SHKRIMI
e martë, 17 shtator 2019

PROF.ARGJIRA UKIMERI: ROLI I FEMRËS NË SHOQËRI (2)

Prizren, 22 prill 2019: • Portrete të grave të shquara shqiptare

Në radhët e atyre familjeve shqiptare që janë shquar për shërbimet e larta ndaj atdheut renditet nderueshëm familja e Qiriazëve, zulma e veprimtarisë patriotike të së cilës do të jehojë gjithnjë e më shumë në kalim të kohëve dhe do të ndikojë gjithnjë e më tepër në formim të breznive të ardhshme. Padyshim gratë që kanë dhënë kontributin më të vlefshëm në arsimimin dhe edukimin e femres shqiptare janë pikërishtë vajzat e familjes Qiriazi, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi dy mësueset e para shqiptare që ne i njohim si dy heroinat që sfiduan kohën për të ndriçuar mendjet e vajzave dhe grave shqiptare. Qiriazët e kanë origjinën nga fshati Peras i Kolonjës. Stërgjyshi i Qiriazëve, Mëhilli, qe vrarë duke luftuar me turqit, në fillim të shek. XIX. Mbas kësaj drame, familja emigroi në Tërnovë, një fshat afër Manastirit. Gjyshi i tyre, Qiriazi, qe 11 vjeç, kur u larguan nga fshati i lndjes.Lindën dhe u rritën në një mjedis thjesht shqiptar, një djep vërtet i denjë për të përkundur bij e bija të përkushtuar ndaj idealeve më fisnike njerëzore e kombëtare. Në kujtimet e saj, Sevastia ka shkruar: “Babai na tregonte histori të mahnitshme rreth stërgjyshërve tanë apo heronjve shqiptarë... Ndjenjat patriotike të tim eti na ushqyen me frymën e tij, e cila me kalimin e viteve u rrit dhe na bëri të gjithë ne fëmijët patriotë të mirë, që u përpoqëm me mish e me shpirt për çështjen e Shqipërisë”.

Prindërit e Sevastisë, Dhimitri e Maria – edhe kjo vajzë kolonjare, e bija e Kristo Vodenës, - patën dhjetë fëmijë. Dhimitri zuri punë në Manastir, ku mori edhe familjen. Aty u lind Sevastia, në vitin 1871. Që në moshën 4-vjeçare, atë e dërguan në shkollën greke, prej nga pak më vonë kaloi në shkollën e Misionit Amerikan. Gjerasimi, vëllai më i madh, i mësoi asaj të shkruajë e të lexojë në gjuhën shqipe. Ai, gjithashtu, ndikoi shumë në edukimin e saj me ndjenja e ideale atdhetare. Shtëpia e Qiriazëve, ndërkaq, qe shndërruar në një vatër të rëndësishme kombëtare, që priste e përcillte personalitetet e shquara të Rilindjes si Kostandin Kristoforidhin, Koto Hoxhin, Pandeli Sotirin, Petro Nini Luarasin, Orhan Pojanin, Nuçi Naçin, etj. Në këtë shtëpi u bënë, në vitin 1908, mbledhjet e Komisionit të Alfabetit.

E zgjuar nga natyra, me një botë shpirtërore të pasur, e ndezur që në fëmijëri me zjarrin e idealeve atdhetare, me një këmbëngulje e vullnet të paepur, Sevastia ndjeu që heret nxitjen e brendshme dhe nevojën e domosdoshme për dituri. Kështu, mbasi mbaroi shkollën e Misionit Amerikan, duke kapërcyer pengesa e vështirësi të patregueshme, ajo u regjistrua në Kolegjin e Kostandinopolit, e para vajzë shqiptare, në ato kohë, që po merrte arsim të lartë. Mbasi kreu Kolegjin, diploma e saj u regjistrua në Byronë e Edukimit në Kostandinopol, gjë që i mundësoi asaj të merrte “iradën”, d. m. th. lejen për të hapur një shkollë shqiptare për vajzat. Për këtë qëllim, bashkë me Gjerasimin shkuan në Korçë, ku kishte vetëm shkolla në gjuhën greke për fëmijët e krishterë dhe shkolla në gjuhën turke e arabe për fëmijët myslimanë. Më 23 tetor 1891, mbas një lufte të vendosur dhe përpjekjeve të pareshtura kundër Patrikanës së Stambollit dhe autoriteteve osmane, ata hapën Shkollën Shqipe të Vashave, të cilën Sevastia e drejtoi që nga dita e themelimit. Aty dhanë mësim mësueset shqiptare Parashqevi Qiriazi, Fanka Efthimi, Polikseni Luarasi, Helidhona Falli, etj. E mirëpritur dhe e dashur nga populli, shkolla u rrit shpejt dhe u shndërrua në një çerdhe të edukimit patriotik të vashave. Kur, në janar të vitit 1894, vdiq Gjerasimi, për të vazhduar punën e tij në shkollë erdhi nga Manastiri vëllai tjetër, Gjergji. Në vitin 1904, mbas mbarimit të Kolegjit të Kostandinopolit, erdhi edhe motra më e vogël, Parashqevia, gjë që i krijoi mundësinë Sevastisë të shkonte në Amerikë për të plotësuar studimet e saj për një vit. Mbasi vizitoi Bostonin, Sevastia shkoi në Chicago, ku ndoqi leksionet në Fakultetin e Pedagogjisë në University of Chicago. Njëkohësisht, ajo mbajti konferenca për t’ua bërë të njohur Shqipërinë miqve amerikanë. Në vitin 1905, u kthye në Europë. Gjatë udhëtimit, ajo u ndalua në Londër, Paris, Vjenë dhe në Bukuresht, ku u njoh me veprimtarinë energjik të çështjes kombëtare, Kristo Dakon, që në atë kohë ishte sekretar i përgjithshëm i Shoqërisë Patriotike “Drita” dhe një nga udhëheqësit kryesorë të studentëve shqiptarë të Universitetit të Bukureshtit. Meqë ai ishte specializuar në matematikë, Sevastia iu lut të përgatiste tekste mësimore për aritmetikën, gjeometrinë dhe algjebrën për Shkollën e Vashave, gjë që ai e bëri me dëshirë të madhe. Ato qenë të parat tekste të këtyre disiplinave në gjuhën tonë. Kjo veprimtari e përbashkët, që vazhdoi nëpërmjet korrespondencës mbasi Sevastia u kthye në Korçë, dhe hullia e qëndrimeve dhe idealeve të larta patriotike, i afruan me njëri-tjetrën, dhe, në vitin 1910, duke e ndjerë veten të denjë për njëri-tjetrën dhe për t’i shërbyer së bashku atdheut, u martuan. Patën dy djem: Aleksandrin dhe Gjergjin, që vazhduan me përkushtim e dinjitet jetën dhe bëmat e prindërve. Mbas luftrave ballkanike, e kërcënuar herë mbas here për konfiskimin e librave, djegien e shkollës dhe internimin nga qeveria turke, dhe e ndjekur nga veprimtaria kriminale e Patrikanës, Sevastia u tërhoq përkohësisht në Manastir. Ajo e rihapi shkollën në dy vitet e para të Pavarësisë, 1912-1914; po për arsye të përndjekjevë të andartëve grekë, Qiriazët u larguan në Rumani dhe, me fillimin e Lufyës së Parë Botërore, erdhën në Amerikë, në Natick, Massachusetts. Të dy motrat filluan menjëherë nga puna për t’i mësuar shqiptarëve të rritur gjuhën amtare. Shkolla në Natick, e para shkollë në gjuhën tonë në Amerikë, qe hapur që në vitin 1908 nga Kristo Dako. Ndërkaq, ndërsa Parashqevia boton revistën dyjavore “The Morning Star” (“Ylli i Mëngjesit”), çifti Dako – Qiriazi themelojnë Partinë Kombëtare Shqiptare, me qendër në Ëorcester, kryetare e së cilës qe Sevastia. Qëllimi i kësaj partie politike qe mbrojtja e të drejtave të Shqipërisë në forumet ndërkombëtare. Kësaj propagande, ndër të tjera, i shërbeu edhe “Memorandumi mbi të drejtat, shpresat dhe aspiratat e shqiptarëve”, që shkroi Sevastia dhe ua dërgoi Fuqive të Mëdha, më 12 tetor, në prag të Konferencës së Paqes të Parisit.Në vitin 1922, Sevastia u kthye në Tiranë dhe, së bashku me Parashqevinë, që kishte ardhur nga Parisi mbas përfundimit të Konferencës së Paqes, ku kishte qenë delegate e shqiptarëve të Amerikës, rihapën Shkollën e Vashave, tashmë si Instituti Kyrias, një institut me karakter hollësisht kombëtar dhe me vlera të pakrahasueshme mësimore-edukative, ku mësonin vajzat shqiptare pa dallime krahinash e besimesh.



Me vendimin e qeverisë shqiptare për mbylljen e shkollave private e fetare, në vitin 1933, mbas 42 vjetësh shërbimi, u mbyll edhe Instituti Kyrias. Me rënien e Shqipërisë në duart e komunistëve, si për gjithë popullin tonë dhe sidomos për familjet e nacionalistëve, filluan vitet e vështira të përndjekjeve, bastisjeve, dhunimeve, burgosjeve, torturarave, pushkatimeve, varjeve, etj. Nuk mund të përshkruhen peripecitë dhe dhimbjet fizike e shpirtërore, që kaloi Sevastia dhe familja e saj në vitet e fundit të jetës së saj. Ajo vdiq në vitin 1949, mbasi e patën nxjerrë nga shtëpia dhe pati përjetuar dhunimin e kufomës së të shoqit, patriotit të madh Kristo Dako, burgosjen e djemve të saj, Aleksandrit dhe kirurgut të njohur, Gjergjit, i cili, duke mos mundur të durojë torturat e hetuesisë, vari veten në qelinë e burgut.

Ajo vdiq, në vitin 1949, e ngushtuar në shpirt që nuk ia dhanë kufomën e tij ta varroste me duart e veta dhe zemërplasur, duke parë gremisjen e atdheut të saj të dashur, për të cilin pati punuar gjithë jetën.Arkivolin e saj, të vendosur mbi një karrocë, e përcollën vetëm njerëzit e familjes: dy nuset e djemve, mesa e vogël, Viktoria, dhe kuzhinierja e Institutit Kyrias. Për opurtunitet dhe hipokrizi politike të pushtetarëve, më vonë, asaj i dhanë titullin “Mësuese e Popullit”. Siç duket, “u përmendën” ata mjeranët e kuq në pushtet që ajo kishte qenë gjithë jetën dhe do të ishte përjetësisht mësuese e breznive shqiptare. Ndërkohe shek. XX në kulturën perëndimore dhe në atë botërore në përgjithësi shënon një etapë të re në rolin e femrës në shoqëri, në ngritjen arsimore dhe edukative të saj gjithsesi në këtë kohë filluan të bëheshin gjithnjë e më shum publike kërkesat e grave për barazi gjinore dhe për respektimin e të drejtave të tyre, por duke lënë akoma shum për të dëshiruar. Që një femër të edukohet dhe të arsimohet është e domosdoshme që kjo e fundit të ketë një vetëdije dhe moral të lartë në mënyrë qe të dijë të kërkojë atë që është e drejtë e saj, dhe që ndoshta është e drejta më elementare pas te drejtës per jete, arsimi. Niveli i vetëdijes së femrave vazhdon të rritet akoma edhe sot, kur shum femra janë pjesë e rëndesishme e shoqërise, kur shum femra janë aktive në vendim-marrje. Në shumë shtete të botës, për shkak të besimeve kulturore dhe fetare, kërkesat e grave për barazi shihen si pa vend në kuadrin e të drejtave të njeriut. Vendi i gruas si "njeri i dorës së dytë" është ai që ushqen dhunën dhe diskriminimin. Edhe në shtetet, në të cilat barazia mes burrit dhe gruas sigurohet në kushtetutë, zbatimi i saj sigurohet vetëm në mënyrë të pjesshme. Gjatë shekullit XX, gjendja e grave është përmirësuar hap pas hapi, falë ndryshimeve të kushtetutave në shkallë kombëtare dhe deklaratave dhe dokumenteve ndërkombëtare. Në shumë vende janë hequr kufizimet formale dhe ligjore. Këto masa sollën mundësi më të mira për arsimim, kujdes shëndetësor dhe për pjesëmarrjen politike të tyre. Megjithatë kjo nuk do të thotë se është siguruar mbrojtja e të drejtave të gruas, madje edhe në nivel global pavarësisht nga çdo kontekst kulturor. Shkelja e të drejtave të grave është produkt i dhunës. E drejta më e rëndësishme e njeriut - e drejta për jetën dhe paprekshmërinë fizike - iu mohohet çdo ditë grave në mbarë botën. Ato janë të ekspozuara ndaj dhunës në familje, në shoqëri, madje edhe ndaj dhunës shtetërore. Më shum se kushdo tjetër të ekspozuara ndaj dhunës fizike e psikologjike janë femrat e vendeve ne konflikt pra vendeve që janë në gjendje lufte dhe kjo ka qenëgjithmonë shum shqetësuese dhe vazhdon të jetë edhe sot. Pozita e diskutuar e të drejtave të gruas pasqyrohet edhe në zhvillimin e marrëveshjeve dhe dokumenteve ndërkombëtare, nëpërmjet të cilave vendosen të drejtat e grave dhe hetohen shkeljet e të drejtave të gruas në mbarë botën nga Kombet e Bashkuara.Por në shumicën e vendeve perëndimore fakti se një femër duhet arsimuar është pranuar si një gjë thelbësore. Ishin të parat femrat e arsimuara që ngriheshin kundër shtypjeve dhe diskriminimeve që i bëheshin femrave në mbarë globin, ishin pikërisht ato qe hidhnin hapat e parë për të krijuar më pas Deklaratat e të drejtve te grave dhe dokumente të tjera që dilnin në mbrojtje të pozitës së femrës në shoqëri në të cilat pikënisja e çdo lloj zhvillimi ishte arsimimi dhe edukimi bazë.

• Portrete të grave të shquara botërore

Në mbrojtje të të drejtave të grave dhe sidomos në mbrojtje të edukimit dhe arsimimit të femrës janë ngritur shum aktiviste ndër të cilat do të përmendim:




Klara Cetkin (1857-1933)


Ajo lindi si Klara Aisner në fshatin e vogël Viderau (Saksoni). Vajza e mësuesit të fshatit dhe e një shtëpiakeje u përball herët me rrethanat e atëhershme të mjera të punëtorëve vendas. Falë njohjeve të së ëmës, ajo mundi të siguronte ndër gratë e para gjermane një specializim për mësuese. Ajo mësoi në seminarin e idhtares së të drejtave të grave Augusta Shmit në Lajpcig dhe përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Në Lajpcig hyri në një rreth studentësh rusë, ku u njoh me bashkëshortin e saj të ardhshëm Osip Cetkin. Në këtë rreth diskutoheshin idetë e reja socialiste, lexoheshin artijoj socialdemokratë dhe ndiqeshin kongrese. Klara u lidh me idetë Partisë Socialiste të Gjermanisë (SAP). Viti 1878 ishte viti i ligjeve socialiste në Gjermani. Kancelari perandorak Bismark e ndaloi Partinë Socialiste nëpërmjet ligjit " Kundër qëllimeve të rrezikshme për bashkësinë të demokracisë sociale".". Në të njëjtën kohë u ndaluan edhe të gjitha organizatat, shtypi dhe sindikatat e krijuara nga kjo parti. Klara mori përsipër vende pune të ndryshme si guvernante (mësuese në shtëpi), ku binte në sy për shkak të qëndrimit të saj pa kompromise dhe pushohej. Osip Cetkin u arrestua gjatë një sulmi të policisë në një konferencë të fshehtë të socialistëve dhe u dëbua nga vendi. Në vitin 1883, Klara u transferua tek i shoqi në Paris. Edhe pse mori mbiemrin e tij, ajo nuk u martua me të për të mos humbur nënshtetësinë gjermane. Në Paris lindën edhe dy fëmijët Maksimi dhe Kostja. Familja jetonte jetonte në një varfëri të skajshme dhe mbijetonte vetëm falë solidaritetit dhe sidomos falë miqve rusë, që merrnin pjesë së bashku me ta në lëvizjen socialiste. Gjatë qëndrimit të saj, Klara përvetësoi profesionin e gazetares dhe përkthyeses. Ajo u njoh me udhëheqësit e lëvizjes punëtore ndërkombëtare, zgjeroi horizontin dhe përvetësoi parimet e marksizmit. Kur Osip u sëmur rëndë, Klara përjetoi periudhën më të vështirë. Përveç kujdesit dhe rritjes së fëmijëve dhe mbajtjes së shtëpisë, ajo duhet të kujdesej edhe për burrin e paralizuar, që vdiq në vitin 1889. Në Internacionalen II, ku ajo ishte edhe bashkorganizatore, Zetkin mbajti një fjalim mbi çështjen e grave, i cili kontribuoi në përfshirjen gjithnjë e më tepër të grave në lëvizjen socialiste. Libri i saj i botuar po këtë vit "Cështja e grave dhe punëtoreve të së tashmes" u bë baza e teorisë socialiste për emancipimin e gruas. Në këtë libër, ajo mbronte tezën se socializmi dhe feminizmi përputhen me njëri-tjetrin. Cetkini mbronte fuqishëm të drejtën e gruas për punë, madje edhe përballë shokëve të saj (kolegëve), të cilët ishin të mendimit se puna e grave duhej hequr, sepse ulte pagat e burrave. Teoritë e deritatëhershme të socialistëve në lidhje me çështjen e grave u zgjeruan me pikëpamjen se gratë duhet të cliroheshin nga Vormachtstellung der Männer.

"Ata, në flamujt e të cilëve propagandohet çlirimi i të gjithë atyre që quhen qenie njerëzore, nuk duhet ta dënojnë gjysmën e llojit njerëzor me varësi ekonomike, madje deri në skllavëri sociale dhe politike. Ashtu siç punëtorët shtypen nga kapitalisti, shtypet edhe gruaja nga burri. Ajo do të mbetet e shtypur, për sa kohë nuk ka pavarësi ekonomike. Kushti i domosdoshëm për pavarësi ekonomike është puna. Nëse duam që gratë të jenë anëtare të lira të shoqërisë, të barabarta me burrat, nuk duhet kufizuar puna e gruas, përveç rasteve të veçanta, të cilat duhet të jenë përjashtime." Në vitin 1890 u shfuqizuan ligjet e socialistëve. Cetkin u kthye në Gjermani. Këtu iu ofrua redaksia e gazetës socialdemokrate për gratë "Barazia", të cilën e drejtoi për 25 vjet me radhë. Në të njëjtën kohë filloi edhe punën në redaksinë e shtojcës për gratë të "Leipziger Volkszeitung". Në këtë mënyrë, ajo u bë qendra shpirtërore dhe zëdhënëse e lëvizjes proletare të grave, e cila rritej dita-ditës. Ajo përpiqej për politizimin e punëtoreve në kuadrin e socializmit. Klara Cetkin luftoi për pavarësinë ekonomike të punëtoreve dhe të gjitha grave. Me këtë lidhej e drejta për të njëjtën pagë kundrejt së njëjtës punë, për organizimin në sindikata dhe për kujdesin shtetëror për fëmijët. Më vonë se gratë borgjeze (qytetare), por megjithatë me vrull, ajo u angazhua për të drejtën e grave për të votuar dhe për përfshirjen e kësaj kërkese në programin e socialdemokratëve gjermanë. Dita ndërkombëtare e gruas që u festua për herë të parë në vitin 1911, zë fill pikërisht në nismën e saj. Në të njëjtën kohë, Cetkin u angazhua për përmirësimin e rolit të gruas në familje. Deri atëherë, "jeta e gruas kishte qëndruar në kuadrin e nënshtrimit të saj në familje". Ndërsa tani martesa duhej parë si bashkim i dy partnerëve të barabartë, të cilët e ndihmojnë njëri-tjetrin për t'u zhvilluar. Të dy bashkëshortët duhet të marrin përgjegjësi për edukimin e fëmijëve. "Ashtu si burri dhe gruaja janë bashkë si prodhues, ashtu duhet të jenë bashkë si edukatorë të fëmijës, sepse edukimi është një krijim i dytë i fëmijës dhe në marrëdhënien shumëplanëshe, krijimi më i rëndësishëm. [...] Në këtë kuadër dua të tërheq vëmendjen për detyrën e prindërve, për t'i rritur pa paragjykime djemtë dhe vajzat e tyre, që paska punë që nuk janë të denja për burrin dhe që i shkojnë për shtat gruas. Djemtë dhe vajzat duhet t'i kryejnë me të njëjtin përkushtim dhe gëzim të gjitha punët që dalin në jetën në familje." Cektin ishte për divorcin, "dashurinë e lirë" , abortin si vendim personal dhe doli kundër moralit të dyfishtë. Ajo vetë u martua në vitin 1900 me poetin 18 vjec më të vogël se ajo, Fridrich Cundel dhe jetoi me të dhe dy djemtë e tyre në Shtutgart. Ndërsa udhëheqja e socialdemokratëve ishin pro luftës, Cetkin ishte kundër dhe luftoi qysh në fillim kundër kursit të saj reformues. Kur shpërndante trakte me kërkesat e konferencës së grave për përfundimin e luftës në Gjermani, ajo u arrestua dhe u akuzua për tradhti ndaj atdheut, por u lirua për shkak të protestave të fuqishme. Debati i brendshëm në lidhje me drejtimin politik të socialdemokratëve gjermanë, debat që ashpërsohej në çështjen e luftës, përfundoi me ndarjen në: grupin "e radikalëve të majtë" rreth Karl Libknehtit dhe Roza Luksemburgut, e cila në vitin 1917 themeloi "Partinë e Pavarur Socialdemokrate (USPD)", më vonë KPD-në, Partinë Komuniste të Gjermanisë. Këtij grupi i përkiste edhe Klara Cetkin që ishte shoqe e ngushtë me Roza Luksemburgun. Për këtë arsye, iu hoq redaksia e "Barazisë". Në Partinë Komuniste, ajo ishte anëtare e Komitetit Qendror nga 1919-a deri në 1924-ën, ku ajo përfaqësonte edhe krahun e matur të partisë. Në të njëjtën kohë, ajo filloi të krijonte një lëvizje grash brenda Partisë Komuniste. Sërish rinisi të redaktonte gazeta grash të afërta me partinë (p.sh. gazetën "Komunistja"). Në vitin 1921, në Konferencën Ndërkombëtare të Gruas, ajo u caktua drejtuese e Sekretariatit Ndërkombëtar të Grave të Evropës Perëndimore. Në vitet 1920-1933 ishte deputete e KPD-së në Rajstagun Gjerman, saß sie als Abgeordnete für die KPD im Deutschen Reichstag, dessen Alterspräsidentin sie ëar. Në këtë funksion, ajo njohu qysh në vitin 1932 rrezikun e nazizmit në një fjalim që u bë i famshëm dhe kërkoi bashkimin e të gjitha forcave demokratike: "Thirrja e kohës është fronti i bashkuar i të gjithë punonjësve, për ta kthyer mbrapsht fashizmin, për t'i ndihmuar të skllavëruarit dhe të shfrytëzuarit të ruajnë drejtimin e organizatave të tyre, madje edhe jetën fizike. Përballë kësaj domosdoshmërie historike duhe të mbeten në plan të dytë të gjitha idetë bashkuese dhe ndarëse, politike, sindikaliste, fetare dhe ideologjike. Të gjithë të kërcënuarit, të vuajturit, të gjithë ata që dëshirojnë çlirimin, janë pjesë e frontit të bashkuar kundër fashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tij në qeveri!"

Edukimi i fëmijëve duhet të qëndrojë larg stereotipeve të sekseve (gjinive). Cetkin gjith jetën e saj ia kushtoi luftës për barazi gjinore dhe mbrojtjes së femrës.Edhe në moshë të thyer dhe e sëmurë, ajo qëndroi e angazhuar politikisht derisa vdiq në vitin 1933 në Arkangelskoje. Ajo u varros në murin e Kremlinit. Mirëpo edhe pas vdekjes së Cetkin shum aktiviste të tjera vazhduan rrugën e saj në mbrojtje të arsimimit dhe edukimit të femrës në radhë të pare si dhe në mbështetje të gruas për të qenë aktive në jetën shoqërore, gjithsesi ne kemi dhënë një shembull të vetëm Klara Cetkin me mendimin që kjo e fundit është një përfaqësuese e denjë e grave në mbarë botën dhe symbol I luftës kundër diskriminimit të gruas . Viti ndërkombëtar i gruas 1975, dekada pasuese e gruas nga viti 1976 deri në vitin 1985 nën moton "Barazi, Zhvillim dhe Paqe" ishin një pikë kthese. Nisën aktivitete të fuqishme për gratë brenda Kombeve të Bashkuara. Një ndër fushat që iu dha shum rëndësi ishte sigurimi i arsimit bazë për të gjitha femrat, megjithse në shumicën e rasteve femrat e arsimuara vinin nga qytetet apo kryeqytetet dhe shum pak nga vendet rurale.

Por në vendet e zhvilluara ky fenomen thuajse është shkrirë por duke përjashtuar këtu vendet në konflikt apo vendet më pak të zhvilluara në të cilat fenomeni i mosarsimimit të femrave kryesisht me origjinë rurale qëndron ende kokëfortë.Fatkeqësisht vendi ynë nuk ka njohur akoma një zhvillim të kënaqshëm dhe siç e dimë jemi një vend në tranzicion dhe perpara kemi shum sfida gjithsesi një ndër problemet kyq që duhet luftuar me shum forcë është zhdukja e analfabetizmit e kryesisht tek femrat. Kemi të bëjmë akoma me fshatra dhe regjione të caktuara ku femra diskriminohet në shum forma duke iu mohuar edhe e drejta e shkollimit apo duke u shkolluar vetem në arsimin bazë.

Përkundrejt faktit se sot femra shqiptare më fort se asnjëherë tjeter merr pjesë në vendim-marrje dhe tregon me shum aftësi rolin e saj të rëndësishëm në shoqëri, dhe se statistikat tregojne se vit pas viti numri i femrave dhe grave që janë pjesë aktive e shoqërisë rritet, kemi akoma shum për të bërë dhe baza e krijimit të inteligjences kombëtare si tek edukimi i femrës ashtu edhe tek ndërgjegjësimi i meshkujve është padyshim arsimimi. Duke përmbyllur një temë për të cilën mund të flitet pafund, sikurse kjo që trajtuam ne, le të themi se me ngritjen arsimore të femrës jo vetëm edukojmë brezat e rinjë por ndërgjegjësojmë edhe gjininë e kundërt duke e bindur me shum argumente të gjithë shoqërine se edukimi dhe arsimimi i femrës është një zhvillim dhe përparim i përgjithshëm.

Argjira Ukimeri (Pedagoge) - Prizren, Janar, 2019


_________________________________________

PROF.ARGJIRA UKIMERI: ROLI I FEMRËS NË SHOQËRI (1)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8706

***

PROF.ARGJIRA UKIMERI: ROLI I FEMRËS NË SHOQËRI (2)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8707


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks