SHKRIMI
e mërkurë, 21 gusht 2019

XHEVAHIR CIRONGU: 20 VJETORI I QENDRËS SË MOBILIZIMIT TË LUFTËTARËVE TË UÇK-së 'DRENICA' NË DURRËS ( 1 PRILL 1999 - 1 PRILL 2019)

Durrës, 1 prill 2019: Në themelet e ngjarjeve të mëdha të historisë më të fundit të popullit shqiptar, si një pasuri e çmueshme, e pashlyeshme dhe e paharrueshme në histori qëndron dhe do të mbetet edhe qëndra më e madhe dhe më e rëndësishme e rekrutimit dhe e mobilizimit të luftëtarëve të UÇK-së, “Drenica“ në Durrës, e cila u ngrit dhe filloi të funksionojë me 1 Prill të Vitit të Lavdishëm për Kosovën, të vitit 1999, menjëherë pas fillimeve të bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavi për Çlirimin e Kosovës, të cilat filluan me 24 Mars 1999.

Qëndra e mobilizimit të Luftetarëve të UÇK-së te Lokali “Drenica” në Durrës i Gani KAPITIT filloi së funksionuari menjëherë pas fillimeve të bombardimeve të NATO-s. SHBA dhe NATO filluan bombardimet mbi ish'Jugosllavi për të ndaluar masakrën, pastrimin etnik të Kosovës dhe për të ndalur genocidin serb të mbështetur nga Rusia, ku për pasojë mbi 900 mijë shqiptarë u dëbuan nga Kosova për në Shqipëri dhe mbi gjysëm milioni ndiqeshin e vriteshin në Kosovë, të cilët kishin marrë malet e pyjet për t’i shpërtuar torturimit dhe asgjësimit fizik. Thirrjes së atdheut për t’i dalë në mbrojtje atij dhe bashkëkombasve të tyre iu përgjigjën me mijra e mijra shqiptarë të diasporës të cilët erdhën dhe zbarkuan në Durrës, mbërritën te Lokali “Drenica” ku u mobilizuan dhe niseshin për në frontin e luftës.

Pra, përderisa Viti 1999 është Viti i NATO-s, i 20 vjetorit të ndëhyrjes së saj, ashtu sikurse Viti 1999 edhe Viti i Konferencës së Rambujesë, edhe Viti i Çlirimit të Kosovës më 12 Qershor 1999, po kështu 1999-ta, Prilli i 1999-ës është edhe viti i mobilizimit të madh të vullnetarëve dhe luftëtarëve të Lirisë nga trojet gjithshqiptare dhe sidomos nga diaspora te “Drenica” e Durrësit e Familjes patriotike të Sadri Kapitit për të cilën avokati i njohur, politikani i shquar dhe patriot, Spartak Ngjela, ka deklaruar se:

”Kjo është një Fortesë, një Kështjellë e pamposhtur, që politikanët nuk e kanë shumë për qejfi… “Drenica” e Durrësit dhe familja atdhetare KAPITI, meritojnë shumë, por, mjerisht, kjo është politika jonë e sotme”. (Spartak Ngjela, Durrës 5 Gusht 2008)

Shumë nga ata të cilët e kanë shfrytëzuar dhe kanë spekuluar me luftën dhe me sakrificat e saj për lirinë dhe për shtetësinë e Kosovësë, ata të cilët pas lufën e shfrytëzuan për interesa personale politike e pushteti nuk u bie në mënd dhe as nuk janë të interesuar për tjetër, por vetëm për veten e tyre, për interest e ngushta personale, klanore e familjare. Prandaj edhe doli parashikimi i politikanit Ngjela që: “Kjo është një Fortesë, një Kështjellë e pamposhtur, që politikanët nuk e kanë shumë për qejfi”.

Kjo ngjarje që ka të bëjë me qendrën “Drenica” ka rëndësinë e saj si një faqe e lavdishme në Historinë tonë kombëtare, pasi këtu duke iu përgjigjur thirrjes dhe kushtrimit për liri, aty mbërritën me mijra e mijra vullnetarë nga të gjitha shtetet ku kishte diasporë Shqiptare nga Perëndimi si: Gjermania, Italia, Franca, Britania, Suedia, Austria e deri nga SHBA, Australia e Kanadaja si dhe luftëtarë patriotë e liridashës nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Kosova Lindore.

Qendra “Drenica” e Durrësit të sjell në kujtesë Lidhjen gjithëkombëtare të Prizrenit.

“Drenica“ e Kapitëve të Durrësit u bë epiqendra kryesore që tërhoqi vëmëndje jashtëzakonisht të madhe ndërkombëtare, ku për çdo ditë aty instaloheshin mediat kryesore ndërkombëtare perëndimore dhe botërore; aty pasqyrohej mbërritja dhe rekrutimi i luftëtarëve të UÇK-së, nga aty ato, mediat ndërkombëtare, merrnin informacione edhe për gjëndjen dhe situatën shumë të rëndë në Kosovë prej dëshmitarëve realë dhe okularë pasi për çdo ditë mbërrinin te “Drenica” e Durrësit qytetarë të dëbuar e të përndjekur nga makina ushtarake vrastare dhe genocidiste serbe… Te ”Drenica” e Kapitëve të Durrësit bëhej edhe bashkimi i familjeve kosovare të dëbuara nga genocidi serb.

Te “Drenica”e Durrësit bëhej takimi edhe i prindërve e pjestarëve të familjeve me bijtë dhe me bijat e tyre që vinin vullnetarë nga perëndimi për t’iu bashkangjitur luftëtareve të UÇK-së.

“Drenica” ka qenë pika e parë e kontaktit, si porti dhe porta pritëse dhe përcjellëse panshqiptare ku vinin, priteshin e përcileshin në ditë për në betejë qindra vullnetarë e luftëtarë të lirisë, ashtu sikurse me të drejtë shkrimtari Thanas Mustaqi e ka quajtur “Drenicën” e Durrësit “MEKË” ATDHEDASHURIE.

Prej “Drenicës” bëhej ndërkombëtarizimi mediatik i Çështjes Kombëtare Shqiptare dhe i Ushtrisë më të re të Europës, i UÇK-së, karakteri luftarak dhe çlirimtar i një lufte burrërore, të pastër dhe heroike e cila kishte si aleat të saj Fuqinë ushtarake më të madhe botërore, NATO-n e drejtuar nga SHBA.

Nga “Drenica” e Durrësit UÇK-ja u quajt me meritë prej sekretarit të saj, si këmbësoria e NATO-s.

Te “Drenica” e Durrësit mbërriti Batalioni “Atllantiku” nga SHBA.

Te “Drenica” e Durrësit mbërritën dhe iu bashkangjitën vullnetarëve të UÇK-së, shumë e shumë vullnetarë me kombësi të huaj nga vënde e shtete të Europës Perendimore, të cilët e kishin parë dhe kishin mësuar për qëndrën e rekrutimit “Drenica” të Durrësit nga mediat e televizionet kryesore europiane e botërore, mediat të cilat mësonin dhe informonin opinionin ndërkombëtar për masakrat çnjerëzore që bënte ushtria kriminale serbe me torturimin, vrasjet, djegiet, rrënimin dhe shkatërrimin e shtëpive, fshatrave dhe të qyteteve në Kosovë.

Për “Drenicën” e Durrësit është folur, shkruar, filmuar dhe dokumentuar shumë sidomos nga ish'vullnetarë të UÇK-së, nga shkrimtarë, gazetarë, media kombëtare e ndërkombëtare, intelektualë, historianë, akademikë, ushtarakë, familjarë dëshmorësh dhe heronjsh nga Shqipëria, Kosova e diaspora.

Te “Drenica” e Durrësit në përkujtim të kësaj ngjarjeje të madhe kombëtare është ngritur edhe memoriali i “Luftëtarit të Lirisë”.

“Drenica” e Durrësit është edhe një vënd peligrinazhi shumë i vizitueshëm nga turistë e pushues që vijnë dhe e vizitojnë qytetin turistik të Durrësit. Madje këtë vënd historiko-gjithkombëtar e kanë vizituar edhe ish'vullnetarë të huaj të UÇK-së si dhe gazetarët e reporterët e mediave të huaja, të cilët kanë qenë aty në kohën kur te “Drenica” bëhej mobilizimi dhe rekrutimi i luftëtarëve të UÇK-së.

Për “Drenicën” e Durrësit, për këtë qëndër të historisë sonë kombëtare dhe për Familjen e Sadri KAPITIT, për kontributin e saj për Kosovën është shkruar edhe një Libër voluminoz i autorit Bedri TAHIRI me titull “Atdhetarizmi jeton në përjetësi”, një libër hulumtues, evidentues dhe vlerësues i historikut kombëtar, si një pasuri e madhe enciklopedike dhe e jashtëzakonshme gjithëkombëtare, ilustruar me fotografi, biseda, intervista me personazhe realë dhe dëshmitarë të veprimtarisë së madhe patriotiko - kombërtare të familjes së Sadri Kapitit, bijve dhe bijave të tij të cilët vunë gjithçka në shërbim të atdheut e të kombit për lirinë e Kosovës ku po citojmë disa prej tyre:

“Drenica” e Durrësit është qëndra kryesore e frymëzimeve atdhetare... është Tempull atdhetarie. Më vjen mirë që kjo shtëpi lirie e tempull i atdhetarisë u pagëzua nga poetët dhe artistët. Ajo e ndërshqiptarizoi këtë vënd, nga i cili buroi jetësimi i çështjes sonë madhore, lirimi kombëtar”. (Nga poeti dhe akademiku i shquar Xhevahir Spahiu).

“Populli e ka shpallur me zemër “Drenicën” e Durrësit një “Mekë” atdhedashurie”. (Nga publicisti dhe gazetari Thanas Mustaqi)

“Emri i nderuar “Drenica” do të kujtohet gjithashtu edhe si kontribut atdhetar e patriotik i djemve të familjes së respektuar Kapiti. Ajo meriton që të bëhet një qëndër e edukimit atdhetar dhe patriotik të brezit të ri”. (Nga Bujar Muharremi, Ish-diplomat e ambasador i Shqipërisë në Kosovë)

“Ky është një monument historik, i cili si i tillë duhet të përjetësohet nga të dy qeveritë tona, në Tiranë e në Prishtinë”. (Nga Ilir Malindi, avokat dhe shkrimtar)

Gjithashtu një numër i madh personalitetesh të lartë, akademikë dhe intelektualë si dhe shumë shoqata kombëtare kulturore, artistike e patriotike kanë propozuar te institucionet më të larta të Shtetit Shqiptar që “Drenica” të shpallet muze, dhe po gjithashtu kanë propozuar edhe për dekorimin e familjes së Sadri KAPITIT për kontributin e madh të tyre dhënë për Çështjen kombëtare.



Qendra Mobilizuese "DRENICA" në Durrës: © Pashtriku.org


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks