SHKRIMI
e mërkurë, 23 tetor 2019

MEHMET HAJRIZI: 'LIRIA' ORGAN I OMLK-së (14)

Pashtriku, 18 Korrik 2019:

3.6 GRK: Materiale

Në “Zëri i Kosovës”, “Pararoja”, “Liria”, në materialet interne të Organizatës dhe në traktet e shumta që shpërndaheshin në vendbanime, në institucione e në ndërmarrje, shkruheshin artikuj teorikë, demaskues, shpjegues e investigues, bëheshin vështrime, komente politike, analiza e përkujtime në nderim të ngjarjeve të mëdha historike e të vlerave të traditës së Lëvizjes Shqiptare.

O
rgani “Pararoja” ishte në fakt vazhdim i “Zëri i Kosovës”, të cilit pas një vit botimi, iu ndërrua emri. Shumë nga artikujt e organit “Pararoja” dhe të numrave të “Zëri i Kosovës” nga 3 e tutje, janë botuar në përmbledhjen e Organizatës, me titull “Materiale”, Prishtinë, 1978. As ky botim nuk ndodhej nëpër duar, por kohët e fundit u gjet në arkivat e policisë e gjyqësisë jugosllave dhe ndodhet në Arkivin e Kosovës. Një ekzemplar i këtij botimi duhet të jetë diku në arkivat e Shqipërisë, sepse më 1978 është dërguar atje. Gjetja e këtij ekzemplari ka rëndësi, jo vetëm se është më i lexueshëm, por edhe për faktin se është i vetmi që ka të shënuar pseudonimet e autorëve.



Artikuj nga kjo përmbledhje janë ribotuar edhe në disa nga numrat e organit “Pararoja” të viteve tetëdhjetë.

Përveç shtypit klandestin, shfrytëzohej edhe ai legal, për aq sa ishte e mundur që edhe atje të depërtonte propaganda revolucionare e kohës. Një kontribut të veçantë përbënte atëherë organi studentor “Bota e re”, por edhe botime të tjera si “Përparimi”, “Jeta e re”, etj. Disa nga veprimtarët, duke qenë gazetarë profesionistë, si Kadri Zeka, Hydajet Hyseni, Berat Luzha etj., shfrytëzonin mediat ku punonin për të përhapur idetë e lirisë e të bashkimit kombëtar.

Më poshtë paraqiten titujt e punimeve në publikimin GMLK-së “Materiale“, 1978 dhe autorët e tyre, pasi janë konsultuar veprimtarët për autorësinë.

Nr. Autori Titulli punimi

1 Mehmet Hajrizi

Xehetarët e “Trepçës” Artikull

2 Jakup Krasniqi dhe Jahir Hajrizi

Gjendje e rëndë në ekonominë e Kosovës Artikull

3 Mehmet Hajrizi

Disiplina Artikull

4 Mehmet Hajrizi

Në prapaskenën titiste fshihen qëllime antishqiptare Artikull

5 Mehmet Hajrizi

Letër të gjithë shokëve Artikull

6 Gani Sylaj

Për një disiplinë të hekurt në radhët tona Artikull

7 Hydajet Hyseni

Maskarada e pasigurisë evropiane Artikull

8 Kadri Zeka

Kthesë e madhe në historinë e lëvizjes komuniste (Revolucioni i Tetorit) Artikull

9 Mehmet Hajrizi

Kongresi VII i PPSH edhe një tjetër fitore historike e partisë dhe popullit shqiptar Artikull

10 Mehmet Hajrizi

Zëri i tradhtarëve nuk është zëri i popullit tonë Artikull

11 Mehmet Hajrizi

Tradhtarët mbrojnë interesat e pushtuesve, te të cilët janë të shitur dhe jo interesat e popullit Artikull

12 Kadri Zeka

Kushtetuta e RPSSH, dokument i rëndësishëm juridik, politik dhe ideologjik Artikull

13 Berat Luzha

Trim tribun i vegjëlisë (Bajram Curri)

Artikull

14 Mehmet Hajrizi

Kritika dhe autokritika, armë të fuqishme në duart tona Artikull

15 Mehmet Hajrizi

Mekanizëm i rrezikshëm i fuqive imperialiste për sundim në Evropë Artikull

16 Mehmet Hajrizi

Lufta ilegale, formë kryesore e veprimtarisë sonë Artikull

17 Berat Luzha

Asgjë nuk mund ta largojë popullin e Kosovës nga rruga e revolucionit Artikull

18 Hydajet Hyseni

Teoria e “Tri botëve”, një teori oportuniste e kundërrevolucionare Artikull

19 Mehmet Hajrizi

Papunësia, plagë e rëndë për popullin e Kosovës Artikull

20 Berat Luzha

Disa fjalë mbi gjendjen e rëndë në bujqësinë e Kosovës Artikull

21 Hydajet Hyseni

Disa udhëzime për konspiracionin Artikull

22 Haxhere Hajrizi

Politika antishqiptare e revizionizmit jugosllav Artikull

23 Ismail Syla

Letërsia jonë, letërsi revolucionare dhe militante Artikull

24 Mehmet Hajrizi

Shqipëria nuk është përkulur dhe nuk do të përkulet kurrë para asnjë armiku Artikull

25 Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Artikull

26 Hydajet Hyseni

Në ty shoku im i barrikadave Poezi

27 Jahir Hajrizi

Arbëri e vogël Poezi

28 Ismail Syla

Në jetën time Poezi

29 Hydajet Hyseni

Amanet i brezave Poezi

30 Hydajet Hyseni

Ne dhe ju Poezi

31 Hydajet Hyseni

Lakuriqët Poezi

32 Hydajet Hyseni

Letra e të burgosurit Poezi

33 Hydajet Hyseni

Lirisë Poezi

34 Gani Sylaj

Lufta jonë Poezi

35 Ismail Syla

Rinia jonë Poezi

36 Ismail Syla

Ne bijtë tuaj, baballarë Poezi

37 Hydajet Hyseni

Të ngritemi vëllezër Poezi

38 Hydajet Hyseni

Po ngrihet në Kosovë Poezi

39 Mehmet Hajrizi

Ne, punëtorët dhe fshatarët Poezi

40 Ismail Syla

Rinia ime Poezi

41 Hydajet Hyseni

Pishtarë të lirisë Poezi

42 Hydajet Hyseni

Ti nënë Shqipëri Poezi

43 Hydajet Hyseni

Dritë në errësirë Poezi

44 Hydajet Hyseni

Egërsirat në aksion Poezi

45 Hydajet Hyseni

Tradhtari Poezi

46 Hydajet Hyseni

Këngë në duet Poezi



3.7 “Liria”

Në Kosovë, liria e fjalës dhe e shtypit ndaloheshin në masë rigoroze, sepse armiku synonte obskurantizmin kulturor dhe politik te shqiptarët. Në Kodin Penal përfshihej delikti verbal, për të cilin parashiheshin dënime të rënda me burg, kurse në Kosovë ndëshkimi shumëfishohej, zakonisht duke e lidhur edhe me nene e paragrafë të tjerë ligjorë të rrezikshmërisë së lartë. Censura e rreptë i mbyste në embrion përpjekjet për të thënë të vërtetën në mediat legale.

Zhvillimi i shtypit klandestin, në të cilin mund të thuhej e vërteta e plotë pa u censuruar, nivelin më të lartë në Kosovë e arriti me botimin e organit “Liria”, i cili dilte në disa mijëra ekzemplarë, pa llogaritur riprodhimin që i bënin vetë lexuesit e shumtë. Para saj kishin filluar së botuari, por jashtë atdheut edhe organe të tjera të organizatave simotra, si “Bashkimi” i Frontit të Kuq, “Lajmëtari i Lirisë”, që drejtohej nga Jusuf Gërvalla dhe më pas “Revolucioni” i PKMLSHJ etj. “Liria” ishte organ i OMLK dhe filloi të botohej më 1980. “Liria” përgatitej dhe redaktohej në Kosovë, por nën përkujdesjen e Kadri Zekës botohej jashtë, me teknikë moderne dhe shpërndahej në Kosovë e në mërgatë. Pa Kadri Zekën “Liria” nuk do të mund të botohej në atë formë dhe në atë tirazh, por roli i tij në këtë ndërmarrje serioze dhe të vështirë, ka qenë i një rëndësie të veçantë edhe në përmbajtjen e saj.

Jusuf Gërvalla, pasi filloi bashkëpunimin me “Lirinë”, e pushoi botimin e “Lajmëtarit të Lirisë”. Po kështu veproi edhe Fronti i Kuq me “Bashkimin”. Në revistën e tij “Lajmëtari i Lirisë”, Jusuf Gërvalla shkruante: “Këto ditë na ra në dorë numri i parë i revistës ilegale kosovare “Liria”, organ i marksistë-leninistëve të Kosovës. Duke u nisur nga përmbajtja e saj, nga qëndrimi marksist-leninist në të shqyrtuar të temave të qëlluara vitale, si dhe nga gjuha e stili përkatës, shumë i pëlqyeshëm, si dhe nga entuziazmi për punën e ndershme të autorëve të kësaj reviste, të gjithë lexuesve tanë u rekomandojmë ta gjejnë e ta lexojnë me kujdes ‘Lirinë”.1 Me t’u njohur me Kadriun, Jusuf Gërvalla nga numri i tretë filloi ta ndihmonte “Liria”-n me artikuj dhe sidomos me përkujdesje teknike, kurse pas ngjarjeve të vitit 1981, ai ngarkoi me detyrë bashkëveprimtarin e vet Haxhi Berishën, i cili bashkë më Hasan Malajn sollën mijëra ekzemplarë të “Liria”-s në Kosovë.2

Traktet, materialet, “Zëri i Kosovës”, “Pararoja” dhe në mënyrë të veçantë “Liria” kanë pasur rol të pazëvendësueshëm për sqarimin, frymëzimin dhe mobilizimin e popullit të Kosovës për të rezistuar kundër pushtuesit. Mjafton të shikohen titujt e disa artikujve të shkruar nga anëtarët e Organizatës, për të parë si trajtoheshin aspektet e robërisë në Kosovë dhe si tregohej rruga e vërtetë e çlirimit.

“Liria” ka qenë një nga sqaruesit kryesorë të popullit të Kosovës për gjendjen e tij dhe për rrugën që duhej të ndiqte. Roli i saj në krijimin e klimës për përgatitjen e demonstratave të vitit 1981 ishte shumë i madh dhe i pazëvendësueshëm. Te “Liria”, ndonëse objektivi programor ishte bashkimi i kombit, propagandohej edhe ideja e Republikës së Kosovës, si një zgjidhje e ndërmjetme dhe formë për ta barazuar popullin shqiptar me popujt e tjerë konstituivë të ish Jugosllavisë. Thelbi i çështjes shqiptare në hapësirën e ish Jugosllavisë ka qenë e drejta e popullit shqiptar, për të qenë i barabartë me popujt e tjerë. Për të fituar këtë të drejtë, që do të thoshte vetëvendosje deri në shkëputje, OMLK po përgatitej për demonstrata por edhe për luftë të armatosur.

Sikurse edhe te përmbledhja “Materiale” e te traktet e shumta, “Liria” botonte artikuj me analiza ekonomike, politike, nacionale e shoqërore në funksion të sqarimit, emancipimit politik të masave dhe përgatitjes së tyre për revolucion të armatosur. E përbashkëta e këtyre shkrimeve ishte fryma revolucionare dhe patriotike, qartësia e analizës, gjuha popullore e kombinuar me atë akademike dhe demaskimi e fshikullimi i politikës pushtuese.

Në kryeartikullin e numrit të parë të “Liria”-s, me titull “Liria”, në tetor të vitit 1980 thuhej:

“Liri! Liri thërrasin sot të gjithë popujt e robëruar të botës…Të gjithë shtypësit e robëruesit kudo në botë¬ fundin e tyre do ta gjejnë në zjarrin e madh të luftës popullore.

Liri! Liri thirri në shekuj populli shqi¬ptar për Atdheun e tij të dashur. Gjaku lumë u derdh për lirinë e shtrenjtë në tokën e shqipes.

Liri thërret sot Kosova e robëruar, Koso¬va e shumëvuajtur e martire, Kosova trime. Bij¬të e Kosovës luftuan në shekuj për liri, kun¬dër armiqve të shumtë e të egër që lakmonin fushat tona të gjera, malet tona të bukura, pasuritë e shumta që ka në vete toka jonë e dashur. Me këto lakmi të çmendura krajlët e Serbisë e Malit të Zi, me ndihmën e imperi¬alizmit evropian, me gjithë luftën heroike të popullit shqiptar, arritën të shkëpusin nga trungu i Shqipërisë gati gjysmën e saj dhe ta fusin nën robërinë e tyre të egër.

Të nisur nga këto lakmi krajlët revizi¬onistë të Beogradit me tradhti dhe me hekur e zjarr e futën sërish nën një robëri të re po aq të egër popullin e Kosovës dhe viseve shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi.

Por, populli ynë, që në historinë e tij nuk iu nënshtrua kurrë asnjë robëruesi, sigu¬risht që nuk u pajtua asnjëherë me sunduesit e rinj revizionistë e shovinistë të tërbuar. Prandaj, populli shqiptar në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi ka luftuar vazhdimisht dhe lufton pa pushuar, në forma të ndryshme, kundër push¬tuesve të sotëm revizionistë, për çlirim kom¬bëtar e shoqëror. Kjo luftë do të rritet gji¬thnjë e më shumë, do të zgjerohet e thellohet çdo ditë. Ajo do të marrë zjarr e do t’i djegë në flakën e saj armiqtë e tradhtarët dhe do t'i sjellë fitoren e sigurt popullit tonë, lirinë e ëndërruar në shekuj. Kosovën pa push¬tues, pa shtypës e shfrytëzues, të lirë e të bashkuar me Atdheun socialist do ta bëjë ve¬tëm gjaku i pastër i bijve më të mirë të saj.

Organi “Liria” po del me qëllim që ta ndihmojë këtë luftë të popullit tonë për të drejta e liri.

“Liria” në gjithë punën e saj do të frymëzohet nga aspiratat e larta të popullit...

“Liria” do të jetë një tribunë e vërtetë që ka për qëllim të ndihmojë bashki¬min e gjithë popullit në luftë kundër pushtu¬esve dhe tradhtarëve.

“Liria” do të luftojë pa mëshirë kundër armiqve të popullit tonë dhe do të demasko¬jë propagandën e poshtër demagogjike e masht¬ruese të tyre.

“Liria” do t’i tregojë popullit qartë ci¬lët janë armiqtë e vërtetë të tij, kush i rrëmbeu lirinë, kush e vrau dhe e mashtroi, kush e dëboi nga vatrat e veta, kush e varfëroi dhe e çoi në këtë gjendje të mjeruar, kush i për¬plas nëpër burgjet e errëta jugosllave bijtë e tij, kush e shtyp dhe e shfrytëzon kaq egër¬sisht dhe do t’i tregojë cila është rruga e shpëtimit nga robëria e tmerrshme.

“Liria” do t’i mbrojë me guxim interesat e popullit tonë të robëruar para çdo armiku.

“Liria” jonë do të jetë gjithë jetën tri¬bunë e së vërtetës, e drejtësisë dhe zëri i lirisë së vërtetë të popullit tonë.

“Liria” do të punojë e luftojë me vullnet të hekurt për edukimin dhe kalitjen e popu¬llit me një patriotizëm të flaktë e revolu¬cionar.

“Liria” do të ngrejë lart me krenari tra¬ditat e shkëlqyera luftarake të së kaluarës së lavdishme të popullit tonë, përpjekjet e luftërat e tij për liri e bashkim kombëtar.

“Liria” do të pasqyrojë urrejtjen e ma¬dhe që ka mbushur gjokset shqiptare kundër regjimit shtypës e shfrytëzues, luftën e popullit që bëhet në forma të ndryshme kundër këtij regjimi, do t’i sqarojë masat mbi gjendjen brenda dhe jashtë vendit si dhe do t’i orien¬tojë ato në situatat e ndryshme...

Këtë mision ka “Liria” jonë”.3 Numri i parë i “Liria”-s qe shumë i suksesshëm, sepse u përhap shpejt dhe lexohej dorë më dorë, komentohej e analizohej dhe shumë patriotë kërkonin të lidheshin me të. U botuan gjithsej gjashtë numra të “Liria”-s, nga tetori i vitit 1980 deri në dhjetor të vitit 1981.

Në numrin vijues “Liria” shkruante: “Se sa shumë efekt ka pasur propaganda tradhtare kundër nesh në popull tregon më së miri organi ynë ‘Liria’. Armiku do të dëshironte sigurisht që populli këtë organ ta hidhte tej, të mos e lexonte dhe t’ia dorëzonte atij. Por ç’ndodhi ? Populli e mori ‘Lirinë’, e lexoi e po e lexon dorë me dorë, po e ruan si sytë që të mos bjerë në dorë të armikut, e bile edhe e ka shumëzuar në kopje të reja. Nëse armiku ka arritur të shtjerë në dorë ndonjë kopje, kjo ka ardhur nga ndonjë frikacak i rrallë që rastësisht i ka rënë në dorë. Përse ‘Liria’ u bë kaq e dashur për popullin që në numrin e saj të parë? Është e qartë: ‘Liria’ nuk është organ i armiqve të popullit, i reaksionarëve etj., por i bijve të vërtetë të popullit... ‘Liria’ shpreh aspiratat e popullit tonë të etur për liri, ajo është tribunë e vërtetë e popullit tonë të robëruar. Porosisim çdo patriot, çdo shqiptar të ndershëm, gjithë popullin, që ta lexojë e ta përhapë ‘Lirinë’, që ky organ të bëhet pjesëtar i pandarë i çdo vatre shqiptare, rreze drite në këto net të gjata robërie”.4

Më poshtë paraqiten përmbajtja e gjashtë numrave të “Liria”-s, dhe autorët e punimeve, aq sa është arritur të identifikohen nga vetë veprimtarët.

“Liria” nr. 1, tetor 1980

Autori Titulli Punimi

Mehmet Hajrizi

“Liria” Artikull

Hydajet Hyseni

Grafikë në faqen e parë

Hydajet Hyseni

Asnjë masë e revizionistëve nuk mund ta mposhtë popullin tonë heroik Artikull

Hydajet Hyseni

Grafikë në faqen e dytë

Enver Hoxha

Zemra jonë lëngon për ta Fjalë

Berat Luzha

Gjendje e rëndë në ekonominë e Kosovës Artikull

Kadri Zeka

Një faqe e lavdishme e luftës për liri e pavarësi Artikull

Jakup Krasniqi

Vepër me rëndësi të madhe teorike dhe praktike Artikull

Kadri Zeka

Libër i ri i shokut Enver Hoxha

Shënim

Kadri Zeka

Populli afgan do të fitojë Artikull

Kadri Zeka

Diktatura fashiste nuk mund ta mposhtë popullin turk Artikull


“Liria” nr. 2, dhjetor 1980

Autori Titulli Punimi

Mehmet Hajrizi

Kush janë luftëtarët e lirisë në Kosovë dhe ç’duan ata? Artikull

Hydajet Hyseni

Grafikë në faqen e parë

Hydajet Hyseni

Të burgosurit kosovarë të kthehen në Kosovë Artikull

Hydajet Hyseni

Grafikë në faqen e dytë

Enver Hoxha

Plagë e hapët që kërkon shërim Pjesë

Kadri Zeka

Çështja për të cilën luftoi Ali Kelmendi do të triumfojë edhe në Kosovë Artikull

Hydajet Hyseni

Jemi shqiptarë e asgjë tjetër Artikull

Jakup Krasniqi

Hapat kilometër të Shqipërisë socialiste Artikull

Shtypi shq. Grafikë në faqen e tetë

Berat Luzha

Krizë e degjenerim në Jugosllavinë titiste Artikull

Hydajet Hyseni

Grafikë në faqen e njëmbëdhjetë

Hydajet Hyseni

Maskaradë e pasigurisë evropiane Artikull

Hydajet Hyseni

Grafikë në faqen e dymbëdhjetë


“Liria” nr. 3, maj 1981


Autori Titulli Punimi

Hydajet Hyseni

Lufta e popullit tonë është e drejtë dhe do të triumfojë Artikull

Hydajet Hyseni

Grafikë në faqen e parë

Mehmet Hajrizi

Tradhtarët shqiptarë mbrojnë interesat e pushtuesve Artikull

Kadri Zeka

1 Maji i këtij viti e gjeti Kosovën në llogore lufte Artikull

Enver Hoxha

Grupi titist është një grup trockistësh dhe renegatësh Fjalë

Autor i panjohur Ai ra për të mos vdekur kurrë Artikull

Kadri Zeka

Punëtorët kosovarë në perëndim shpalosin flamurin e luftës Artikull

Sonja Ibishi Pjesë nga fjala e një motre kosovare, mbajtur në mitingun protestues në Dyseldorf të Gjermanisë

Fjalë

Jusuf Gërvalla

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë u bë nën hijen e tankeve Artikull

Jusuf Gërvalla

Kosovë sa hije të ka xhamadani i trimërisë! Artikull

Kadri Zeka

Jehona e ngjarjeve të Kosovës në shtypin e huaj Artikull


“Liria” nr. 4-5 1981


Autori Titulli Punimi

Mehmet Hajrizi

Përpara drejt fitores! Artikull

Hydajet Hyseni

Grafikë në faqen e parë

Hydajet Hyseni

Jemi patriotë s’jemi shovinistë Artikull

Hydajet Hyseni

Grafikë në faqen e pestë

Berat Luzha

Populli shqiptar në Jugosllavi asnjëherë nuk vendosi për fatin e tij Artikull

Hydajet Hyseni

Grafikë në faqen e nëntë

Jusuf Gërvalla

Tradhtarët e vjetër dhe tradhtarët e rinj Artikull

Enver Hoxha

Jugosllavët të vrasin natën e të qajnë ditën Fjalë

Autor i panjohur Dëshmi e kalbëzimit të “Vetadministrimit” titist Artikull

Hydajet Hyseni

Grafikë në faqen e pesëmbëdhjetë

Nezir Myrtaj

Thellohet kriza ekonomike në Kosovë Artikull

Autor i panjohur Grafikë në faqen e shtatëmbëdhjetë

Kadri Zeka

Suksese dhe perspektiva madhështore (40 vjetori i themelimit të Partisë) Artikull

Hydajet Hyseni

Zemra speciale Poezi

Hydajet Hyseni

Të gjithë shqiptarët-Mic Sokola Poezi

Nasho Jorgaqi

Atentat kundër Perandorit Artikull

Kadri Zeka

Letër e hapur punëtorëve në mërgim Letër

Hydajet Hyseni

Portret në faqen e njëzetetretë

Jusuf Gërvalla

Shqipja bën edhe pa gjëmë, i mjafton lavdia Poezi

Kadri Zeka

Ndihma për Kosovën Njoftim

Kadri Zeka

Njoftim Njoftim


“Liria” nr. 6, dhjetor 1981


Autori Titulli Punimi

Nezir Myrtaj

Dënimet e rënda nuk mund ta frikësojnë popullin tonë Artikull

Hydajet Hyseni

Grafikë në faqen e parë

Hydajet Hyseni

Letra e të burgosurit Poezi

Hydajet Hyseni

Grafikë në faqen e dytë

Hydajet Hyseni

Jetën e japim-flamurin se japim Artikull

Nezir Myrtaj

Përleshje në mes policisë serbe dhe qytetarëve në Podujeve Artikull

Berat Luzha

Lavdi o ju trima, që ratë për Atdhe Artikull

Mehmet Hajrizi

Kongresi i fitoreve Artikull

Enver Hoxha

Nga fjala në Kongresin VIII të PPSH Fjalë

Kadri Zeka

Edhe një akt i poshtër shovinist Artikull

Hydajet Hyseni

I mbyturi kapet edhe për (!) Feje Artikull

Hydajet Hyseni

Grafikë (D. Ristiq) f. 9


Hydajet Hyseni

Grafikë në faqen e nëntë (I mbyturi…)

Berat Luzha

Poet i madh revolucionar (Migjeni)

Artikull

Ismail Syla

Shqipja e furtunës (Naser Hajrizit)

Poezi

Ismail Syla

Rinia ime Poezi

Teuta Hadri

Dy yjeve të pashuara Poezi

Autor i panjohur Kosovë Poezi

Hydajet Hyseni

Kosovarë dhe kosovare Poezi

Nezir Myrtaj

Demagogjia nuk mund ta mbulojë dhunën dhe terrorin Artikull

Kadri Zeka

Asnjë pëllëmbë të tokës shqiptare nuk e l’shojmë për pa dalë fare Artikull

Ismet Rashiti

Letër Kosovës Fjalë

Kadri Zeka

Lamtumirë vendlindja e dashur Kosovë! Artikull

Teuta Hadri

Letër nënës Poezi

Autor i panjohur Portret nënës në faqen 14

Teuta Hadri

Amanet moj nënë Poezi

Hydajet Hyseni

Rroftë Kosova, Republikë! Poezi

Autor i panjohur Kosovë e kuqe Poezi

Teuta Hadri

Kjo tokë të rriti Poezi

Nezir Myrtaj

Besa-besë Poezi

Hydajet Hyseni

Ushton toka e Kosovës Poezi

Hydajet Hyseni

Moj Kosovë o moj malësore Poezi

Hydajet Hyseni

O trima luftëtarë Poezi

Saime Isufi

Kam qëndisur një shami Poezi

Hydajet Hyseni

Ratë ju për Kosovë Poezi

Hydajet Hyseni

Portret “Ky vend ka zot” f. 15

Autor i panjohur Portret vajze f. 15

Autor i panjohur Shkolla shqipe në shënjestër të shovinizmit maqedonas Artikull

Kadri Zeka

Edhe rrena ka një kufi Artikull


VIJON ...

________________

Fusnotat:


1 “Lajmëtari i Lirisë”, 1980

2 Xhafer Durmishi: Organizatat politike shqiptare në Evropë 1979-1985, Epoka e re, 24 janar 2007 f.14

3 “Liria”, Liria, nr. 1, tetor 1980, Prishtinë

4 “Kush janë luftëtarët e lirisë në Kosovë dhe ç’ duan ata?”, Liria nr. 2, dhjetor 1980


***

MEHMET HAJRIZI: ZGJERIMI I RADHËVE NË ORGANIZATË (13)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8972


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks