa nga viti 1929 në “Banovina”. Prandaj politika serbo-jugosllave e nënshkroi traktatin me Turqinë në vitin 1938, për shpërnguljen e shqiptarëve nga “Banovina e Vardarit”. Sllavët e Maqedonisë për politikën e tyre nuk paraqitnin fare problem.

Për nxënësit maqedonas termi “çlirimtarë” qëndron, pasi ata u çliruan nga politika hegjemoniste serbe dhe u bashkëngjitën me bullgarinë, pasi me ta kanë një gjuhë, një histori, një traditë dhe një besim. Prandaj populli sllav i kësaj krahine i ka pritur bullgarët me lule, kudo që hynin bullgarët, maqedonasit këndonin këngë për Car Borisin, duke e trajtuar si çlirimtar të tyre. Por ata tani tentojnë të falsifikojnë të vërtetën historike të vitit 1941, duke deklaruar se; “Fëmijët dhe rinia shkollore maqedonase ishin të detyruar të mësojnë një gjuhë të huaj BULLGARE dhe atë SHQIPE” gjë që për popullatën maqedonase haste në qëndresë të madhe”. (Lib. i vitit të VI, f. 96.)

Qëllimi i këtij leksioni është të sulmohen shqiptarët dhe gjuha shqipe. Ndërsa fshihet gjuha bullgare që ishte e detyrueshme për Shqiptarët e Shkupit, Preshevës, Bujanovcit dhe Kumanovës. Kur bëhet fjalë për pushtetin shqiptarë thuhet: “Nga korriku i të njëjtit vit 1941, në pjesën e Maqedonisë Perëndimore, në administratë dhe nëpër shkolla, për nxënësit maqedonas, për herë të parë u vu në përdorim gjuha shqipe”.

Por në këtë faqe fare nuk përmenden vuajtjet e shqiptarëve nga sundimi bullgar që patjetër nëpër shkolla të mësonin bullgarisht. Këtu fshihet një e vërtetë historike, çfarë faji kishin nxënësit shqiptarë që jetonin në Shkup dhe trojet tjera deri në Preshevë, që i takuan bullgarisë të mësonin nëpër shkolla gjuhën e huaj bullgare.

Në këtë libër fare nuk jepet asnjë arsyetim për nxënësit shqiptarë që kundër dëshirës së tyre ishin të detyruar të mësonin gjuhë e okupatorëve bullgarë. Por flitet vetëm për nxënësit maqedonas, të cilët në atë kohë jetonin në territorin e Shqipërisë së bashkuar. Pra në kohën kur Maqedonia Komuniste nuk kishte krijuar ende shtetin e vet. Pala sllave pa pikë faji akuzon shqiptarët dhe politikën e asaj kohe, ndërsa shqiptarët heshtin, sëbashku me profesorët e historisë, ata që janë më të thirrur për pambrojtur etnogjenezën dhe luftën e drejtë të popullit shqiptar gjatë luftës sonë për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Në të njëjtin tekst më poshtë thuhet “Krahas grabitjes së ekonomisë, popullata maqedonase u nënshtrohej edhe dhunës masive, plaçkitjeve dhe përndjekjeve, proceseve gjyqësore e tjerë. Për shkak të trysnisë, maqedonasit e pjesës perëndimore të Maqedonisë shpesh shpërnguleshin. Zbatohej edhe vendosja e organizuar e popullatës shqiptare dhe shqiptarizimi i territoreve të pushtuara”. Historianëve shqiptarë këto akuza të palës sllave sikur nuk ua vrasin veshin dhe mendjen, shqiptarët sillen sikur nuk duan ta dinë të vërtetën historike.

Por, faktet historike flasin krejt ndryshe, se para luftës dhe gjatë luftës, kur nuk ka pasur Maqedoni Perëndimore, ky territor është i trajtuar si Banovinë e Vardarit, ndërsa ata që u vendosën në këtë pjesë të Shqipërisë Lindore nuk ishin maqedonas, por ishin kolonistë të ardhur nga Serbia, nga krahina të ndryshme të Serbisë. Prandaj nuk mund të tolerohet kjo e keqe, që na vjen nga politika ditore sllavo-maqedonase.

Tolerimi i kësaj propagande sllave kundër historisë sonë kombëtare, dëmton thellë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe çështjen në përgjithësi, kjo heshtje e profesorëve shqiptarë është pastër tradhti, merr përmasa antikombëtare. Pasi këto njësi mësimore nuk mund të integrojnë rininë shqiptare, pasi nuk mësohet e vërteta historike me të gjitha anët pozitive dhe negative.

Rinia shqiptare do të ngelë pa perspektivë, pa rrugë drejt bashkimit kombëtar, para kësaj rinie shqiptare po paraqitet një kaos i vërtetë, pasi nuk i jepet mundësia të mësojë në mënyrë objektive, për kontributin e dhënë të atdhetarëve shqiptarë që udhëhoqën Lëvizjen Kombëtare Shqiptare nga periudha Osmane deri më sot.

VILAJETIN E KOSOVËS, HISTORIA MAQDONASE E FALSIFIKON:

E QUAN VILAJETI I SHKUPIT


Në librin e vitit të klasës së VII, në f. 70, shkruan: Meqenëse Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912 pati suksese të mëdha, qeveria e Stambollit më 18 gusht 1912 deklaroi se i pranon kërkesat e shtruara nga Hasan Prishtina, por me disa ndryshime të vogla, Por nuk përmendet se Hasan Prishtina ishte në atë kohë në Shkup dhe këtu i vazhdonte bisedat për arritjen e marrëveshjes. Shqiptarët kishin hy në Shkup dhe kishin çuar lartë flamurin kombëtar. Me këtë rast fare nuk përmendet Shkupi si qendër politike dhe ekonomike e shqiptarëve deri në vitin 1912. Për këtë kryengritje më të madhe shqiptare janë të shkruara vetëm 11 reshta të shkurtë. Ndërsa sot shtrohet pyetja: pas 20 vite të shkatërrimit të shtetit komunist sllav, Ne edhe sot ende lejojmë që sllavët e Maqedonisë të shkruajnë disa reshta mbrapsht për historinë tonë kombëtare dhe për këtë vizionar dhe udhëheqës tonin.

PSE SHIPTARËT E PËRDORIN TERMIN JUGOSLLAV: “SHQIPËRI E MADHE”

Në librin për klasat e VIII, në f. 80, përdoret termi “Shqipëria e Madhe”?, ky është një term që nuk mund tu falet autorëve shqiptarë, profesorëve dhe arsimtarëve që i kanë lejuar të përdoren këta libra me plot karakter antikombëtar, të stërmbushura me plotë të pavërteta, që i ka plasuar politika sllavo-komuniste, mbi lulen e rinisë shqiptare, mbi nxënësit shqiptarë. Duke i akuzuar ata patriotë shqiptarë se kanë luftuar për bashkimin e trojeve shqiptare; me këtë rast ata kanë krijuar “Shqipërinë e Madhe”, prandaj ata duhet shpallur tradhtarë”.

Kjo parullë komuniste për fat të keq tonin shpeshherë po eksploatorët edhe nga disa politikanë tanë, të cilët pa vetëdije e përdorin në zhargonin e tyre “Shqipëria e Madhe” e jo Shqipëria Etnike. Ata nga mos njohja e historisë kombëtare flasin lirshëm para opinionit:” se paska, pasur ndonjë herë “SHQIPËRI TË MADHE”. Për hir të opinionit shqiptarë dhe atij maqedonas publikisht po theksoj: “se shqiptarët gjithmonë kanë luftuar për Shqipërinë e tyre-Shqipërinë Etnike dhe kurrë për “Shqipëri të Madhe”. Gjithmonë kemi luftuar në mbrojtje të tokave etnike të banuar me shqiptare. Ky term është shpifje e ortodoksizmit sllav që i ka rrënjët në Beograd.

Kërkesën e drejtë të shqiptarëve për bashkim kombëtar që kap kufijtë deri në Preshevë e Bujanocë. Politika sllave e shëndërron në aktakuzë para diplomacisë Evropiane, “se shqiptarët duan të krijojnë “Shqipërinë e Madhe”, në dëm të tokave sllave, siç është në rastin konkret Maqedonia.

Propaganda komuniste shtoi intensitetin e vetë më të madh gjatë luftës së Dytë Botërore kur një pjesë e këtyre qyteteve shqiptare arritën të bashkohen me trungun e vetë Shqipërinë dhe të formojnë SHQIPËRINË ETNIKE, jo, “Shqipërinë e Madhe”.

Termi “SHQIPËRIA e Madhe” është pjellë e tyre për të akuzuar nacionalizmën shqiptare, pse ajo ka kërkuar bashkimin e kombit shqiptar në një shtet të përbashkët, kudo që jeton. Për këtë kauzë kombëtare nuk mund të akuzosh një popull që lufton për çlirim dhe bashkim kombëtar.

TERMI MAQEDONI PERËNDIMORE, ËSHTË PJELLË KOMUNISTE

Po ashtu në f. 89, të njëjtit libër të historisë, përmendet Maqedonia Perëndimore, ku thuhet:”Ajo ishte nën pushtimin shqiptar”. Çfarë çmendurie sllavo-maqedonase; si ka mundësi “shqiptarët të pushtohen nga vetë shqiptarët”. Si mund të jetë pushtim, kur shqiptarët për herë të parë, falë asaj politike largpamëse të Ministrisë Shqiptare të Tiranës dhe ministrit të kohës, njëherrit dhe atdhetarit të palodhshëm Ernest Koliqi, që përherë të parë dërgoj mësues për arsimimin e kësaj popullate. Falë asaj atdhedashurie, shqiptarët për herë të parë panë me sytë e tyre abetaren e parë në gjuhën shqipe. Gjatë këtij viti të bashkimit kombëtar, shqiptarët dhe rinia e saj filluan të shkruajnë shqip, të mësojnë për historinë tyre të lashtë. Për herë të parë nxënësit mësuan himnin kombëtar. Shqiptarët që deri në këtë kohë ishin të sunduar nga jugosllavët, filluan publikisht ta përdorin flamurin e Skënderbeut.

Pra, kjo periudhë e bashkimit kombëtar e cila zgjati prej vitit 1941, deri më 1944, në të gjitha sferat ishte një fitore e madhe, në veçanti në fushën e arsimit, që ndikoi fuqishëm në ngritjen e vetëdijes kombëtare drejt bashkimit kombëtar. Prandaj, sot bëhet pyetja; si mund profesori i historisë dhe çdo shqiptar tjetër këtë periudhë të artë drejt bashkimit të Shqipërisë ta trajtoj si pushtim nga shqiptarët.

Si ka mundur profesori shqiptar të dal para stërnipave të Skënderbeut dhe ta trajtojë këtë periudhë të renesancës në territorin e Shqipërisë Lindore, si pjesë e të pushtuar nga shqiptarët. Si mundet profesorët shqiptarë ti miratojnë këto libra fund e krye me karakter antikombëtar.

Një nxënës e pyet profesorin, si ka mundësi që ata mësues të trajtohen si pushtues, kur baba i im në atë kohë falë mësuesve nga Shqipëria e mësoj abetaren në gjuhën shqipe, e ne sot, ata ti trajtojmë si pushtues. Profesori përgjigjet; “unë nuk kam faj, as nuk mbaj përgjegjësi, pasi tjerët e kanë shkruar këtë libër të Historisë për para”.

Kemi pasur dhe kemi njerëz që dinë ta shkruajnë dhe ta mbrojnë historinë e popullit të vet duke filluar nga i Madhi Ali Hadri. Por për inate politike kemi zgjedhur njerëzit më të dëgjueshëm të politikës ditore. Vetëm e vetëm për të kënaqur orekset e Ministrit dhe politikës ditore sllavo-maqedonase. Historia nuk shkruhet me inate, ajo është e ekziston me fakte në arkivat e shteteve, por tani duhet të shkruhet ashtu si ka qenë, pa ngjyrë ideologjike. Kaloi koha kur historinë e shkruanin fitimtarët. Stalini, Tito dhe Enver Hoxha. Ky i fundit si internacionalist në emër të Kominterrnit e shiti në fillim Dibrën, për ti bërë qejfin Tempos dhe PKJ-s. Çështjen e kufijve duhet ta dinë maqedonasit, se Dibra kur nuk ka qenë sllavo-serbe, as maqedonase, por gjithmonë qendër e rezistencës shqiptare deri me ardhjen e komunistëve në pushtet.

HISTORIANËT SHQIPTARË DUHET TË KËRKOJNË FALJE POPULLIT TË VET

Këto tekste shkollore kanë kaluar nëpër duar të atyre komisioneve, që luanin rolin e njeriut pa zë “Vokalium-Instrumentum”. Pra këto njësi mësimore kalonin vetëm me një amin të ministrit. Por në këtë shkrim timin fare nuk më intereson se kush ka qenë ministër, apo zëvendës. Por duhet të majë përgjegjësinë para nxënësve shqiptarë. Atyre u intereson se ai ministër apo zëvendës, ku e ka ndërgjegjen, moralin, etikën, egon, Pse? ka lejuar që këto tekste shkollore të historisë dhe gjeografisë, të marrin aminin e tij, ku janë ndihmësit dhe këshilltarët që rrahin gjoks se janë në ministri. Ku është inspektorati i arsimit, pse u lejua falsifikohet e vërteta historike për shqiptarët. Tani më 10 vite kaluan, mbi 300 mijë të rrinjë, e aknë mësuar historinë tonë të plasuar nga maqedonasit sipas dëshirës së tyre, ato domicilë ndërsa ne ardhacak nga mali. E vërtet është krejt ndryshe ata nga karpatet, ne autoktonë. Ata këtë shtet e fituan dhuratë nga TITISTËT, falë shkurtpamësisë komuniste shqiptare, që lejoi të ruhet Jugosllavia e vjetër, me sistem të ri komunist.

Sot bëhet pyetja deri kur do të shitemi për pushtet, apo për para si: Esat Pasha, apo Arifiqmet Kumanova. Por për fat të keq, kjo epidemi po vazhdon sot e kësaj dite për ne shqiptarët kudo që jetojmë.

Politika maqedonase bëri pastrime të papara nëpër shkolla të mesme e ato fillore deri në vitin 1990. Kjo politikë maqedonase në atë kohë kërkonte nge shqiptarët që toponimia të përdoret vetëm në gjuhën sllave, çdo profesor që nuk e aplikonte këtë akt politik sanksionohej. Ata u futën edhe në familjet shqiptare, ata ndalonin regjistrimin e emrave me taban kombëtar, atyre u pengonte emri; Flamur, Alban, Aulona, Berat, Shkodran e tjerë. Të gjithë ata që ishin të pa dëgjueshëm ose rezistuan u shpallën si heretik dhe dënoheshin sipas ligjeve të Darkonit. Por ta dinë pala tjetër, se shqiptari kur nuk përkulet, nuk jemi përkulur as para ligjeve të inkuizicionit komunist, e jo më para një farë Todorovi, që vetë nuk e din se çfarë identiteti ka.

Prandaj e mbroj fuqishëm tezën e Nikolla Rrotit: Se përveç dijes, shkencëtarit i nevojitet edhe guximi. Kjo nuk guxon tu ndodh shqiptarëve, që merren me politikë, si deputetëve, ministrave e tjerë, që e duan këtë fushë garash. Poashtu e do edhe shkenca: Ne, nuk guxojmë të jemi inferiorë dhe gjithmonë të sillemi përreth tyre si vasal, apo të jemi nën hijen e historianëve maqedonas. (V.Xh).

Ky popull, që sot e kësaj dite nuk mund të lirohet nga ato trauma që përjetoi gjatë sundimit komunist, sot pret! prej neve ta mbrojmë?, në të gjitha segmente e jetës, në veçanti kur është në rrezik interesi i identitetit kombëtar, e jo të luftojmë vetëm për interesa personale. Siç po ndodh me ne shqiptarët; në Shqipëri, Kosovë dhe këtu në Maqedoni. Se shumë atdhetarë të këtyre trojeve, për ideal të kombit, janë kalbur dhe po kalben nëpër kazamatet sllave, kemi edhe raste që u kanë ngelur eshtrat edhe në burgjet famëkeq jugosllave.

HISTORIA E JONË DUHET SHKRUAR NGA VETË SHQIPTARËT

Prandaj në fund apeloj që sa më parë të tërhiqen nga përdorimi këto tekste të historisë për shkollat fillore, se do të na dënoj ardhmëria e këtij populli, do të njollosemi në histori si armiq të popullit dhe kombit, do të trajtohemi në të njëjtën vij si Esat Pashë Toptani që u shiti malazezëve për para Shkodrën, ndërsa ne historianët u lejuam maqedonasve që për një kafe ta falsifikojnë historinë tonë kombëtare. Në fund del ky konstatim; se fajtorë jemi ne e jo ata. Pra, vetë ne shqiptarët kemi lejuar që të na presin teshat sipas arshinit të tyre. Përgjegjësia për këtë është e jona, pasi kur nuk kemi bërë zhurmë, jemi sjellë indiferent kundrejt kësaj problematike. Në mars të vitit 2010 pata një shkrim në “Koha”, por si duket hasi në veshë të shurdhët. Askush nuk reagoi, që për fillim të këtij viti shkollor 2010-2011, të reagohet më ashpër, por si duket askush nuk u mor me këtë çështje fundamentale të përmirësimit të teksteve të Historisë dhe Gjeografisë. Shqiptarët si përherë nuk kishin kohë të merren me këto çështje minore, se shqiptarët ishin të zënë me detyra më të mëdha, kishin hallin e Greqisë, “se me cilin emër do ta pranojë ajo Maqedoninë”. Bile sa disa politikanë shqiptarë nga mosnjohja e historisë, dolën me propozim se Maqedonia nuk është sllave, por ta dini se nuk është as antike. Pasi në të jetojnë konglomerat popujsh, që kanë historinë dhe territorin e tyre shumë më të vjetër, para se ata ty mësynin drejtë Dardanisë.

Kjo është turp për ne, në radhë të parë për historianët që lejuan të nëpërkëmbet dinjiteti kombëtar. I bindur thellë se arsyetimi nuk ka as hapësirë, as vend. Pasi me dëshirën tonë kemi pranuar të bëhemi çirak të profesorëve maqedonas, ne me veprimin tonë pasiv, kemi lejuar që brezat që do të vinë pas të mësojnë këtë histori sipas profesorëve maqedonas, me plotë falsifikime të stërmbushura me teza tendencioze kundrejt shqiptarëve autoktonë. Prandaj duhet ta ngremë zërin së bashku, deri në qiell dhe ti themi stop kësaj historie shoviniste maqedonase, se deri tani i kemi helmuar me diktaturën komuniste sllave dhe vazhdojmë ti helmojmë nxënësit tanë edhe më shumë me një histori të huaj që fare nuk ekziston, nuk ka kurrgjë të përbashkët me realitetin tonë. Kjo histori e futur në bankat e nxënësve shqiptarë fare nuk ka asgjë progresive me luftën e popullit shqiptar dhe heronjve të kombit që luftuan për çlirimin dhe bashkimin e kombit shqiptar drejt Evropës demokratike.

Sot bëhet pyetja pse shqiptarët heshtin para fakteve historike, nga mos dija, nga mos interesimi, nga frika se mos pushohet dikush nga puna, apo frikë nga politika ditore, e cila sot e kësaj dite është injorante ndaj historisë së vetë kombëtare. Fajin më të madh e ka Tirana zyrtare, pastaj Prishtina, pastaj vimë ne, që nuk kemi guxim ta mbrojmë historinë tejet të lavdishme që u shkrua me gjak nga atdhetarët tanë.

SHKENCA E HISTORISË NUK KA PROBLEME ME MAQEDONASIT, POR KA PROBLEME EDHE ME VETEN SI SHQIPTARË

Ne shqiptarët sot e kësaj dite kemi probleme ndërshqiptare, pasi nuk e njohim drejtë terminologjinë historike të lëvizjes sonë kombëtare, duke filluar nga; historianë, shkencëtarë, gazetarë, analistë, politikanë e tjerë. Ne vetë me shkrimet tona i hutojmë të huajt, në veçanti u japim material maqedonasve me shkrime dhe deklarata të pa pamatura politikanëve dhe shkencëtarëve maqedonas. Kësaj radhe do ta vë në spikamë një analist shqiptar i cili duke dashur të bëjë një analizë politike të kaluarës midis PKSH dhe “Ballit Kombëtar deklaron: “Programi ballist ishte nacionalist dhe përqendrohej në Shqipërinë e Madhe”. (e mërkurë 1 shtator 2010. “Lajm”). Ky analist pa e njohur mirë problemin dhe programin e Ballit Kombëtar, përmend termin “Shqipëria e Madhe”. Ky analist shqiptarë harron se termi Shqipëria e Madhe është term sllav, që e eksploatorin me të madhe komunistët e Titos, për t’iu kundërvu nacionalistëve shqiptarë, që kërkonin bashkimin e Kosovës me trojet tjera shqiptare me Shqipërinë.

Ne sot duhet ta pranojmë publikisht, sëbashku me partitë politike shqiptare, por edhe i tërë populli se ne nuk jemi aty ku e lypë arsyeja kombëtare. Më shumë i festojmë festat e huaja, se tonat, por do të na dënojnë ata që dhanë më të shtrenjtën për kombin dhe ardhmërinë e Shqipërisë Etnike. Shqiptarët kanë një Histori, një komb dhe duhet të mbisundojë ideja për një qëndrim të përbashkët drejtë unitetit kombëtar.

Tetovë, 03.09. 2010

Prof. dr. Vebi Xhemail

Ligjërues në USHT


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks